Nuk ka ngel as per mua as per ty,ket e bejn njerzit me te menqur,si mendoj une kur ti sheh nje video me njerez te pafajshem,femij te masakruar,e ne anen tjeter injoron ,mjafton vetem te shkruash nje koment keqardhes biles.
edhe mos perziej foton e avatarit me person kurr,qka te pengon shamia ty![]()
E di si mendoj un kur shoh nje video me femije te masakruar! qe kriminelet qe e kan bere ate krim duhet te marrin denim te merituar dhe nuk duhet te falen....
sipas kesaj llogjikes tende, si duhet te mendoj une per hajdin sejdin kosovarin, qe u vodhi miliarda leke tiransve...qe e ka fajin gjith kosova
apo kriminele kosovare qe kan bo krime ne shqiperi!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 16-03-2010 mė 16:24
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
ja kan tiransit iden per kto qe them un....esht dhe nje grop e madhe aty ne qendren e tiranes qe e hapi hajdin sejdi kosovari.
e mir pra, nuk ke ngel ti me bo politiken e jashtme te shqiperis.
klm
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Bash si burrat e ke than.
Ai u dojke me shkue m'Serbi me ni Kallashnikov, e ti kish pre krejt Serbt, e t'kish lan qaty veq Shqiptart.
Mandej u dojke me e ngrit flamurin me 6 ylla t'Graēanicės bash mu m'midis t'Beogradit.
Or miku im, kėtej nga anėt e mia, ne themi: "Nuk di dhia, ē'ėsht tagjia"
Mos u merni me llafe pa bereqet, se vizita i dha frytet e veta, tė paktėn nė sytė e Shqiptarėve tė Kosovės Lindore, por dhe tė komunitetit ndėrkombėtar, ku ju trasmetua se, "Ekziston dhe njė Minoritet Etnik Shqiptar nė Serbi..."
EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!
mir apo keq ilir meta ka vepru me urdher te saki ram berishes ,qe ehste keq e dina se qka pret prej sales pos ni 97 tjeter dhe nje katastrof e lufte vellavrasje kombetare
EH, MOJ SHQYPNI E HARRUME
15 Mars 2010
Fadil LUSHI
Ditė mė parė Pėrfaqėsia e Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Danimarkės, nė njė medium viziv danez (nė gjuhėn shqipe) reagoi karshi fjalės sė lirė tė shkrimit tim: NEO VĖLLAZĖRIM-BASHKIMI SHQIPTARO-SERB - A mund hyzmeqari ti bėjė pordhė beut, tė botuar kohė mė parė nė gazetėn KOHA dhe nė VEB faqen e Radio Projektit 21 tė Kopenhagės. Ky reagim ishte i ndėrtuar pos tjerash edhe me kėtė paragraf: Pėrfaqėsia e Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Danimarkės reagon pėr publikimin e kėtij shkrimi keqinterpretues mbi politikėn e jashtme rajonale tė Shtetit dhe Qeverisė sė Shqipėrisė..., andaj, Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė vlerėson se bashkėpunimi rajonal ėshtė pararendės dhe kusht i integrimeve evropiane. Shikimi nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara, do ti japė kėtij bashkėpunimi dimensione tė reja dhe perspektivė tė sigurtė evropiane. Nė kėtė drejtim, Shqipėria (jo dhe Kosova - nėnvizim imi) vlerėson edhe zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve tė saj me shtetin e SERBISĖ, si tė njė interesi jo vetėm dypalėsh, por qė i kontribuon paqes dhe stabilitetit nė rajon e mė gjėrė.
Unė si njė opinionbėrės i vockėl nuk do ta komentoj reagimin e lartėpėrmendur tė Ambasadores sė nderuar dhe Ambasadės sė Shqipėrisė nė Danimarkė, njė reagim qė gjithsesi mė nderon mua po njėkohėsisht edhe opinionin tim. Thjesht, do u referohem vetėm ca nocioneve qė hetohen nė tė, si: bashkėpunimi rajonal, shikimi nga e ardhmja, jo nga e shkuara dhe nocioni: marrėdhėniet me Serbinė!?
Mua mė duhet tė parashtroj njė sėrė pyetjesh me sa vijon: ēfarė kuptimi do kishte bashkėpunimi rajonal dhe zhvillimi i matejshėm i marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Serbinė, nėse paraprakisht do anashkalohet e kaluara dhe mbamendja kolektive e kosovarėve apo edhe nėse anashkalohen emocionet e nėnave kosovare! Ēfarė do ishte kuptimi i marrėdhėnieve Shqipėri-Serbi, nė kohėn kur kjo e dyta, deklaron se kurrėn e kurrės nuk do ta njohė Shtetin e Kosovės.
Reagimin e Ambasadės sė Shqipėrisė nė Danimarkė do ta ndėrlidh me vizitėn e z. Ilir Meta nė Serbi. Dhe para se ta bėj kėtė ndėrlidhje, unė do i referohem njė tė ngjare nga e kaluara e njė mikut tim, i cili nė nė arėn e tij kishte mbjellė manaferra me qėllim pėr tė siguruar idaren e fėmijėve tė tij. (kjo fjali ėshtė marrė nga njė shkrim im paraprak) Dhe kjo ėshtė e vėrtetė, sepse vėrtet bashkėvendasi - doktori... im i nderuar e kishte mbjellė arėn e tij me manaferra, pėr tė siguruar idaren e fėmijėve dhe prindėrve tė tij! Nėse bashkėvendasi ynė kishte mbjellė arėn me manaferra, pėr idaren e fėmijėve, atėherė ēka i duhej z. Zėvendėskryeministrit dhe ministrit pėr Punė Botore tė Republikės sė Shqipėrisė, Ilir Metės, (me ftesė tė ministrit serb, pėr Punė Botore, Vuk Jeremiq) ti bėjė vizitė tė ashtuquajtur HISTORIKE Beogradit. Parashtrohet pyetja, vallė a ishte kjo njė kohė e pėrshtatshme pėr njė mysafirllėk tė vonuar nė fjalė, apo nė instancė tė fundit ndoshta ishte njė vizitė e gabuar dhe e shpejtuar!, apo ndoshta duhej tė shtyhej pėr kohėra mė tė mira. Unė kėtė nuk do ta them sepse nuk e kam teserin diplomatik. Por unė do vazhdoj ti parashtroj pyetjet se: Ēka i duhej z. Ilir Metės, respektivisht transportuesit tė (mana)ferrave, kjo vizitė qė sipas tij duhet mbajtur mend? Ēka i duhej kjo vizitė, nė vaktin kur sot e gjithė ditėn ende nuk janė tejkaluar dufet e kosovarėve karshi bėmave serbe nė Kosovė? Ēka i duhej Ministrisė pėr Punė botore tė Shqipėrisė, kjo vizitė nė kohėn kur Serbia, gjithė ditėn e Perėndisė nė vijimėsi e konteston dhe e kundėrshton Shtetin e Kosovės!
Unė do e pyes Zėvendėskryeministrin z. Meta, se a ia parashtroi pyetjen ministrit serb pėr Punė tė Brendshme - Ivica Daēiq, se ku gjenden varret e mbi 1000 shqiptarėve kosovarė, a i parashtroi pyetje Vuk Jeremiqit, se kur shteti i Serbisė, qytetarėve tė Republikės sė Kosovės, do u kėrkojė falje zyrtare pėr dėbimet masive, gjegjėsisht pėr gjenocidin ndaj njė milion njerėzve kosovarė, ndaj vrasjes sė 10 mijė kosovarėve!?.., ose nė takimin e tij me Presidentin Boris Taqiq, a e diskutoi ēėshtjen e Mitrovicės sė Veriut... Ēfarė ishin bisedat me nėnkryetarin e qeverisė serbe Bozhidar Djeliqin, karshi transferit tė 400.000 eurove, dedikuar paramilitarėve serbė tė Graēanicės!?
Do e pyes z. Ilir Metėn, se a i parashtroi pyetje Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Armatės Serbe, Gjeneralnėnkolonelit, Miloje Miletiqit, se kur do pėrfundojnė punėt nė ndėrtimin e Bazės ushtarake nė Luginėn e Preshevės dhe nėse i kishte parashtruar njė tė tillė pyetje, pėrgjigjja e Gjeneralit Miletiq, ishte se kjo pyetje ėshtė jasht standardit tė agjendės sė bisedave!? Pse z. Ilir Meta, nuk i parashtroi pyetje ministrit serb, ndaj azilkėrkuesve shqiptarė tė Preshevės, Bujanocit dhe trojeve tjera tė pazhvilluar. Pse, z. Meta, nuk i parashtroi pyetje, ministrit serb, pėr zhvillim: se ējanė kėto troje tė Luginės, qė karakterizohen me njė infrastrukturė anadollake, apo ndoshta z. Meta, tok me pėrcjellėsit e tij, biseduan me zyrtarėt serbė, vetėm pėr marrėdhėniet ndėrmjet dy vendeve, stabilitetin nė rajon, liberalizimin e vizave dhe integrimin e shteteve tė Ballkanit nė Bashkimin Evropian.
Do e pyes z. Meta, se a ėshtė i kėnaqur, me Konferencėn pėr shtyp si dhe me pėrkthimin e llafeve boshe dhe utopike tė ministrit Ivica Daēiq, i cili nė atė konferencė i tha edhe kėto fjalė: Vllada Serbije razmotriēe buduēi status pokrajine Kosove i Metohije!? ( Qeveria e Serbisė do ta shqyrtojė statusin e ardhshėm tė krahinės sė Kosovė - Metohisė, nėnvizoi A.G.). Do e pyes Ambasadoren shqiptare nė Danimarkė se mos vallė vizita HISTORIKE e z. Ilir Meta Serbisė, ishte njė tallje me emocionet e shqiptarėve tė Kosovės, apo ndoshta ishte njė shaka e radhės. Ku ta dijė njeriu? Po ndoshta edhe z. Meta nuk e di.
Mirė do tė ishte qė Zėvendėskryeministri dhe ministri pėr Punė Botore, i nderuari dhe i respektuari z. Ilir Meta, ti referohet Historisė sė qeverive shqiptare dhe sikur do e lexonte atė histori do hetonte kėtė pėrfundim tė hidhur: Mbreti Ahmet Zogu, e rrėzoi Qeverinė e Fan Nolit, me ndihmė tė sllavėve!(Edhe kjo fjali ėshtė e huazuar)
I nderuar dhe i respektuar z. Meta! Prej politikanėve kam dėgjuar se Diplomacia nė oborrin e saj nuk duron emocione, qejfe, amatorizėm dhe bajrakterizėm, por ama nuk duron edhe njerėz qė pandehin tė mbjellin (mana)ferra nė arat qė nuk janė pronė e tyre.
Njerėzit qė ia kanė parė sherrin politikės, do thonė se: mos lidh jarani me politikanė qė bėjnė politikė me maska, sepse tė hanė qentė e katundit tė shkaut.
Tė nderuar lexues, unė nė kėtė shkrim bėra pėrpjekje qė mos tė mbjell (mana)ferra nė arėn qė sėshtė e imja.
po kush eshte ky fadil lushi more qe po na jep mend....apo shkruan tek radioja jote e pa degjuar dhe ti po don me e popullarizu ketu ne forumin shqiptar...
shume fadila e fadile ka sot ne trojet shqiptare...qe veq na japin mend...nderkohe qe duhet te drejtohen aty duhet dhe ku mundet te japin mend...apo ketu don te na tregoje se eshte i menqur apo patriot...te menqurit dhe patriotet e forumit jane aq shume sa nuk del interneti me i paraqit te gjithe....
uje ne havan po rreh i dashur adem me keto shkrime...me mire shfrytezoje kohen me permiresu punen e radio-projektit tend apo me gjet menyra se si me marre fonde nga qeveria daneze se sa me u marre me fadilet e tetoves....
Krijoni Kontakt