Beograd, 11 mars - Zv/kryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta fillon sot njė vizitė dyditore historike nė Serbi, me ftesė tė ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Serbise, Vuk Jeremiq. Kjo ėshtė hera e parė pas 7 vitesh qė Meta nė cilėsinė e shefit tė diplomacisė shqiptare viziton sėrish Beogradin.
Pėr herė tė fundit ai ka qenė nė Serbi mė 27 nėntor 2002, ku zhvilloi takime me nėnkryetarin e qeverisė federale tė aso kohe, Mirolub Labus si edhe presidentin e Jugosllavisė, e cila ende nuk ishte shpėrbėrė, Vojisllav Koshtunica.
Ndėrkohė sipas zyrės sė shtypit tė MPJ-sė, gjatė vizitės sė tanishme dy ditore, veē bisedimeve zyrtare me ministrin e Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Vuk Jeremiq, Meta do tė zhvilloje takime tė veēanta edhe me Presidentin e Republikės sė Serbise, Boris Tadiq, zv/kryeministrin per Integrimin Evropian, Bozhidar Gjeliq, zv/kryeministrin dhe ministrin e Brendshem, Ivica Daēiq si dhe me pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptar nė Serbi. Po ashtu ministri i Jashtėm i Shqipėrisė do tė marrė pjesė edhe nė komemoracionin e shėnimit tė pėrvjetorit tė vrasjes sė ish-kryeministrit tė Serbisė, Zoran Gjingjiq.
Nė axhendėn e vizitės do tė jenė ēėshtje tė marrėdhėnieve dypalėshe, si edhe tė bashkėpunimit rajonal dhe ndėrkombėtar. Vizita zyrtare e zv/kryeministrit dhe ministrit tė Punėve tė Jashtme Meta nė Beograd, ėshtė njė tregues i qartė i prioritetit qė politika e jashtme e Shqipėrisė i jep zhvillimit dhe forcimit tė marrėdhėnieve me vendet e rajonit nė kuadėr tė pėrshpejtimit tė perspektivės evropiane pėr vendet tona, thuhet nė njoftim.
Krijoni Kontakt