Close
Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 207
  1. #81
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Jam homoseksual
    E henë, 15 Mars 2010 11:34
    nga Fatos Lubonja

    Është e dyta herë që se në qytetin e Lezhës një grup jo i vogël personash, kryesisht të rinj, por jo vetëm, - sipas disa mediave deri në 400 vetë, -demostrojnë kundër një personi të vetëm, Klodit, i cili në emisionin Big Brother të Top Channel paska guxuar të deklarojë se është homoseksual. "Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe kombin shqiptar", "Lezha nuk e meriton njollën e homoseksualitetit", "Klodi nuk është lezhjan", " Klodi nuk duhet të shkelë më në Lezhë dhe as në Shqipëri, por andej nga e ka marrë këtë eksperiencë, në Itali, sepse nuk duam që ky fenomen të ndikojë tek fëmijët tanë" - janë disa nga deklaratat që lëshojnë, si pa të keq, nëpër media. (Shekulli 12 mars 2010).

    Kërkojnë pra që Klodi të zhduket jo vetëm nga skena e televizionit, por edhe nga qyteti i Lezhës dhe Shqipëria dhe s'do të rreshtin së protestuari derisa ta arrrijnë këtë.

    Duken të sigurt, pa pikën e dyshimit se mund të jenë duke bërë ndonjë punë të keqe. Pamjet dhe fotot e tyre të kujtojnë ngazëllimin e fanatikëve në Mesjetë që galdonin duke parë të digjeshin në turrën e druve heretikët. Mund t'i përfytyrosh me lehtësi se do të shkonin me krenari të shtonin ndonjë dorë lëndë që flaka të bëhej edhe më tmerronjëse nën këmbët e një homoseksuali të djegur nën turrën e druve.

    Në vështrimin e parë mund të të kapë inati dhe ndjenja e përçmimit ndaj tyre, duke parë se me çfarë paturpësie, arrogance dhe lehtësie nxitojnë t'ia bëjnë ferrr jetën një njeriu që s'u ka bërë asgjë përveçse ka guxuar të deklarojë prirjen e tij seksuale. Por problemi nuk janë ata. Problemi është se këtyre të rinjve dhe jo vetëm as nuk u shkon ndërmend se janë pamja e mjerimit të shoqërisë shqiptare të shekullit XXI. Problemi i vërtetë është bash ky mjerim dhe pavetëdija për të. Ata njerëz, me ragimin e tyre, tregojnë se sa e izoluar nga bota e qytetëruar ka mbetur Shqipëria, se çfarë niveli edukimi kanë të rinjtë tanë, e jo vetëm, por edhe se çfarë pune është bërë nga të rriturit, për të futur në këtë shoqërinë tonë kulturën e respektimit të të drejtave të njeriut njëzet vjet pas daljes nga regjimi i dhunimit "par exellence" të këtyre të drejtave. Nuk e di nëse i ka instrumentalizuar kush këta protestues - jam i sigurt që dikush qëndron prapa tyre - por, ashtu siç e ka provuar tashmë historia e çdo diskriminimi, sjellja e tyre e dhunshme është gjithashtu shenjë se këta njerëz jetojnë në një shoqëri me frustracione të thella. Zgjedhja e një viktime për ta dhunuar kësisoj është shenjë e dhunës, brutalitetit dhe injorancës që ushtrohet mbi ta. Dikush ka ngritur me të drejtë pyetjen: pse këta bandillë nuk protestojnë për varfërinë që po i mbyt, pse nuk protestojnë për shkatërrimin ekologjik që po i bëhet rrethit të tyre e me rradhë. Po pikërisht pse nuk protestojnë dot për këto, ngase nuk dinë dhe nuk mundin, protestojnë kundër homoseksualit Klodi.

    Shkaqet e kësaj homofobia janë deri diku të kuptueshme po të kemi parasysh se vijmë nga një regjim totalitar që i mbajti shqiptarët për gjysëm shekulli të izoluar nga çdo gjë që ishte e ndryshme nga modelet që predikonte ideologjia nacional - komuniste e Enver Hoxhës madje që erdhi duke u barbarizuar nga dekada në dekadë. Të gjithë e kujtojmë se si na është kallur në ndërgjegje homofobia në atë kohë edhe nëpërmjet kulturës e vetë gjuhës edhe nëpërmjet faktit se dënohej me burgim të rëndë. Dihet po ashtu se homofobia ka rrënjë edhe më të thella sesa komunizmi. Por jam i bindur se edhe para diktaturës edhe në kohën e diktaturës shqiptarët do të tregoheshin shumë më të kujdesëshëm në manifestimin e ndjenjave të tilla kaq linçuese ndaj një homoseksuali. Kjo që pamë në Lezhë është diçka që flet për një barbarizim dhe analfabetizim dramatik të shoqërisë. Të duket sikur në Lezhë të mos ketë më shkolla e mësues, as shoqëri civile as kisha e xhamia e priftërinj e hoxhallarë dhe as politikanë. Ose që këta janë në një nivel të mjeruar. Prandaj gjykoj se edhe nëse është e kuptueshme kjo sjellje, kur ke parasysh të kaluarën, ajo është skandaloze po të kesh parasysh se tash njëzet vjet aspirojmë të bëhemi pjesë e një bote ku sjellje të tilla ndaj një individi homoseksual as nuk imagjinohet se mund të kryhen edhe nga grupet më fashistoide.

    Gjykoj se sjellja e këtyre të rinjve dhe parrullat e tyre publike ndaj Klodit dhe familjes së tij janë akte linçimi, ndaj të cilit duhet të reagojë jo vetëm moralisht shoqëria, por edhe ligjërisht shteti i së drejtës. Ato janë shkelje e parimeve bazë kushtetues, të të drejtave të njeriut.

    Personalisht nuk kam ndonjë ndjeshmëri ndaj atij që quhet "imazh" apo "përmirësim i imazhit të Shqipërisë" pasi jam kundër kulturës së aparencës që është aq e përhapur në shoqërinë tonë, ku njerëzit ndryshe shfaqen me të huajt e ndryshe me njëri tjetrin, por në këtë rast është mirë që elita shqiptare, ajo politike kryesisht, që flet aq shumë për hyrjen në Evropë, për rezultatet që ka arritur në procesin e integrimit, të reagojë ndaj demostrimesh të tilla që e dëmtojnë imazhin e Shqipërinë ndoshta edhe më shumë se sa dhuna e konflktaliteti politik apo mungesa e drejtësisë. Ajo që po ndodh në Lezhë tregon se nuk mjafton të bësh një ligj për heqjen e dënimit të hmoseksualitetit apo që lejon martesat e homoseksualëve për t'u bërë pjesë e familjes evropiane të shekullit XXI. Për këtë duhet investim në shkollim e edukim, për t'i nxjerrë njerëzit nga injoranca dhe mjerimi shpirtëror dhe kulturor ku janë zhytur. Në këtë kontekst organizatorët e protestave në Lezhë, që kujtojnë se po mbrojnë nderin e qytetit e të Shqiprisë duhet të ndërgjegjësohen se i kanë dhënë qytetit të tyre imazhin e një qyteti barbarësh e injorantësh ku nesër e mbrapa do t'i zërë frika të shkelin edhe shqiptarët e qytetëruar e jo më evropianët. "Lezhë , I will never visit again! A German tourist in Albania from Munich. Shame on you" (Lezhë nuk do të të vizitoj kurrë më. Një turist gjerman në Shqipëri. Turp të keni!) Ky ishte një nga shënimet që gjeta në internet si koment të lajmit mbi protestat në Lezhë.

    Prandaj gjykoj se gjithkujt që kërkon të mbrojë ato vlera të cilat na u dhunuan aq egërsisht në diktuaturë, siç janë liria për të qenë vetja jonë, për të shprehur mendimin ndryshme duhet t'i dalë në mbrojtje Klodit. Gjithkush duhet të thotë me zë të lartë "jam homoseksual" për t'i bërë ballë kësaj vale barbare sa nuk është vonë. Dhe, kush mendon se kjo barabari kërcënon vetëm homoseksualët, me të cilët ai s'ka të bëjë, gabohet shumë. Ajo është një kërcënim për lirinë e kujtdo.

    Nga Fatos Lubonja

  2. #82
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    LEZHE-Pas protestave të vazhdueshme dhe presionit të qytetarëve të Lezhës që prej ditës kur djali i tyre Klodi deklaroi hapur në një show televiziv prirjet e tij seksuale, familja Cela është detyruar të largohet nga qyteti. Nëna dhe motra e Klodit, mësohet se janë larguar nga ky qytet pas presioneve të shumta dhe protestave që u bënë kundër tij, pasi sic janë shprehur qëndrimi në Lezhë mes presioneve ka qenë i pamundur.

    Ndërkohë pritet që nesër ambasadortët Withers dhe Borchard, të mbërrijnë në Lezhë ku do të flasin për cështjen në një takim të organizuar në bibliotken e këtij qyteti. Ambasadori amerikan Xhon Withers dhe ai gjerman Bernard Borchard pritet të bëjnë një deklaratë publike mbi këtë cështje, ndërsa bashkë me ta do të jetë edhe përfaqësues të qeverisë dhe pushtetit vendor si dhe drejtori i poërgjithshëm i policisë Hysni Burgaj, bashkë me përfaqësues nga shoqëria civile. Ndërkohë sot, ka reaguar për largimin e nënës së Klodit dhe motrës së tij nga Lezha edhe shoqata LGBT PRO Shqipëri, duke e quajtur një Turp faktin që edhe pas protestave të vazhdueshme në Lezhë, qeveria nuk mori masa për të mbrojtur familjen e Klodian Celës.

    Menjëherë pas deklaratës së Klodian Celës i cili pohoi homoseksualitetin e tij në një reality show, të rinj lezhianë protestuan për disa ditë me radhë duke kërkuar daljen e Klodit nga spektakli televiziv e duke përsëritur thirrje raciste ndaj homoseksualizmit.

    Thirrjet raciste kanë shkuar deri në atë pikë sa protestuesit kanë mohuar madje dhe orgjinën e Klodit, me arsyetimin se djemtë e Lezhës apo shqiptarët nuk kanë të tillë moral.
    (e.n/BalkanWeb)

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    ej
    po protesta per lezhjanin qe mori peng ate vajzen ne mes te tiranes jo e?
    ai na ka nderue lezhen se pasha kish'n e laçit burri qi asht burre duhet me kap pushken e jo bolet e dynjas

  4. #84
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    ej
    po protesta per lezhjanin qe mori peng ate vajzen ne mes te tiranes jo e?
    ai na ka nderue lezhen se pasha kish'n e laçit burri qi asht burre duhet me kap pushken e jo bolet e dynjas
    Per ate djalin kishin ba nje feste te madhe, dhe e kishin shpalle hero Lezhet, se vec ai asht burre lezhet tamam, dhe rremben gra e jo burra si Klodi.

    Lezhjane t'marre!

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    'Klodi', diplomatët e huaj në Lezhë: Shqiptarët të pranojnë homoseksualët

    Familja e Klodit të BB braktis qytetin, ambasadorët sot miting në Lezhë

    LEZHE- Sheshi kryesor i qytetit të Lezhës sot pritet të jetë plot e për plot me njerëz.. Por tashmë jo kundër Klodit, homoseksualit tashmë të njohur të BB3, po me sa duket në mbështetje të tij.


    Ajo që pritet të ndodh sot, është shkaktuar nga një sinjalizim i familjarëve të Klodit. Jeta e tyre në qytetin e Lezhës nuk është më si më parë. Për shkak të paragjykimeve të bashkëqytetarëve të tyre, ata janë detyruar prej disa ditësh që të largohen nga qyteti. Që prej ditës, kur Klodi Çela pranoi hapur se ishte homoseksual, të afërmit e tij janë gjendur nën presion.


    Situata ka tërhequr sërish vëmendjen e ambasadorit Amerikan, Xhon Uidhërs/ Dje u njoftua se Uidhërs do të udhëtojë drejt Lezhës, madje jo vetëm. Mobilizimi është më të vërtetë mbrsëlënës. Më të do të jetë edhe Ambasadori Gjerman, Borchardt. Këta të fundit do të shoqërohen edhe nga zv.ministrja e Punës, Filloreta Kodra, këshilltarja e kryeministrit për të Drejtat e Njeriut, Bojana Hajdini, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, kryetari i bashkisë së Lezhës, Tusha, dhe përfaqësues nga shoqëria civile.


    Ambasadori pritet të lexojë një deklaratë publike, në mbështetje të Klodit dhe familjes së tij. Deklarata dhe pjesëmarrja e pazakontë e zyrtarëve të lartë diplomatikë e qeveritarë do të ndiqen nga mediat sot në orën 11:00 të paradites në Lezhë. Sipas njoftimeve aty do të jetë edhe mamaja e Klodi Çelës.

    http://www.shekulli.com.al/2010/04/0...tetin-tim.html


    ______________
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Injoranca jone e thelle qe ka prodhuar shfaqe te tilla ne Lezhe.
    Ate te mjerin gay e beri zoti ashtu se seshte bere me deshiren e tij.
    Punet e zotit jane si jane si ben dot kush derman.
    Prandaj me protestat anti gay ne Lezhe tregojme se sa primitiv jemi akoma.
    Albania Uber Alles

  7. #87
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ambasadori që karakterizohet nga një simpati kundrejt homoseksualëve, e merr këtë inisiativë në emër të shtetit amerikan që përfaqëson, apo është një sipërmarrje private?! Jemi në shekullin XXI, dhe Shqipëria akoma ka mbetur një Absurdistan.
    relata refero

  8. #88
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    si ka mundesi qe ky ambasadori Xhon Uidhërs nuk e ka marre dhe Edvin Ramen ne lezhe..?
    mbase rama mund te kishte bere nje sfilad lakuriqsie ne lezhe me qellim qe te thyej sa do pak
    "mentalitetin e lezhjanve"!!

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Bart_Forever
    Anëtarësuar
    24-08-2009
    Postime
    59
    jan ka na dhen kultur kta amerikanet e gjermanet kso lloj racash hecin me bith para jo me ftyr

  10. #90
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ambasadori Amerikan ka ardhdhur ne Shqipri si perfaqsues i shtetit Amerikan..., e jo te beje
    parada ne perkrahje te homoseksuaslizmit...Ore ç,do nje diplomat ne miting ,a thua ky eshte misioni i tij ne Shqipri ,qe te perkrah bythecat...,nuk i dihet mbase eshte edhe vete i tille...

Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •