Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    BFI kërkon kthimin e tokës së xhamisë Burmali



    Bashkësia Fetare Islame sot ka kërkuar nga Qeveria që t’ia kthej tokën ku më parë ka ekzistuar xhamia Burmali, maqedonasit kërkojnë edhe një kishë në tokën e xhamisë.

    "Qeveria duhet të verpoj ngjajshëm sikur me rastin e Kishës Ortodokse Maqedonase", tha kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi duke theksuar se institucioni që ai udhëheq do të respektojë dhe punojë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë.

    “Ai arshin që u aplikua rreth fatit të kishës, mbretit Konstantini dhe Elena që përfundoi me ndarjen e lokacionit të Kishës Ortokokse Maqedonase do të thotë dhe ne tash si BFI nuk kërkojmë për matje arshina tjerë, po e pranojmë të njejtin prandaj kërkesa jonë do të jetë që procedura paraprake të realizohet kjo sa më shpejt do të thotë të kemi një status, ashtu siç e ka KOM-i, po atë status duhet të na e ofrojnë neve si BFI”, deklaroi Sulejman Rexhepi – kryetar i BFI-së.

    Kryetari i BFI-së, Rexhepi gjithashtu ka kërkuar që kryeministri Nikolla Gruevski të organizojë takim të liderëve partiak në vend sepse kjo është e vetmja mënyrë sipas Rexhepit që Maqedonia ti shmanget përshkallëzimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare.

    “Ne do të kërkojmë nga kryeministri të konvokon takim të liderve politik ku duhen të jenë të gjithë faktorët politik relevant të vendit prezent, ndër të tjera për herë të parë ndoshta për të mirën e këtij shteti dhe në atë takim mendoj se të gjithë së bashku do të vendosim për fatin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërkonfesionale”, shtoi Rexhepi.

    I pyetur se kur mund të pritet falja e namazit të xhumasë në vendin ku ka ekzistuar xhamia Burmali, kryetari i BFI-së tha se ende herët për një veprim të tillë. Rexhepi tha se nëse autoritetet vlerësojnë se është tepër herët të ndërtohet kishë dhe xhami në shesh, BFI-ja do ta respektojë këtë vendim. /alsat-m/

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Kërkojnë kishën e dytë në sheshin e Shkupit

    Forumi joqeveritar “Denica” dje kërkoi nga kryetari i komunës Qendër, Vladimir Todoroviç ndërtimin e kishës së dytë me emrin “Shën Nikolla”. Sipas tyre, kjo kishë duhet të ndërtohet në lokacionin e Burmali Xhamisë apo ish-shtëpinë e oficerëve.

    “Kërkojmë nga kryetari i komunës dhe këshilltarët që të heqin dorë nga ai lokacion ku tani është paraparë ndërtimi i një hoteli dhe rezidence të qytetit, të ndërtohet edhe një kishë tjetër”, ka theksuar Milan Zafirovski nga “Denica”, duke shtuar se një kishë e tillë ka qenë e pranishme aty para pesë shekujve. Kjo shoqatë joqeveritare ka bërë provokime fetare, meqë sipas drejtuesve të saj kjo tokë i ka takuar krishterëve dhe se shumica e popullatës së kësaj komune është tani krishtere. OJQ “Denica” e hulumtuar nga disa media ka dalë se nuk është e regjistruar në regjistrin e shoqatave joqeveritare, mirëpo drejtuesit e saj kanë bërë të ditur se janë të evidentuar si forum joqeveritar. (INA)

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Eh tash pyetje jeme per ju osht shum e thjesht, çka hamamin tem lyp Kisha e dytë (ku as e para ska lyp sen) ne vendin ku osht kan Xhamia Burmali?
    Për ata Shqiptar që thojshin se mos lejimi i Xhamisë nuk osht provokim, a po e shihni se si po provokohen Shqiptarët duke u ndërtuar Kisha Ortodokse (ku do të pagëzohen ata që masakrojnë Shqiptarët) dhe duke u shuajt objektet kulturore Shqiptare si shtepia e Nënë Terezes dhe Xhamia Burmali, që shumë thjesht dy me dy, dy Kisha Ortodokse, dy rrënime të objekteve Shqiptare mos të hyjmë ma thellë se gjejmë edhe ma shumë

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    o vllazen, maqedonasit po kerkojn lufte e jo kisha !

    Habitem se si nuk reagojn dy qeverit shqiptare nga kosova dhe shqiperia !

    Ku mbeti solidarizimi ???????? Mjaft me me katedrale ne kryeqytete shqiptare ! Na ngulfaten perbes, sa ne tiran e sa ne prishtin, tash edhe ne Shkup mbi themele te xhamis !

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar më parë nga r'posa Lexo Postimin
    o vllazen, maqedonasit po kerkojn lufte e jo kisha !

    Nuk po i kuptoj se ku duan te dalin me keto veprime, por nese ata vertet po kerkojne luften, ateher duhet t'ua dhurojme. Pse jo, me keq s'behet.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Abdulrrahmani
    Anëtarësuar
    15-08-2009
    Postime
    129
    Citim Postuar më parë nga uvejsa Lexo Postimin
    Nuk po i kuptoj se ku duan te dalin me keto veprime, por nese ata vertet po kerkojne luften, ateher duhet t'ua dhurojme. Pse jo, me keq s'behet.
    qellimi i tyre nuk eshte lufte se jane nje popull prej 1 milionesh, dhe i thyen hundet njehere. Lavdi ndaj shehideve dhe luftetareve si Mullah Hasipi.

    Maqedonasit e shfrytezojne dobesine e partive politike shqiptare dhe popullates lokale ne shkup, qe nuk organizohen politikisht ne parlamant dhe ne istitutet shteterore, por edhe per organizimin e protestave masovike popullore....

    mungojne keto aktivitete te lartpermendura...

    duhet populli te cohet ne kembe dhe te ben proteste.... te gjith edhe shqiptaret edhe turqit dhe grupacionet e tjera etnike muslimane. Te behen gjithashtu protesta ne selit e partive politike shqipatare qe ato te zgjohen prej gjumit...

    inshallah dalim ngadhnjimtare.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    ne fakt partite tona ne maqedoni jane parti komuniste, po qe se ben nje analize te shkureter dhe shiqon se kush jane ne postet e partive shqiptare ndash pozite e ndash opozite, jane njerez qe e kaluara e tyre eshte e prishte dhe e pa moralshme, bejme perjashtim disa njerez ,por kryekeput partite tona jane vetem kukulla ku ne parlament flasin dicka tjeter e ne jeten e perditshme punojne ndryshe.

    punet nuk jane hic me mire edhe ne BFI duke filluar prej reisit e deri tek imamet ku eshte edhe niveli i fundit institucional punet jane katastrofe, njerez te jkoruptuar dhe pa moral, cdo te premte mbajne ligjerata dhe keshillojne xhematin se si duhet te jete nje musliman e vete nuk punojne sipas atyre keshillave qe japin ne xhuma . kjo eshte nje dem i madh per popullaten ,sepse populli eshte ai qe e paguan kete kosto.

    e vetmja menyre per ta zhdukur kete eshte qe populli te injoroje partite tona politike dhe BFI ne zgjedhje

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •