Gazetari dhe fotografisti i National Geographic Steve McCurry,kishte vizituar ne vitin 1984 kampet e refugjateve afgan ne Pakistan ku kishte bere nje fotografi te nje vajze refugjate afgane,e cila me vone per shume vite te tera,kjo pamje e kesaj vajze ishte bere simboli i dinjitetit afgan.
Per shume kohe kjo foto do te behet ikone,ndersa gazetari me nje grup njerezish nga National Geographic do te veheshin ne kerkim te vajzes afgane qe pushtoj njerezit e botes me syte e saj,derisa ne vitin 2001 ishte gjetur,pra pas 17 viteve.
Ajo ishte njė nga fytyrat mė tė famshme nė botė, por askush nuk e dinte se kush ishte ajo . Imazhi i saj u shfaq nė ballinat e revistave dhe librave, posterave, neper butona xhakete, madje deri edhe ne tepiha, por ajo nuk e dinte atė.Pas nje kerkimi pėr 17 vite, "National Geographic" ka gjetur pėrsėri vajzėn afgane me sy te shqetesuar jeshil .
Vajza misterioze afgane me shiqim te drejteperdrejt dhe shqetesues qe ka intriguar Perėndimin pėr kaq kohė ėshtė Sharbat Gula. Ajo jeton nė njė rajon tė largėt tė Afganistanit me burrin e saj dhe tre vajza.
Vendndodhja e Sharbatit ishte gjetur pas gati 2 dekadave ne kerkim te saj pasi qe fotoja e saj u shfaq nė kopertinėn revistes se National Geographic mė 1985. Ajo nuk kishte asnjė ide se fytyra dhe pamja e saj e kishte bėrė ate njė ikonė, tha Steve McCurry, fotografi i cili e bėri portretin e kesaj vajze afgane pėr National Geographic nė vitin 1984, dhe qė u pėrpoqėn tė gjejnė vajzen pėrsėri gjatė udhėtimeve tė mėvonshme te shumta qe ai e ka bėrė nė Pakistan dhe Afganistan.
Nė janar tė vitit 2002, njė ekip njerezish te National Geographic u kthye nė kampin e refugjatėve Bagh Nasir nė Pakistan, ku Sharbat Gula ishte fotografuar nė fillim, pėr ta kėrkuar ate. Ajo u identifikua pas nje serije kontaktesh de derguan ne gjurmet e vellaut te saj dhe burrit te saj, tė cilėt u pyeten dhe pranuan se ajo ishte e gatshme dhe se mund te behej nje interviste me te.
Sharbat Gula ėshtė fotografuar vetėm nė dy raste: nė vitin 1984 dhe nė ne vitin 2003 nga Steve McCurry. Ajo kurrė nuk kishte parė portretin e saj tė famshėm para se i eshte treguar asaj ky portret pas gati 2 dekadave.
"Kjo eshte fotoja qe ka mahnitur jo vetem lexuesit e National Geographic, por edhe tė gjithė ata qė e panė imazhin e saj nėpėr botė, "tha Boyd Matson, udheheqesi i programit National Geographic Explorer, i cili ishte ne grupin qė e takuan vajzen afgane.
"Ne kemi njohur fytyrėn e saj, por ne nuk kemi njohur historinė e saj, jo edhe emrin e saj," tha ai.
Grupi i njerezve nga National Geographic ishin te percaktuar qe te kerkojne edhe njehere vajzen afgane para se te prishej kampi i refugjateve ne Pakistan ku ajo kishte qene me heret si refugjate nga Afganistani.
Tash Sharbat Gula jeton njė jetė tradicionale muslimane prapa velit, tradita e saj muslimane nuk lejon takime me meshkuj tjere jashte familjes se saj.Mirepo pas kerkeses se ekipit te National Gjeografic i ėshtė dhėnė leja pėr tė dėrguar njė producente femėr pėr t'u takuar me vajzen afgane dhe njeherit te beje edhe nje fotografi te portretit te saj pas 17 viteve.
Matson tregon se kur i beri krahasimet e fotografive te vajzes qe ishte marre para 17 viteve dhe fotografise se gruas qe besohej se eshte i njejti person , ai ishte i sigurt se ishte i njėjti person. "Iriset e syve,vijat e fytyres dhe te tjerat tregonin se kjo ishte personi qė po kėrkonim," tha ai.
Megjithatė, pėr tė siguruar se Sharbat Gula ishte vajza qė ishte fotografuar 17 vjet mė parė, ekipi Explorer kishte perdorur teknologjine e skanimit te irisit te syve si dhe njohjen dhe krahasimin e vijave te fytyres nga nje metode qe keto metoda i pėrdore edhe Byroja Federale amerikane e Hetimeve(FBI).
Pasi qe familja e saj pranoj qe fotografisti qe e kishte fotografuar 17 vite me pare mund ta takonte,Steve McCurry menjehere e njohu edhe pse kishin kaluar 17 vite. "Sytė e saj janė po aq tė bezdisshėm dhe te shqetesuar tani ashtu si ishin atėherė," tha ai.
"Ajo menjehere me njohu mua, kryesisht pėr shkak se ajo kurre nuk kishte qene e fotografuar me perpara dhe une atehere beja foton e saj te pare ne jeten e saj ,pra ne vitin 1984," tha ai.
Sharbat Gula kujtoi pėrvojėn dhe ndjenjen e saj femijerore pasi qe ishte fotografuar atehere.Asaj i kujtohej se si kishte pasur mbulesen e kokes plot me vrima ,dhe se ishte e shqyer sepse i`u kishte djegur nga zjarri ne nje vend kjo shami e kokes.
Kur ata u takuan pėrsėri, McCurry i tregoi Sharbatit se imazhin i saj i fotografuar atehere ishte bėrė i njohur si njė simbol i popullit afgan. "Unė nuk mendoj se ajo ishte e interesuar veēanėrisht nė famėn e saj personale," tha McCurry. "Por ajo ishte e kėnaqur kur ne i treguam se se ajo ishte bere nje simbol krenarije dhe dinjiteti i popullit te saj."
Fotografisti Steve McCurry,i cili eshte shperblyer dhe ka marre shume cmime per fotografite e tij,thote qe imazhi dhe portreti i vajzes afgane kishte prekur imagjinaten e njerezve gjithandej botes, sepse fytyra e saj, veēanėrisht sytė e saj, shprehnin dhimbje dhe fragjilitet, njekohesisht shprehnin force dhe bukuri.
Historia e vajzes afgane
Kur Sharbat Gula ra dakord per te bere foton pėr herė tė dytė nė jetėn e saj, ajo doli nga sekreti i vellos se saj pėr tė treguar historinė e saj. Ajo donte qe njerėzit rreth botės qė e njihnin fytyrėn e saj nga fotoja e bere 17 vjet me pare qė tė dinė se ajo kishte mbijetuar ne kampin e refugjatėve nė Pakistan.
Ajo ishte martuar dhe kishte katėr vajza, njėra prej tė cilave i vdiq nė foshnjėri. Ajo jeton e mbyllur ne veten e saj dhe e mbuluar,sipas traditave ,kultures dhe fese se saj.
Ajo i takon grupit etnik Pashtun nė Afganistan, Sharbati tregon se pergjate sundimit te vendit nga rregullat e Talebanit,ajo kishte jetuar relativisht "mire",dhe thote se ka qene nje jete dhe stabilitet pas kaosit dhe terrorit qe kishte ndodhur ne lufte me Rusine.
Sipas Matson dhe McCurry, Sharbat Gula i ėshtė kthyer anonimitetit; publicitet i saj i fundit lidhur me berjen publike te emrit te saj, dhe se nuk ka gjasa qe te terheqe vėmendjen e njerezve nė Afganistan. "Ajo nuk do tė japė njė intervistė pėr mediat me dhe ajo nuk dėshiron qe tė kontaktohet me," tha Matson. Familja e saj eshte vendosur nė njė fshat nė njė pjesė tė largėt tė Afganistanit, ku ajo do tė vazhdojnė jetėn e saj e mbuluar ēarēaf (purdah), shtoi ai.
I pyetur nėse Sharbat do tė mund pėrfitonte financiarisht nga portreti i saj i famshėm, Matson tha se "do te shiqohet per kete mundesi."
"Ėshtė e qartė se ajo ėshtė bėrė njė simbol qė" National Geographic "ka pėrdorur pėr tė ilustruar rrethanat e refugjatėve sikurse qe ishte edhe ajo, dhe shumė njerėz janė interesuar pėr tė," tha ai. " Ajo dhe portreti apo imazhi i fytyres se saj na ka ndihmuar shume ne misionin tonė pėr edukimin e njerėzve dhe kulturave edhe neper rajonet tjera,dhe kjo ende vazhdon te na ndihmoje qe te terhiqet vemendja per jeten qe bejne grate dhe vajzat afgane ne pergjithesi. "
Pasiqe Sharbat Gula eshte bere simbol i vuajtjeve te nje gjenerate te tere te grave dhe vajzave afgane, National Geographic Society po krijon njė fond tė veēantė pėr tė ndihmuar nė zhvillimin dhe ofrimin e mundėsive edukative pėr gratė e reja dhe vajzat afgane. Shoqėria do tė punojė me organizatat jofitimprurėse ne bashkepunim me autoritetet lokale nė rajon pėr krijimin e programit te ndihmes ne kete sfere.
pergatiti per Forumin Shqiptar_______Fattlumi
Krijoni Kontakt