shume rrenqethese,
uroj qe nje dite pergjegjesit te denohen nga drejtesia.
Shum keq valla,sdi cka te them shuum keq me vjen.
SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP
Kjo me te vertet eshte e tmershme...!Qe ironia te behet akoma me e madhe...,sot gati askush nga politikanet shqiptare ne Kosove ,nuk bene padi njaj Serbise per krimet qe i ka bere gjate lutes ,edhe pse ka me mijra fakte per kete...!Por perkundrazi Serbia eshte ajo qe denoncon shqiptaret edhe per rastet me banale, duke krijuar pretekste te ndryshme ndaj shqiptarve para opinionit nderkombtare...dhe ne emer te ksaj, po krijon hapsire ne rrafshin politik per te penguar sa me shume Kosoven ,qe ajo te integrohet ne strukturat Euro-atllantike dhe te njihet nga shtete ,qe akoma nuk e kane njohur...!
Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 11-03-2010 më 14:00
SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP
Ky eshte vetem njeri nder tregimet rrenqethese per episodet me te erreta te historise sone te re.Ky tregim eshte vetem nje vazhdimesi e atyre tregimeve qe i kam sjellur ne vazhdimesi ne Forumin Shqiptare.Keta ,pra te gjithe te vdekurit ne Kosove nuk e meritojne vetem te ju permenden emrat dhe numri i te vrareve.Me keqardhje por e vertete se per keto masakra qe kane ngjare ne Kosove vetem shtypi i huaj ka shkruar ne imtesira,pra ashtu siq duhet,keta tonet kane qene "te zene"me patriotizem falso.Keto foto qe jane ketu nuk mund ti shihni askund perveq ne forumin shqiptar.
Pas ketih tregimi do pasoje tregimi unikat dhe foto te papublikuara kurre per masakren ne Krushe te Madhe dhe ne Izbice,pra me foto qe nuk jane pare kurre me pare nga opinioni.
U prehshin ne paqe te gjithe ata qe u vrane.
Marre nga akt-padia e vitit 1999 e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e
Luftës në ish-Jugosllavi kundër Sllobodan Millosheviçit, dhe te tjereve.
Më ose rreth datës 25 mars 1999, trupa të RFJ dhe Serbisë sulmuan fshatin Bellaçerkë (komuna e Rahovecit). Shumë nga
banorët e Bellaçerkës u larguan nga fshati në drejtim të një përroi aty pranë dhe gjetën strehë nën urën e një hekurudhe. Teksa fshatarë të tjerë po i afroheshin urës, një patrullë e policisë serbe hapi zjarr mbi ta dhe vrau 12 persona, duke përfshirë 10 gra e fëmijë. Paskëtaj, policët i urdhëruan fshatarët që kishin mbetur të dilnin nga shtrati i përroit dhe në këtë kohë, ata do të ndanin burrat nga gratë dhe të miturit. Policët i urdhëruan të zhvishen dhe më pas i grabitën sistematikisht nga gjithë sendet e vyera. Gratë dhe fëmijët u urdhëruan të largoheshin. Doktori i fshatit u përpoq të fliste me komandantin e policëve, por ai u qëllua dhe u vra në vend, ashtu si dhe nipi i tij. Burrat e tjerë u urdhëruan të ktheheshin mbrapsh, në shtratin e përroit. Pasi burrat iu bindën këtij urdhëri, policët hapën zjarr mbi ta, duke vrarë afërsisht 65 shqiptarë kosovarë. (Personat e vrarë, të cilëve iu dihet emri, janë vendosur në skedën B, e cila i është bashkangjitur si shtojcë akt-padisë.)
Ky është një fshatë që thellë në shpirtin tim ka lënë një kujtim të përhershëm që ka të bëjë me rinin time të hershme. Jo që punova vreshtat e mbolla duhan por edhe nga fakti që baca Ukë ( Ukshin Hoti) ka motrën të martuar te Fetoshët, nipi i të cilit Arbeni është drejtor i radio Kosovës-sot!
Fshatë që verës nata bëhej shumë interesante duke ruajtur Bostanin ( shalqitë).
E pse të mos dilet me golldona gjerë tek fshati xërxë e drejt Krushës së madhe - fshatit tjetër që përjetoj tmerrin e luftës!
kam shumë miq aty: kisha po që s'janë më - por që akoma do t'kem!
KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!
Preng ja ku e ke edhe temen per Krushen e Madhe qe sot kam postuar
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=122877
Fshati Bellacërkë dhe Krusha e madhe më lidhin me shumëçka; në të parin përjetoja vetën në të dytin e ndjeja bacën Ukë.
Në vitet e tetëdhjeta sa Ukshin Hoti gjendej në burgë dhe teksa Familja e tij ishte e izoluar ( Krushë e madhe) iknim verës tek shtepia e Ukës, punonim tokën dhe i ndihmonim babësgjysh që veten e mbante dhe familjen me një kiosk dhe i cili gjatë Luftës së Fundit u vra: pra babai i Ukshin Hotit së bashku me Ragipin vëllain tjetër të Ukës!
Kemi shumë plagë që të harrojm dhe ta falim atë shkja siç do t'thoshte Fishta!
KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!
Krijoni Kontakt