Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 14-03-2010 më 07:01
Jeta Xharra kercenohet
Gazetarja hulumtuese dhe udheheqesja e nje emisioni mjaft te popullarizuar dhe kontravers ne Kosove "Jeta ne Kosove",Jeta Xharra si pjese e Rrjetit Ballkanik te Raportimeve dhe Investigimeve BIRN,pat nisur nje emision mbi raportimet lidhur me disa shkrime qe lidheshin me disa krime te bera nga ish-ushtaret e UCK-se.
Menjehere pas publikimit te raportit tone nga BIRN gazetat pro qeveritare ne Kosove menjehere e sulmuan Jeta Xharren,ku me komentete e tyre ishin shume te ashpra dhe thirrnin edhe per dhune.Njera nder keto gazeta "infopress",nje gazete qe ka mbeshtetjen dhe ndihmen e plote nga qeverija e krahasoj gazetaren me spiunet serb dhe krahasoj punen e saj me propagande fashiste.Menjehere pas ketij komenti te kesaj gazete pasuan telefonatat me kercenime jete per gazetaren Jeta Xharra.
Ndersa Jeta Xharra thote,Ne vendet post konfliktuoze siq eshte Kosova,plaget jane ende te hapura,dhe te krahasosh diqka me ate qe ka bere Millosheviqi eshte fyerje dhe ndoshta mund te jete edhe kercenim per jete,thote ajo per BIRN.
As kryeministri Thaqi e as presidenti Sejdiu nuk reaguan ndaj ketij rasti kunder gazetares,vetem heshten.
Gazetari Joel Simon i cili eshte ne krye te Komitetit per mbrojtjen e gazetareve i shkroi nje leter kryeministrit Thaqi lidhur me kete rast.Ne ate leter ai shkroi:
"Kercenimet me jete qe i jane bere gazetares Jeta Xharra dhe grupit te saj te gazetareve jane te demshme dhe vejne demokracine e Kosoves ne rrezik.Lirija e shtypit ne Kosove dhe gazetaria duhet te mbrohet ne menyre fundamentale,ne menyre qe te keni nje vend me shoqeri te lire dhe demokratike.Ne kerkojme menjehere nga ju dhe qeverija juaj qe ta denoni rastin dhe te nderrmerrni masa ndaj atyre qe kercenuan si dhe te siguroni jeten dhe punen e lire te Jeta Xharra dhe ekipit te saj".
Edhe organizatat tjera joqeveritare e denuan kete rast mirepo udheheqesia dhe qeveritaret nuk iu pergjigjen ketyre thirrjeve,poashtu refuzuan te inicojne nje hetim lidhur me kercenimin me jete qe i eshte bere Jeta Xharres dhe grupit te saj.
Burimet tregojne se misioni i bashkimit Evropian ne Kosove EULEX,pat nisur nje kerkese formale lidhur me kete rast.Mirepo gjygjtaret e EULEX-it ende jane ne dyshime se a eshte ne gjendje Eulex-i te sfidoje shefat politik te tanishem ne Kosove poqese hetimet lidhur me kete rast qojne ne drejtim te tyre.
“Reporterët pa Kufij”
Organizata “Reporterët pa Kufij” i ka dënuar tri raste të kërcënimeve kundër gazetarëve që janë raportuar në Kosovë, gjatë muajit të kaluar.
Në raportin e publikuar në internet, organizata thotë se në Kosovë ka një valë kërcënimesh kundër shtypit.
“Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve. U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes misionit të EULEX-it menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë”, thekson Reporters Sans Frontieres (RSF).
Në raport, mes tjerash, përmendet rasti i kërcënimit të gazetarit i “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi, i cili shkroi një shkrim rreth grindjeve të brendshme dhe ndarjeve që rezultuan nga vendimet e kohës së fundit nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe sistemi gjyqësor, e në veçanti, amnistia presidenciale në dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Përfitues ishte Alban Geci, i biri i Sabit Gecit, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe vëllai i tij Kushtrimi, të cilët ishin akuzuar më 22 qershor nga prokurori publik i Prishtinës për pjesëmarrje indirekte në një sulm në shtëpinë e kryeministrit Hashim Thaçi.
Ditën kur u publikua lajmi, Sabit Geci i telefonoi Kajtazit dhe e kërcënoi atë me masa ndëshkimore nëse nuk do t’i japë fund “fushatës së tij njollosëse”. Me pajtimin e redaktorëve të gazetës, Kajtazi i tha Gecit disa herë se gazeta ishte e gatshme ta publikojë reagimin e tij, por ai nuk pranoi.
“Ai më tha se do t’i zgjidhë problemet e tij pa shkuar në gjykata dhe më kërkoi të bëja një apologji publike për dëmin që ia kam bërë familjes së tij”, tha Kajtazi. Geci e kishte kërcënuar edhe në prillin e vitit 2009 Kajtazin.
Kur gazeta në fjalë kontaktoi Gecin për t’i shprehur habinë e tyre rreth kërcënimeve të tija, ai u përgjigj: “Unë nuk kërcënoj. Unë veproj”.
Pre e kërcënimeve, sipas RSF-së, ka qenë edhe gazetari Musa Sabedini nga e përditshmja “Lajm”, korrespodent i Gjilanit, kur ai pranoi disa telefonata anonime që e kërcënonin atë përreth një shkrimi që e kishte shkruar për vrasjen e një 16-vjeçari në Gjilan. Ai paraqiti një ankesë, por policia nuk ka mundur ta identifikojë burimin e kërcënimeve.
“Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe sistemi i drejtësisë refuzojnë të veprojnë mbi ankesat e gazetarëve rreth kërcënimeve”.
Reporterët pa Kufij, në mesin e kërcënimeve që janë bërë gjatë muajit të kaluar ndaj gazetarëve të medieve të shkruara në Kosovës, kanë përmendur edhe rastin e drejtorit të përgjithshëm të PTK-së, Shyqri Haxha, ndaj dy gazetarëve të gazetës Zëri.
Menaxhmenti i kompanisë shtetërore të telekomunikacionit, Telekomi i Kosovës, ka kërcënuar me ndjekje penale gazetarët e të përditshmes “Zëri”, Arbana Xharra dhe Lavdim Hamidi, në fund të muajit janar pasi ata shkruan një shkrim investigativ për menaxhimin e drejtorit të përgjithshëm të PTK-së, Shyqyri Haxha.
Që nga atëherë, kompania ka refuzuar të jap intervista apo të japë përgjigje për pyetjet e gazetës Zëri. Kompania më e madhe shtetërore e Kosovës, Telekomi i Kosovës, asnjëherë nuk i ka vlerësuar hetimet e thella dhe përpjekjet mediale për hetim në aktivitetet e saja zakonisht kanë pasur pak sukses.
“Është për t'u habitur se si një kompani publike refuzon të jap përgjigje rreth shfrytëzimit të aseteve të saj”, thotë RSF.
“Gazetarët kanë një detyrë për të hetuar përvetësime të mundshme përbrenda një korporate të madhe kombëtare. Nëse Qeveria e Kosovës vërtet dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të siguroj respekt për të drejtën e medieve për të hetuar të gjitha fushat e ekonomisë, posaçërisht kompanitë publike që kontrollohen dhe menaxhohen nga shteti”, thekson organizata prestigjioze për mbrojtjen e lirisë së shtypit."
polpotistet po nuk u cua populli tu a tregoje vendin mund ta cojne kosoven perseri ne gojen e serbise..
ata skan ideale por vetem ethen e tmerrshme te fshehjes se krimit..
per hir te kesaj ata jo nji po 700 kosova jan gati ti sakrifikojne per guzicat e nji falange.. qe tashme dihet se kush jane..
..
Raporti i fundit,mbi te drejtat e njeriut per Ballkan i paraqitur në Uashington më 11 mars nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton
Pjese e shkeputur nga ai raport lidhur me Kosoven
Në Kosovë, qeveria, me ndihmën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të EULEX-it, u përpoqën te inicojne dhe te vejne para drejtesise disa nga autorët e krimeve të luftës nga konflikti 1998-99. Megjithatë, rastet mbetën të pazgjidhura.
Frikësimi i gazetarëve nga zyrtarët publikë, politikanët, dhe biznesmenet është vërejtur si një problem në Kosovë.
"Gazetarët raportuan presion nga politikanët dhe ndaj raportimit per krimin e organizuar të cilat shpesh kanë rezultuar në forma të tërthorta të censurimit. Disa gazetarë jane përmbajtur nga raportimi hetues kritik i tyre për shkak të frikës për sigurinë e tyre personale. "
qe de komandantat e krimit veq me kercenime!!
sabit geci apo sabit udebash hajni ka orkestruar sdhune dhe vrasje!!
sabit sheremet geci eshte fajtor per ma shum se 30 vrasje!!
te gjitha vrasjet ka pohue i ka ba me urdher te azm syles dhe hashim thacit!!
ky ka qen njeri numer 1 i Ilijes komandantit serb ne skenderaj!!
ka qen i paguar edhe per vrasjen e adem jasharit nga serbia!!
gje qe ja arriti qellimit!!
Hapsi i kesaj teme, "Ti je budall" "ti je i smuar duheshe te kontrollohesh ne Ambullanc"
Po si eshte e mundure qe te hapet nje teme shume e rrezikshme, per kombin shqiptar ne pergjethsi, serbet jane mjeshter te inskenimeve, dhe politikes, ku ishin serbet meniher pase luftes qe nuk u moren me keto akuza ndaje UCK-se[apo ndaje shqiptarve] Ai lavirja Del Ponte- qe botoj ate librin e vet, sa per fitime personale, futi edhe UCK- kishe ka vra serb ne ate pjese te shqipris, e tani serbet u versulen, si qenet e plagosur, dhe me akuza te nje pasnjenshme duke i paguar edhe shume gazetar si te mbrenshem ashtu edhe te jashtem, por edhe shqiptar, qe te shkruaj diqka per kete fenomen te pa qen, kunder UCKse[dhe popullit shqiptar,]serbet po mundohen qe mes kesaj 'akuze' te pa qen, te ja hupin vleren luftes clirimtare te kosoves, dhe ne gjygjin e hages te mbrohen gjeja se shqiptaret kan ba masakrra ne popullaten civile serbe, keshtu qe sa ma shume ti largpjn shtetet qe mose te na njofin pavarsin! O nuk i ngjifni ju serbet jo!
Ne shqiptaret munde te paraqitemi si te bute dhe ti mbrojm drejtat e pakiqes serbe ne Republiken e Kosove, atje ku na ipet mundesia ne forume nderkombetare, por kurrse si jo ne kete menyre se si po dojn disa gazetare apo edhe disa forumista ne kete rubrik, gjeja se UCK-ja[shqiptaret] ane be masakrra ne kampet e Burrelit, qka eshte me e keqja kishe edhe organet ju kane marre, dhe i kane shite, ketu na paraqesin ne shqiptaret si "BARBARE" kur vete serbet jane BARBARE me vrasje dhe marakrrime te shqiptarve edhe femijun nje muaj!
Ne duhet te hapim tem sa ma shume per masakrrat serbe ndaje shqiptarve, e kurre se se jo tema, qak shkruaj gazetaret serb ne dem te shqiptarve!
Nje gje duhet sqaruar.Qellimi i ketyre gazetareve e posaqerisht i Jeta Xharres nuk eshte denigrimi i Luftes Clirimtare ne Kosove.
Qellimi i saj dhe posaqerisht i gazetarit amerikan Michael Montgomery ishte ose eshte ndarja e "shapit nga sheqeri".Nuk mund dikush te identifikohet me luften clirimtare te Kosoves nese asgje ska bere,por vetem e ka shfrytezuar luften per qellime te veta kriminale.
Nuk identifikohet lufta e UCK-se me disa njerez qe vetem vjedhjet i kishin ne mendje,nuk mund te identifikohet lufta e UCK-se me djaloshin 17 vjeqar diku nga rrethina e Gjilanit i cili dhunoi plaken 70 vjeqare serbe pas 12 qershorit dhe u denua me 15 vjet burg pas lufte.
Lufta e UCK-se duhet pastruar njehere e pergjithmone nga keta qe flliqen kete Lufte te Shenjte.
Shqiptaret qe luftuan taman nuk kane pasur idene te bejne diqka kriminale perveq ndjekjes se shkaut nga Kosova.Ata te cilet e shfrytezuan luften per qellimet e veta nuk mund te quhen clirimtar poashtu nuk mund te thirren ne emer te UCK-se.Luftetaret trima te UCK-se nuk kane menduar diqka tjeter perveq qellimit te clirimit te Kosoves nga Serbia dhe poashtu mbrojtjen e popullit te saj.
Nja dy fjale per Michael Montgomeryn i cili edhe raportoi per keto te cilat po behet fjale.Ky gazetar pothuajse tere ngjarjet ne luften e Kosoves i ka mbuluar me raportime korrekte.Te ju permendi nje rast.Gazetari kishte pasur disa miq dhe ende i ka qe ishin ne radhet e UCK-se.Nder ta ishin edhe tre vellezer ku 2 nga keta ishin pjestare te Uck-se.Njeri nder vellezerit ishte vrare nga serbet,ndersa vellau tjeter qe ishte ne UCK u betua se do te marre hakun per vellaun e tij ,dhe me te vertete e mori.Vrau dy paramilitar serb dhe ju hoqi kokat atyre,dhe ato dy koka i mori dhe ia qoj vellaut te vrare tek varri i tij dhe tha"Ja vella ,ta mora hakun dhe ta nxorra xhakun".Edhe ky me vone vritet nga serbet dhe tash jeton vetem vellau i trete.
Poashtu ky gazetar raportonte edhe per shqiptaret qe u vrane dhe eshtrat e tyre u zhduken nga serbet neper varreza masive.
Edhe Jeta Xharra ka qene pjese e BBC kur ka ndodh lufta ne Kosove,dhe ka ndihmuar ne raportimet e saj per ngjarjet ne lufte.
Jeta xharra mundohet lishe po zbuloje diqka , kishe po them diqka kishe po kallcoj diqka, vetem e vetem se paguhet nga nderkombetare, po nje eshte e sigurt, se Jeta Xharra, shumicen e intervistave, dhe shumicen e "zbulimeve" ne kosove dhe rrethe Kosoves dhe shqiptaris i ben ne dem te shqiptarve dhe shtetit te ri te Kosoves!
Vetem nje thanje e sajn ne nje interviste me nje shoqate Amerikane[me nje amerikan]
Ati i tha se: ne shqiptaret e Kosoves jemi mysliman dhe nuk ju dojme juve amerikanve, por pasi na keni ndihmuar per clirim po e mbyllim gojen!!!
Qka shefe ti ne kete intervist te mire per ne shqiptart apo per Kosoven!une kesaj Jeta Xhara ja kiha ndalue qe te meret me politik te jashtme, vetem e kisha lejue pake a shume te merret me komunat-nuk eshte pjese e keqe ajo rrethe komunave!
O fatlum djali ku qendron qellimi i kesaj teme??
Kerkon qe te ta ledhatoj koken jeremiqi me tadiqin apo kerkon qe te te permend Karla del ponte ne librin e tij te fundit, ku zvicra kerkoi te mos e bente promovimin e ketij libri ne shtetin zvicrran.
Aman keni kujdes, sepse ate pune qe serbet po investojn me miliona euro per ta njollosur identitetin e UCKs, ju po e beni pa asnje cent.
Keni kujdes cfar beni.
Moderatoret kete turp ta zhdukin nga ky forum sepse eshte skandal te gjendet nje material i tille ne foruminshqiptar.
Ps: te gjithe ata qe e lexojn kete tem, ta raportojn si mesazh i pahijshem kete teme.
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Krijoni Kontakt