Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Ti ke humbur..!

    ...Shpeshherė tek unė ėndrrat e frikshme turbullojnė orėt e gjumit tim, ku ne tė cilin pa pikė mėshire pasionet e jetės veniten....Projektet vriten!
    Shikoj me keqardhje gjymtyrėt e mi tė ngrirė tė cilėt kanė mbetur tė pėrulur nė kėrkim tė njė masazhi dhe prekjeve tė cilat janė bėrė aq shumė tė largėta tashmė...
    Ti je pėrballė meje mish e trup,por nė tė vėrtetė mė kot gėnjej veten....
    Nuk mė mjafton tė tė shof pasi dhimbja pushton tėrė qėnien time dhe ku dėshira e tėrbuar pėr tė tė shtrėnguar sadopak nė krahėt e saj....Ngurron!
    Ndjenjat humbėn s'di se ku ...i pėrpiu nata,i pėrpinė ditėt,je afėr meje por zemra jote e ftohur si akulli...Jo!
    E trishtuar shikoj bebėzat e syve tź mi tė trishtuar,mė kot rri duke i shtrėnguar, qė lumenjtė mos tė dalin..
    Nuk e di i dashur se ēfare ndodhi midis nesh!
    Mė kot dhe e babėzitur nga dashuria pėr ty ,u mundova tė kuptoja largimin tėnd drejt indiferencės ... U bė kohė e gjatė qe jemi tė huaj pėr njėri tjetrin dhe e vetme ngela nė rrugėn e tė kaluarės e cila mė merr frymėn, mė helmon si njė nėpėrkė e tėrbuar, mė mpin mendjen pa mė lėnė tė vetmin shanc qė tė vazhdoj me hapin e jetės....
    Nuk i dua ato puthje tė ftohta nė ballė tė cilat mi jep sa pėr mėshirė....Nuk dua tė shikohem si e humbur, nuk dua asgjė tjetėr pėrveē qetėsisė sė humbur.....
    Gėrthas e ēoroditur dhe si njė e ēmėndur dua tė ngrihem e ringjallur nga njė gjumė i gjatė dhe i thellė!
    Nuk dua ne asnjė ēast tė ndeshem me vdekjen..... Pasi vetėm nė atė botė nuk ka ndjenja dhe ngrohtėsi!

    Jam gjallė akoma!!!
    A e di vallė?!......



    Lediana Kapaj

    ( Shkurt 2010)
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    UNĖ DI TĖ FAL!

    Jam menduar shumė gjatė pas njė mesazhi qė nisa nė eterin e heshtur drejt njė grope tė zezė ku vritet e pėrgjakur drita e shpirtit tė njė nėne. Verbuar nga lotėt, njė ēast pėrbuza veten. “Kaq poshtė paskam rėnė!”
    Ndjeva lodhje. Lodhje nga lotėt e pendimit. Lodhje nga kujtimet e akullta. Lodhje nga shpresat pa krahė. Lodhje nga tė qenit grua! Lodhje nga lodhja e mėrgimit! Lodhja nga nga tradhėtia!
    Nuk kam qėnė unė ajo qė kam shkruar, por hija e dėshpėrimit tim tė pamerituar qė as vetė s’e di si ka mundur tė hyjė vjedhurazi nga e vetmja dritare qė kisha lėnė hapėt, ajo e dashurisė sė amėshuar, ku kanė tė drejtė tė hyjnė vetėm ėngjėjt e bardhė.
    Mė vodhėn qetėsinė dhe fala! Mė vodhėn kohėn dhe heshta. Mė vodhėn djersėn, bleva tjetėr. Mė vodhėn dashurinė dhe klitha! Ja, kėto do ketė menduar dora ime kur mėshoi mbi tastiera dhimbjen e gjallė dhe shkroi gjatė, jo pėr tu hakmarrė, por pėr t’Ju lutur Zotit qė tė falė ata qė kanė sy, por nuk shohin diellin. Ata qė kanė vesh, por s’dinė tė dėgjojnė kėngėn. Ata qė kanė zemėr, por s’dinė tė ngrohen nė zjarrin e saj. Ata qė kanė vetėm gjymtyrė dhe s’kanė shqisa. Do ndez qirinj pėr atė qė mbolli pemėn e tharė tė njė nate nė kopshtin e gabuar qė di tė rrit vetėm lule ylberi.
    Unė jam nėnė, jam grua qė di tė pėrkund jo vetėm ėndrra, por dhe embrionin e dashurisė nė emėr te jetės pėr tė luftuar vdekjen, nė emėr tė dritės pėr tė djegur natėn, nė emėr tė ėngjėjve pėr tė pėshtyrė djajtė. Por unė jam dhe njeri, lindur nga mėkati i mėkatit tė bukur nė shtratin e njė shprese qė puthje me agimet edhe kur retė e arnuara tė jetės zbehnin buzėqeshjen.
    Kam ecur nė tunelet e ftohta tė ditėve tė shkurtra, deri sa dielli u bė glob nė pikėn e lotit qė shkriu dhe akujt e frymėmarrjes. Shenjat e plagėve tė udhėve tė ngushta unė i kam mbuluar me harresė, por sa herė retė e pabesisė mbarsen me vetėtima aq herė dhimbja ēanė koren dhe rėnkon pa kėrkuar shpagė, por vetėm besė e mirėsi.
    Nė shinat e profecisė sė zemrės, nė emėr tė dashurisė, harrova urtėsinė e legjendės sė vjetėr: “ Nuk futet gjarpri nė gji edhe kur ndėrron lėkurėn!” Mėshira nuk ėshtė virtut, por ves i njerėzve tė dobėt, i atyre qė mendojnė se bota duhet tė jetė si njė sofėr e madhe ku tė ulen kėmbėkryq, mė parė nga tė gjithė, ata, gjarprinjtė. Njė nga kėta jam dhe unė. Po, po, unė!
    Vonė, (por jo shumė vonė) u kujtova se mbi kėtė botė jemi pėrherė nė rrokullisje tė ėmbėl, dehėse, lidhur nė orbitėn e besimit tranzit. Deri atėhere, kur u zgjova nga letargjia, kisha shkelur e sigurt mbi pasigurinė e ditėve mė tė bukura tė jetės, duke mos parė gjurmėt e shtrėmbra qė mbusheshin me hije tė ftohtė. Duke besuar nė verbėrinė e asaj qė quhet flakė dashurie, dritė besimi, blerim shprese e detyrė jete! Veē rruga ime e lodhur ka qėnė dhe mbetet e drejtė, por gjurmėt (ah, gjurmėt) do duan disa stinė sa tė mbushen me pranverė. I mbyti njė dimėr i keq, veshur me pelerinė tė kthjelltė, por brenda zvarriteshin gjarprinjė akulli qė doni tė kthenin nė fosile edhe gjurmėt e mia!
    Lavdi Zotit qė ka bekuar dhe stinė tė tjera me begati, me dritė, me yje dhe hėnė. Dhe unė e vrava dimrin e gjurmėve, tani gazi do ndez lastar dhe zogjtė do lexojnė partiturat e shpirtit tim, duke kthyer notat e lotėve nė kėngė. Mallkimi shkon tek mallkimi i mėkatarėve, unė jam Nėnė, jam Grua. Zoti do mė fal pėr vonesėn dhe do mė ndez qirinjtė e shpresės pėr tė ndriēuar jo vetėm rrugėn, por dhe pėr tė ushqyer plagėt e urta!
    Vitet do vjelin stinėt e moshės dhe unė nuk do i ul sytė para pasqyrės. Nuk do mallkoj, por do harroj se duhet harruar! E kam mbjellė shpirtin nė tre krijesa qė po rriten me aq dritė e dashuri sa kam frikė. Po, po, kam frikė nga lumturia qė po mė dhuron qielli dhe nuk di nė do arrij t’ia shpėrblejė. Brenda zemrės time gurgullon njė ujėvarė e ėmbėl jete qė mė duket si lisharėse ėndrrash dhe do pėrkundem nė krahėt e saj tėrė jetėn. Tėrė jetėn? Hahahahaaa! Po! Jeta ime tani rifilloi ndaj, nga maja e Olimpit tė gėzimit tim klithmoj brohoritje: Lavdi Zotit!

    © Lediana Kapaj
    "Carpe Diem"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2010
    Postime
    19
    Duke nuhatur qė sė largu goditjen e fjalės tėrhiqesha gjithmonė e mė shumė!Nė kėtė mėnyrė nuk po e ndihmoja aspak veten,pėrkundrazi po zhytesha nė njė botė tė thellė pesimizmi ku fjala zėvendėsonte ndjenjėn e errėsira shpirtin!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •