Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Si u ndal BIA? Bisedat e incizuara…


    Express sjell rrëfimin ekskluziv për arrestimin e pjesëtarëve të BIA’s në Kosovë, të cilët provuan të manipulojnë dëshmi të rrejshme kundër UÇK’së. Si u përcollën ata, si u përgjuan dhe si arriti Policia e Kosovës t’i arrestojë në flagrancë? Express ka siguruar dokumente të përgjimit të tyre. Lexoni bisedat, fjalë për fjalë.

    Takime të fshehta në vende të ndryshme të Kosovës, fotografi, vendi ku ata kanë qendrën për operime në Kosovë, ofrimin e shumave të parave për deklarata të rrejshme kundër luftës së UÇK’së, e shumë detaje të tjera, Express ka arritur t`i sigurojë në lidhje me rastin e arrestimit të tre serbëve, që besohet të jenë pjesëtarë të Shërbimit Informativ Serb, BIA.

    Të gjitha këto dëshmi e detaje të operimit të tyre në Kosovë, Express i ka siguruar pak ditë pas arrestimit të tre serbëve, Predrag Zheljkovic, Milutin Radanovic dhe Igor Josinac.

    Në dokumentet që ka gazeta, janë evidentuar takimet e fshehta mes tyre, aranzhimet e takimeve me persona të ndryshëm nga të cilët është kërkuar të dëshmojnë rrejshëm për kohën e luftës që ka ndodhur në Kosovë, e posaçërisht për të dëshmuar për transplantimin e supozuar të organeve që kanë bërë ushtarët e ish UÇK’së.

    Po ashtu, nga këto dëshmi shihet se në rrethin e këtij grupi janë të përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova, e po ashtu edhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës.

    Sipas këtyre dokumenteve zyrtare, thuhet se qendra kryesore e këtij grupi të Inteligjencës Serbe dhe personave të tjerë të udhëhequr nga Qeveria e Serbisë është në veri të Mitrovicës dhe në Kopaonik.

    “...Këta persona dyshohet se janë duke mbledhur informata të rrejshme dhe janë duke bërë pagesa në mënyrë të paligjshme për gjoja mbledhjen e fakteve për transplantime të organeve gjatë luftës në Kosovës”, thuhet në raportin hetues, të siguruar nga gazeta.

    Hetimet rreth këtij grupi të dyshuar, bëhet e ditur se kanë filluar qysh prej fillimit të muajit prill të këtij viti.

    Kështu, me datën 8 të muajit prill, hetuesit policorë kanë kuptuar se ky grup i përbërë nga disa persona do të takohen në fshatin Prevallë të Prizrenit, në afërsi të Brezovicës.

    Rreth orës 11 të mëngjesit, në restorantin N.N në Prevallë, janë takuar katër persona. Bëhet e ditur se ky takim është udhëhequr nga dy persona nga Beogradi, për të cilët thuhet se me profesion janë mjekë.

    Në këtë incizim të policisë është kuptuar se këta persona kanë kërkuar një person të nacionalitetit shqiptar (emri i njohur për redaksinë), me qëllim që nga ky të marrin dëshmi të rrejshme për kohën e luftës që ka ndodhur në Kosovë.
    Ky takim është aranzhuar nga polici serb i Kosovës, tashmë i arrestuari, Igor Josinac.

    Për deklarata të rrejshme dhe për një bashkëpunim të mundshëm me këtë person shqiptar, në këtë takim është cekur se ai mund të përfitojë 50 mijë euro.
    Pas takimit në Prevallë, tashmë i arrestuari Igor Josinac, i shoqëruar me dy personat nga Beogradi me veturën Opel Vectra në tabela të Novi Pazarit (NP) nisen në drejtim të Shtërpcës, ku gjatë rrugës marrin edhe personin e katërtë për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Prishtinës.

    I gjithë ky takim i pjesëtarëve të BIA’s ishte nën vëzhgimin e hetuesve të policisë së Kosovës.

    Sipas transkriptit, hetuesit e policisë kishin kontaktuar një njësi të trafikut afër qendrës tregtare ‘Ben Af’, në Ferizaj, ku kishin kërkuar që vetura me tabela NP të ndalohej për të identifikuar personat që po udhëtonin me Igor Josinac.

    “Me të ndaluar veturën, Igor komunikon me policët e trafikut, ku ai paraqet ID kartën e tij duke treguar se është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në momentin kur policët e trafikut kërkojnë identitetin e pasagjerëve, Igor reagon duke thënë se këta janë mjekë nga Beogradi, të cilët i ka takuar për një shërbim mjekësor”, thuhet në raport.

    Pas kësaj, policët e trafikut nuk kanë reaguar më shumë, duke lejuar që vetura e Igor Josinac dhe pasagjerëve të tjerë, gjegjësisht pjesëtarëve të BIA’s, të vazhdojë rrugën e tyre drejt Llapnasellës të Çagllavicës.

    “Ndalohen në një oborr të një shtëpie në këtë fshat (Express ka shlyer të dhënat specifike të shtëpisë për çështje të sigurisë) ku zbresin të katër personat. Kjo shtëpi dyshohet të jetë shtëpi koordinuese e këtyre personave, të cilët janë duke mbledhur dëshmi të rrejshme nëpër territor të Kosovës. Në këtë grup, janë të përfshirë një grup shumë i madh personash të cilët janë të dirigjuar nga Qeveria e Serbisë për qëllime të caktuar”, thuhet më tej në këtë raport.
    Në vazhdën e këtij misioni, pjesëtarët e BIA’s, më 11 prill të këtij viti, aranzhojnë takime të tjera në rrethinën e Prizrenit, për t`u takuar me njerëz të cilët po ndihmonin në mbledhjen e informatave dhe gjetjen e personave të tjerë, të cilët janë të gatshëm të japin deklarata të rrejshme në disfavor të shtetit të Kosovës, e posaçërisht për luftën e fundit.

    Përveç disa personave që kanë ndihmuar në mbledhjen e informatave, hetuesit policorë kanë vërejtur se në misionin e BIA’s për deklarata të rrejshme kundër ish-UÇK ishte i angazhuar edhe një zyrtar i lartë i policisë së Prizrenit.

    “Igor Josinac dhe personi tjetër rreth orës 14 e 28 minuta, në vendin e quajtur Shatërvani në Prizren, takohen me kapitenin e Policisë së Kosovës (emri i njohur për redaksinë) i cili në këtë takim vjen me veturë zyrtare të policisë Toyota Land Cruser”, sqarohet më tej në raport.

    Takimi me kapitenin e policisë dhe dy pjesëtarëve të BIA’s kishte zgjatur vetëm pak minuta, ku zyrtari i lartë i policisë së Kosovës nxjerr një dokument nga xhepi, të cilin Igor Josinac e fut me shpejtësi në xhepin e tij.

    Pas kësaj, bëhet e ditur se të dy personat ndahen nga kapiteni i PK-së dhe rreth orës 15 e 15 minuta ata hipin në një veturë Ford Orion me targa KS, ku nisen në drejtim të fshatit Reçan.

    Sipas këtij dokumenti, thuhet se dy ditë më vonë, pikërisht me 11 prill, hetuesit policorë kanë vëzhguar një shtëpi në hyrje të fshatit Llapnasellë, në të cilën dyshohet të jetë shtab i krizës i formuar nga personat e lartcekur.

    Fakti se kjo shtëpi është kthyer në qendër takimi të pjesëtarëve të shërbimit sekret serb, pohohet se para kësaj shtëpie shpeshherë shihen të parkuara automjete të ndryshme dhe se atë e vizitojnë persona të shumtë.

    marre nga, Gazeta Shekulli

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Bisedat, fjalë për fjalë...


    Më poshtë, mund të lexoni disa nga bisedat ndërmjet Igor Josinac dhe grupit që është duke u hetuar. Biseda është e transkriptuar fjalë për fjalë. Igor Josinac këtu bisedon me një Ndërmjetësues (emër i njohur për redaksinë), gjithashtu pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreth koordinimit të veprimeve për ta bindur një shqiptar të Kosovës (emër i njohur për redaksinë, por për shkak të hetimeve, emri i tij, në bisedën e transkriptuar, është shënuar si SHQIPTARI), që në këmbim të disa dhjetëra mijëra eurove, të dëshmojë rrejshëm se gjatë kohës së luftës atij i ishte marrë njëra veshkë. Igor Josinac përgatit terrenin që pastaj në Kosovë të vinin një nivel i lartë i BIA’s, që do ta kryenin transaksionin financiar.

    Ndërmjetësi: Unë jam aktivizuar seriozisht…

    Igori: Ky është interes i madh. Kjo ka rëndësi për mua, për ty, për atë. Këta (v.j: me ‘këta’ Igor mendon në pjesëtarët e BIA-së) hyjnë për shkak timin dhe tëndin... Ata e kanë arritur shkallën më të lartë, i kanë të gjitha, dhe nuk u nevojitet ndonjë gradë (mendojnë për ngritjen në pozita). Të gjitha këto që ata i marrin, i marrin për situatë parazgjedhore, dhe për mua e për ty, sepse atyre unë u kam thënë për ty...

    Ndërmjetësi: Të ta them një punë. Unë jam takuar me Shqiptarin, direkt. Ka thënë “po, unë jam ai dhe di shumë punë”. Ai ka dëshirë ta dijë se kush i garanton se do t’i marrë të hollat. Atij i interesojnë të hollat...

    Igori: Paratë i garantoj unë. Unë të garantoj ty, e ti i garanton atij... dhe për të tjerat, nuk ke problem. Unë të garantoj ty, ti atij.

    Ndërmjetësi: A bën që atij t’i jepen disa para më herët, që ai të vijë e ta japë deklaratën?

    Igori: Të them diçka. Ata, nëse merren vesh për 40 mijë - mirë. Ti je marrë vesh për 50 mijë euro, nuk ka problem. Me Shqiptarin do të bisedohet prapë. Ti do të marrësh pjesën tënde dhe do të ta heqim atë...

    Ndërmjetësi: Domethënë, mua 10 mijë euro dhe do të ma heqin burgun? (V.J: Këtu, Ndërmjetësi po negocion që në këmbim të punës që po e bën, përveç 10 mijë eurove, pjesëtarët e BIA’s t’ia shlyejnë edhe një dënim të mëhershëm që e ka pasur në Serbi)

    Igori: Ti ke thënë 10 mijë euro dhe burgun...

    Ndërmjetësi: Po, unë kam thënë 10 mijë euro dhe të ma heqin burgun...

    Igori: Mos me keqkupto tash ti mua... Edhe në qoftë se t’i heqin 5 mijë, ti do të jesh i kënaqur.

    Ndërmjetësi: Kuptoj.

    Igori: Për tërë jetën, ne i kemi ata. Dhe kemi punë të tjera.

    Ndërmjetësi: A janë ata me të vërtetë të fortë( V.J: pjesëtarët e BIA’s)?

    Igori: Të ta them të drejtën, nuk ka më të fortë se ata.

    Ndërmjetësi: Se ata...

    Igori: Tash të them se ata janë në rang me... Çka vendosin ata, do të thotë ka vendosur Tadic.

    Ndërmjetësi: Tadic...

    Igori: Nuk kam afruar unë njerëz lloma. Ne nuk kemi hyrë në bisedë vetëm për të folur.

    Ndërmjetësi: Të them diçka Legendë. Unë po hyj në një lojë shumë të rrezikshme.

    Igori: Ti hyn në lojë, unë hyj në lojë për shqiptarë.

    Ndërmjetësi: Ty nuk ta ndjen për asgjë... Ti do të shkosh...

    Igori: Ne nuk njihemi nga sot. Unë po të lus që ta kuptosh se është shumë serioze, tepër serioze.

    Ndërmjetësi: Kur do të shihemi me ata? Unë tërë ditën kam qenë... dhe siç po e sheh, unë jam duke rinovuar... Shqiptarin e kam pritur në një Bastore.

    Igori: Puna kryesore në jetë është se unë kur të them, se në qoftë se të kanë thënë që do t’i marrësh kaq, aq do t’i marrësh.

    Ndërmjetësi: Sa do t’i marrë Shqiptari, pasi që unë nuk jam i rëndësishëm në këtë tregim? Ai ka pranuar...

    Igori: Shqiptari do t’i marrë prej 30 deri në 40 mijë.

    Ndërmjetësi: Sigurt prej 30 deri në 40 mijë?

    Igori: Dëgjo... Gjithçka që i nevojitet, do të ketë. Ti t’i kesh paratë, të gjitha të tjerat unë të garantoj ty, ti i garanton atij. Është pjesë e punës sime se si do t’i nxjerr unë prej tyre, kur të kryhet puna. Mos të jetë se ai ka vetëm fjalë. Fjalët janë diçka, veprat janë diçka tjetër. Nëse atij ia kanë ndërruar.... ne kemi përfunduar punën, ne kemi futur paratë në xhep...

    Ndërmjetësi: Po.

    Igori: A po kupton, ne i kemi marrë paratë...

    Ndërmjetësi: Legendë, pasi që i ke njerëzit... e unë njoh njërin që e ka parë vrasjen e një serbi dhe që dëshiron të flasë.

    Igori: Shiko, mos të shkojmë majtas e djathtas... Do të më thuash ti për këto, janë më të rëndësishme.

    Ndërmjetësi: Momentalisht, më prioritare.

    Igori: Kjo tash është aktuale. A e di se çka më kanë thënë ata: Mos ka kërkuar shumë? Por, kur kanë mundur t’i japin për atë majmunin, Kovacevicin 950 mijë, gati 1 milion, pse mos t’i japin për këtë që do ta shpëtojnë kur të pranojë... Kjo është çështja, tash për tash.

    Ndërmjetësi: Sipas mendimit të tyre, kjo nuk është para e madhe për Shqiptarin?

    Igori: Jo, nuk është e madhe. Ata kanë menduar 20 mijë, por unë u kam thënë – cilat janë mundësitë e mia... dhe kjo ka shkuar më tutje. Dashtë Zoti që ai t’i marrë 50 mijë, ose edhe 100 mijë. Por, më beso, se kurrë nuk do ta tradhtojmë. Do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij. Unë atyre do t’u them se ai ka pranuar.


    marre nga, Gazeta Shekulli

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    o fatlum

    mos ja shti terfurkun thell se nuk paske gjynah hiq kadal se don mi tranu aaaaa

    kadal se kjo tem qe e ke ngrit mir ke ba shume po kete e kem lan për desert nuk e kem harruar


    shume jav ke zgjeruar temen se keta kan menduar se nuk do te dalin krimet e bera se ne jem mbi te gjith

    normal e kan marr njerin prej drenice e kan quar ne Burrel dhe eshte persekutuar ne menyr ma mizore nga Pulagjija sabit geci dhe deshmitari gjall eshte

    po ketyre nje dosje me jav hap keta enveristat menjehr i japin drejtim drejt beogradit ja ldk ket e kan mesuar

    po mir ke ba me ket tem , njerzit qe kan humbur me te dashurit e tyre jan kah punojn me drejtesin

    se ketu ne kosove ka veq krime 1997/2010

    po me dhimbsen disa qe kan luftuar dhe i kan mashtruar enveristat se kllap ma e flliqt e enveristat as kllapa e qausheskut nuk jav kalon

  4. #24
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    qe u aktivizuan shikasit....

    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    epoo
    ti mesiguri e ke shkrue edhe kete artikull ne TANJUG:
    Shoqata: Kushner ofendon viktimat serbe ne Kosmet
    03/03/2010

    Shoqata e familjejeve te kidnapuarve dhe te zhdukurve kan akuzuare shefin e diplomacise franceze Bernar Kushner qe ne qendrimin e djeshem ne Graqanic ka ofenduar viktimat serbe ne Kosmet dhe familjaret e tyre. Ne deklarat thuhet qe Kushneri ne pytjen e gazetarit per tregtin me organet e Serbeve te rrembyar, ka qen shume joprofesional dhe cinik. E quditeshme eshte qe Kushneri, shefi i atehershem i UNMIK-ut asgje nuk dine per te thenat ishe kryeperkurores se hages Karle del Ponte qe Serbeve te rrembyare ju jan nxierrur organet ne te ashtuquajturen shtepine e verdhe ne veri te Shqiperise, thekson Shoqata dhe shton qe Kushneri, si mjek dhe humanist, ka perdetyre qe te ndihmon atyre qe jan ne fatkeqesi pa marre parasyshe fene dhe nacionalitetin, qe ket ne praktik nuk e ka treguare. Kushneri dje gazetarit te ,,Zerit te Amerikes“ i cili e ka pytur per tregtine me organet e Serbeve te rrembyare te shon ne kontroll te mjeku. Ata qe ket e thojne jan idiote dhe vrarese, ka then Kushner. Pershkak te deklarates se Kushnerit te djeshme kan protestuare shoqatat e gazetarve ne Serbije.


    a po te dhimen a
    hahahahaaa
    ketu paske gabu o ko.qe.vell...une nuk jam as gazetar e as goran....megjithese te jesh goran nuk eshte kurgje e keqe...e kemi pas goranin deri edhe kryetar te parlamentit te shqiperise...nje gje dini ta beni ju krimbat e shikut ne te gjitha trojet shqiptare...sapo dikush nxjerr dicka qe ju djeg juve dhe padroneve te juaj ju menjehere vini ne funksion lloj-lloj shkrimesh duke e devijuar temen me qellim terheqjen e vemendjes nga ngjarja kryesore...dhe ne fund te prrallave tuaja asnjehere nuk harroni me ba haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa....se nuk dini ga tjeter ....

    ko.qja e vellit ma mire ishte te komentoje akuzat qe ngriti shkrimi i pare se sa te me sulmoje mua me thenie qe skan lidhje me mua...te kometoje akuzat per padronet tu qe cdo dite e me teper po dalin ne siperfaqe se sa te sillje shkrime cka i ka thene kushneri serbit apo dreqit...apo deshe te laje mu.tin me shu.rre...

    ajo qe thashe ne shkrimin tim ma heret dhe qe e kam thene shume heret po del e vertete....pak para do kohesh nje pjestar i nentokes se kosoves dhe koleg i juaji ju doli hapur dhe ju tregoi se cka kishit bere ju krimbat dhe vemjet e shikut mbi njerezit qe nuk mendonin si padronet tuaj...nuk thash se nuk mendonin si ju pasi ju asnjehere nuk mendoni...thjesh jeni si ai qeni i bindur ndaj padronit qe kur e nxit i hidhet gjithkujt ne fyt...ai kolegu juaj veq sa filloi tja shqyej pites nje pjese te kores se saj dhe nxori ne drite ca lakra te pista te padroneve tuaj...ai i beri publike por mos harro se populli i ka pare me syte e tij keto lakra te flliqta te padroneve tuaj...e ka pare qe ne kohen e ashtuquajtur '' lufte clirimtare ''...e ka pare se si kjo nentoka e juaj i hengri kokat me eminente te rezistences ne kosove gjate te ashtuquajtures lufte clirimtare por me keq pas saj....

    ti u more me pallavrat e kushnerit , dhenderrit te kosoves...a thua nuk e dime se ke do mbroje dhenderri jone...por harrove te na thoje disa te verteta mbi kampet apo burgjet ne kukes dhe ne vise te tjera shqiptare ne shqiperi apo ne kosove...nese ti nuk ke qejf me i permende atehere po te them dicka une..ndoshta eshte nje e dhene qe ste pelqen por eshte e vertete...ne dalje te qytetit te kukesit ndodhet nje fshat i quajtur Myq mamez...eshte i vendosur ne brigjet e liqenit te kukesit dhe pikerisht ne dalje te ures se kukesit...kjo ure eshte nyja kryesore qe lidh kosoven dhe kukesin me te gjithe pjesen tjeter te shqiperise...gjate kohes se enverit ura ruhej me polici...gjate eksodit biblik shqiptar perseri kjo ure ruhej me polici...polici shqiptare edhe kjo...por polici ushtarake e ushtrise clirimtare te kosoves....polici qe kontrollonte cdo person qe kalonte kete ure ne drejtim te brendesise se shqiperise...dhe me urdher te eproreve te saj ajo arrestonte ke te donte...dhe pikerisht i dergonte te keto magazina ne pjesen rrethore te kukesit apo siq e njohin kuksianet nga shota drejt hasit....kjo gje eshte shume e vertetueshme pasi te pakten te gjithe banoret e myqmamezit e kan pare me syte e tyre....nuk besoj se ne karvanet e njerezve qe leviznin drejt brendesise se shqiperise te kete pasur serbe...nuk besoj se kan qene kaq guximtare serbet te vinin ne shqiperi ..veq nese kan qene te marre dhe kan ngaterruar drejtimin e levizjes...tani ngelet se keta te arrestuar te jene shqiptare ...gje qe e permendin edhe ata investiguesit ne artikullin e paraqitur ne shkrimin e pare...

    ja pra i dashur qe ku ka ze nuk eshte pa gje ...mos u merr pas nje argumenti qe as serbet nuk e besojne kur thone se diku ne Mat paska pas klinike transplatimi...merru me keto gjera qe jane me te prekshme dhe qe shqiptaret e kosoves e kan vuajtur ne kurriz...leri cka kan bere mbi civile apo ushtarake serbe...mire jua kan bere...por te shqetesohesh se ne vazhden e psilleqeve ( lakrave te pites ) e pesuan shume shqiptare qe nuk i kishte ne qejf gjarperi dhe hardhucat e tij...

    ja pra krimba te shikut nuk arrini dot te lani m.u.t me shu.rre jo...as pjestareve tuaj nuk jua mbyllet dot gojen...eh sa xhevahire te tjera do mesojme ne te ardhmen...nuk e di a do ju skuqet ndopak faqja apo jo...po ku keni ftyre ju.....

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shpesh po ja gjej emrin ketij halil katanes..

    edhe ne artikullin qe sjell fatlumi ne fillim i del emri..

    per her te par emrin e ketij e hasa diku ku flitej per letra-porosi qe ky krokodil enverist i con daut haradinave e idriz togerave.. ku u jep informata por dhe direktiva se si po vijne njesitet e Farkut andej e se cfar "pritje" u duhej bere..

    dhe jan kto porosi te ketij krimineli.. qe nxisin masakrimin e luftareve te Farkut.. prej banditit daut e idriz etj.

    nje zinxhir vrasjesh ka rrjedhur vetem prej kesaj direktive..

    a e kuptojne keta krokodilet enveriste qe moren pushtet mbas revolucionit te 97 e u angazhuan ne pun te felliqura ne shtetin mejdano-klosist te kesaj periudhe.. se cfar tragjedish kan shkaktuar ne Kosove..?

    per mbuluar vrasjen makabre te FARKIstave ju e dini se sa krime tjera jan bere..

    do desha dikush te na i beje me te qarta kto cka dua te them..

    ..

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Po Kush E Zbuloj Ket Sen Ejj Eh Shqiptar Me Zemer Shaku Keni Fillu Ta Ndini Veten Gjall E Tash E Dhe Po Akuzoni Uqk-n Po Edhe Nese Ka Pas Diqka Te Te Till Un Se Besoj Feare Kto Jan Trillime Te Anti Uqk Dhe As Gje Me Shum

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Brari

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    shpesh po ja gjej emrin ketij halil katanes..

    edhe ne artikullin qe sjell fatlumi ne fillim i del emri..

    per her te par emrin e ketij e hasa diku ku flitej per letra-porosi qe ky krokodil enverist i con daut haradinave e idriz togerave.. ku u jep informata por dhe direktiva se si po vijne njesitet e Farkut andej e se cfar "pritje" u duhej bere..

    dhe jan kto porosi te ketij krimineli.. qe nxisin masakrimin e luftareve te Farkut.. prej banditit daut e idriz etj.

    nje zinxhir vrasjesh ka rrjedhur vetem prej kesaj direktive..

    a e kuptojne keta krokodilet enveriste qe moren pushtet mbas revolucionit te 97 e u angazhuan ne pun te felliqura ne shtetin mejdano-klosist te kesaj periudhe.. se cfar tragjedish kan shkaktuar ne Kosove..?

    per mbuluar vrasjen makabre te FARKIstave ju e dini se sa krime tjera jan bere..

    do desha dikush te na i beje me te qarta kto cka dua te them..

    ..
    BRARI BRARI QA KAN QEN KTA FARKSISTA AKAN QEN KTA QE KURR KUSH SI PA ME UNIFORMA TE TYRE NE LUFT MENDOJ ME AMBLEMA TE FARKUT APO TI DOTE ME THUASH SE KTA JAN HI NE KS ME LUFTU ME AMBLEMMEN E UQK-S ATY KAM DYSHIME SE MOS KTA KAN BER PUN TE KQIJA NE EMER TE UQK-S SE PSE ATHER FARKU AS KUSH SE AK NJOFT BASH HIQ ATA NE TIRAN KAN BO PALLEN E SEFAS
    EDHE NJE FAKT DESHMITAR KRYESOR KUNDER PJESTARVE TE UQK-S NE GJYGJE KAN QEN KTA TE ASHTUQUJTURIT FARKISTA

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    kosovlleh veq maja e ajsbergut jane ato shkrimet e ballkan isajtit!!
    ndersa keta tre shkite qe jan arrestue nga shiku jane kan dallavere e shikut!! ju kosovllehat e shikut e keni qejf me u dok se po bani diqka !!
    veq per te fsh eh diqka nga ngjarjet e verteta po keto barcoleta nuk po u shkojn!!
    pse i liruat pra ata tre 'agjenta' serb kur patet deshmi!!??
    jeni msu ju me rrena forumesh me u marr!!
    por faktet nuk jan shpikje sheradin beshishash grepash,marinaresh shpetimash e tarasesh!!
    ai babi i juaj qe e pat varros me nderime fadil hoxha pat len nje fjal:!!

    "bira e minit 300 grosh" ai pra ishte heroi u juaj!!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Çlirimtarët, në shënjestër të hordës së gazetarëve agresivë, të mbështetur nga qarqet antishqiptare!

    Horda e gazetarëve titistë në aksion!



    Nuk është e largët koha kur disa publicistë të njohur të vendit dhe kuadro të larta partiake kishin lëshuar shigjeta helmi në Drenicë, sidomos pas qëndresës heroike dhe titanike të legjendarit, Adem Jashari në mars të vitit 1998, në Prekaz, kundër regjimit vrastar të Serbisë së kohës së Milosheviqit.



    Atëbotë, publicisti Jusuf Buxhovi, njëri ndër themeluesit e LDK-së, duke analizuar situatën e sigurisë në Kosovë, përmes gazetës së përditshme “Bujku” kishte porositur Ibrahim Rugovën që ta pacifikonte Drenicën, meqë sipas tij, “ata që kishin marrë armët në dorë, dinin çka po bënin, por nuk dinin çka donin”. Ai i përkujtonte opinionit se ngjashëm dhe krye në veti kishte vepruar dhe Shaban Palluzha në dimër të vitit 1945 dhe për shkak të veprimeve të tij, kishte pësuar tërë Drenica, duke paralajmëruar se nuk duhej të lejohej të përsëritej një histori e tillë.



    Fill pas kësaj ndërsyerje të ish sigurimcit jugosllav ( Lexoni për udbashin Buxhovi: Asgjë nuk harrohet - shënim i Sh.B ), me detyra partiake, në emër të Ibrahim Rugovës shkuan në Drenicë kuadro të lartë të LDK-së dhe jo vetëm që qortuan drenicasit e pabindur, por edhe i kërcënuan se diçka e tillë dhe e ngjashme nuk do të tolerohej më. Më i zëshmi në këtë luftë mediatike kundër Drenicës, qe treguar partiaku tejet besnik i LDK-së, Zejnullah Rrahmani dhe disa shokë të “kruzhokut” të tij, si Sabri Hamiti, Skënder Blakaj, e të tjerë.



    Një “guxim” të pashembullt në këtë drejtim kishte treguar edhe gazetari i përbetuar i titizmit, Baton Haxhiu, i cili madje në një takim me komandant Çelikun, në verë të vitit 1998, e kishte kërcënuar atë, duke i bërtitur me zë në prani të disa ndërkombëtarëve dhe duke e akuzuar për luftën e UÇK-së. Kështu ka shkruar Batoni “trim” në kujtimet e tij, për “luftën ndryshe”, të botuar pas luftës.



    Ky farë Batoni, kohë më parë ishte takuar sa e sa herë me Jovica Stanishiqin, zyrtarin e lartë të Serbisë, duke bërë përpjekje të aranzhonte një marrëveshje për bisedime mes kreut politik të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar të Milosheviqit. Ai shëtiste lirshëm nëpër postblloqet serbe, por çuditërisht edhe nëpër disa nga zonat, që i mbante nën kontroll UÇK-ja.



    Në verë të vitit 1998, pas ofensivave serbe, kur u përgjak Drenica, Dukagjini dhe zonat e tjera të luftës së UÇK-së, kur ranë qindra dëshmorë dhe u martirizuan mijëra të tjerë, horda e gazetarëve titistë u ndërsye edhe më egërsisht kundër luftës çlirimtare, duke e bërë fajtore për vrasjet, viktimat dhe shkatërrimet, që kishte bërë regjimi kriminal serb në zonat e luftës. Janë të njohura shkrimet e Nexhmedin Spahiut, Bajrush Morinës, Jusuf Ferizit, Shkëlzen Maliqit dhe tërë një horde të sojit të tillë, të cilët kërkonin, që të merrej në përgjegjësi kreu i UÇK-së dhe të gjithë ata “njerëz” që kishin marrë armët në dorë, pa menduar për “pasojat”, që i kishin shkaktuar vendit.



    As prania dhe bisedimet e diplomatit amerikan Riçard Hollbruk në Junik, në verë të vitit 1998, në mesin e luftëtarëve të lirisë, nuk e trembi këtë soj të gazetarëve të çoroditur. Mirëpo, lufta po vazhdonte dhe UÇK-ja, betejë pas beteje, po rilindte nga hiri i vet. Kjo qëndresë e UÇK-së, jo vetëm që nuk prezantohej realisht në shtypin e shkruar me shkronja shqip të Kosovës, por u bënë përpjekje të pandërprera, që sukseset e saj të minimizoheshin, ose të mos prezantoheshin fare në faqet e gazetave, që botoheshin nën mbikëqyrjen e regjimit okupator të Beogradit.



    Ky është vetëm një segment i së kaluarës së afërt, që ilustron qëndrimin e disa gazetarëve, zëdhënës të klaneve të ndryshme kundër luftës, e sidomos kundër trimave e trimëreshave të Drenicës e të Dukagjinit, të cilët kishin marrë armët dhe kishin luftuar për çlirimin e vendit nga regjimi okupator dhe kriminal i Serbisë. Jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas fitores mbi armikun dhe dëbimit të forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova, nuk kanë reshtur shkrimet e zeza të një klase të gazetarëve, që shkruajnë dhe flasin shqip kundër UÇK-së dhe kundër vlerave më të shenjta të kombit.



    Çuditërisht, ky soj skribësh, në vend që të ndërronte qëndrimin mbi luftën çlirimtare dhe fitimtare, pas luftës i përforcoi pozitat, duke u mbështetur fuqishëm nga segmentet antishqiptare të UNMIK-ut, të OJQ-ve me prejardhje të ndryshme dhe për asnjë çast nuk ndaloi lufta mediatike kundër UÇK-së, duke e adresuar në të njëjtat valë me shtypin e Beogradit të kohës së Milosheviqit dhe pas tij. Dhe tani, 10 vjet pas luftës, një segment i tillë i gazetarëve, shumica syresh me prejardhje nga gazetaria e ish regjimeve okupatore, pastaj gazetarë të shkolluar dhe të “emancipuar” nga BIRN-i dhe të Shoqatës së ashtuquajtur të gazetarëve “profesionistë” kanë mbetur faqja e zezë e gazetarisë, që mbështeten dhe financohen nga qarqe antishqiptare, me qëllim për të shkaktuar skandale, të orientuara sidomos kundër zyrtarëve të Qeverisë dhe kundër vlerave të luftës së UÇK-së.



    Arroganca e këtyre gazetarëve është arrogancë tipike e rrugaçërisë, e shkruar dhe e folur me gjuhën e rrugëve dhe të podrumeve të ndotura, ku përdoret droga dhe ku ushtrohet prostitucioni, gazetari e folur me një gegërishte të pasur me shprehje bastarde sllave, cigane e serbe, një lloj gazetarie, me mungesë të plotë të perceptimit dhe trajtimit realist të problemeve, të cilat natyrisht se duhet të shqyrtohen me përgjegjësi dhe moral kombëtar e njerëzor nga gazetaria e vërtetë profesioniste.



    Këta gazetarë prepotentë mendojnë se askush nuk ka të drejtë të mos përgjigjet në pyetjet apo bisedat, që ata pretendojnë t’i realizojnë. Në kohën kur Kosova po kalon në një fazë krize për shkak të sulmeve të pareshtura të Beogradit, në kohën kur kreu zyrtar i Beogradit ka intensifikuar luftën mediale kundër pavarësisë së Kosovës, kur EULEX-i po hap dosjet e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë së kohës së Milosheviqit, kundër disa luftëtarëve të lirisë, të trashëguara nga UNMIK-u, një pjesë e këtyre gazetarëve veprojnë në të njëjtin drejtim, veçmas kur bëhet fjalë për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe personalitetet e saj, të cilët drejtojnë disa nga institucionet e rëndësishme të vendit.



    “Mungesa e shprehjes së fjalës së lirë”



    Në kushtet dhe rrethanat që po mbretërojnë në vendin tonë, në kohën kur veprimet ekzekutive të Qeverisë dhe institucioneve janë tejet të brishta dhe shumë të varura nga UNMIK dhe EULEX-i, një staf i gazetarëve me mbështetje tejet të fuqishme të një segmenti ndërkombëtar, ka filluar të plasojë idenë se në Kosovë mungon shprehja e lirë dhe gazetarët qenkan të kërcënuar sidomos nga Qeveria. Ky soj gazetarësh, po bën përpjekje për t’i shantazhuar proceset politike, duke paraqitur krejt të zi realitetin në vend, duke mos kursyer fjalë e shprehje ndër më të pistat nga fjalori i begatshëm i rrugaçërisë, të drejtuara kundër Qeverisë, kundër Drenicës dhe kundër UÇK-së. Ankime, të shprehura përmes një gjuhe të tillë, të papërgjegjshme, u dëgjuan madje edhe në konferencën me gazetarë, që mbajti më 8 qershor, në Paris kryeministri, Hashim Thaçi. Ja deri ku ka arritur gazetaria e zezë, në mbrojtje të së cilës qëndrojnë klane të nëntokës mafioze të vendit, që bashkëpunojnë me klane të caktuar të UNMIK-ut dhe EULEX-it, sidomos në paraqitjen sa më të zezë të situatës së përgjithshme në Kosovë, e veçmas në Drenicë, (nga ku e ka prejardhjen kryeministri si dhe kryetari i Kuvendit), duke u bërë thirrje publike gazetarëve, që kur të shkojnë në Drenicë të marrin me vete armët, meqë me drenicasit nuk mund të flitet ndryshe, pos me tytën e armëve. Këso mesazhe shpërndahen në emisionin “Jeta në Kosovë”, të Jeta Xharrës, në emër të lirisë së fjalës.



    Dhe, në emër të lirisë të akceptuar sipas shijes të vet, kjo gazetare fyen dhe diskrediton bashkëbiseduesit, duke iu drejtuar me një arrogancë përbuzëse dhe duke i trajtuar si viktima, të cilat ajo i merr në pyetje. Mjerisht, shumë të intervistuar nga kjo gazetare, gjatë debateve tregohen tejet të matur, me faktin se e trajtojnë si femër të kompleksuar, por ka edhe të atillë që i përgjigjen me të njëjtin kut. Emisioneve të tilla iu mungon në radhë të parë serioziteti dhe gjuha e kulturuar e shprehjes, andaj edhe shumë zyrtarë nuk pranojnë një formë të tillë të komunikimit.



    Këta arrogantë dhe përbuzës të vlerave më të shenjta të kombit ankohen se po iu mohohet informimi i lirë dhe se qenkan të kërcënuar nga persona publikë dhe anonimë. Fjalën dhe mendimin e lirë i konceptojnë sipas kutit dhe kandarit të tyre, jashtë përcaktimit të njohur botërisht mbi lirinë e shprehjes, por edhe jashtë detyrave dhe obligimeve që duhet të ketë një gazetar serioz dhe profesionist në kuptimin e fjalës dhe jo vetëm i vetëdeklaruar si profesionist.



    Mungesën e dëshirës së një zyrtari për të dhënë intervistë, ose për të realizuar emision me një gazetar të caktuar, apo me stafin e një gazetareje, e konceptojnë si mungesë së fjalës së lirë dhe si injorim që po iu bëka gazetarëve të tillë. Ky është absurdi dhe mjerimi i këtyre gazetarëve, të cilët bezdisjen dhe hazdisjet e tyre pretendojnë t’ i realizojnë pa kurrë farë frenimi, qoftë duke përbuzur kombin dhe historinë e lavdishme çlirimtare, qoftë duke etiketuar dhe përfolur qeveritarët, qoftë duke inskenuar probleme atje ku nuk ka fare dhe duke heshtur mizorisht problemet kryesore, me të cilat po ballafaqohet Kosova, në procesin e vet historik drejt realizimit të synimeve për liri dhe bashkim kombëtar.



    Turri pa fre i lukunisë së gazetarëve të tillë, arrogantë, nuk i ndalon dot proceset historike nëpër të cilat po kalon vendi, por i dëmton në segmente të caktuara, meqë prapa këtij soji të gazetarëve qëndrojnë disa nga OJQ-të, të financuara nga agjenturat e huaja, të cilat kanë interesat e veta strategjike në Kosovë dhe të cilat nuk lënë gurë pa lëvizur në drejtim të paraqitjes sa më të zezë të gjendjes së përgjithshme, që mbretëron në vend, me qëllim për të arsyetuar orekset kolonialiste të Serbisë. Se kush fiton më së shumti nga këto paraqitje të liga, krejtësisht të inskenuara dhe jashtë realitetit, dihet mirëfilli, ashtu sikur dihet se nga cila klasë politike e kanë prejardhjen gazetarët e tillë.



    Mirëpo një gjë është fare e sigurt dhe nuk duhet harruar kurrë. Liria dhe pavarësia e Kosovës ka një çmim të pakrahasueshëm, të cilin e ka paguar tepër shtrenjtë ky popull, sidomos gjatë sundimit shekullor të Serbisë vrastare dhe okupatore në vendin tonë. Andaj, të gjithë ata individë apo klane të ndryshme me prejardhje mafioze, që pretendojnë ta shembin kështjellën madhështore, që është ngritur mbi gjakun e derdhur për liri, duhet ta kuptojnë mirë peshën e dëmit që mund t’i sjellin vendit. Të tillët asnjëherë nuk i kanë ndaluar proceset historike drejt lirisë, por jo vetëm një herë i kanë dëmtuar rëndë ato.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Lufta speciale kundër UCK-se


    Çfarë do të thoshte Adem Jashari?! Apo si do ti komentonte Zahir Pajaziti vrasjet “enigmatike” në Kosovë dhe çfarë porosie do të kishte për mikun e tij Hashim Thaqi, sot Kryeministër i Kosovës?! A do ti shpëtonin burgosjes këta te dy nge përgaditjete nerskamca qe kane bere aleatet e natyrshëm me Serbin qe jetojnë dhe frymojnë lirshëm ne Kosove Disa nga përgjigjet sot dhe menjëherë mund ti dinë vetëm Ram Mara, Veton Surroi, Baton Haxhiu, Gojart Kelmendi.Genc Kelmendi, Fadil Syleviqi, rrethi Dukagjinit muriqat,musajt e zemajte e strellcit...FARK-u, SIA-i ( sigurimi i atdheut) dhe UDB-a.
    Opinioni publik dhe Kosova, 11 vjet pas luftës, përveç vrasjeve dhe plagosjeve në prita, i janë nënshtruar një lufte të paskrupullt mediale kundër njerëzve më eminentë të UCK-se ushtarak që tash e 11 vjet po i prijnë Kosovës deri te pavarësia e vendit dhe tash ne ndërtimin e shtetit ligjor.
    Shpifjet e “Koha ditore” (alias Vreme) dhe të prodhimit ish-“Bota Sot” (sipas po të njëjtës gazetë serbe-greke) në kontekstin aktual vijnë tejet të natyrshme duke ditur biografitë e të gjithë atyre që qëndrojnë prapa këtyre gazetave dhe qe kan qendre ma heret si dhe financimet e donacionet e shoqatave greke, sllave e ruse, pa të cilat vështirë se do të mbijetonin edhe një muaj.
    Nëse merren parasysh edhe paratë e pista që ato sigurojnë përmes tregtisë së zezë e cila u ka siguruar profit marramendës sidomos pas luftës, komentet dhe marrja me “vezët e ziera” në SIA e te përpunuara me mjeshtri ne UDB.
    Patologjikisht shkruajnë dhe kështu haptas tregojnë se janë vetëm zagar te vullnetshëm te UDB-se që kanë bere një zhvillim te hovshëm ne regjimin e Titos, pastaj ne kohen e Milloshit veç u specializuan ne profesionist dhe nuk e fshehin se janë një mozaik tragjike dhe e keqe, ose janë nga sajuesit e web siteve që parapërgatitë atentate, plagosje , vrasje makabre dhe burgosje të të gjithë atyre që luftuan me vendosmëri kundër shkaut.
    Kjo luftë e ndytë që ka nisur shumë kohë më parë, e elementëve komuniste nga ish-LKJ marksistë-leninistë-titist-enverist-rugovist-millosheviq, mori jetën e Jusuf Gërvallës vetëm pse përpjekjet për krijimin e frontit të përbashkët kombëtar për lirinë e Kosovës nuk duronin kurrfarë ideologjie , pra as të ish-LKK-së dhe fililave të majta që kanë krijuar krijesën më “patriotike” - LDK-në e Ibrahim Rugoves që lirisht i takon epiteti “Cigani” (magjupi) nga buron edhe fjala serb, Bujar Bukoshi të varfër shume dje, sot goxha i “trashë” me ndërmarrje private ndërtimi e para të majme, të Eqrem Kryeziut shumë të përfolur edhe ne vet mesin e LDK-së për krime kundër luftarve te UCK-se dhe patriot shqiptarë dhe të shumë sish që, fatkeqësisht kanë mbetur pa asnjë karrige pushteti në Kosovën e cila dot nuk po ndalet në rrugën e ndërtimit te shtetit ligjor.

    Trekëndëshi Bukoshi-Eqrem-Surroi apo fataliteti i Kosovës
    Shqiptarëve të Kosovës, nuk do t’u kujtohet Eqrem Kryeziu më 1999 e pastaj si ndonjë engjëll përveç se djall duke formuar komisione për hetimin e luftëtareve te UCK me urdhër te Rugovës dhe ai komision nuk ishte tjetër pos një lufte speciale dhe montimin e rasteve te pa qena, vrasjen e ushtareve te UCK-se madje edhe te pjesëtareve te tyre pra te LDK-se qe ata mas miri e din pse i kanë bere ato vrasje. Pas dëshmisë së kryeinspektorit të sigurimit serb Stanishiq ne Hagë ku përmende emra te ndyrësirave qe edhe tash kanë guximit te flasin dhe te bëjnë lufte speciale kundër UCK-se .
    Çka i lidhë aq shumë këta “Tre musketarë” përveç ideologjisë majtiste e thellësisht internacionaliste?! Besnike e kësaj ideologjie vrastare në Ballkan dhe Evropë ka mbetur Serbia dhe disa ish shtete aleate të Rusisë. Ajo në Kosovë ka lënë zogjtë e saj të tipit të Surroi dhe prodhimin “Koha Ditore” (me politikën serbe) me dezinformata e luftë speciale të trashëguar nga miku i tij, kryeinspektorit serb Stanishiq, ndërkaq që logjistikë të përhershme ka produktet Surrosite “Koha ditore” dhe “KTV” si dhe zagrave te Bukoshit . Një aleancë tejet logjike që do t’ia kishte lakmi edhe konti Drakulla dhe errësira e Karpateve prej nga vijnë frymëzuesit dhe urdhënësit e krimeve të para dhe pas luftës së fundit në Kosovë.
    A do ta kafshojë Qeverinë Thaqi Veton Surroi, Bujar Bukoshi apo Eqrem Kryeziu apo të tre bashkë?!
    Pavarësisht se në Kosovën e lirë, që nga 1999, janë mbajtur shume zgjedhje, ku gjithnjë shumicë doli PDK, dhe të cilat nje pjese e tyre janë organizuar nga misioni i Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-ja, UNMIK-u kurse te këto te fundit nga vete ne shqiptaret ende heziton që ta njohë vullnetin politik të popullit shumicë.
    Pse ndodhë kjo? Sepse Beogradi sikur edhe disa shtete aleate e dijë se njerëzit qe e bene luftën e UCK-se janë figurat më nacionaliste e politikës shqiptare apo pse dëshirojnë ta plotësojnë edhe një standard të pa proklamuar që është dëshirë e Serbisë.
    Bukoshi po e han edhe Qeverinë e koalicionit PDK-LDK...”!
    Pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës e dijnë se Vetoni, por edhe Eqrem e Bukosh me asqerë, jo vetëm që mund ta rrjepin një derr, por ata mund ta hanë të tërin! A do të ngjyejë yndyrën pansllaviste edhe ndonjë tip pro-jugosllav dhe internacionalist, kjo nuk është bërë ende publike, përveç se në Graçanicë apo Beograd. Lufta për përdhosjen e vlerave te UCK-se të shqiptarëve shumicë të Kosovës po bëhet në të gjitha frontet, pa zgjedhur mjete as metoda. A do të hyjë duke u “gjithëpërfshirë” në lojë edhe komuniteti ndërkombëtar prezent në misionin e KB dhe EULEX-it kjo mbetet të shihet në ditët që pasojnë dhe sa më afër pranverës kur është thënë se do të fillojnë arrestimi i te korruptuarve te çfarëdo kohe prej pas lufte.
    A do ta kafshojë Qeverinë Thaqi Veton Surroi , Bujar Bukoshi, apo Eqrem Kryeziu apo të tre bashkë, kjo mbetet një dilemë vetëm për “elitën” pro serbe në Prishtinë!
    UDB-se dhe dosjet e zeza nuk u intereson shteti ligjor ne Kosovës
    Krrokatka e LDK-së për hulumtimin e krimeve të pas luftës po tregon se është vetëm një krijim i atmosferës për vrasjet që nuk po ndalen së fundi morën jetën edhe të ish ushtarit të UÇK-së, vëllait të ish Kryeministrit Ramush Haradinaj, 24 vjeçarit Enver Haradinaj.
    Nje pjes e LDK ende dhe kurr nuk ka kërkuar të zbulohen vrasësit e Enver Malokut, Afrim Maliqit, Hyzri Tallës, etj. Ata deri më sot nuk kanë kërkuar të zbulohen as vrasësit e Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt dhe shumë e shumë veprimtarëve të LDK-së dhe ushtarëve të UÇK-së. Por ati i kanë përmendë vetëm neper fushata zgjedhore, vetëm me një qellim te lige dhe te poshtër nllesojen e luftuese se UCK/se dhe paraqitja par publiku si viktimë dhe duke përdor strategjinë “vrajë natën e qaj ditën”
    PreK me Bukosh dhe Isa Mustafa apo krahu i LDK-se me Eqrem Faqeziun dhe Ora me Surroin, kurrë nuk kërkuan të zbulohen këto dhe krime tjera që nuk i përmendëm (dhe i dijnë vetëm ata që dhanë urdhër), sa ishte Qeveria e Bujar Bukoshit, ku morën pjesë edhe Isa Mustafa dhe FARK-ist tjerë.
    Thirrja e ish Kryeministrit Ramush Haradinaj nga Haga për t’i mbështetur institucionet e Kosovës, vjen më shumë se një klithmë e te shantazhurit drejtuar shqiptarëve në Kosovë. Ai e njeh veprimtarinë patriotike e çlirimtare të Thaçit, por ai është i shtyre dhe i shantazhuar prej FARK-istave, sepse dosjen per Hag ia kishin përgatite dhe kishe dy rruge. Me se mirë për ketë dine vllaui i Ramushit Dauti i cili hajger burg prej shpifjeve te liga kundër tij dhe UCK-se.
    Gjithçka që Beogradi ka publikuar kundër Ramush Haradinajt e kanë transmetuar Bota Sot, Koha ditore.
    FARK-istat dhe pamfleti i saj “Bota sot” si dhe “Ora” dhe “Koha ditore” e “KTV” bashkë me aleatin vlla “Lajm” kanë nisur fushatën më të egër tash duke shpresuar për ndonjë ndryshim të tipit të revolucionit socialist të vonuar, por pa e pasur idenë se Zgjedhjet dhe vota e lirë e qytetarëve shumicë të Kosovës i ka varrosur për të satën herë dhe për së gjalli këta tipa ambiciozë që nuk zgjedhin mjete as metoda për të rrënuar gjithçka pozitive në Kosovë.
    FARK-ist-Ora dhe Bukosh-Surroi-Eqrem iu gëzuan shumë shkuarjes së Ramush Haradinajt në Hagë dhe punuar natë e ditë që kjo të ndodhë. Si të sqarohet ndryshe që gjithçka që mediat e Beogradit e publikonin kundër Haradinjat, e transmetonin “Bota sot” dhe “Koha ditore”?! Këta matrapazë pastaj e qajtën me lot krokodili Ramush Haradinajn dhe për më tepër kërkuan nga institucionet e Kosovës dhe Qeveria që ti ndihmohet ish Kryeministrit. Këta tre “politikanë” e “patriotë” shkuan edhe më larg, e vizituan familjen e Ramushit edhe në Glloxhan.
    Mirëpo kjo nuk habitë sepse akte të tilla ata janë mësuar të bëjnë edhe kur e tradhtonin Ahmet Krasniqin që pas vrasjes ta shndërronin në gjeneral dhe legjendë të gjallë. Ndërkaq që Veton Surroi, i fshehur gjatë gjithë luftës në Kosovë nuk dihet nga kush, pa dhënë kurrfarë sqarimi për “shpëtimin e tij hyjnor”, iu qas luftës politike e mediale për fronin që vështirë se do ta mbërrijë ndonjëherë, pa treguar pse pasuria e tij vlenë aq shumë miliona euro dhe nga i ka “siguruar” ato para të majme, pak nga të cilat i kërkuan edhe disa sish që votuan për të dhe piunët e tij. Vetoni dhe Bukoshi, duke luajtur rolin e strucit dhe duke aktruar “ndarjen” fizike, kurr nuk rastisën të tregojnë edhe më thellë lidhjet me Stanishiqin dhe Beogradin, që së paku populli i Kosovës të mos damkoset se është “shovinist”, etj.
    Pyetje papërgjigje mbeten edhe më. Besoj se Bukoshi, Vetoni edhe njëfarë Eqrem Kryeziu do të dijnë të tregojnë se si i kan krijue skenaret me Adem Salihajn dhe per skenarte e plagosjes ish- Ministrin Agim Veliun dhe sa e sa vrasje e plagosje që i përjetuan veprimtarët e LDK-së. Per keta skenar ka edhe mra qe lidhe me emrat e larte përmendur dhe se shpejti do te ndriçohen, me nje turp te madhe bile per keta UDB-se qe po e plagosin vazhdimisht Kosoven ne rrugen e saj te shte formimit.
    Gazetarucët pionierë të UDB-se
    Do të befasohemi edhe po qe se keta mund të jen një nga sajuesit e web faqes të të ashtuquajturës “Sigurimi i atdheut”, meqë shumica e vrasjeve enigmatike para dhe pas luftës, gjithmonë janë kryer para dhe pas krijimit të atmsoferës si kjo tash. Por nuk mund të jetë befasi shpërthimi në lokalet e partisë “Ora” që ka mbledhur nostalgjikët e komunizmit dhe të “vllazrim bashkimit” i cili u sajua mu në ditën kur u varros Enver Haradinaj. Gjurmët e krimit dhe rrjetit mafioz politik nuk mund të mbulohen ndryshe, përveç me improvizime të tilla të mësuara nga KGB-ja ruse ose UDB-a jugosllave.

    Kosovelli

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •