Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    National Geographic dhe portreti i famshem i vajzes afgane.

    Gazetari dhe fotografisti i National Geographic Steve McCurry,kishte vizituar ne vitin 1984 kampet e refugjateve afgan ne Pakistan ku kishte bere nje fotografi te nje vajze refugjate afgane,e cila me vone per shume vite te tera,kjo pamje e kesaj vajze ishte bere simboli i dinjitetit afgan.
    Per shume kohe kjo foto do te behet ikone,ndersa gazetari me nje grup njerezish nga National Geographic do te veheshin ne kerkim te vajzes afgane qe pushtoj njerezit e botes me syte e saj,derisa ne vitin 2001 ishte gjetur,pra pas 17 viteve.

    Ajo ishte njė nga fytyrat mė tė famshme nė botė, por askush nuk e dinte se kush ishte ajo . Imazhi i saj u shfaq nė ballinat e revistave dhe librave, posterave, neper butona xhakete, madje deri edhe ne tepiha, por ajo nuk e dinte atė.Pas nje kerkimi pėr 17 vite, "National Geographic" ka gjetur pėrsėri vajzėn afgane me sy te shqetesuar jeshil .

    Vajza misterioze afgane me shiqim te drejteperdrejt dhe shqetesues qe ka intriguar Perėndimin pėr kaq kohė ėshtė Sharbat Gula. Ajo jeton nė njė rajon tė largėt tė Afganistanit me burrin e saj dhe tre vajza.

    Vendndodhja e Sharbatit ishte gjetur pas gati 2 dekadave ne kerkim te saj pasi qe fotoja e saj u shfaq nė kopertinėn revistes se National Geographic mė 1985. Ajo nuk kishte asnjė ide se fytyra dhe pamja e saj e kishte bėrė ate njė ikonė, tha Steve McCurry, fotografi i cili e bėri portretin e kesaj vajze afgane pėr National Geographic nė vitin 1984, dhe qė u pėrpoqėn tė gjejnė vajzen pėrsėri gjatė udhėtimeve tė mėvonshme te shumta qe ai e ka bėrė nė Pakistan dhe Afganistan.

    Nė janar tė vitit 2002, njė ekip njerezish te National Geographic u kthye nė kampin e refugjatėve Bagh Nasir nė Pakistan, ku Sharbat Gula ishte fotografuar nė fillim, pėr ta kėrkuar ate. Ajo u identifikua pas nje serije kontaktesh de derguan ne gjurmet e vellaut te saj dhe burrit te saj, tė cilėt u pyeten dhe pranuan se ajo ishte e gatshme dhe se mund te behej nje interviste me te.

    Sharbat Gula ėshtė fotografuar vetėm nė dy raste: nė vitin 1984 dhe nė ne vitin 2003 nga Steve McCurry. Ajo kurrė nuk kishte parė portretin e saj tė famshėm para se i eshte treguar asaj ky portret pas gati 2 dekadave.

    "Kjo eshte fotoja qe ka mahnitur jo vetem lexuesit e National Geographic, por edhe tė gjithė ata qė e panė imazhin e saj nėpėr botė, "tha Boyd Matson, udheheqesi i programit National Geographic Explorer, i cili ishte ne grupin qė e takuan vajzen afgane.

    "Ne kemi njohur fytyrėn e saj, por ne nuk kemi njohur historinė e saj, jo edhe emrin e saj," tha ai.


    Grupi i njerezve nga National Geographic ishin te percaktuar qe te kerkojne edhe njehere vajzen afgane para se te prishej kampi i refugjateve ne Pakistan ku ajo kishte qene me heret si refugjate nga Afganistani.

    Tash Sharbat Gula jeton njė jetė tradicionale muslimane prapa velit, tradita e saj muslimane nuk lejon takime me meshkuj tjere jashte familjes se saj.Mirepo pas kerkeses se ekipit te National Gjeografic i ėshtė dhėnė leja pėr tė dėrguar njė producente femėr pėr t'u takuar me vajzen afgane dhe njeherit te beje edhe nje fotografi te portretit te saj pas 17 viteve.

    Matson tregon se kur i beri krahasimet e fotografive te vajzes qe ishte marre para 17 viteve dhe fotografise se gruas qe besohej se eshte i njejti person , ai ishte i sigurt se ishte i njėjti person. "Iriset e syve,vijat e fytyres dhe te tjerat tregonin se kjo ishte personi qė po kėrkonim," tha ai.

    Megjithatė, pėr tė siguruar se Sharbat Gula ishte vajza qė ishte fotografuar 17 vjet mė parė, ekipi Explorer kishte perdorur teknologjine e skanimit te irisit te syve si dhe njohjen dhe krahasimin e vijave te fytyres nga nje metode qe keto metoda i pėrdore edhe Byroja Federale amerikane e Hetimeve(FBI).

    Pasi qe familja e saj pranoj qe fotografisti qe e kishte fotografuar 17 vite me pare mund ta takonte,Steve McCurry menjehere e njohu edhe pse kishin kaluar 17 vite. "Sytė e saj janė po aq tė bezdisshėm dhe te shqetesuar tani ashtu si ishin atėherė," tha ai.

    "Ajo menjehere me njohu mua, kryesisht pėr shkak se ajo kurre nuk kishte qene e fotografuar me perpara dhe une atehere beja foton e saj te pare ne jeten e saj ,pra ne vitin 1984," tha ai.

    Sharbat Gula kujtoi pėrvojėn dhe ndjenjen e saj femijerore pasi qe ishte fotografuar atehere.Asaj i kujtohej se si kishte pasur mbulesen e kokes plot me vrima ,dhe se ishte e shqyer sepse i`u kishte djegur nga zjarri ne nje vend kjo shami e kokes.

    Kur ata u takuan pėrsėri, McCurry i tregoi Sharbatit se imazhin i saj i fotografuar atehere ishte bėrė i njohur si njė simbol i popullit afgan. "Unė nuk mendoj se ajo ishte e interesuar veēanėrisht nė famėn e saj personale," tha McCurry. "Por ajo ishte e kėnaqur kur ne i treguam se se ajo ishte bere nje simbol krenarije dhe dinjiteti i popullit te saj."

    Fotografisti Steve McCurry,i cili eshte shperblyer dhe ka marre shume cmime per fotografite e tij,thote qe imazhi dhe portreti i vajzes afgane kishte prekur imagjinaten e njerezve gjithandej botes, sepse fytyra e saj, veēanėrisht sytė e saj, shprehnin dhimbje dhe fragjilitet, njekohesisht shprehnin force dhe bukuri.

    Historia e vajzes afgane

    Kur Sharbat Gula ra dakord per te bere foton pėr herė tė dytė nė jetėn e saj, ajo doli nga sekreti i vellos se saj pėr tė treguar historinė e saj. Ajo donte qe njerėzit rreth botės qė e njihnin fytyrėn e saj nga fotoja e bere 17 vjet me pare qė tė dinė se ajo kishte mbijetuar ne kampin e refugjatėve nė Pakistan.

    Ajo ishte martuar dhe kishte katėr vajza, njėra prej tė cilave i vdiq nė foshnjėri. Ajo jeton e mbyllur ne veten e saj dhe e mbuluar,sipas traditave ,kultures dhe fese se saj.

    Ajo i takon grupit etnik Pashtun nė Afganistan, Sharbati tregon se pergjate sundimit te vendit nga rregullat e Talebanit,ajo kishte jetuar relativisht "mire",dhe thote se ka qene nje jete dhe stabilitet pas kaosit dhe terrorit qe kishte ndodhur ne lufte me Rusine.

    Sipas Matson dhe McCurry, Sharbat Gula i ėshtė kthyer anonimitetit; publicitet i saj i fundit lidhur me berjen publike te emrit te saj, dhe se nuk ka gjasa qe te terheqe vėmendjen e njerezve nė Afganistan. "Ajo nuk do tė japė njė intervistė pėr mediat me dhe ajo nuk dėshiron qe tė kontaktohet me," tha Matson. Familja e saj eshte vendosur nė njė fshat nė njė pjesė tė largėt tė Afganistanit, ku ajo do tė vazhdojnė jetėn e saj e mbuluar ēarēaf (purdah), shtoi ai.

    I pyetur nėse Sharbat do tė mund pėrfitonte financiarisht nga portreti i saj i famshėm, Matson tha se "do te shiqohet per kete mundesi."

    "Ėshtė e qartė se ajo ėshtė bėrė njė simbol qė" National Geographic "ka pėrdorur pėr tė ilustruar rrethanat e refugjatėve sikurse qe ishte edhe ajo, dhe shumė njerėz janė interesuar pėr tė," tha ai. " Ajo dhe portreti apo imazhi i fytyres se saj na ka ndihmuar shume ne misionin tonė pėr edukimin e njerėzve dhe kulturave edhe neper rajonet tjera,dhe kjo ende vazhdon te na ndihmoje qe te terhiqet vemendja per jeten qe bejne grate dhe vajzat afgane ne pergjithesi. "


    Pasiqe Sharbat Gula eshte bere simbol i vuajtjeve te nje gjenerate te tere te grave dhe vajzave afgane, National Geographic Society po krijon njė fond tė veēantė pėr tė ndihmuar nė zhvillimin dhe ofrimin e mundėsive edukative pėr gratė e reja dhe vajzat afgane. Shoqėria do tė punojė me organizatat jofitimprurėse ne bashkepunim me autoritetet lokale nė rajon pėr krijimin e programit te ndihmes ne kete sfere.


    pergatiti per Forumin Shqiptar_______Fattlumi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ikona e National Geographic e quajtur Sharbat Gula
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Para 17 viteve dhe sot.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne postimin nr.2 ne foton e dyte eshte Thomas Musheno,nje studiues i forensikut,punetor i Byrose Federale te Hetimeve (FBI) ne Washington D.C. duke bere analizat dhe duke krahasuar te dy fotot.Ai thote : "Jam i sigurte 100% se vajza qe eshte fotografuar me 1984 ,kur ishte vetem 13 vjeqare eshte e njejta me kete gruan qe eshte gjetur tashme".

    Ndersa ne foton e trete eshte John Daugman,nje profesor i shkencave kompjuterike ne Universitetin e Cambridge-it ne Angli.Shenjat e iris te syve jane me te sakta sesa edhe vet shenjat e gishterinjeve thote ai.Teknika e tij biometrike qe perdor ne keto raste shfrytezon kalkulimet matematikore,dhe rezultatin qe perfitoi Daugman nuk kane asnje dyshim se syte e shqetesuar te vajzes afgane dhe syte e gruas Sharbat Gula jane te te njejtit person,pra eshte i njejti person.
    -----------------------------------------------------------------------------------------

    Ndersa keto fotot me poshte jane disa vepra "arti"te bera nga inspirimi i ketyre syve te veqante dhe pamjes se kesaj vajze afgane.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #5
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Keto femrat afgane i kane te gjitha syte jeshile.
    andej eshte normal , ndersa nga ne je i bekuar me pase sy te tille

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Vajza 13 vjeqare afgane gjindej ne ate kohe,pra ne vitin 1984 ne mesin e 3 milion refugjateve afgan ne Pakistan,gjersa te dy prinderit i ishin vrare nga ruset pasi keta te fundit kishin invaduar Afganistanin.Ajo kaloi kufirin ne ate kohe me disa kusherinj te saj gjersa nje dite gazetari dhe fotoreporteri i revistes National Geographic,Steve McCurry,duke vizituar keto kampet e refugjateve dhe nje shkolle te improvizuar aty kerkon lejen nga mesuesja e tyre qe te bej ndonje fotografi te vajzave femije qe ishin aty.Ne mesin e shume femijeve gazetarit i bie ne sy vajza me sy jeshile e cila ne syte e saj pasqyronte tragjedine individuale pasi i ishin vrare prinderit dhe ne te njejten kohe pasqyronte tragjedine dhe dinjitetin e nje populli te tere.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Para 17 viteve dhe sot.
    Shikojeni me kujdes,ne foton e pare fotografi ka shfrytezuar friken dhe pafajsine e vajzes afgane,ajo nuk kishte pare aparat fotografik me pare.Ndoshta shikon e habitur se si nje njeri i ben shenje te shikoje objektivin ,i duket e habiteshme pas atyre momenteve dramatike qe ka kaluar, qe nje njeri ta lusi te pozoje per nje dicka qe asaj nuk ja mer mendja fare.
    Ne foton e dyte ajo ka dale me pak bindese,ka humbur tashme freskine dhe befas na cfaqet nje fytyre katrore si fytyra e nje burri,gjithsesi syte e saj jane te vecante
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #8
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Fotoja e femrės afgane ne posterin e National Georgaphic eshtė shum artistike dhe perfaqėson njė popull tė tėrė

    Llegjenda jan keta tė National Georgraphic kanė prirje dhe profesionalizėm nė kėto gjėra

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Syte qe rrefejne nje jete te tere

    Portret i njė jete tė rrėnuar nga lufta qe ndryshe quhet portreti i vajzes afgane radhitet nder fotot dhe portretet me te mira ne historine 114 vjeqare te revistes National Geographic.
    Imazhi i saj ishte bere ikone ne vendet perendimore e posaqerisht ne Amerike perreth 17 vite te tera.
    Edhe pas 17 viteve nuk mund te thuhet se syte e saj tregojne ndonje lumturi.
    Syte e vajzes afgane radhiten edhe ne mesin e 10 personave ne bote qe kane syte me te bukur.
    Deshira e vetme e saj eshte qe tri vajzat e saj te kene nje program edukimi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Pjese e dokumentarit : "A Life Revealed -nga National Geographic" mbi gjetjen e vajzes afghane pas 17 viteve nga gazetari Steve McCurry.





Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •