Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 82
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-12-2009
    Postime
    306

    Cili është sekreti i lumturisë në martesë?!

    .

    Të dy janë të diplomuar dhe me shkollë të lartë. Janë martuar para pesë vjetëve dhe kanë një vajzë. Nga ana financiare nuk kanë asnjë problem por nuk arrijnë të merren vesh. Kanë provuar edhe të ndahen një here. Por me ndërhyrjen e familjeve kanë hequr dorë.

    Pas një fare kohe kishin filluar përsëri shqetësimet. Tani kërkonin një rrugëzgjidhje. Dhe gjëja më e hidhur në këtë çështje është se mosmarrëveshjet lindnin nga bërja e qimes tra. P. sh gruaja i telefonon burrit dhe i thotë:
    "A të hamë darkë jashtë sonte?
    Burri e kundërshton duke i thënë:
    "Jo, nuk mundem, kam mbledhje."
    "Po, ti je mësuar të kundërshtosh çdo gjë që them unë."
    "Mos fol marrëzira. Jam i lodhur , s’mund të merrem edhe me ty tani.”
    Telefoni mbyllet , fillon kriza. Të dy palët nevrikosen. Burri hyn i mërzitur në mbledhje dhe me idenë se kur të shkojë në shtëpi do t’i kërkojë llogari gruas. Ndërsa gruaja rri në pozicionin e “Ia tregoj unë atij kur të vijë në shtëpi”.

    Zemra të thyera dhe shpirtra të plagosur në orë të vona të natës… Shkaku është një ‘asgjë’ e stërmadhe.

    Kush e di ndoshta shumica e femrave tani mund të jenë duke thënë: “Si asgjë? Të gjithë burrat njësoj janë. Gjithmonë kanë mbledhje ose punë. Gratë nuk kanë vend në jetën e tyre”.

    Një pjesë e burrave mund të mendojnë: “Si nuk na marrin vesh këto gra? Është mbledhje kjo, nuk është lojë. Ne punojmë që ata të jetojnë sa më mirë. Pa shih me çfarë merren?

    Megjithëse e njëjta grua mund t’i drejtohet burrit me këta fjalë: “I dashur, jam e mërzitur, a mund të hamë jashtë sonte? Mund të hamë edhe në ndonjë fastfood. “I njëjti burrë mund t’i përgjigjet: “Më vjen keq shpirt, sot kam mbledhje, a mund ta lëmë për nesër”? Dhe të kthehet i gëzuar në shtëpi. Gruaja ta presë e buzëqeshur dhe ajo të cilën po e quajmë “krizë mirëkuptimi” të zhdukej.

    Kaq e vështirë është të vihet në skenë pjesa e dytë? Kaq e vështirë është të mundësh djallin i cili përpiqet të zhdukë atmosferën e lumtur duke i fryrë pesimizmit. Pse vrapohet gjithnjë me inat dhe egoizëm drejt rrugëve të mosmarrëveshjes duke pasur mundësinë e kërkimit të rrugëve të mirëkuptimit? Sa bukur e ka thënë Dante: “Nga shkëndijat e vogla ndizet një zjarr i madh.” Prandaj le të mos i lejojmë shkëndijat e vogla të na djegin kështjellën e lumturisë dhe të na e bëjnë hi. Le ta mësojmë mendjen tonë të mendojë pozitivisht dhe të mirëpresë gjërat e bukura.

    Mirëkuptimi duhet të jetë formula udhërrëfyese e jetës suaj
    Ai që sheh gjëra të bukura, mendon kurdoherë për mirë. Ai që mendon për mirë, mire e shijon jetën. Në të kundërt, ai që sheh gjëra negative, mendon keq dhe ai që mendon keq e shkatërron jetën me hidhërime.

    Partnerët duhet të sillen me empati dhe në vend që të fiksohen në anët negative të njëri-tjetrit, le të mendojnë pak dhe të pyesin veten: “Çfarë faji kam unë në këtë çështje?” Brenda familjes fjalët ‘unë’ dhe ‘ti’ duhet të zëvendësohen nga fjala ‘ne.’

    Në vend të fjalëve “Unë kam të drejtë. Ti mendon gabim” mund të thotë: “Edhe unë mund të gaboj. Mund të kesh të drejtë.”
    Bashkëshortët duhet të mbështeten dhe t’i japin dorën njëri-tjetrit përballë shqetësimeve të jetës.
    Ta shuajnë krenarinë dhe inatin me zjarrin e dashurisë.
    Nuk duhet ta shkatërrojnë jetën me gjëra të thjeshta duke pasur çështje më të rëndësishme përpara.
    Në vend të diskutimeve dhe shqetësimeve duhet të jetojnë të qetë dhe të lumtur, duke zhdukur shkaqet e grindjes.

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Mese e vertete , po ne teori se ne praktik jemi vend numero ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nuk merzitet gruaja me nje here te kundershtuar jo, por kur ja sjell ne maje te hundes me te lutura dhe ai vetem justifikohet. Martesa eshte e veshtire, por dhe kaq kollaj nuk prishet cifti.
    Si te keni sukses?
    Jeni te duruar, mirekuptueshem, respektueshem, dhe jo egoista. Egoizmi e shkaterron marredhenien. Kaq.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Te dy partneret duhet te respektojne punen dhe ndjenjat e njeri tjetrit.Asnjehere s'duhet te lendojne njeri tjetrin.duhet te vleresojne drejt situatat edhe pse i cenohen interesat vetiake.Po fale dashuri dhe respekt do e maresh mbrapsh s'ka ruge tjeter.Vetem nqs se eshte njeri kafsh.Po besoj rast i rralle ky.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  5. #5
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865
    o mia, ju nuk e dini sa kohe te veshtire ka mashkulli te merret me punet e biznesit, mund te humbi shume e madhe parash nqs nuk e ke vemendjen,


    Un te dashures i kam then qe mos te bej zoti vaki te mi bish telefonit kur jam ne pune, vetem nqs ke noj emergjence, po ashtu ja kam prer shkurt edhe kur dal me shoke, sepse un duke punuar, ajo i bje telefonit, i them ca ke, ajo thot kur do shkojme ne mall, filloj e qeshi me veti edhe i mbylli telefonin, kshuqe ne nuk kemi shume kohe te merremi me budalliqet e femrave, nqs kan qef te shkojne ne mall, ti hypin taksis e te shkojne. kaq
    HISTORY HOLDS
    for the time to come and share.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga SKENDER_BEU Lexo Postimin
    Mirëkuptimi duhet të jetë formula udhërrëfyese e jetës suaj

    Në vend të fjalëve “Unë kam të drejtë. Ti mendon gabim” mund të thotë: “Edhe unë mund të gaboj. Mund të kesh të drejtë.”
    Bashkëshortët duhet të mbështeten dhe t’i japin dorën njëri-tjetrit përballë shqetësimeve të jetës.
    Ta shuajnë krenarinë dhe inatin me zjarrin e dashurisë.
    Nuk duhet ta shkatërrojnë jetën me gjëra të thjeshta duke pasur çështje më të rëndësishme përpara.
    Në vend të diskutimeve dhe shqetësimeve duhet të jetojnë të qetë dhe të lumtur, duke zhdukur shkaqet e grindjes.
    Në teori mirëkuptimi tingëllon një fjalë e bukur por në praktikë është i pazbatueshëm.

    Sido që të rrotullohen, mënyra se si janë ndërtuar gjërat sot, sjell vetëm grindje dhe ndarje martesore.

    Sekreti për një martesë të lumtur nuk është mirëkuptimi, por edukimi.

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Nuk ka sekret kshu te publikuar askund. Sekretin e din secili nga ne. Dhe nuk thuhet se i humbet vlera sekretit pastaj. Po qe ka nje sekret ka, vetem duhet gjithsecili te shofi pak me mire dhe e gjen. LoL

  8. #8
    dashuria ,respekti,besimi
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    Divorci!

    lol
    Nuk flasim per lumturi absolute ketu.
    Nice sidoqofte.

    SKENDER_BEU!

    Mund te kete shume celesa dhe dyer shtepia e bukur e marteses.
    Mendoj se celesi magjik i hapjes se dyereve ngelet RESPEKTI RECIPROK, keshtu e imagjinoj une, jam i nje arsyetimi me Elonaa me (siper).
    Paqe!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2007
    Postime
    119
    Edukimi niveli i inteligjences per te ndertuar nje familje qe patjeter te dyve i mungon.
    Nuk dot thot gje qe qe te dy jan te diplomuar , kjo ndodh ngaqe te dy i japin te drejt vetes.
    Mendimi im eshte qe ti japin pak koh njeritjetrit mos te ndahen po te jetojn larg per disa kohe dhe ne qoftese sia ndjejne mungesen njeritjetrit te ndahen ose te bashkohen prap.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •