Faktori Amerikë: Administrata Obama dhe dosjet e (ri)hapura
Evolucioni i raporteve midis Europës dhe Rusisë mund të kuptohet më mirë në kontekstin e një trekëndëshi që përfshin, me titull të plotë, edhe Shtetet e Bashkuara. Në fakt, duhet filluar nga një vështrim faktik: prej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, 21 prej tyre janë ndërkohë anëtare të NATO-s, gjë që krijon një lidhje sigurie të drejtpërdrejtë me Washington edhe aty ku do të duhej të merrej në konsideratë vetëm ana "euraziatike" e trekëndëshit.
Veç kësaj, është e dukshme se vetë Rusia shikon nga çështjet europiane në lidhje të ngushte me politikat amerikane, nga sistemi antiraketor tek infrastrukturat e mëdha energjetike. Së fundi, nuk është e mundur (nëse vallë ka qenë ndonjëherë) të izolohet "Kontinenti i Vjetër" nga sa ndodh jashtë tij: le të mendohet për impaktin e krizës ekonomike lidhur me rishpërndarjen botërore të fuqisë, për programin bërthamor iranian, për lidhjen midis misionit afganas dhe evolucionit të gjithë Azisë Qendrore. E gjitha kjo detyron të vlerësohen raportet me Rusinë në një optikë plotësisht trekëndore.
Dilemat strukturore të raportit Europë - Rusi
Është një e dhënë objektive që midis Europës dhe Federatës Ruse janë rritur në vitet e fundit raportet e ndërvarësisë. Pas fazës së parë passovjetike - përkuese me periudhën e Boris Yeltsin - në të cilën aksi në pjesën më të madhe mbizotërues ishte ai midis Moskës dhe Washington, vitet e Vladimir Putin kanë parë një aktivizim shumë më të madh në planin ndërkombëtar dhe vullnetin e fortë për t'u rifutur në lojërat europiane.
Ky qëndrim i ri është sintetizuar mirë nga disa analistë si një zgjedhje ruse e tipit revizionist ndaj Kontinentit të Vjetër, ndërsa Moska do ishte shumë më e favorshme ndaj statukuosë në planin global (duke njohur limitet e influencës së vet). Sikur të ishte kështu, do të ishim përballë një sfide të drejtpërdrejtë sidomos për europianët, edhe pse me të paraqiten mundësi të konsiderueshme.
Dilema thelbësore, nga ana tjetër shumë e njohur, se një pozicion i vërtetë europian nuk ka dalë deri më tani. Ndërvarësia perceptohet si një kufizim me rrezik të lartë nga vendet qendro-lindore me aderim më të vonshëm dhe si një realitet gjeopolitik për t'u shfrytëzuar më mirë nga vende si Gjermania dhe Italia. Nuk mund të mohohet se realizimi i sistemeve të mëdha infrastrukturore si "Nord Stream" (në Balltik) dhe "South Stream" (në Detin e Zi) tenton që të konsolidojë raportet e ndërvarësisë energjetike, me efekte të mëdha ekonomike dhe, në analizë të fundit, të sigurisë.
Bashkimi Europian, si i tillë, natyrisht që të tenton të arsyetojë në optikën e Politikës së Fqinjësisë së tij, domethënë nëpërmjet instrumentit tipik të marrëveshjeve të partneritetit, por nuk arrin ta zbatojë plotësisht këtë logjikë në një sektor jetik si ai energjetik. Nga ana e saj, mungesa e një koordinimi të fortë intraeuropian i jep Rusisë një levë negociiuese të jashtëzakonshme për t'u përdorur, duke u nisur nga "fakti i kryer" i marrëveshjeve të lidhura sidomos nga Gazprom.
Roli i Rusisë si furnizues energjetik kryesor - por tashmë edhe aktor ekonomik që ka një penetrim të caktuar në Europë - efektivisht ka intensifikuar një prej asimetrive të raportit transatlantik: disa vende kanë zhvilluar lidhje ndërvarësie kaq të ngushta me Moskën sa ta konsiderojnë Federatën Ruse si një protagoniste të makrorajonit "euraziatik"; në mënyrë të ndryshme, Shtetet e Bashkuara shikojnë tek Rusia e Putin dhe e Medvedev një partner të mundshëm (veç të tjerash, mjaft problematik) vetëm në sektorë të veçantë veprimi. Në thelb - për Washington bashkëpunimi është shumë më selektiv - kushdo që ulet në Sallën Ovale dhe cilidoqoftë toni i diskutimit të fundit i Presidentit Medvedev apo i Kryeministrit Putin.
Duke i pasur mirë parasysh këto konsiderata thelbësore, është e padyshimtë që përplasjet e armatosura midis forcave ruse dhe gjeorgjiane në verën e 2008 e kanë lënë një shenjë, pavarësisht përpjekjeve europiane për ta tejkaluar me shpejtësi fazën më kritike pa i ndërprerë asnjëherë kontaktet: Federata Ruse ka përdorur forcën ushtarake kundër një vendi sovran pas asnjë miratim ndërkombëtar.
Moska e ka lidhur sistematikisht ndërhyrjen e saj në Gjeorgji me atë të NATO-s në Kosovë - Serbi, duke i përshkruar të dyja si ndërhyrje në mbrojtje të minoriteteve që ndjeheshin tejet të kërcënuara. Objektivi kryesor i kësaj paraleleje për Rusinë, natyrisht përveç justifikimit të iniciativës së vet, është që ta shtyjë Perëndimin (lexo NATO-n) që të bëjë një lloj mea culpa historike. Pranimi i kësaj ekuivalence do të nënkuptonte në praktikë të rinisej nga një ekuilibër i ri, më pak avantazhues për Perëndimin.
Nga ana tjetër, që një revizionizëm i caktuar po gjen shteg edhe midis europianëve tradicionalisht "atlantistë" duket e pamohueshme, nëqoftëse mendohet se deri Javier Solana - një ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, përveçse Përfaqësuesi i Lartë i parë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë i Bashkimit Europian - ka deklaruar kohët e fundit se disa mundësi raportesh më të mira me Rusinë nuk janë kapur për faje perëndimore.
Në thelb, përdorimi i forcës kundër Gjeorgjisë - edhe pavarësisht nga bashkëpërgjegjësitë gjeorgjiane, të cilat Bashkimi Europian i ka pranuar shprehimisht - ka transformuar një prej "konflikteve të ngrira" në një përplasje ushtarake të hapur dhe kjo nuk ka sesi të mos kishte një impakt masiv në perceptimin evropian të raporteve me Moskën. Në fakt, rreziku i jashtëzakonshëm për europianët është ai që duhet të militarizojnë: në njëfarë mase të gjithë impiantin e Politikës së Fqinjësisë, ndërsa është e qartë se avantazhi i krahasuar i Bashkimit Europian qëndron në prosperitetin ekonomik dhe në aftësinë tërheqëse të modelit të tij liberal - demokratik.
Preokupimet më të këqija të verës 2008 duket se janë fashitur, në shpresën që Moska ta konsiderojë në realitet ndërhyrjen gjeorgjiane një përjashtim apo një incident rruge, nga e cila të nxjerrë një mësim maturie. Dhe mund të pohohet se efekti afatmesëm i kësaj krize ka qenë thelbësisht të kristalizohen pozicionet paraekzistuese, më shumë sesa të ndryshohen rrënjësisht ato: Rusia mbetet fuqimisht "sovraniste" në vizionin e saj të çështjeve të sigurisë në kufijtë e saj, Shtetet e Bashkuara shikojnë me mosbesim nga politika e jashtme ruse, por janë të gatshëm të bashkëpunojnë në mënyrë pragmatike dhe, së fundi, midis europianëve rezitojnë të gjitha sfumaturat në termat e perceptimit të rreziqeve dhe të mundësive.
Situata është komplikuar më tej nga fakti që i gjithë leximi i historisë pas 1989 (apo pas 1991) nuk është pranuar aspak në Europë: mungon një "narrativë" e përbashkët dhe, për pasojë, një aset diplomatik, ekonomik dhe i sigurisë që të gjithë ta konsiderojnë të qëndrueshëm dhe të kënaqshëm. Ose të paktën ky është imazhi që shpesh dëshirohet të jepet nga Moska, duke parë se është krijuar një rreth vicioz për të cilin kontestimi i ekuilibrave pas 1991 duket se forcon popullaritetin e brendshëm të qeverisë ruse. Lidhur me këtë dimension të brendshëm do të kthehemi në seksionin përfundimtar, ndërkaq duhet nënvizuar sesi zgjerimi në lindje i Bashkimit Europian ka gllabëruar, si të thuash, edhe të gjitha perceptimet e ndryshme të frakturës që e quajmë "1989".
Vendet balltike dhe të paktën disa anëtarë të ish-Traktatit të Varshavës nuk e pranojnë vizionin e "relaksuar" të çështjeve të sigurisë përgjatë zonës së gjerë të kontaktit me Federatën Ruse, që në fakt mbizotëron midis anëtarëve të vjetër të Bashkimit Europian. Nga ana e tij, lidershipi i erës Putin-Medvedev ka në fakt, një "vokacion europian", por sigurisht që jo në termat e pranimit pasiv të modus operandi tipike të Bashkimit Europian, por në termat e pjesëmarrjes si fuqi të mëdha në krijimin e rregullave të reja në Kontinentin e Vjetër e "zgjeruar".
Një konfirmim që problemi i rregullave të lojës është akoma tani i pazgjidhur vjen nga vështirësitë këmbëngulëse në nënshkrimin e tashmë famëkeqes "Kartë energjetike" që Bashkimi Europian ka përgatitur, por edhe në arritjen e objektivit për ta futur Rusinë në Organizatën Botërore të Tregtisë (WTO). Bëhet fjalë për kufizime shumë të rënda nga pikëpamja europiane, sepse është pikërisht në këtë sistem marrëveshjesh dhe shkëmbimesh të rregulluara që Bashkimi Europian gëzon një profil ndërkombëtar më të lartë dhe, për pasojë, influencë më të madhe. Në mungesë të një futjeje të plotë ruse në kuadrin e qeverisjes të preferuar nga Europa, Brukseli ndërkaq ka kompletuar ventilatorin e vendeve "fqinje" të mbuluara nga politika të formalizuara, me lançimin e "Partneritetit lindor" në maj të 2009. Me këtë paketë propozimesh për bashkëpunim fleksibël - për momentin e gjitha për t'u verifikuar në planin praktik - ndërthurja midis zonave me interes të drejtpërdrejtë rus dhe projektimi i jashtëm i Bashkimit Europian është bërë krejtësisht i dukshëm.
Jo rastësisht, në një situatë që mbetet fluide përgjatë kufijve euro-rusë (edhe prej linjës zyrtare të NATO-s, që mbetet ajo e "derës së hapur: pavarësisht ngrirjes së kandidaturës ukrainase dhe gjeorgjiane), prej disa muajsh është rritur këmbëngulja me të cilën qeveria ruse kërkon që të ridiskutojë kuadrin e përgjithshëm të ekuilibrave paneuropianë.
Në fund të nëntorit, qeveria ruse ka botuar bocën e parë të një teksti të ri për një "Traktat të sigurisë europiane" të ri, që i bën më konkrete propozimet tejet të vagullta të avancuara qysh përpara luftës gjeorgjiane të 2008 dhe më pas të ndërmarra në një seri ndërhyrjesh sidomos nga Presidenti Medvedev. Në thelb, dokumenti synon që të ngrejë një problem thelbësor: mungesën e bashkëvendimit (një pesimist do të thoshte "të një pushteti vetoje rus") lidhur me situatat eventuale të krizës në zonën paneuropiane (e përkufizuar në mënyrën më të gjerë të mundshme, si në fillimin e viteve '90, nga Vancouver në Vladivostok). Marrëveshja e propozuar do të përqafojë në mënyrë të shprehur të gjitha organizatat ekzistuese, domethënë natyrisht NATO-n, por edhe vetë OSBE-në, që sot është organizata e vetme e sigurisë paneuropiane. Por është e njohur se OSBE-ja është boshatisur pothuajse nga të gjitha dimensionet e saj të sigurisë "hard" dhe se NATO-ja praktikisht ka adoptuar një lloj vetëlegjitimimi politik - megjithëse jo plotësisht juridik - në rastin e operacioneve në Kosovë dhe Serbi në vitin 1999.
Është pikërisht ky pasazh i fundit që përbën nyjen më të kontestuar nga ana ruse.
Në një sfond të tillë, propozimi duket se do të theksojë në thelb parimet e Kartës së Parisit që në vitin 1990 i hapi rrugën krijimit të OSBE-së (duke e transformuar në vitin 1995 Këshillin e Sigurimit dhe të Bashkëpunimit Europian të trashëguar nga vitet '70), por kësaj radhe nga një pozicion force kontraktuale më të madhe për Rusinë. Një Traktat i ri mund të "fotografonte" situatën gjeopolitike aktuale, duke sanksionuar kështu edhe një prani ushtarake të drejtpërdrejtë ruse në enklavat gjeorgjiane (Abkhazi dhe Osheci e Jugut), ashtu si dhe zgjidhjen e munguar të "konfliktit të ngrirë" tjetër në Moldavi (me praninë e forcave ruse në rajonin separatist të Transnistrisë).
Akoma më e qartë është tentativa për të bllokuar çdo zgjerim të mëtejshëm si të NATO-s, ashtu dhe të Bashkimit Europian, duke parë se Moska në mënyrë fatale do të vendoste në rend të ditës të një diskutimi "parimor" çdo hipotezë aderimi të ri, duke theksuar se kjo do ta ndryshonte kuadrin gjeopolitik kontinental: kështu që do të bëhej fjalë, për Rusinë, për një lloj të drejte vote (në mos deri vetoje) lidhur me vendimet themelore të dy organizatave historike nga e cila është përjashtuar.
Nga ana tjetër, nuk është e lehtë që të injorohet krejtësisht hipoteza e ridiskutimit të parimeve të përgjithshme paneuropiane. Ka shumë gjasa, jemi kështu në batutat fillestare të një diskutimi që gjithsesi do të tentojë të mos ndërpritet krejtësisht; Presidenti francez Sarkozy ka qenë i pari që e ka shprehur hapur një interes gjenerik të caktuar për hipotezën, patjetër pa marrë asnjë impenjim thelbësor.
Por është e qartë se problemi thelbësor është se deri në çfarë pike të pranohet një e drejtë ruse për ndërhyrje formale në vendimet e një aleance të vërtetë të tipit klasik si NATO. Për hir të së vërtetës, kush vëren se NATO-ja është transformuar në një hibrid të habitshëm nuk e ka gabim: praktikisht ajo ka zhvilluar disa funksione që shkojnë shumë përtej atyre tipike të një aleance mbrojtëse të pastër, siç është padyshim rasti i misionit afgana, pavarësisht rrënjosjes në Nenin e 5-të të Traktatit atlantikoverior. Nga ana tjetër, duke shikuar përtej deklarimeve zyrtare, Rusia e kundërshton ekspansionin e funksioneve të NATO-s sigurisht jo për të mbrojtur të drejtën ndërkombëtare dhe as për të delimituar rolin e aleancës së vjetër në kontinentin europian. Ka qëllime më specifike: të bllokojë zgjerime të mëtejshme dhe të kufizojë peshën ushtarake e politike të çdo koalicioni të mundshëm nën drejtim amerikan të përqendruar mbi NATO-n.
Propozimi i një Traktati të ri paneuropian forcon kështu europianët që të tregojnë letrat, domethënë parasëgjithash vizionin e tij të raportit transatlantik, në një moment në të cilin ndershmërisht një vizion i tillë është më shumë i errësuar apo të paktën i paqartë. Dhe, aspak rastësisht, në muajt vendimtarë për redaktimin e Konceptit të Sigurisë të azhurnuar për t'u formalizuar brenda 2010.
Por hipoteza e Traktatit vë në evidencë edhe një problem tjetër themelor, kësaj radhe midis vizionit rus dhe atij të Bashkimit Europian: ndërsa Moska këmbëngul mbi parimin e mosndërhyrjes të bazuar mbi konceptin tradicional të sovranitetit, Bashkimi Europian adopton një konceptim "miks" të sigurisë që kalon edhe për një ndërhyrje sistematike në punët e brendshme (aq më pak respektivisht dhunimeve eventuale të të drejtave themelore).
Domethënë, ndërsa propozimi rus synon në një ringjallje të sigurisë kolektive të vjetër (me theksim të madh mbi çështjet territoriale), mazhoranca e europianëve është patjetër më e interesuar të zhvillojë një koordinim të politikave të sigurisë në sektorë si antiterrorizmi apo lufta kundër piraterisë dhe krimit të organizuar. Dhe, në mënyrë të pashmangshme, një aktivitet i tillë koordinimi presupozon një shkallë të lartë besimi reciprok, me shkëmbime të dendura informacionesh dhe lidhjesh të ngushta midis autoriteteve gjyqësore dhe të policisë.
Në masën në të cilin planifikohet në Europë një përdorim më masiv i forcës ushtarake, bëhet gjithsesi në referim me misione paqësim/stabilizimi, por në këtë rast tentohet të shikohet nga Shtetet e Bashkuara si partner vendimtar - përveçse domosdoshmërisht - në çdo situatë. Siç është e njohur, forcat amerikane furnizojnë faktikisht një "sistem operativ" të përbashkët të vërtetë për operacionet e mëdha shumëkombëshe, nga logjistika tek komunikacionet deri në doktrinat e përdorimit të forcave - gjë që nuk nënkupton as një koordinim të përkryer, as mungesën e fërkimeve, siç e demonstron çdo ditë Afganistani, por sigurisht implikon një zakon të rrënjosur për të bashkëpunuar.
Nëqoftëse e gjitha kjo mbahet në konsideratë, NATO-ja mbetet gjithsesi një zgjedhje më mirë respektivisht një serie marrëveshjesh ad hoc për çdo mision të veçantë, por pa mohuar me këtë limitet dhe defektet e saj: sidomos sistemi i financimit dhe i mekanizmave vendimmarrës, përtej mandatit të nënshtruar ndaj një legjitimimi të mëtejshëm - atij të Kombeve të Bashkuara - kur Aleanca vepron "jashtë zone".
Si konkluzion, nga propozimi rus për një Traktat të ri mbetet vetëm një dobishmëri e mundshme si kuadri i referimit të përgjithshëm, por atëhere nuk shikohet se në çfarë ky është i preferueshëm ndaj tashmë të kolauduarës OSBE.
Në sintezë ekstreme, iniciativa ruse duket sot si një lëvizje e zgjuar në terma taktikë (edhe pse me kosto të ulët për atë që e ka avancuar), por me pak probabilitet për sukses.
Faktori Amerikë: Administrata Obama dhe dosjet e (ri)hapura
Administrata Obama ka miratuar një politikë të bazuar mbi konceptin e një "reset" të raporteve me Moskën: një lloj hapjeje besimi e nënkuptuar parasëgjithash për të shëruar plagët ndaj besimit reciprok të shkaktuar nga kriza gjeorgjiane e verës 2008. Hapat e parë konkretë në këtë rrugë janë konfiguruar si një shkëmbim i mundshëm: pezullimi i projektit të mbrojtjes antiraketorë në Republikën Çeke dhe në Poloni në shkëmbim të një bashkëpunimi rus më aktiv lidhur me dosjen bërthamore iraniane.
Ekzistenca e një propozimi shkëmbimi kaq të drejtpërdrejtë është mohuar, kuptueshëm, në nivel zyrtar (sidomos nga Washington), por gjithsesi bëhet fjalë për një test të rëndësishëm të vullnetit real të Moskës për të identifikuar dhe ndjekur interesa të ndara. Ndoshta është akoma shpejt për të nxjerrë konkluzione, por ndërkaq Ëashington ka pasur një rimendim të pjesshëm në menaxhimin e programit antiraketor, duke dërguar në vjeshtë zëvendëspresidentin Biden për të siguruar qeverinë çeke dhe atë polake me premtimin për t'i përfshirë gjithsesi në një sistem më të reduktuar të mbrojtjes antiraketore.
Këto presione kontradiktore mbi Administratën Obama pasqyrojnë në praktikë një limit strukturor ndaj përpjekjeve të "reset": përmirësimi i klimës me Moskën nuk mund të realizohet në kurriz të lidhjeve me aleatët e vjetër e të rinj në Europë, pasi kjo rrezikon që ta dobësojë seriozisht pozicionin amerikan në kontinent.
Edhe në koinçidencë me çështjen raketore, është rihapur kështu një debat mbi garancitë aleate - domethënë në radhë të parë amerikane - të mishëruara nga Neni i V-të i Traktatit Atlantikoverior: një debat i shkaktuar edhe nga rishikimi i Konceptit Strategjik, siç është kujtuar. Disa prej dëgjimeve të mbajtura pranë Senatit amerikan në muajt e fundit me ish-Sekretaren e Shtetit, zonjën Albright (e cila aktualisht kryeson komisionin e ekspertëve për një rikonjicion të parë të një dokumenti të ri) dëshmojnë se preokupimet kryesore të Kongresit amerikan përqendrohen pikërisht mbi garancinë themelore ndaj integritetit territorial si "zemër" e vjetër e raportit të Aleancës.
Kjo sidomos në dritën e ndjeshmërisë ndaj anëtarëve europianë qendrolindorë: një qëndrim që të kujton fazën e parë të zgjerimit pasLufte të Ftohtë, me aderimin e Polonisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë, kur diskutimi qe sidomos mbi Nenin e V-të sesa mbi një rol global gjenerik të NATO-s. Domethënë, është e qartë se ngjarjet e verës 2008 dhe më komplesivisht agresiviteti i ri rus e kanë postuar aksin e vëmendjes politike të Washington mbi çështje themelore të sigurisë në Europë. Por duhet pranuar se ekziston një inkoherencë e caktuar midis këtyre shtytjeve drejt një aktivizmi më të madh amerikan mbi kontinent, nga njëra anë dhe fazës së reduktimit të impenjimeve ndërkombëtare që Administrata Obama po kryen në shumë teatro strategjike, nga ana tjetër.
Siç e ka sintetizuar mirë Ivan Krastev (i cili e ka studiuar në thellësi lidershipin aktual rus), Washington dhe Moska ka mundësi që nuk kanë objektiva dhe ëndrra të përbashkëta (domethënë nuk ndajnë një vizion të botës), por kanë disa preokupime të rëndësishme të përbashkëta, duke filluar nga roli i Kinës dhe nga penetrimi i islamizmit radikal.
Ka mundësi që të shtohet objektivi i mosproliferimit të armëve të shkatërrimit në masë, në të cilën jo rastësisht ndonjë progres po regjistrohet si përfundimi i një Traktatui bilateral lidhur me armët bërthamore strategjike që të zëvendësojë "START"-in. Kjo natyrisht që lidhet jodrejtpërsëdrejti edhe me përpjekjen amerikane për ta përfshirë aktivisht Moskën në vënien nën kontroll të programit bërthamor iranian dhe, me modalitete të ndryshme, atë koeranoverior.
Kjo nuk do të jetë një bazë shumë e qëndrueshme për një partneritet në të gjithë fushën - gjë që konfirmon hipotezën e avancuar mbi një raport "selektiv" mbi çështje të veçanta - por të paktën mundëson që të mbahen nën kontroll incidente eventualë rruge dhe çështje kontradiktore.
Opsione e limite: zgjedhje evropiane, realitete ruse dhe tendenca botërore
Sistemi politik rus përcakton në pjesën më të madhe mënyrën me të cilën merr jetë projektimi ndërkombëtar i vendit. Ky sistem politik mbetet deri më tani larg nga demokracia liberale dhe nga modelet evropiane, duke vazhduar që të pësojë probleme "identitarë" apo psikologjikë, përveç se interesa konkrete vetëm pjesërisht përkues me ato evropiane. Përkundrazi, ushqehet me një lloj frustrimi nacionalist që vazhdon të lejojë menaxhimin populist të konsensusit nga ana e elitës në pushtet.
Nuk është e nevojshme që të besohet në një korrelacion të drejtpërdrejtë dhe automatik midis regjimit të brendshëm dhe politikës së jashtme, për të parë shumë hije në mënyrën sesi lidershipi rus menaxhon çështjet ndërkombëtare. Duket se ka një tundim konstant - megjithëse jo një zgjedhje definitive dhe univoke - për të luajtur rolin e fuqisë "revizioniste", gjë që shkarkohet, siç është thënë, pikërisht mbi Europën.
Është e vërtetë se ekziston një dialektikë e brendshme, edhe pse brenda hapësirash shumë të shkurtra: gjithsesi është krijuar një dinamikë midis pozicionesh pjesërisht të ndryshme të përfaqësuara nga Presidenti Medvedev dhe nga Kryeministri Putin. Ka mundësi që të dy u drejtohen sektorëve të ndryshëm të opinionit publik, por për momentin jo në mënyrë antagoniste, por pothuajse paralele. Në të gjitha aspektet, janë liderë të pakundërshtueshëm, megjithëse ndërveprimi i tyre prodhon një politikë të jashtme me ndonjë lëkundje: nganjëherë e orientuar nga raportet e ndërvarësisë e modernizimit, nganjëherë e zhbalancuar mbi kundërvënien ndaj një lloj "rrethimi" perëndimor dhe mbi një nacionalizëm shumë tradicional.
Në dritën e kësaj situate të brendshme të Federatës Ruse, një linjë veprimi e mundshme për europianët - që pjesërisht mund të burojë nga një kohezion i fortë intra-Bashkim Europian - qëndron në shfrytëzimin sa më të mirë të nivelit të ndërvarësisë ekonomike tashmë ekzistues. Një rast emblematik është raporti delikat me Ukrainën si xhunto infrastrukturore deri më tani e domosdoshme: problemi ukrainas - me paqëndrueshmërinë politike kokëfortë ekzistuese të vendit dhe sidomos identiteti i dyfishtë gjuhësoro-kulturor i saj - mund të dëmtojë vetë interesat ruse. Arma e shantazhit të bllokimit pothuajse periodike e furnizimeve ruse, në perspektivë, është vetëdëmtuese. Në veçanti në dritën e zhvillimeve teknologjike në zhvillim në sektorin e gazit natyror - që e ka bërë avantazhuese shfrytëzimin e rezervave të reja të mëdha - është akoma më shumë interes i përbashkët, megjithatë një zgjedhje logjike për shumë vende europiane, por kushtet duhet të jenë të mira. Ka mundësi që shkon në këtë drejtim pragmatik marrëveshja e nëntorit të kaluar për një sistem "early warning" lidhur me furnizimet.
Në analizë të fundit, në ndërveprimin midis dinamikave të brendshme, resurseve energjetike dhe politikës së jashtme, shumë do të varet nga ecuria ekonomike e Federatës Ruse, mbi të cilën re të reja janë dendësuar në vijim të recesionit global të 2008-2009. Derikur rritja mbetet në nivele prej - vendi emergjent" dhe ka perspektiva realiste modernizimi, sistemi politik rus në fakt, duket se qëndron pa lëkundje, por diversifikimi i aparatit prodhues - dhe me të forcimi i një klase të mesme të gjerë - nuk është i shtyshëm në pafundësi, në mos për gjë pse përndryshe përfundon për t'u varur shumë nga çmimet ndërkombëtare të produkteve energjetike. Është saktësisht kjo nevojë afatmesme që Presidenti Medvedev e ka pranuar hapur në disa prej ndërhyrjeve publike më të fundit të tij, që në fakt kanë përfituar shumë vëmendje në mediat perëndimore: Medvedev i ka bërë referim eksplicit lidhjes së drejtpërdrejtë midis modernizimit të teksturës socio-ekonomike të vendit dhe integrimit në sistemin ndërkombëtar - gjë që padyshim implikon t'i pranohen shumë kushtëzime, duke dalë në fakt nga logjika e pastër e "demokracisë sovrane" mbi të cilën shpesh ka këmbëngulur sidomos Vladimir Putin. Është evidente sesi një zgjedhje komplesive e ngjashme do të kishte reperkusione mbi shkallën e pragmatizmit të politikës së jashtme e të sigurisë. Por do të duhet durim dhe rezultati nuk është aspak i sigurtë.
Ndërkohë, europianët dhe Bashkimi Europian si i tillë - do të duhet megjithatë të punojnë së bashku me Rusinë për shumë dosje të komplikuara, duke kërkuar që të mos e humbur rastin e ofruar nga Obama me fazën e "reset"-it. Momenti i së vërtetës po vjen: Shtetet e Bashkuara do t'i kërkojnë Moskës që të bëhet pjesë më aktive në politikat kundrejt Iranit - me këmbëngulje në rritje - dhe ndoshta në menaxhimin e disa problemeve në Azinë Qendrore, duke parë rrezikun e madh me "efekte infektuese" midis çështjes afgane dhe paqëndrueshmërisë kronike të ish-republikave sovjetike.
Kultivimi i ndërvarësisë me Rusinë (dhe disa vende të Kaukazit e të Azisë Qendrore) është sigurisht një objektiv europian i rëndësishëm. Bëhet fjalë për ta bërë duke ruajtur një ankorim të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara, për arsye politiko-kulturore përveçse atyre ekonomike dhe të sigurisë. Në fakt, nuk është interes europian mbyllja në një lloj "blloku euraziatik", që do ta nxirrte Bashkimin Europian dhe anëtarët e tij jashtë nga zonat më dinamike të ekonomisë botërore, domethënë aksi i Paqësorit që lidh ngushtësisht Amerikën Veriore dhe Azinë.
Zgjedhjet taktike janë të rëndësishme, siç e tregon mundësia e arritur me Presidencën Obama dhe ngjitjen e Medvedev. Por ka mundësi që pikëpyetja qendrore vendoset në një nivel "macro": në fakt, ka të bëjë me tendencat e përgjithshme në planin global midis statukuosë, rritjes së peshës dhe ambicieve të fuqive të mëdha emergjente dhe rënien relative të disa fuqive tradicionale. Në bazë kriteresh të ndryshme, Rusia nuk posedon thjesht ato karakteristika thelbësore (demografi, klimë biznesi, qëndrim të autoriteteve politike ndaj ekonomisë, optimizëm ndaj të ardhmes tek shoqëria në kuptimin më të gjerë) që në fakt identifikojnë fuqitë emergjente. Kjo nënkupton se themelet e çdo projekti euro-rus i pranuar mund të jenë gjithsesi të brishta.
Nga ana tjetër, viti i parë i Administratës Obama nuk ka rikthyer imazhin e një superfuqie të sigurtë në vetvete dhe në fazë "ekspansive", por atë të një vendi të madh që e di se duhet - me mundim - të rinovohet në brendësi, ndërsa ridimensionon disa impenjime të kushtueshme jashtë vendit. Sigurisht, bëhet fjalë gjithsesi për një fuqi "qendrore" në sistemin ndërkombëtar, sa për europianët, aq edhe për Rusinë, por jo një pikë referimi absolute në të gjitha dosjet rajonale.
E parë në këto terma tejet sintetikë, situata që Europa ka përballë në vlerësimin e trekëndëshit euro - ruso - atlantik (ose, nëqoftëse dëshirohet, hapësira e madhe që shkon nga Vancouver në Vladivostok) ka të bëjë sidomos me menaxhimin e një rënieje të dyfishtë: atë ruse, pavarësisht rikuperimit të përkohshëm të influencës të detyruar ekskluzivisht çmimeve të lëndëve të para energjetike; dhe rënien evropiane, nga kuotat e tregut në peshën në organizatat për qeverisjen botërore.
Nëqoftëse kjo analizë është korrekte, atëhere sfida kryesore që Europa dhe Rusia ndajnë është vërtet ajo e përshtatjes dhe e rinovimit: në këtë kuptim, është mirë të kujtohet që Europa është megjithatë më mirë e pajisur nga homologia ruse dhe çfarë negociate për partneritet duhet që ta mbajë parasysh.
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Krijoni Kontakt