Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12

Tema: Lutja

  1. #1
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile Lutja

    E pashe te rendesishme te filloj edhe me temen e Lutjes paralelisht me veprat sepse dua qe te kete nje te kuptuar me te drejte per kete pra per lutjen.

    Perseri dua te them se per lutjen nuk mjafton te flasim e te shkruajme edhe sikur ta mbushim kete forum me mesime per lutjen .
    Te mesosh per lutjen eshte vertet e mrekullueshme.
    Por te mesosh dhe te mos lutesh kjo na ben vecse teolog te mire por jo lutesa.
    Prandaj une nuk synoj te sjell gjera te mira per lutjen por synoj nxitjen per lutje.

    Kjo teme nuk do te jete e thelle dhe shume e gjate por do te jete vetem nje pjese e vogel por e rendesishme madje nga me kryesoret per lutjen, por prap nuk eshte mjaftueshem dhe sidomos kur nbuk lutemi.

    Atehere le ta filloj kete teme me nje lutje, mbani mend jo vetem te sjellim shkrime per lutjen por me shume te lutemi sepse me shume meson per lutjen kur lutesh.

    At Perendi te falenderoj ne emer te Jezusit qe na jep mundesi te kemi mardhenie me Ty permes Jezusit dhe falenderoj per Frymen e Shenjte qe dergon mbi ne.
    Lutem qe nderkohe qe shikojme keto gjera per lutjen te na hapen syte dhe te njohim me shume Ty .DUam prezencen tende ne cdo moment te jetes tone pa pranine tende jemi kot, nuk duam vetem teologji por nje marrdhenie me te thelle me Ty. Ne emerin qe eshte permbi cdo emer tjeter Jezus Krisht lutem dhe kerkoj keto gjera Amen.



    Mire pra le te fillojme.
    Lutja se pari eshte nje komunikim me Perendine.
    Nese nuk ka komunikim me Zotin nuk eshte lutje por eshte te flasesh me vehte.
    Keshtu bejne edhe njerezit me probleme mendore, ata flsin me vehte, jane shume te afte per kete, Zot lutem qe ti clirosh. Shpesh ne jemi shume te afte per te folur me vehte, por nuk jemi duke u lutur.
    Une vete jam lutur keshtu: Zot ti je i mire, faleminderit o Zot i shenjte bekoje familjen time o Perendi i Shenjte, shpetoji dhe ndryshoje o Perendi i shenjte, aleluja o Perendi i shenjte, ..........ouuuuuuu sa shume qe e kam perdorur kete fjalen Perendi i shenjte sa te dush,,,,,,,,,,Ore me tregoj Zoti njehere po Une e di shume mire qe jam i Shenjte cfare po ben keshtu?
    Qe atehere kam ndryshuar pak, hahahaha
    Nese Zoti eshte Ai qe na ndryshon dhe e ben kete sepse na do dhe na rrit.
    Perendia korrigjon ate qe do, amen
    Sigurisht qe nuk ak gje te keqe te thuash Perendi i shenjte, Perendi i shenjte..........sepse ne fakt Aleluja lavdi Zotit Ai eshte i shenjte dhe do ta themi kete ne qiell madje sic e thone engjejt: i shenjte, i shenjte, ishenjte, eshte Perendia yne(Isaia)
    Pra nuk jam duke kundershtuar kete forme lutje, por puna eshte se ku do te dalim me kete lutje qe bejme? A jemi duke manipuluar Zotin apo jemi vertet duke i thene Atij fjale te mira, apo kjo vjen nga zemra jone qe ka nje marrdhenie te thelle me Zotin?

    Ok le te vazhdojme.
    Lutja eshte marrdhenie, marrdhenia nuk ka kuptim pa komunikim.
    A mund te kesh marrdhenie te mire me nusen nes rri pa komunikur me te nja 3-4 vjet? JO
    Po me Zotin? Sa kohe mund te rrime pa folur me nusen dhe te mos kemi probleme? ndoshta dikush do te thoshte 1 dite, ose 1 ore. Ne fakt une do te thosha 1sek. Nqs jam afer gruas dhe nuk jam duke bere dicka dhe ajo nuk eshte duke bere dicka atehere nuk mund te rrime pa folur bashke per cdo gje.
    Po me Zotin? te them te drejten komunikimi me Zotin eshte me i rendesishem se ai me gruan. Por a jemi ne ne ate pike qe te kemi vertet komunikim me Zotin?

    Nese nuk lutesh nuk je duke patur komunikim me Zotin, per rrjedhoje nuk ke as marrdhenie te mire me Perendien, Zoti po na therret Ejani tek Une ju te gjithe bijte e mi se Une dua te komunikoj me ju dua tu jap shplodhje tu jap paqe sepse bota eshte e ashper dhe do te keni mundime ne kete bote por une e munda boten ejanoi tek Une se dua tju mbush me fuqi dua tju them se sa shume ju vleresoj dhe ju dua. A e dini vertet se sa ju dua?
    Nese nuk vini tek Une dhe te kalojme kohe bashke nuk mund ta dini vertet.

    Ati thote Eja, Jezusi thot Eja, Fryma e Shenjte thot Eja.
    A do te shkojme ne , tani eshte koha jo neser mos i thoni kurr neser Atit tuaj , Atij qe ka derdhur gjakun per ju(Jezusit) dhe mikut tuaj me te mire, ngushelluesit tuaj qe don tju zgjidhe te gjitha hallet(Frymes se Shenjte)
    Amen?!

    Kjo kohe eshte kur ti vjen ne lutje. Nuk ka rendesi nese je ne gjunje ose shtrire ose ne kembe kjo varet nga marrdhenia jote me Zotin dhe nga fiziku jote mund te jesh edhe ulur, por te lutem o vlla ne Krishtin shko tek Burimi i jetes dhe kalo kohe me Te ne lutje sepse eshte nje marrdhenie personale.
    Fillo tani mos prit jam duke shkruajtur por me shume dua qe ti te fillosh tani ne kete moment te fillosh te lutesh dhe te komunikosh me Atin, Birin, Frymen e Shenjte. SKa gje vazhdo te lexosh me vone nuk ka problem , me shume rendesi ka te lutesh te kalosh kohe me Zotin.
    Kjo ka rendesi
    Une te sfidoj ty te fillosh tani te lutesh dhe do te shikosh qe Zoti do te beje mrekulli. Pse? po a ka mrekulli me te madhe se sa te degjosh nga Zoti dhe te degjosh zerin e Tij dhe ti te komunikosh me Te?
    mos ngurro fillo tani .
    Me fjalet e tua dhe do te shikosh se si Fryma e Shenjte do te ndihmoje te lutesh ashtu sic duhet, sepse ne nuk dime se si te lutemi ose nuk ndjehemi por sikur te fillojme me pak deshire Ai do te shtoje dhe shumoje duke na ndihmuar te lutemi, sepse Fryma na ndihmon te lutemi. Ai Fryma do te sjelle tek ne nje liume te furishem lutjeje.
    Amen.
    Jam shume i ngazellyer per kete gje.
    Qe Perendia na ka dhene hyrje te lire per tu futur ne prezencen e Zotit me adhurim dhe falenderim per Te dhe kjo eshte me ane te hirit. (mund ti sjell vargjet e cituara po deshet)

    Ku banon Perendia? sigurisht tek besimtari por me specifike? Ne mes te lavderimit te popullit te Tij, Amen.
    Une lutem qe Zoti tju bekoje dhe tju forcoje ju vellezer te krishtere. Nuk ka rendesi se sa i keq je dhe sa mekate ke bere Ai te fton gjithmone te vish ne prezencen e Tij dhe me besim dhe falenderim, pastaj eshte Ai vete qe na pastron.
    Shikoni lutjen shembullore e cila fillon me fokusin tek Perendia , tek Ati dhe jo tek jeta jone mekatare as tek kerkesat, perqendrohu tani te Ati qiellor dhe fillo te komunikosh me Te oh sa deshire ka Ai te komunikoje me ju sot , A keni ju deshire?fillo tani.

    DO te flasim per lutjen dhe ju mund te flisni gjithashtu , por nuk ka vlere nese flasim dhe nuk lutemi kjo eshte kot, ska kuptim.
    Lutu tani Fryma do te drejtoje.Lutu sipas fjales se Perendise.

    Ju thashe qe nuk kisha ndermend tju thosha gjera te bukura por tju nxis juve dhe veten time te lutemi .

    Ok? do te vazhdoj perseri me vone ose neser. Por sot le te fillojme me lutje.
    Zoti ju bekofte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 12-03-2010 mė 13:49
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  2. #2
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Lutja

    Pershendetje, Lavdi Zotit qe eshte i mrekullueshem. Ai gjithmone eshte i mrekullueshem sepse eshte i tille. Amen SA mire qe kemi nje Zot te tille.
    Ne fakt Ai do qe te kaloje kohe me ne me shume , pra qe te lutemi, lavdi Zotit qe ne lutemi por a jemi ne lutesa?

    Aha kjo eshte nje nga thirrjet e tjera te perendisa per cdo kend qe eshte besmitar i lindur serish. Lutu.

    Citime mbi lutjen:

    Lutja eshte bashke bisedim mes dy personave qe e duan njeri tjetrin. Nuk ka asgje tjeter sa te tmerroj djallin aq sa lutja, edhe emri i Jezusit kur perdoret kjo eshte prap nje lutje me autoritet.
    Interesi me i madh i djallit eshte te na largoje ne nga lutja.djalli qesh me sfilitjet tone , tallet me urtesine tone, por dridhet kur ne lutemi.satani dridhet kur shikon besmitarin me te dobet ne besmi kur ulet ne gjunje dhe lutet. Prej lutjes kane ndodhur me teper gjera se sa eshte enderruar ne kete bote, Tennyson.

    Ti mund te besh me teper se lutja pasi je lutur por ti nuk mund te besh asgje pa qene lutur, Gordon.

    Dhuntia me e madhe qe Perendia i jep ne kete bote nje burri ose nje gruaje eshte dhuntia e lutjes, Whyte.

    Lutuni pa pushim, duke falenderuar Zotin dhe parashtruar kerkesat para Tij, Bibla.

    Shenja e rritjes frymerore eshte deshira per te arritur miqesiintime dhe komunikim me Perendine, Pol Yongi Cho.

    Lutja eshte celesi i rizgjimit shpirteror, Cho

    Tu flasesh njerezve per Zotin eshte e mrekullueshme por ti flasesh Perendise per njerzit eshte akoma me e mrekullueshme, Bounds.


    Ju e dini ate historine kur nje mbret ishte ulur ne fronin e tij dhe ishte shume serioz.Zemerimi i tij sapo ka shperthyer per shkak te nje padrejtesie, duket qe dhe kaloresit po dridheshin nga frika. Rojet qendrojne te palevizur te ngrire. Atmosfera eshte e ndere, askush nuk ka guximin te thote apo beje dicka. ne nje moment degjohet nje ze i holle. BABI! nje vajze e vogel hyn menjehere qe pas shpatave dhe mburojave te rojeve. Ajo vrapon drejt e tek froni. Nje buze qeshje largon hijen e remnde nga fytyra e mbretit dhe ai ngrihet zbret nga froni dhe thote shpirt ! Ai e merr ate ne krah dhe rrijne sebashku dhe luajne sebashku.

    A jemi ne bijte e Perendise me ane te besmit tek Jezusi Gal 3:26?
    Nqs po atehere edhe ne si kjo vajze e vogel kemi hyrje te lire per tek froni i hirit.
    Lexo Efe 2:18-19

    Pasi kemi hyre ne pranin e Tij mund te bisedojme me te dhe te kalojme kohe me Te.

    Shume mire por le ta bejme kete tani.
    Le te lutemi.

    Le te lejojme Frymen e Shenjte te jete ne mesin tone dhe te na aftesoje te lutemi ashtu sic eshte vullneti i Atit.

    Une po lutem ketu por ju lutuni aty ku jeni me fjalet e tua. Nese je duke e lexuar kete mesazh atehere lutu.

    At Perendi te falenderoj per Jezusin qe ti dergove dhe Faleminderit Ty Jezus qe Ti vdiqe per ne ne kryq per mekatet tona . Te adhurojme dhe te shpallim Ty si shpetimtarin tone dhe te te gjithe botes cdo dite te jetes tone. Lutem Ty Fryme e Shenjte qe te vish tani dhe te na mbulosh me pranin tende. Eja Zot dhe na pastro dhe restauro ne shenjtero dhe na bej me shume si Jezusi eja dhe qendro me ne kemi nevoje per ty te lutem mbush me dashurine tende zemren time , Ne emer te Jezusit Amen.
    Nese doni te vazhdoni te luteni vazhdoni dhe mos ndaloni, eshte me e rendesishme te lutemi se sa te shkruajme dhe te kalojme kohe me Zotin se sa te debatojme per gjera qe nuk na ndertojne.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  3. #3
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Lutja

    Kjo eshte nje shkrim nga Pol yongi Cho.
    Eshte mire te degjojme edhe nga njerez te lutjes , Cho eshte nje njeri i lutjes saqe Zoti ka bere mrekulli atje ne Kore te Jugut me aq sa une kam informacion atej ka ndodhur vertet nje rizgjim i fuqishem , dhe kjo per shkak te njerezve qe luten.


    Armiku i sfiduar

    Kane kaluar 100 vjet qe nga koha kur filloi te predikohej fjala e Zotit ne Kore.
    Sot 30% e popullsise se Korese jane te Krishtere te lindur serish. Ne vitet qe vazhdojne pritet nje rritje prej 50 % e masave Koreane te popullsise. Kisha ime tani sjell rreth 800 000 shpirtra tek Krishti cdo vit. Lutja eshte celesi i kesaj rritjeje te madhe dhe rizgjimi ne Kore. Per shkak te kesaj rritje zjarri i rizgjimit vazhdon te digjet.Te krishteret Korean luten shume. Une lutem te pakten 1-3 ore ne dite. Megjithese kam nje program te ngjeshur perseri e gjej kohen per tu lutur.

    Pse? Une lutem shume qe te perjetoj mbreterine e Qiellit.Jezusi ka thene pendohuni se mbreteria e qiejve eshte afer. Mat 4:17
    Por pa pendim te krishteret nuk mund te perjetojne mbreterine.Duke u lutur dhe duke u penduar une jo vetem qe largohem nga mekati, por gjithashtu i sjell mendimet e mia ne perputhje me fjalen e Perendise.

    Se dyti une lutem kaq shume sepse permes lutjes mund te keme miqesi te thelle me Shpirtin e Shenjte. Per shkak se Perendia eshte i plotfuqishem i kudondodhur i gjithdijshem shume kristiane mendojne se Zoti nuk ka deshira, por fjala e Zotit thote se Perendia eshte dashuri dhe dashuria motivon dike per te patur miqesi me te tjeret. Dashuria ben qe dikush te qendroje prane dikujt qe i terheq vemendjen. Meqenese Zoti eshte i persosur dhe i perjeteshem ne dashuri , AI ka nje deshire te perjeteshme per te patur miqesi me bijte e Tij.

    Se treti une lutem kaq shume sepse me ane te lutjes satani mund te lidhet.
    Gjate 28 vjeteve ne sherbim, Perendia me ka pajisur per te ndertuar tre kishat me te medha ne Kore. Dhe ne cdo faze te punes time fillestare me eshte dashur te luftoje kunder satanit.Ne cdo qytet , fshat dhe lagje ne Kore adhuroheshin idhuj dhe zota te rreme. Dhe shume Korean jane fillesa e ketyre Perendive te rreme. Ndaj para se te filloja punen me keto kisha per ti ndertuar me duhej te luftoja me perendite e rreme . Ne 1958 kur fillova kishen time te pare ne nje qytet te vogel gjera e pare qe vura re ishin tempujt e perendive te rreme. Kur ngrita tenden time te pare per takimet ne kishe, kryeprifti dhe ndjekesit e tij erdhen nga tempulli i rreme dhe me thane: Ju nuk mund te nisni nje kishe te krishtere ne qytetin tone pa marre leje nga ne. Dhe ne leje nuk ju japim.
    Une u pergjigja : Ky eshte nje komb i lire dhe une mund te ngre kishe ku te dua.

    Atehere je i vdekur me tha kryeprifti. Nga ky qytet nuk ke per te dale i gjalle. Isha i frikesuar , mgjithate u bera trim dhe u thashe: Ju nuk mund te me vrisni sepse une vij ne emer te Jezus Krishtit.
    Ndaj fillova te predikoj cdo nate por prifterinjte hidhnin gure mbi tenden dhe ne toke.
    Nje here ata erdhen tek une dhe me propozuan nje sprove. Ti ke predikuar qe Perendia yt eshte i gjalle dhe mund te sheroje- thane ata. Kemi nje grua ne qytetin tone dhe ajo eshte e paralizur per 7 vjet me rradhe, dhe ajo ka lindur nje vajze. qe te dyja edhe nena edhe vajza po vdesin. Ky eshte propozimi yne, nese mund te shkosh tek ajo dhe ta ngresh ne kembe per 30 dite, atehere ne do te lejojme te ngresh nje kishe ketu. Perndryshe duhet te largohesh qe ketej.Nese nuk e pranon kete sfide duhet te palosesh tenden qe tani dhe te ikesh. Nuk ke rrugedalje tjeter.
    Une u thashe se do ta pranoja sfiden e tyre por brenda po dridhesha.Me pas u luta Perendise per ndihme dhe shkova te takoja gruan qe po vdiste. Ajo ishte ne gjendje te mjerueshme dhe duke u tretur nga paraliza. Edhae vajza e saj ishte shume semure. Shtepia e saj ishte rremuje dhe mbante ere jashtqitje njerezore. Kur i pashe keto kushte thashe me vehte : O Zot si mund ta fitoje kete sfide?
    U perpoqa te sillja ate grua tek Jezusi por ajo me tha prerazi: Une nuk kam nevoje per Jezusin. Nqs deshiron qe te besh dicka per mua me mbyt qe te vdes. Une fillova qe te kujdesesha per ate grua dhe femijen duke pastruar dhomen dhe rrobat. I gatova nje supe me leng mishi dhe pastaj u largova. U perpoqa me te gjihta menyrat qe ajo te besonte por deshtova. Ndaj u luta dhe agjerova me intesivisht. U luta nje jave u luta dy jave por afati i 30 diteve po mberrinte shpejt.
    Nje dite po lutesha Zotit: Zot ti duhet te me ndihmosh tanine emer te Jezus Krishtit e lidh djallin o Zot.
    Pastaj rashe ne ekstaze. Ne vizionin tim degjova muzike te cuditshme. Me ritmin e kesaj muzike u hap dera dhe nje gjarper i madh dhe i bukur hyri brenda ne dhome. Gjarperi kishte koke njeriu dhe mbi bishtin e tij vallezonte me ritmin e muzikes. Qe ne ate moment e kuptova qe ky ishte djalli qe e kishte mashtruar Even. Dhe erdhi dhe me tha : nese nuk largohesh nga ky qytet une do te vras.
    JO u pergjigja : une nuk do te largohem. Menjehere gjarperi u hodh kunder meje. Une i shtrengova koken dhe fillova te luftoj me te . Luftuam nje ore dy ore tre ore me ne fund e kuptova qe po humbisja. Gjarperi po afrohej me prane fytyres time per te me kafshuar ne koke. Sa here qe gjarperi me afrohej une thosha emrine Jezusit ne zemer. Nuk mund te thosha me ze te larte emrin Jezus sepse isha teper i dobet. Befas pashe frike ne syte e djallit dhe me gjithe fuqine qe kisha thashe emrin e JEZUSIT me gojen time.
    Gjarperi i humbi fuqite dhe ra perdhe. Une i vendosa thembren time mbi koke dhe e shtypa. Me pas e mora gjarperin e rrotullova rreth dores dhe krahut kur dola nga dhoma njerezit e qytetit ishin mbledhur ne oborr dhe e hodha gjarperin perpara tyre e ju thashe. A e shihne ju i kini sherbyer ketij gjarperi gjate gjithe jetes tuaj . Me pas vegimi mbaroi dhe rifitova ndergjegjen.
    DIten tjeter shkova ne mengjes tek tenda ime per takimin e lutjes. Kur mbaroi takimi nje djale i ri mu afrua dhe me tha: Pator te ka ardhur fundi i gjithe qyteti eshte versulur kunder teje per te djegur tenden.
    O Zot thashe me vehte ky eshte fundi. Tani do i paguaj te gjitha. satani me paska mundur. Qendrova perpara tendes ndersa turma po vershonte drejt meje. Per nje moment instikti im me tha te vrapoja me te katra. Por une vemndosa te qendroja dhe tu dilja balle per balle.

    Ndersa qendroja dhe veshtroja turmen, duke u afruar vura re nje vajze te re qe u shkeput nga turma. Ajo erdhi drejt meje me nje buzeqeshje ne fytyre. Kur e pashe fytyren e saj i ngjante asaj vajze qe ishte e paralizuar dhe qe une po lutesha. Pyesja veten nes ajo ishte motra e saj binjake. Pastor tha ajo ndersa afrohej. Kush je ti? pyeta une. Oh Pastor tha ajo , Ne oren dy te nates ti erdhe ne oborrin e shtepise time dhe therrite, Ngrihu dhe ec ne emer te Jezus Krishtit.
    Une isha ne dhembje ndaj dhe nuk mund te flija pas thirrjes tende prandaj u ngrita . Papritmas ndjeva fuqi ne gjunjet e mi dhe u sherova. Kur vajta te merrja femijen pashe qe edhe ajo ishte sheruar plotesisht. Me pas fillova te flisja ne nje gjuhe te cuditshme. Perse nuk erdhe brenda por thirre nga oborri pastor?

    Une nuk kam ardhur ne shtepine tende dje : i thashe une.
    Po ti ke ardhur tha ajo.
    Ppo ben shaka me duket i thashe une.Une nuk kam ardhur.
    Atehere kush thirri dhe me ngriti mua ne kembe ne emer te Jezus Krishtit dje? Pyeti ajo, Ishte zeri yt.
    Atehere e kuptova qe kur e munda djallin ne vegimin qe pashe nje engjell i Zotit ka shkuar ne te njejten kohe ne shtepine e keaj gruaje dhe e ngriti ne kembe.
    Kur ajo u sherua ajo u ngrit ne cdo rruge duke kercyer dhe duke lavderuar Perendine. Kur qytetaret e pane ate te sheruar atehere ata shkuan tek tempulli i rreme e dogjen dhe i debuan kryepriftin dhe prifterinjte qe nga ai qytet. Keta njerez nuk kishin ardhur drejt tendes time per ta shkaterruar por per te festuar emrin e jezusit. Njerezit e qytetit e paraqiten pronen e tempullit si nje dhurate per mua. Dhe une kete dhurate ja dhashe zyrave te Asambleve te Perendise ne Kore. Nje kishe me 5000 njerez eshte ndertuar tashme mbi ate toke.

    Per shkak te lutjes fitimi i shpirtrave per Krishtin eshte me i lehte sot ne Kore. FUqia e ngaterreses eshte lidhur dhe kur predikohet fjala e Zotit njerezit bien ne nje bindje te thelle dhe i japin jeten Jezusit. Lavdi Zotit vetem me ane te lutjes ne mund te lidhim satanin dhe te sjellim ringjallje ne kete brez.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  4. #4
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Lutja

    Pershendetje.

    Lutja eshte nje nga armet e armatimit te Perendise qe na thuhet tek Efesianet 6:18

    Duke u lutur ne cdo kohe dhe me cdo lloj lutjeje e pergjerimi ne Frymen e Shenjte, duke ndejtur zgjuar per kete qellim me cdo ngulmim dhe lutje per te gjithe shenjtoret.

    Lutja eshte si nje heshte e gjate qe ti e perdor ne betej. Shpata perdoret kur lufton ne mes te betejes dhe balle per balle, dhe kjo eshte fjala e Zotit predikimi , por lutja eshte si heshta ose shigjeta te cilen e drejton drejt armikut ne distanca te largeta dhe miund te godasesh armikun qe nga larg pa dashur ti afrohesh. Kur shigjeta hidhet ajo godet dhe ka nje goditje vdekje prurese keshtu eshte edhe me lutjen ajo e godet satanin dhe demonet e tij me goditje vdekje prurese.
    Jezusi njehere sheroi dike nga distanca dhe Ai tha shko djali jot jeton Ai nuk kishte nevoje te shlkonte deri tek shtepia nderkohe qe situata ishte emergjente. Ne keto raste lutja eshte me efektive se sa te predikosh. Lutja eshte arma shume efikase.

    Kemi pare se si jane lutur disa nga njerezit e Zotit ne dhjaten e vjeter tek tema e veprave tani do te shohim disa nga profetet.

    Elia- Sa here qe ai lutej qielli hapej dhe levizte. Kishte vertet mrekulli te medha ne jeten e tij. A dini pse? Sepse ai lutej. E dime mire kur Ai u lut per mrekulli ne malin karmel ku profetet e baalit u turperun dhe u vrane sepse kishin mashtruar popullin. A i degjon Zoti lutjet tona? A do Ai te beje mrekulli per te sjelle njerezit ne shpetim ? Le te lexojme per jeten e Elias per ta kuptuar kete sepse tek Hebrenjte thuhet se ai ishte njeri si ne me te njejtat pasione.

    Jona- Kma sjelle edhe nje teme me librin e Jonas ketu ne kete nenforum. Por tek Jona shikojme gjithashtu se Ai u lut ne nje vend te shpifur, mendo cfare ska patur aty brenda barkut te peshkut dhe erresira gjithshtu dhe Jona ndejti aty tre dite. Kur Jona u pendua ai u lut dhe Zoti e degjoi lutjen e tij . A degjon sot Zoti lutjet kur ne jemi ne mes te pisllekut? Kur kemi nevoje per clirim? Jona u lut ne bark te peshkut dhe Zoti e degjoi dhe e cliroi .Kudo qe te jemi nuk ka asnje gje te keqe qe te mund te lutesh. Edhe sikur te jesh brenda nje pusete te piset edhe aty mund te lutesh.Perendia te degjon kudo qe te jesh.

    Ezdra- Ai u lut Perendise kur populli ishte ne mekat dhe cfare ndodhi ishte qe populli u mblodh bashke me te ne lutje per te kerkuar falje Zotit dhe penduar.

    Nehemia- Lexoni vete kapitullin 3 se si u lut Nehemia Zotit.
    Elizeu- Lexoni 2 mbreterve 4:32-35 dhe 6 :17-18 Jane lutje teper te vecanta.
    Keto histori tregojne per kohen qe kalonin ne lutje Elizeu dhe ELia. Ata kishin mardhenie me Zotin ne nje menyre teper te thelle dhe prap bibla thote se ishin njerez si puna jone nuk ishin me te mire se ne.

    Isaia- quhet princ i profeteve, ai pa Zotin ne nje vizion te ulur ne fron dhe kerubinet qe bertisnin : I shenjte i shenjte i shenjte eshte Perendia Yne qe Ishte qe Eshte dhe qe do te Jete He ata e thoshin kete vazhdimisht. Kur Isaia pa kete vizion Cfare pa Ai?
    1.Ai pa Zotin dhe se sa i shenjte eshte Ai.
    2. Ai pa se sa mekatar ishte ne pranin e Zotit.
    3. Ai pa sherbesen e tij qe Zoti po e therriste

    Cfare mesojme ne ketu?
    Kur ne te shkojme ne lutje para Zotit Ne do te shohim se sa i mire eshte Ai dhe sa i paster, dhe i shenjte. Pastaj duke pare kete atehere ne do te shohim sa mekatar jemi, ne nuk do te dime kete pa pare shenjterine e Zotit, prandaj eshte mire qe kur te predikohet ne kisha te flitet per miresine dhe shenjterine e Zotit dhe besmitaret do te fillojne te pendohen vete sepse vete tek vetja me pas do te shohin qe kane nevoje per pendim dhe do te vijne ne nje marrdhenie me te thelle me Zotin . Madje edhe jobesmitaret ndoshta nuk ka nevoje fare qe tu thuash se sa mekatare jane sepse vete do ta kuptojne kur degjojne per shenjterine e Zotit.
    Pastaj ne do te marrim nje thirrje nga Zoti i Cili interesohet shume per te humburit qe po vdesin pa e njohur ate.
    Keshtu eshte lutja ne duhet te ndergjegjsohemi se kur po lutemi po i flesim Perendise dhe jo nje njeriu. Ne lutje ne mund te kuptojme edhe vullnetin e Zotit per jetet tona .
    E pra shiko sa e rendesishme eshte lutja dhe eksperienca personale dhe marrdhenia e thelle me Zotin?

    Jeremia- Ka shkrojtur 2 libra. Njihet si profeti i perlotur. Por a njihet si i perlotur sepse ishte i dhembshur ? Jo Ai ishte i dhembshur ndoshta por njihej i perlotur ne lutje. Sepse Ai lutej fort dhe me vajtime per popullin e tij.Qe populli te falej dhe te kthehej tek Perendia .
    A lutemi ne keshtu per Shqiperine ?

    Ezekiel- Njihet si roja i popullit te Izraelit, sepse Ai ishte vendosur si nje roje lutes qe lutej per popullin Ai ishte thirrur per kete gje nga perendia. Madje ai eshte lutur ne menyra te cuditshme dhe ka profetizuar.
    A jemi ne te thirrur si ai per kete gje? Nqs ti nuk je thirrur atehere kush eshte thirrur? Amerikanet, Italianet, Gjermanet, Koreanet? Ata do te luten per SHqiperin? Une kam pare nje pastor Korean dhe ai nje dite ne jave e caktonte te shkonte ne nje vend te qete ku se ngacmonte njeri dhe kalonte ndoshta gjysmen ose gjithe diten ne lutje per cfare lutej nuk e di por me siguri qe lutej edhe per Shqiperine sepse jeton ne tirane. Dhe patjeter qe lutej edhe per kishen me besimtare Shqipetar.
    Ky ishte korean dhe vepronte keshtu po ne qe jemi Shqipetar dhe e kemi kombin tone cfare jemi duke bere. A jemi duke qene roje te popullit tone ne lutje?


    Daniel- Ai ishte nje njeri i mencur i shkolluar dhe ishte madje edhe guvernator ose qeveritar ne babiloni kur Nebukatnetsari ishte mbret. Madje edhe me vone. Ai u kercenua dhe prap nuk ndaloj se luturi madje ai lutej ne menyre sistematike cdo dite tre here ne dite. Ai kishte me shumne frike Zotin se sa njerezit.Cfare mrekullish qe kane ndodhur ne jeten e tij ! Ai lutej shume dhe kishte nje marrdhenie teper te thelle me Zotin. Luanet nuk e hengern dot ate, zjarri nuk e perpiu dot ate. Pse ? Sepse ai lutej.
    A na ndodhin ne si besimtare shpesh sulme dhe tundime dhe a biem ne ne keto tundime apo sulme te ar,mikut , a biem ne gracka? Nganjehere po nganjehere jo. Po pse te biem valle? Sepse duhet te rrime zgjuar ne lutje si per vete ashtu edhe per shoket dhe vellezerit , madje per gjitha Shqiperine.satani sjell tundime dhe sulme te ndryshme per te prishur qetesine mendore dhe te them te drejten shumica prej nesh biem shpesh pre e ketyre kurtheve. Por si thote fjala ? Qendroni zgjuar ne lutje dhe kundershtoni armikun tuaj djallin sepse ai vjen perqark si luan vrumbullues duke kerkuar ke te perpije. satani nuk vjen vetem me zhurme qe te na frikesoj por edhe me dinakeri qe te mos e kuptojme dhe si engjell drite. Por ne duhet te rrime zgjuar ne lutje dhe jo te lejojme ndonje moment qe te fleme pak gjume apo te bejme pak pushim.Vete Nebukatnetsari tha per DAnielin : Fryma e Zotit eshte mbi ate njeri.

    Ka shume gjera per keta profete dhe per profetet e tjere por mendoj qe do te permend ata ne nje teme tjeter qe po mendoj te sjell per meazhin e profeteve.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  5. #5
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile Lutja

    Pershendetje pasi kam qene ca i zene jam duke filluar perseri me temen nga me te rendesishmet per lutjen, edhe njehere faleminderit te gjithe ju qe me keni uruar, Zoti ju bekofte.

    Para se te filloj disa gjera ne lidhje me jeten lutese te Jezusit dhe te disa apostujve dua te sjell dicka teper te rendesishme per lutjen.


    Fillojme me Gjonin 14:12 Ketu tregohet qarte se ne si besimtare do te bejme ato gjera qe Jezusi ka bere. Tek vargu 11 thuhet se keto gjera jane mrekullite ose veprat e pushtetshme ne emer te Jezusit. DHe fjalet e perseritura dy here nga Jezusi (ne te vertet, ne te vertet) tregojne per rendesine e kesaj. Kjo pra eshte teper e rendesishme.Qe ne do te bejme te njejtat vepra mrekullie qe Jezusi beri. Ky eshte premtim i Jezusit. A duam ne te bejme keto vepra?

    Nje fjale tjeter teper e rendesishme ketu qe Jezusi thote eshte DO TE BENI.

    Pra eshte premtim i padiskutueshem per ne qe do te bejme keto vepra te fuqishme

    BESIMI, LUTJA DHE PRANIA E ZOTIT jane celesi per te bere keto gjera.

    VAZHDON..........
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  6. #6
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Lutja

    Nese lutemi sipas vullnetit te Zotit dhe i kerkojme gjerat ne emrin e Jezusit ne e dime se i kemi ato gjera, nese kerkojme gjera qe jane sipas vullnetit te Perendise.

    Nese nuk lutemi sipas vullnetit te Zotit dhe nese kerkojme gjera qe nuk jane sipas vullnetit te Perendise, si dhe nese nuk i kerkojme ne emrin e Jezusit, atehere me mire mos kerko fare sepse nuk ke per te marre asgje. Perendia nuk do ta degjoje fare kete lloj lutjeje.Me mire te mos lodhemi fare.

    Jezusi tha se ne nuk kemi sepse nuk kerkojme por edhe se kur kerojme kerkojme keqas per egoizmin tone.

    Gjithashtu shohim nga keto fjale te Jezusit se nese nuk kerkojme nuk marrim asgje. A i di Zoti nevojat tona? Po A do Ai qe te na i plotesoje? Po Por a po i kerkon ti Zotit te te plotesoje nevojat e tua sipas vullnetit te Tij dhe ne emrin e Jezusit? Pergjigju vete.


    Nje pyetje tjeter do te ishte a ka nevoje Zoti per lutjet tona qe te beje vullnetin e Tij ketu ne toke?
    Shume do te thoshin jo nuk ka nevoje sepse Ai eshte sovran. Patjeter qe eshte sovran por a ka nevoje per lutjet tona? DO te perpiqem te jap nje pergjigje biblike.

    Jezusi e dinte vullnetin e Atit Ai eshte Zoti me ne shpetimtari i botes, Jezusi e dinte edhe menyren se si do te vdiste dhe se do te ringjallej, Jezusi eshte Zoti Perendia sovran, Por Jezusi i udhezoi dishepujt e Tij qe te luten qe vullneti i Tij te behet ne toke ashtu sic eshte ne qiej.
    Nese kjo nuk mjafton si pergjigje atehere do te shohim disa gjera te tjera.

    Isaia 6:1-8 Pse Zotit i duhet te dergoje dike, ose pse ka nevoje Ai te dergoje dike?
    Shikojme edhe Ezekielin 22 :30-31 Zoti t6hot qe po kerkon per dike qe nderton murin (ndermjetes) te dale mes njerezve dhe Zotit (qendroje) dhe ti dale per zot vendit te vet. DHe aresyeja per kete ishte qe :
    1. te mos shkaterrohet qyteti
    2. te mos shkaterrohen njerezit
    Zoti eshte i drejte prandaj kerkon ndermjetes.

    Te shikojme disa gjera te tjera.
    Mateu 6:10 Pse e fillojme lutjen duke kerkuar Atit te beje vulnetin e Tij ketu ne toke? A nuk mund ta beje kete Ai pa ia kerkuar? Ai ka zgjedhur keshtu.

    Mateu 6:11 Pse ia kerkojme Zotit buken e perditshme? A nuk do te na e jape Ai ne vete pa ia kerkuar?

    Nje pergjigje e imja do te ishte se nese ne duam vullnetin e Tij ne do te kerkojme vullnetin e Tij. Gjithsesi do te shohim me poshte.

    2 Thesalonikasve 3:1 Lutje per dicka te qarte.
    Le te shohim disa shembuj ku Zoti ka pasur nevoje per lutjet e dikujt.

    1 Mbreterve 18:
    vargu 1- Zoti i thot profetit bej kete dhe Une do te bej kete gje.
    A po tallej Zoti ? Jo Ai e kishte me te vertete qe do te bente ate gje qe i premtoi profetit nese profeti do te shkonte para mbretit.
    vargu 2- kishte tre vjet pa rene shi.
    Vargjet 16-17 Elia pershkruhet nga mbreti si ai qe ben rremuje Izraelin, pse?
    Sepse Elia ishte lutur me pare qe te mos binte shi dhe kjo ndodhi, tani ai po thote se do te bjere shi. A nuk duket si rremuje kjo gje?

    Vargu 41- shikojme nje besim te forte te Elias kur thote se do te bjere shi sa te duash.
    Pra Elia besonte se Zoti do ta realizonte fjalen e tij kur tha qe do te bjere shi, ELia nuk kishte dyshim per kete. Por cfare ndodh tek vargu 42?

    vargu 42- Ai u lut me pergjerim, shkoi ne mal per tu lutur qe te binte shi. Elia po lutej qe te behej vullneti i Zotit. Por Elia e kishte besimin nuk i mungonte. Pse u lut valle per dicka qe Zoti premtoi se do te realizohej dhe qe Elia e dinte qe do te ndodhte?

    vargu 43- Elia i kerkon sherbetorit te tij te shkoje te shohe a kishte filluar shiu?
    vargu 44- Ai nuk ndaloi me nje te lutur, por shtate here u lut rresht per shiun deri sa pa nje shenje. Shenja ishte disa re qe po rriteshin. Elia nuk ndaloi me besim duke shpallur qe ne emrin e Zotit kjo do te ndodhe edhe duke ditur vullnetin e Zotit por ai vazhdoi te lutej deri sa te shikonte nje shenje te dukshme.

    SHpesh sot ne e dime vullnetin e Zotit per ndonje gje sepse e kemi lexuar ne bibel dhe ajo qe bejme eshte presim qe te realizohet por ne fakt nuk ishte kjo qe beri profeti.
    Gjithashtu shpesh ne kur degjojme zerin e Zotit kemi besim aq te madh saqe shpallim vetem tre fraza ( ne emrin e Jezusit) me ze te larte, dhe presim ose nuk presim fare qe kjo gje te realizohet duke thene se tani e ka Zoti ne dore , por profeti nuk veproi keshtu.
    Shpesh ne bejme ate qe beri Elia duke u lutur por ne ndalojme me nje te lutur dhe pastaj shkojme shikojme punen tone, por Elia nuk veproi keshtu. Ai u lut shtate here rresht deri sa pa nje shenjte te dukshme fizike.
    A lutemi ne deri sa te shohim nje shenje te dukeshme fizike?

    Vazhdon............
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  7. #7
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Lutja

    Perse ELia u lut per dicka qe ishte vullneti i Zotit dhe qe ai vet kishte besim se do te ndohdte?

    Elia kishte kuptuar se Zoti bashkpunon me ne, dhe se kishte nje beteje shpirterore.
    Ai po lutej per vullnetin e persosur te Zotit ne qiell te behej realitet ne toke. Zoti nuk i tha fare te lutej. Por ELia ndaloj se luturi kur pa nje shenje te dukshme fizike.

    Sot kam pare besimtare qe luten per sherim per dike dhe luten nje here me besim dhe ndalojne se luturi sepse mendojne se do tu ike besimi nqs vazhdojne. Madje edhe me keq kam pare besimtare qe e dine vullnetin e Zotit dhe thone se nuk ka nevoje te luten fare sepse Zoti i ben vete gjerat si te doje dhe nese Ai do atehere do te behet.

    Por ELia nuk veproi keshtu le te mesojme nga shembulli i tij.


    VAZHDON..............
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. #8
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile Lutja

    Kemi ngelur tek Elia. SHohim qe Elia nuk ndaloi lutjen deri sa Zoti i dha nje shenje per te ndaluar. Edhe ne sot a vazhdojme te lutemi deri sa marrim nje shenje nga Zoti qe gjerat po ndodhin?

    Mund te shikosh 7 here rresht qe asgje ska ndodhur por mos ndalo lutjen deri sa te shohesh shenjen te cilen Zoti dergon ku ti mund te ndalosh pastaj.
    E njejta gje sot duhet te ndodh me ne kur lutemi per te semuret. Nuk kemi pse te ndalojme. Ne duhet te vazhdojme dhe te lutemi deri sa te shohim nje shenje fizike te sherimit dhe atehere Zoti te tregon qe te ndalosh se luturi. A eshte vullneti i Zotit te lutemi per te semuret?Po. Por ne nuk duhet te drejtohemi nga deshira jone por nga fjala e Zotit dhe nga fryma e Shenjte. Dhe kur Fryma na vendos nje shenje ne zemer qe duhet te ndalojme se luturi atehere ne ndalojme. Le te drejtohemi nga fryma e Shenjte dhe nga fjala e Zotit dhe nga shenjat qe Zoti na jep.
    A ka nevoje Zoti per lutjet tona qe vullneti i Tij te behet ne toke?
    Heres tjeter do te flasim per Danielin. Ka shume gjera te bukura aty qe mund ti lidhim me kontekstin e Shqiperise sot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 09-04-2010 mė 14:50
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  9. #9
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Lutja

    Danieli ishte student ose studiues i shkrimeve. SHikojme tek DAn 9:1-2
    Ne kete kohe kombi i Izraelit ndodhej ne internim. Njerezit ishin te shtypur dhe njerezit e shtypur jane duke kerkuar per liri. Keshtu edhe Danieli priste per lirine e kombit te tij. DAnieli studionte shkrimet sepse aty ishte profetizuar qe do te vinte nje dite lirie. Imagjino sikur ne Kosove kur ka qene e pushtuar nga Serbet ata kerkonin per liri. Imagjinoni sikur Perendia do te kishte premtuar se kombi i kosoves do te qe i lire ne vitin 2001. Cfare do te benin letraret kosovar? Do te studionin profecine. Tani per Shqiperine Zoti na ka vendosur ne zemer nje premitm rizgjimi, dhe cbejme ne? Ne studiojme shkrimet. Gjithashtu Krishti ka premtuar se do te kthehet per se dyti por kur te kthehet do te sjelle clirim nga antikrishti dhe keshtu ne si besimtare cfare bejme? studiojme shkrimet per ardhjen e dyte te Krishtit.

    DAnieli po studionte shkrimet dhe profecite qe flisnin ne lidhje me rindertimin e mureve te Jeruzalemit. Jane bere profeci shume ne kohen e para internimit. Fjala e Zotit thoshte se Izraeli do te clirohej ne ate vit. Por le te shohim se cberi DAnieli? Ai nuk filloj te kendonte dhe te shpallte me te madhe ne publik se : Izraeli do te clirohet e thote fjala e Zotit. Shikojme se DAnieli pra nuk beri kete gje por ai filloj te lutej - DAn9:3.
    Danieli thot: Zot bej ate qe Ti ke premtuar te besh. DAnieli filloj te lutej dhe ti kujtonte ne lutje Zotit premtimet e Tij. Nga vargu 4- 5 dhe deri tek vargu 19 vazhdon te lutet.
    Kur ne lexojme shkrimet dhe kuptojme qe Zoti do te sjelle rizgjim ne SHqiperi , cfare do te bejme? Do te rrime? do te bertasim me te madhe ? Apo do te lutemi si DAnieli? Lutuni ne dhomat tuaja si DAnieli per rizgjimin ne SHqiperi.

    Tani pse jemi duke folur per kete ? Dua ta lidh me ate pyetjen , a ka Zoti nevoje per lutjet tona?
    DAnieli e dinte tashme premtimin e Zotit per clirim dhe qe Zoti nuk ben shaka, sepse Zoti nuk eshte njeri qe te genjeje dhe nuk eshte bir njeriu qe te mos mbaje fjalen. Por a e besoi DAnieli kete profeci? PO , DAnieli e besoi sepse ai ishte duke kerkuar ne shkrime per kete gje dhe ishte besimtar i fjales se Zotit si dhe Danieli e besoi aq shume saqe iu lut Zotit duke i thene qe te bente ate qe kish premtuar. Po pse valle Danieli do te lutej kaq shume per dicka qe e dinte qe do te ndodhte dhe qe Zoti kish premtuar?

    A nuk do ta realizonte Zoti fjalen e Tij?

    Lexo- Perendia ben ato qe ben ne toke sepse besimtaret luten. Edhe kur vullneti i Tij eshte per te bere dicka , Ai do qe dikush te lutet.
    Zoti do qe te sjelle rizgjim ne Shqiperi por Ai do qe ne si besimtare te lutemi.

    Kam per te sjelle edhe disa gjera te tjera ne lidhje me kete pyetje sepse kjo pyetje na ndihmon te kuptojme per lutjen me shume.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #10
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Lutja

    A ka nevoje Zoti per lutjet tona?
    Deri tani kemi vene re se kjo pergjigje vjen direkt nga bibla. Zoti ka nevoje per lutjet tona qe te behet vullneti i Tij i persosur ne toke.

    Nese nuk jeni dakorte me kete pergjigje do te shohim prap disa gjera te tjera ne bibel.

    ZANAFILLA 1:26 Zoti krijoi njeriun ne ngjasim me Veten, dhe te sundoje e te kete pergjegjsi mbi krijimin.
    Vargu 27 Zoti krijoi mashkullin dhe femren.
    vargu 28- gjithska te funksionoje ne toke ashtu si ne qiell. Njeriu perfaqson Zotin ketu ne toke.
    Zan 2:15 Zoti vendosi njeriun ne eden per ta punuar dhe per ta ruajtur. Pra te ishte kujdestar. Nje menyre e bute e te berit te detyres, pra ta mbronte.

    Psalmi 8:3-8 flet per njeriun si nje qenie qe eshte pak me poshte se qeniet qiellore, ne fuqi. Por njeriu eshte i kurorzuar me lavdi dhe me nder, nuk ka gje me te madhe se se te kesh imazhin e Vet Perendise dhe te perfaqsosh Ate. Engjejt nuk kishin kete natyre dhe detyre per te permbushur. Njeriu , po.
    Njeriu nuk ishte si engjejt por kishte imazhin e Zotit.
    Njeriu ishte vendosur si nje dominues dhe qeveritar.
    Puna e njeriut ishte- Qeverisje, kujdestari, perfaqsonte Perendine, administronte krijimin.
    Zoti ne fakt ka krijuar dhe ka pergjegjsi per te bere keto por Zoti ia ka dhene njeriut kete detyre.
    Adami kish marre pra detyren per te kujdesur per token, adami kishte pergjegjsine nga Zoti dhe autoritetin per tu kujdesur per krijimin e Zotit(toka).

    Eshte njesoj sikur Krijuesi i Forumit Shqipetar te besoje detyren e kujdestarise dhe mbrojtjes te ketij Forumi nje administratori deri ne nje fare kohe ose periudhe te caktuar.

    Njeriu pra ishte nje perfaqsim shume i mire i Zotit, por nuk eshte Zoti. Eshte shume i ngjashem por nuk eshte i verteti. Nje model i ngjashem. Pothuajse si Zoti , por jo Zoti.

    Fotografia ime me perfaqson mua shume mire por nuk eshte vetja ime. FOtoja juaj ju perfaqson shume mire por nuk eshte vetja juaj.


    VAZHDON.................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •