Close

Rezultati i Sondazhit: Toleranca fetare

Votues
53. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Ateistet

    10 18.87%
  • Kristjanet

    14 26.42%
  • Muslimanet

    16 30.19%
  • Ortodokset

    3 5.66%
  • Asnjeri

    10 18.87%
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga r'posa Lexo Postimin
    Ati "plaku" i jan mbledhurr bet ne Kosove me sa degjova ne nje dokumentar nga KlanKosova.

    E din cfar themi ne ? "Cka ta ben goja, s'ta ben kush".

    Adios Kosova per Dom Anton Fllicta !
    Atij plakut te mire,i jane mbledhur bet ne Kosove,per arsye te pluhurit te madh qe ngriten ekstremistat wahabite ne web, tre vjet pas ngjarjes....vetem syleshet( e ka shume te tille), nuk e kuptuan nje gje te tille.......
    Po atyre "trimave" qe deshen te vrasin amerikanet ne Fort Dix,a jua kane bere bene kosovaret???Pasi per nje shqiptar, vlera e pare dhe me e larte eshte ruajtja dhe mbarevajtja e kombit shqiptar, e ne ato momente jetike per Kosoven, kur mbare komuniteti boteror ishte kunder pavaresise se Kosoves perveç Amerikes,ata "trimat" trushpelare, mbushen me"ide" te larta e me ispiracion kuranor(sipas tyre) dhe i kthejne pushken shpetimtarit te Kosoves prej gjenocidit serb, i permbysin kupen zotit te shtepise qe kishte shtruar sofren per mijra vellezer te tyre......
    E pra, ne ato momente, askush (ose fare pak) ne Kosove e Maqedoni nuk ngriti zerin e nuk afishoi fotografite e ketyre armiqve te pavaresise se Kosoves, asnje mysliman nuk shkruajti ne internet apo neper gazeta ndonje pamflet demaskues dhe distancues prej atyre plehrave te bashkesise shqiptare!!!
    Eshte pikerisht ne ato momente, kur po punohej ethshem per pavaresine e Kosoves, per t'i dhene jete shpreses se shqiptareve per liri, kur nje njeri si ai "plaku" i mire, therret per tubim shqiptaret e te gjitha feve ne menyre qe si nje trup i vetem, t'ja bejne te qarte Amerikes se shqiptaret duan lirine mbi çdo gje tjeter dhe se shqiptaret nukjane bukeshkale ndaj atyre qe u shpetuan jeten dhe po imbanin me buke.....
    Dhe kush ishte pergjigja e shqiptareve????
    Nga ata pak persona qe e levizen prapanicen per t'u bashkuar me At Kçiren, nje pjese llomotitnin sikur te kishin ardhur ne dasem e jo ne nje takim me historine e Kosoves!!!!!E vetvetiu atij qe i rendonte aq shume vendosmeria e momentit, i dridhet shpirti dhe i fton qe te dalin perjashta ata qe nuk ishin aty per çeshtjen kombetare....E vetvetiu, kur shikon mosreagimin e shqiptareve ndaj "bijve" te tyre kriminele, qe me aktin e tyre terrorist, mund t'i kishin vene kazmen me themel pavaresise se kombit, duke peshtyre "de facto" mbi gjakun e gjithe viktimave dhe deshmoreve , erresohet mendja dhe flitet edhe ne menyre jo shume diplomatike.....Po, a i kerkohet nje babai te jete diplomatik???
    Nje fjale e urte shqiptare thote:"Shqiptari kur jep fjalen, therr djalen" dhe besa e shqiptarit, sipas ndjenjes sone nacionaliste, eshte gjeja me e çmuar qe ka burri....kush pret mikun ne bese, sipas kanunit te Lekes, meritonte vdekjen prej vete familjes se vet.....
    A nuk ishte e njejta gje qe kurdisen ata mjeranet pa tru, bij shqiptari dhe myslimane ne fe, vrasjen e mikut te shqiptareve????
    E kur shqiptaret, perpara nje turpi te tille nuk levizin as gishtin, bile duket sikur as arrijne te kuptojne rendesine vendimtare te nje akti te tille, atehere çdokush nga ne, edhe ti vete, perpara nje heshtje te tille,do te shfryheshe me ato fjale,ose ndoshta edhe me keq:"qe shqiptari te vetedijesohet, u dashka qe te vuaje si qeni....nje popull qe urren shpetimtarin e tij ose qe te pakten nuk tregon asnje pike mirenjohjeje, nje popull besepreres dhe bukeshkale, a meriton valle te jete i shpetuar???E pra,do te ishte dashur qe serbet ti shfarosnin te gjithe shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise,(si qen thote At Kçira per te sjelle ne imagjinaten e te pranishmeve vetem nje grimce nga tmerri i gjenocidit serb), qe shqiptaret te kuptonin me se fundi vleren e jetes se shpetuar prej Atyre, ndaj te cileve ca "bij" shqiptaresh kishin pregatitur vdekjen????
    Asnje skandal ne fjalet e nje Ati qe i drejtohet te bijve qe e kane korite!!!!
    Vetem ata qe duan te vazhdojne aktin e "trimave pseudomyslimane" e ata qe nuk kuptojne lojen antishqiptare qe fshihet pas gjithe ketij pluhuri qe ngrihet kunder nje atdhetari,,vjellin vrer akoma e perseri.....turp e marre mbi ta.....

    Nje pyetje per ju "atdhetaret" e flakte qe aq shume ju djegin fjalet e priftit(qe ne ato momente nuk fliste si prift,por si shqiptar): Cfare keni per te thene per vellezerit tuaj qe kurdisen aktin terrorist kunder Amerikes e kunder pavaresise se Kosoves???A keni ndermend ti shpallni boterisht e katerciperisht si tradhetare te kombit dhe fese paqedashese myslimane, dhe si shkeles te gjakut te Adem Jasharit e mijera kosovareve qe rane nen çmendurine serbe?????

    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 21-03-2010 më 19:54

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nje pyetje per ju "atdhetaret" e flakte qe aq shume ju djegin fjalet e priftit(qe ne ato momente nuk fliste si prift,por si shqiptar)fare keni per te thene per vellezerit tuaj qe kurdisen aktin terrorist kunder Amerikes e kunder pavaresise se Kosoves???A keni ndermend ti shpallni boterisht e katerciperisht si tradhetare te kombit dhe fese paqedashese myslimane, dhe si shkeles te gjakut te Adem Jasharit e mijera kosovareve qe rane nen çmendurine serbe?????

    [/B][/QUOTE]
    Ti se shikon qe ata po mundohen te ulin aq shume fig e priftit, qe te mbulojne, shkeputin vemendjen nga veprimet kriminale te atyre muslimaneve. Fjala e priftit qenka me e rende se veprimet e atyre terroristeve muslimane Shqiptare?! Po nje shprehje popullore thote,'' Nuk mbulohet mu.. me shu...

  3. #43
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin


    Nje pyetje per ju "atdhetaret" e flakte qe aq shume ju djegin fjalet e priftit(qe ne ato momente nuk fliste si prift,por si shqiptar): Cfare keni per te thene per vellezerit tuaj qe kurdisen aktin terrorist kunder Amerikes e kunder pavaresise se Kosoves???A keni ndermend ti shpallni boterisht e katerciperisht si tradhetare te kombit dhe fese paqedashese myslimane, dhe si shkeles te gjakut te Adem Jasharit e mijera kosovareve qe rane nen çmendurine serbe?????

    Po edhe ai prifti e ka tepru pak..., se nuk jane populli ne Kosove ashtu myslimane te flakte. Eshte nje pakice fatkeqesisht qe eshte e manipuluar nga organizatat e huaja 'bamirese' islamike. Ata perhapin injorancen, e dihet cka vjen pas saj (manipulimi, keqperdorimi, verberimi i njerezve). Po krejt islamiket jane budallenje, edhe ata 3 nuk jane perjashtim, ata shkuan ne burgim te perjetshem, edhe babai i tyre u distancua nga ta, a ka ma keq se kjo qe edhe prindi te turperohet nga veprat e tyre?!!?

  4. #44
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Beni c'beni debatin e coni te prifti dhe te hoxha! Tema e kreu qellimin e saj, prandaj edhe mbyllet.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •