Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946

    Mendoni qe "dikush" mund te ndryshoje fatin tone?!

    Kte shkrim e kam mare nga dikush tjeter pasi me pelqeu dhe mendova qe ta postoja dhe ktu per diskutim.Jepni mendimet tuaja..
    ---------------------------------------------------------------------------

    Egziston diku larg dikush ose dicka qe vendos per ne dhe per jetet tona?

    Besoj se qe ne fillim,qe ne momentin e pare qe i afrohemi botes per here te pare,eshte gjithcka e vendosur nga kush nuk mund te kundershtohesh kurre.Dhe je aty,ulur per ore te tera duke menduar,dhe duke pyetur perse rreth teje njerzit qeshin ndersa ti brenda je duke vdekur dalengadale…
    Sheh ne syte e atyre qe te rrethojne dhe lexon emocione te ndryshme,ndjenja qe te hyjne Brenda dhe te mbesin pergjithmone.
    Kur vuajtja te prek,kur ajo dhimbje akute dhe prerese te pershkon te gjithe qenien,do kuptosh qe nga ai moment nuk do jesh kurre vetvetja.Dhe do i kalosh ditet,muajt,vitet,duke pare mbrapa dhe duke pyetur ku ke gabuar?! Per tu bindur me pas se nuk ishte faji yt,se ti,ne fund te fundit nuk mund te beje me shume per te ndryshuar eventet dhe kupton se e vetmja gje qe nuk mund te te shkepusin kurre jane kujtimet,ato momente qe te kane dhene vertet dicka dhe se do mbesin pergjithmone te mbyllyr ne zemer,asnjeri sdo mund kurre ti ndryshoje dhe ti kthej ndryshe.
    Ishte gjithcka e shkruar dhe duhet ta kishe kuptuar kur vure re sesa koecidenca te pabesueshme po karakterizonin jetet tona,por vazhdove te shpresoje dhe te kerkoje te modifikoje eventet.Duhet ta kishe ditur se do deshtoja.
    Ngjarjet rrjedhin shpejt dhe te paperseritshme e ne vetem mund ti veshtrojme ne heshtje gjithcka qe vazhdon nen syte tane dhe te kerkojme,te gjejme pak kurajo,te mos deshperohemi nga situatat qe duken sikur na terheqin dhe na shkaterrojne dale nga dale.

    Pra pyetja e fillimit qendron akoma.

    Egziston diku larg dikush ose dicka qe vendos per ne dhe per jetet tona?...dhe se cilat jane momentet e duhuara ne te cilat duhet te reagojme?Apo jemi vete ne qe i krijojme situatat,momentet dhe evenimentet te cilat me pas kane pasoja te caktuara???
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga EDUARDI Lexo Postimin

    Egziston diku larg dikush ose dicka qe vendos per ne dhe per jetet tona?...dhe se cilat jane momentet e duhuara ne te cilat duhet te reagojme?Apo jemi vete ne qe i krijojme situatat,momentet dhe evenimentet te cilat me pas kane pasoja te caktuara???
    Per mendimin tim,nuk ekziston as dikush as dicka larg ose afer qe vendos per jetet tona,jemi ne ata qe vendosim se c'duam te bejme me te!Ne jemi ata qe krijojme situata te ndryshme ne vende te ndryshme,dhe perseri ne jemi ata qe i perballojme ato ne menyra te ndryshme,kjo bazuar ne experienca dhe njohuri te ndryshme! Por di te them dicka qe ne vazhdimisht evulojme...Une personalisht kam disa parime morale qe nuk in ndryshoje me asgje ne kete bote,kam krenarine time qe nuk do t'a humbja edhe per gjene me te shtrenjte ne bote,kam shoket e mi te femijrise,qe sado shoqeri te reja te ze,ata nuk i nderroje me asgje,pavarsisht se me disa nga ata mund te jem larg! etj etj! Edhe dicka,''I zgjuar eshte ai njeri qe nderron shpesh mendim'' ka thene Ciceroni, shprehje e bukur dhe duhet zbatuar por jo per te gjitha gjerat
    Njeriu njeh njerez te ndryshem,lexon gjera te ndryshme(per fusha te ndryshme) dhe fillon edhe nxjerre konkluzione se si duhet te veproje ne situata te ndryshme,njeriu duhet te jete kurioze...dyshues...asnjehere mos t'i marri gjerat shabllon si i thuhen,vetem ne kete menyre ai mund te zgjeroje horizontet e veta,vetem ne kete menyre jeta e tij mund te behet me e lumtur,qe edhe njerezit qe ai person njeh per here te pare ose edhe ata qe ai i njeh prej vitesh,t'a pelqejne ate si tip(qe ketu fillone njeriu te ndjehet i dobishem,te ndihet i pelqyer...) Se gjithmone ka gjera interesante per te thene

    Ndoshta kam dale pak jashte temes,po edhe temen se kisha shume te qarte per ca po fliste! Nejse,kryesorja eshte qe dikush t'i lexoje keto qe kemi shkruar dhe te ndjehemi edhe ne te dobishem,se kemi ndihmuar dike rreth perceptimit te gjerave pavarsisht qe ne raste te ndryshme njerezit jane egoist,pavarsisht se ju pelqen dicka qe kane lexuar disa nuk t'a shprehin mirenjohjen e tyre,nejse pak rendesi ka kjo,kryesorja eshte te gjithe te kemi ca te marrim dhe te japim nga njeri tjetri

    Respekte!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Endless : 21-11-2007 mė 07:06
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  3. #3
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin

    Per mendimin tim,nuk ekziston as dikush as dicka larg ose afer qe vendos per jetet tona,jemi ne ata qe vendosim se c'duam te bejme me te!Ne jemi ata qe krijojme situata te ndryshme ne vende te ndryshme,dhe perseri ne jemi ata qe i perballojme ato ne menyra te ndryshme,kjo bazuar ne experienca dhe njohuri te ndryshme!
    Ne radhe te pare faleminderit per shkrimin tend, dhe e dyta je brenda temes dhe eke kuptuar shume drejt, perderi sa ke dhene kte pergjigje dhe un te falenderoj...

    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin

    Edhe dicka,''I zgjuar eshte ai njeri qe nderron shpesh mendim'' ka thene Ciceroni, shprehje e bukur
    Nje shprehje shumee bukur

    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin
    Nejse,kryesorja eshte qe dikush t'i lexoje keto qe kemi shkruar dhe te ndjehemi edhe ne te dobishem,se kemi ndihmuar dike rreth perceptimit te gjerave pavarsisht qe ne raste te ndryshme njerezit jane egoist,pavarsisht se ju pelqen dicka qe kane lexuar disa nuk t'a shprehin mirenjohjen e tyre,nejse pak rendesi ka kjo,kryesorja eshte te gjithe te kemi ca te marrim dhe te japim nga njeri tjetri

    Respekte!
    Mese e drejte sinqerisht jam shum i kenaqur per shkrimin tend.

    Te falenderoj

    Me Respekt Edi...
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Rrofsh per aprovimin dhe pelqimin e shkrimit!

    Kalofsh mire
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Nga momenti qe ne lindim gjeja e vetme e sigurt dhe e pakundershtueshme eshte vdekja. Per kete fenomen njeriu vihet ne dijeni apo me mire te themi behet i ndergjegjshem qe ne vitet e para te jetes se tij. Duke qene se shume shpejt meson se eshte i vdekshem, nis te ndertoj jeten e tij, e jeta per cdo njeri eshte e ndryshme e tejet komplekse. Njeriu s'ndihet asnjehere i plote. Do t'a krahasoja jeten me motin; shi, bore, stuhi, vetetima, re e ndonjehere i kthjellet e me diell. Eshte e qarte se ndonjehere ndihesh i pasigurte, i pafuqishem te ndryshosh ngjarje te caktuara te cilat panvarsisht se ti perpiqesh t'i modifikosh, ti ndryshosh nuk ia arrin qellimit. Mundohesh t'i japesh nje arsyetim logjik pafuqise tende per te ndryshuar keto situata apo ngjarje te komplikuara por nuk gjen, e atehere mendon se dicka, ndonje force e pakuptimte apo thjesht fati kishte vendosur per ty.
    Por harron se perceptimi, veprimi jone, levizjet tona ndermeren nga vet ne e me pas gershetohen me situata apo ngjarje te krijuara nga te tjere qe koincidojne ne kohen dhe rrugen tone e qe ndryshojne rrjedhen e ngjarjes.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-10-2007
    Vendndodhja
    Tirona Metropol
    Postime
    77
    kur futemi vertet ne rrugen e jetes mendojme se cdo gje qe ka te beje me ne e vendosim vete.gabimet,te mirat,te keqijat jane pasoja te veprimeve tona.por vjen nje moment ku te gjithe ne pa perjashtim mendojme qe disa gjera na dalin jashte kontrollit,e as vete ne nuk e besojme,se i kemi bere.dhe themi qe ka qene e thene qe te na ndodhi kjo gje apo ajo.mbase kete e bejme per tu ndjer me te pafajshem.po ne jete te ndodhkan aq gjera sa nuk arrin ti besosh,ndaj ndonjeher na shkon mendja te mendojme se fati jone vertet paska qene i percaktuar dhe ne mbase sbejme dot gje per ta ndryshuar.

  7. #7
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Citim Postuar mė parė nga xhensila86 Lexo Postimin
    ndaj ndonjeher na shkon mendja te mendojme se fati jone vertet paska qene i percaktuar dhe ne mbase sbejme dot gje per ta ndryshuar.
    Cdo gje mund te ndryshosh por nese di se si te veprosh

    Flm Xhensila
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Mbi fatin

    Ne Psallmet e Davidit mbi njeriun thuhet : Ju jeni Perendi,jeni te gjithe bijte e Shume te Lartit.(Psalm 82:6)
    Kjo thuhet ne Bibel disa here.Ne Psallmin 8 Davidi pyet Zotin : Cfare eshte njeriu,qe ta mbash mend,dhe biri i njeriut,qe ta vizitosh? Megjithate ti e bere pak me te ulet se Perendia,dhe e kurorezove me lavdi dhe me nder.
    E bere te mbreteroje mbi veprat e duarve te tua dhe vure cdo gje nen kembet e tij!

    Nuk po sjelle ketu trajtimin qe i bejne fete e tjera kete teme, por sic shihet nga keto shkrime te vjetrit me dijen e tyre kane qene shume optimist!
    Po te shpreh mendimin tim te nxjerre nga eksperienca e jetes,menyra se si nderhyn Hyjnia ne jeten tone mbetet Mister,(nese beson ne Zot) por njeriu gjithmone ka te pakten tri mjete te fuqishme per te drejtuar deri ne nje fare mase fatin e tij:
    Nje mjet i fuqishem eshte L-u-t-j-a fetare kurse dy te tjeret jane edhe per fetar edhe per ateist.
    Njeri nga keta eshte liria qe ka cdo individ(me perjashtim te njerrezve me tru te demtuar) per te marre vendime te lira individualisht(free agency).Shkalla e kesaj lirie varet nga shume faktor,mbi Lirine debatojne filozofet qe prej shekujsh,por per t'a patur e ka cdo njeri.Mendohu njehere c'ka mund te jete mjeti tjeter po s'e gjete ketu jemi.

    Nese do t'i futesh kesaj teme nga ana filozofike mund te lexosh dicka mbi Determinizmin ne fizike dhe ne filozofi,si dhe debate te filozofeve te ndryshem mbi Lirine qe ka njeriu gjate egzistences se tij.Kuptohet qe shkalla e Lirise eshte relative.
    Psh: Nder shume vende studimi ti mund te zgjedhesh ate qender universitare qe te pelqen me shume,qe e ke prane shtepise,duke mare parasysh nivelin e pedagogeve te asaj qendre universitare ne krahasim me nje tjeter universitet,ti llogarit edhe faktorin ekonomik,dhe merr nje vendim psh per te studjuar ne universitetin e Elbasanit ne se je rritur aty dhe prindet e tu kane aty nje shtepi ku ti mund te banosh si student.Pasi i ke peshuar te gjitha argumentat,ti vendos te studjosh ne ate universitet.Ti ke llogaritur cdo gje,por kjo mbetet gjithmone relative.Ti nuk mund te llogaritesh ne se gjate studimit tend atje do dali apo nuk do te dali ndonje psikopat qe te vije e te te qelloje mu ne mes te salles se leksionit,sic e pame te ndodhe keto dite,apo te parashikosh qe ne jeten tende te perditshme do te futet me dhune ndonje idiot me pushtet ne ate qytet qe perbuz psh.etnine tende,ta zem se je nga minoriteti rom,dhe qe ai do te ushtroje pushtetin e tj per t'a nxirre jeten e per te te sabotuar praktikisht studimin tend ne ate fakultet.Edhe pse te gjithe e dime qe ka njerrez te tille,ti nuk mund te parashikosh se pikerisht ti do te jeshe viktime e nje force te tille fatale paragjykimi e diskriminimi.

    Te sugjeroj edhe leximin e Alfred Adler librin e tij "The Science of Living".Mbase sot koleget e tij e mbajne per hulumtues ne ezoterike psikollogjike,por une te siguroj se po t'a lexosh ate liber do perftosh te pakten nje veshtrim me te thelle mbi psiqiken e njeriut,e cila i merr vendimet sipas ligjesive te caktuara te asaj bote dhe te kesaj bote.Me qe ra fjala,ky Adleri ka qene goxha burre,ka qene nxenes i atij drogaxhiut(Frojdit) te cilin e degjoi sa e degjoi,dhe kur i erdhi ne maje te hundes i tha me kurajo: Zoteri ti e ke shnderruar trurin e njeriut ne nje apendiks te organeve te tija gjenitale,cka do t'ja thosha dhe une po t'e me ish dhene rasti.

    Te rekomandoj gjithashtu leximin e eseve te R.W.Emerson,disa nga te cilat i gjen ne kete forum,ose shih:
    http://www.rwe.org/comm/index.php?op...id=5&Itemid=42

    Ne shkrimet e tija,qe jane si simfoni te mrekullueshme mendimesh Emersoni i kushton disa here vemendje temes se fatit te njeriut.

    Good Luck

    ------------------------------------------------------------

    Character is that which can do without success-R.W.Emerson
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga wittstar : 21-11-2007 mė 20:27

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga wittstar Lexo Postimin

    Te kuptoje shume mire ku do te dalesh aty ku te kam theksuar dhe deri diku jam dakort!Po ajo studentja qe the t'i,shume mire mund t'a kishte evituar prej kohesh ate njeri me crregullime mendore te tille! Se nje njeri normale s'ma merr mendja qe te arrinte ne ate faze sa te vriste te dashuren e tij,dhe pastaj te vriste veten! Te ter pak a shume e kemi provuar c'do te thote te ndahesh nga dikush qe e ke dashur...,po jo te arrime ne ate pike sa t'i marresh jeten tjetres,jeta eshte e shtrenjte dhe i merret tjetrit vetem per arsyeje shume te forta,sic jane te mbrosh familjen tende,te vesh ne vend hakun e vllait motres etj!Por jo tani pse ju tek atij botit nje dite te bukur me diell,qe te vriste te dashuren pse familja e vet nuk e pranonte(dhe jam i sigurte se s'ishte vetem familja ajo qe nuk donte qe lidhja e atyre te vazhdonte )
    Dhe sa per ate rreth diskriminimit te nje etnije te kuptoje shume mire ku do te dalesh,dhe ke dale ne nje pike te forte! Na njeher njeriu eshte i detyruar t'i nenshtrohet fatit,ambjentit qe e rrethon!Po per mendimin tim gjithmone ka nje zgjidhje dhe per ata qe i ka sjell mema ne jete me ngjyre,por edhe per ata qe kane lindur te varfer,kryesorja eshte mos te dorezohesh kurre,dhe te shikosh zgjidhjet e mundshme per t'a bere jeten me sa me pak stres dhe te rehatshme!

    F.l.m per artikujt e sugjeruar,kur te kem kohe them t'i hedh ndonje sy!

    Kalofsh mire!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Endless : 22-11-2007 mė 06:12
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  10. #10
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Nese do t'i futesh kesaj teme nga ana filozofike mund te lexosh dicka mbi Determinizmin ne fizike dhe ne filozofi,si dhe debate te filozofeve te ndryshem mbi Lirine qe ka njeriu gjate egzistences se tij.Kuptohet qe shkalla e Lirise eshte relative.
    Psh: Nder shume vende studimi ti mund te zgjedhesh ate qender universitare qe te pelqen me shume,qe e ke prane shtepise,duke mare parasysh nivelin e pedagogeve te asaj qendre universitare ne krahasim me nje tjeter universitet,ti llogarit edhe faktorin ekonomik,dhe merr nje vendim psh per te studjuar ne universitetin e Elbasanit ne se je rritur aty dhe prindet e tu kane aty nje shtepi ku ti mund te banosh si student.Pasi i ke peshuar te gjitha argumentat,ti vendos te studjosh ne ate universitet.Ti ke llogaritur cdo gje,por kjo mbetet gjithmone relative.Ti nuk mund te llogaritesh ne se gjate studimit tend atje do dali apo nuk do te dali ndonje psikopat qe te vije e te te qelloje mu ne mes te salles se leksionit,sic e pame te ndodhe keto dite,apo te parashikosh qe ne jeten tende te perditshme do te futet me dhune ndonje idiot me pushtet ne ate qytet qe perbuz psh.etnine tende,ta zem se je nga minoriteti rom,dhe qe ai do te ushtroje pushtetin e tj per t'a nxirre jeten e per te te sabotuar praktikisht studimin tend ne ate fakultet.Edhe pse te gjithe e dime qe ka njerrez te tille,ti nuk mund te parashikosh se pikerisht ti do te jeshe viktime e nje force te tille fatale paragjykimi e diskriminimi.
    Kesaj i jepet nje pergjigje e mundshme me ato dy rreshtat e fundit qe kam shkruajtur me siper.

    Por harron se perceptimi, veprimi jone, levizjet tona ndermeren nga vet ne e me pas gershetohen me situata apo ngjarje te krijuara nga te tjere qe koincidojne ne kohen dhe rrugen tone e qe ndryshojne rrjedhen e ngjarjes.
    Me pak fjale veprimet e mia, levizjet e mija jane te lidhura me kohen dhe hapesiren. Ne momentin qe une ndermar nje levizje ajo gershetohet me levizjen qe ke mare ti apo te tjere, te gjitha keto koincidojne ne kohen dhe hapesiren e njejte te perzgjedhur dhe bashkimi i tyre krijon nje situate apo ngjarje qe rrjedhimisht prish parashikimin tone per shkak te devijimit & nderthurjes se veprimeve te me shume personave ne te njejten kohe dhe hapesire.

    Me kete dua te them se ne jemi te vetedijshem dhe te ndergjegjshem per levizjet apo veprimet tona por te pafuqishem per te nderhyre ne "interferencat" (nese do ta quaja keshtu) te individeve te tjere ne rrugen tone e rrjedhimisht ne ndryshimin e ngjarjes.

    Shembullin qe ti dhe eshte nje gershetim i qindra ngjarjeve aktore te se ciles nuk jane vetem vrasesi dhe viktima por dhjetra te tjere. Shumatori i ketyre situatave perfundoi ne ate ngjarje. Psh mamaja dhe i ati influencoi qe vajza te ndermerte vendimin per te mos vazhduar me djalin veprime te cilat bene djalin qe planifikonte nje veprim e keshtu me rralle e me rralle, pra jane shume aktore.

    Shpresoj qe te kuptoni esencen e asaj qe kam dashur te shpreh ne lidhje me temen.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni tė ktheheni nė Shqipėri ?
    Nga Arbushi nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni pėr lakuriqėsinė e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •