Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Shqiptarja 23-vjeç, zëdhënëse e partisë Lega Nord, në Itali


    I ati mbërriti në Itali si klandestin, u dëbua e më pas u kthye sërish me dokumente të rregullta dhe leje qëndrimi. Ajo, Edlira Mamutaj, 23 vjeçe, e diplomuar për gazetari është tashmë zëdhënësja e Lega Nord në Toskana, partia e ekstremit të djathtë, që shpesh herë sulmon emigrantët.

    Por, ajo rrëfen se do të jetë zë për emigrantët, të cilët sigurisht në favor të tyre nuk duhet të jenë klandestinë, por të rregullt në mënyrë që të integrohen.

    "Im atë? Ai kur u kap për herë të parë nga policia mori mandat dëbimi dhe u kthye në Shqipëri. Më pas u kthye me leje qëndrimi dhe pune, falë disa të afërmve që kishim këtu. Në vitin 2000 më mori me vete, mua, vëllanë dhe mamin", tregon ajo.

    Atëherë Edlira ishte vetëm 14-vjeç. Studioi, u regjistrua në universitet dhe sot bashkëpunon me gazetën e partisë "La Padania" dhe punon në zyrën e shtypit.

    "Lega Nord nuk është raciste dhe i vë veshin atyre që janë si puna jonë"- thotë vajza, duke shtuar se ata që kjo parti dëshiron të kthehen ata që nuk punojnë dhe bëjnë krime.
    "Eshtë ky motivi që unë u regjistrova me legistët", thotë më tej ajo.

    Ajo flet një italishte perfekte me dialekt fiorentin. "Dua t'u jap zë atyre njerëzve që vijnë në Itali për t'u integruar, në interes të emigrantëve dhe të vetë italianëve”, tha ajo. /Shekulli/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po ato jane kunder emigranteve si parti e kane marre kete sa te fitojne

    dhe pastaj do e vejne ne skaff per shqiperi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Lega Nord ësht parti fashiste dhe se qfar do deklarosh dhe qfar jo, kjo ska dhe shume rëndesi, qësht më rendesi ësht se zonja qenka fashiste !!


    grepi, dora vetë

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    troia me grep

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    mahhhhhh. Nuk i besoj perrallave e sidomos punes ne nje parti te tille; jo vetem te perbere nga njerez injorante qe shajne cfare u del perpara, por edhe qe nuk dine cfare misioni politik kane.
    Pastaj te thuash zedhenese, per nje te sapodiplomuar qe eshte vetem 23 vjec, me duket si e tepert. Por si gjithnje gazetat shqipetare (e ne kete rast shekulli) e ekzagjerojne, duke nxjerre shqipetaret heronj edhe kur nuk jane...
    La vita è bella...

  6. #6
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Si parti qe mbrojne emigrantet ne vendet BE, jane ato ambijentalise,apo partit e gjelberta...

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Nuk eshte ndonje çudi qe kjo vajza shqiptare eshte pjese e Lega Nord. Ne kete parti ka dhe mjaft zezake qe i sheh edhe neper grumbullimet qe ben kjo parti neper qytete te ndryshme. Nje kryetare komune diku nga verilindja (aty Lega Nord eshte me e forte), nqs nuk gabohem eshte me ngjyre.

    Per sa i perket fashizmit tek Lega Nord, ajo nuk eshte nje parti fashiste, por raciste dhe lokaliste (kuptohet nga vete emri). Eshte kunder klandestineve dhe perpiqet qe emigranteve t'ia beje jeten sa me te veshtire ne menyre qe te largohen nga Italia, biles shpesh here ka hedhur idene per te sponosrizuar ata te huaj qe vendosin te largohen vete. Misioni i saj kryesor eshte kalimi nga nje Itali rajonale (regionale) ne nje Itali federale.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Erlebnisse Lexo Postimin
    mahhhhhh. Nuk i besoj perrallave e sidomos punes ne nje parti te tille; jo vetem te perbere nga njerez injorante qe shajne cfare u del perpara, por edhe qe nuk dine cfare misioni politik kane.
    Pastaj te thuash zedhenese, per nje te sapodiplomuar qe eshte vetem 23 vjec, me duket si e tepert. Por si gjithnje gazetat shqipetare (e ne kete rast shekulli) e ekzagjerojne, duke nxjerre shqipetaret heronj edhe kur nuk jane...
    Nuk e ekzagjerojne ne kete rast, bej nje kerkim me google dhe do shohesh qe kjo vajza eshte bere zedhenese shtypi e Lega Nord ne Toskana.

  9. #9
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Sa qesharake jemi ne shqiptaret.
    E ne te vertete kjo eshte historia e popullit tone.
    Gjithmone bejme zgjedhjen e gabuar.

    Ajo ishte vesh si fashishtet e mussolinit (lol) . Sa ironike , duke harruar se vet ajo eshte nje emigrante e asnje gje tjeter.
    E njejta histori me kete te anglise qe deshte te hidhte kanditature me partine konservative , te djathtet e bute , qe nuk kane turp te shfaqin mos-pelqimin e tyre ndaj emigranteve.

  10. #10
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    kjo histori perben nje paradox shum shum te kendshem.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •