
Postuar më parë nga
Stefan07
Miratohet rezoluta në konferencën Islamike per Kosoven
Zëvendëskryeministri i Kosovës Lutfi Haziri ka mirëpritur rezolutën pro pavarësisë së Kosovës të miratuar në Konferencën Islamike që u mbajtë ditë më parë në në kryeqytetin pakistanez Islamabad. Haziri më këtë rast tha se është shumë e rëndësishme që vend
18.05.2007 11:25
“ Në konferencën e Islamabadit, 57 shtete e kanë mbështetur unanimisht deklaratën për pavarësinë e Kosovës sipas propozimit të Ahtisarit”, tha sot zëvendëskryeministri Lutfi Haziri. Ai shtoi se në një nen të veçantë të rezolutës finale kërkohet nga Kombet e Bashkuara të procedojnë në zgjidhjen e procesit të statusit. “Është me rëndësi, tha Haziri, që vendet e ashtuquajtura të botës së tretë e në veçanti Indonezia të jenë pro-pavarësisë”. Kjo do të thotë, shtoi ai, se lëvizjet pozitive do të vazhdojnë në përgjithësi. Zëvendëskryeministri Haziri me këtë rast tha se miratimi I kësaj rezolute nga vendet anëtare të Ligës arabe është shumë e rëndësishme për lëvizjet pozitive, lidhur me statusin e Kosovës.
Haziri tha se pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë nuk ka qenë e kushtëzuar sepse Qeveria e Kosovës ka punuar gjatë përgatitjes së Konferencës .
Rezoluta është hartuar nga Shqipëria që është anëtare Konferencës Islamike që nga viti 1992 .
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,
Lus Allahun xh.sh. qe Kosova te mos bije nenpredhen e arabeve,ashtu si ra Bosna
Krijoni Kontakt