Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2010
    Vendndodhja
    @
    Postime
    383
    Citim Postuar më parë nga liridoni703 Lexo Postimin
    Me keq ardhej po te them se vertet une nuk e di se si i kupton ti ate qka mendon dhe ne qka ti bazohesh se si mos te ishte KFOR-i ne do te na ndiqete sebija nga Kosova aq shpejte sa ti po e mendojesh .
    Une besoj se ti qka e mendon as optimistet me te medhenje nuk e thon ket qka ti po thua dhe fatkeqsishet e ke ne mendjen tende,
    Po une Ty do te drejtohem me keto shkrime se vertet ti qenke leshatuk dhe perte leshatuku ,se shume si ti kane menduar dhe kane then se serbija per 24 ore do ta pushtoj Kosven cepem cep po nuk i dual ashtu as per 24 muaj po ata te cilet jane si ti dhe gjat luftes edhe sot per fat te keq e kane te njetin mendim dhe te njetin fat se keta njerzi kurr ne jeten e vete nuk e shofin veten dhe as Familjet e tyre me te bardhe ndonje here po e shofin veten vetem zi dhe vetem zi me qka te tregon se sa keni besim ne vetveten dhe ne te ardhmen e vetes dhe popllit Shqiptare,
    Po te ishin pjestaret e UÇK-se si ti dhe disa te tjere si ti per kosoven dhe popllin shqiptare ,ma shqipe ne kosove nuk do te kishet egzistuar..po fatmiresishte Kosova ka pasur dhe do te ket trima sa te egzistoj kjo toke dhe nuk do ta vije veten apo diken tjeter ne dyshime per popllin e vete vetem qe te jete i lire

    Po ty dhe atyre si mendojen si ti Kosova nuk te intereson po te intereson jeta e juaj me ata te cilet keni kaluar shume vite po fatkeqsishte ata te cilet i ke ne shpirte edhe nje kohe te gjat do te mbesin ne zemren ejuaj dhe atyre si mendojen si ti ajo koha ka vdekure qe ne vitin 1999 nuk eshte koha e larget....
    Nuk e ke as 1 % patriotllak neper vena...se qenke papak,nuk rrihet xhoks me miq se skemi kapacitet ne ti shesim mend....si mbreme Z.Kuqi s'ishte aspak serioz ne deklaraten e tij.
    Mua me rritet zemra nese shoh ushtrine e popullit tim o gjygym.
    Nese jemi te zotet do ta kishim sigurine vete ne po ato jane pallavra se skemi mundesi prandaj mendoj qe duhet te kete mardhenje te mira dhe ne bashkpunim e jo te thyhen marrveshjet dhe te prejme ne bese.
    Shimi fu.cked up ksaj here e po priton me lpi ate qe e ka pshty veq ska qare po doket pa kerku falje.
    What goes around,comes around.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Momenti i zhbllokimit te raporteve NATO-FSK dhe frika e disa antarev te keti forumi dhe partive opozitare qe ti kerkojen falje KFOR-it ,thuti se ketu jane ka shkojen ne qamija a po ne kishe me ju kerku falje po mire e kishet edhe zoti Kuqi me dekleraten e ti para gazetareve ...se gjoja keta te natos na e kane sjellur lirin popllit tone ne token e Kosoves,po si nuk ju fije fije turpi e nuk thojen se lirine e Kosovarev e solli Lufta e drejte e UÇK-se more burra ,e te thohet se edhe nato na ka ndihmuar ne perfundim at po se nato e ka mbrojtur ajrin kurse UÇk-token ..

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga kruja78 Lexo Postimin
    Momenti i zhbllokimit te raporteve NATO-FSK dhe frika e disa antarev te keti forumi dhe partive opozitare qe ti kerkojen falje KFOR-it ,thuti se ketu jane ka shkojen ne qamija a po ne kishe me ju kerku falje po mire e kishet edhe zoti Kuqi me dekleraten e ti para gazetareve ...se gjoja keta te natos na e kane sjellur lirin popllit tone ne token e Kosoves,po si nuk ju fije fije turpi e nuk thojen se lirine e Kosovarev e solli Lufta e drejte e UÇK-se more burra ,e te thohet se edhe nato na ka ndihmuar ne perfundim at po se nato e ka mbrojtur ajrin kurse UÇk-token ..
    I quditshem je more Kruja.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Citim Postuar më parë nga llapmuhaxheri Lexo Postimin
    Nuk e ke as 1 % patriotllak neper vena...se qenke papak,nuk rrihet xhoks me miq se skemi kapacitet ne ti shesim mend....si mbreme Z.Kuqi s'ishte aspak serioz ne deklaraten e tij.
    Mua me rritet zemra nese shoh ushtrine e popullit tim o gjygym.
    Nese jemi te zotet do ta kishim sigurine vete ne po ato jane pallavra se skemi mundesi prandaj mendoj qe duhet te kete mardhenje te mira dhe ne bashkpunim e jo te thyhen marrveshjet dhe te prejme ne bese.
    Shimi fu.cked up ksaj here e po priton me lpi ate qe e ka pshty veq ska qare po doket pa kerku falje.
    Prap po te them se vertet koke livadhe nga mendja more ti po ma merr mendja se njeriu as me krampe nuk po mujka Ty me ti gjete mete ne zgafell...
    Po cilet miqe more i pa shkoll per cilet e ke fjalen se Nato eshte me shume antare..
    Kujte ti themi miq aty aaaa papagall ti themi Greqis mike,apo Polonis a po rumonis more aa,
    ceki o njeri ne po thojmi se gjithe jete sa te eshte njerzimi do te jemi mire njohës SHBA-se Britanis se Madhe qe keta e kishin me mishe e shpirte siq thot poplli e jo tjerave te jemi realiste...
    Po ti O papagall si nuk te fije turp me humbe sa Deshmori ka vdekur per kete toke per kete liri qe ne sot po e gezojmi aa,po mos te ishte UÇK-ja as nato nuk do te ishte sot ne Kosove o papak ,as ky popull ket liri as sot nuk do ta gezonte,ku ishte nato para 15 apo 20 vitev o i pa shkoll aaaaaaa,une quditem me disa si ti si nuk ju vije fije turpi te ja humbesh luften bashke kombaseve tu aa nje po te them nese je pak shqiptare vere gishtin ne koke dhe mendoje se pas nje kohe edhe ti do te pendohesh...edhe kuqi shume mire ju tha se as ndermende nuk e kemi te ju kerkojmi falje e,edhe gjenerali amerikan ju tha mos ju kerkoni falje ketyre se kjo eshte evropa,po ramushi ju ra ne gjunje kfor-it me i kerku falje ,a deri dje thojke mos me i pyte per veri a hi keti poplli po mundoheni ti qiteni syve a ,jo ma budall nuk ka se te gjithe po dine me shkru dhe me lexu tung ooo i mberriti i keti forumi

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    -
    OPINION

    KFOR-FSK, marrëdhënie që duhet të normalizohen sa më parë
    10-03-2010 /

    Nga Nexhmedin Spahiu


    Ne kohen kur pritej qe strategjia per Veriun e Kosoves te permiresohet dhe ne te te kyçen sa me shume faktore relevante, ndodhi nje incident plotesisht i panevojshem: ngrirja e marredhenieve KFOR-FSK. Kjo ndodhi per arsye shume te kote: manifestim me arme ne qender te Prishtines per shenimin e renies heroike te Jasharajve.
    Shumekush e kupton deshiren e zjarrte te Kosoves dhe institucioneve te Kosoves per t’u dukur si shtet. Por çeshtja qendron ne ate se eshte me e rendesishme te behesh vertet shtet se sa t’i besh vetes qejfin te dukesh si shtet. Kosova e njohur nga 1/3 e kombeve te botes akoma nuk duhet ta kete luksin te shes poza se eshte tashme shtet i pavarur. Edhe kur Kosova te njihet nga 2/3 e kombeve te botes, e rrjedhimisht te jete anetare e Kombeve te Bashkuara, e madje edhe kur Kosova te jete anetare e BE-se dhe NATO-s, nuk eshte fort e hijshme te shes poza si shtet i pavarur e sovran.
    Edhe nje kohe te gjate si shtet i vogel e i krijuar rishtaz Kosova do te kete nevoje per politike te urte e te matur qe do ta shpieje hap pas hapi drejt synimeve te saj. Ne kete kuader Kosova ka nevoje jetike per organizmat nderkombetare dhe per ndihmen e tyre pavaresisht qendrimit te tyre karshi pavaresise dhe sovranitetit te saj. Kosova ka nevoje qe te pranoje te gjithe kompromiset e pakendeshme qe nuk e pengojne synimin e saj strategjik ne perspektive per teesi teritoriale, liri, pavaresi, demokraci e mireqenie.
    Nga te gjithe organizmat nderkombetare, KFOR-i eshte me thelbesori per synimet e Kosoves dhe kesisoji marredheniet me te nuk guxojne te rrezikohen as edhe per nje moment te vetem.
    Armet e FSK-se ne radhe te pare duhet te perdoren per sovranitetin e Kosoves. Defilimi me to ne qender te Prishtines kur çereku i atdheut eshte jashte kontrollit te institucioneve te Kosoves eshte nje sjellje mburravece qe nuk tregon asgje pozitive.
    Respekti per sakrificen e Jasharjve, perkatesisht per diten qe mund te konsiderohet si dite e kryengritjes sone apo luftes per liri nuk eshte e thene te deshmohet me defilim armesh siç e bejne zakonisht shtetet sovrane.
    Shtetet qe ditet e tyre te rendesishme i shenojne me parada ushtarake t’pakten kane se çfare tregojne: tanksa, avione supersonike, raketa toke-ajr etj. Por me cfare defiloi Garda e FSK-se? Me pushke e me revole! Me ato qe mjaftuan per ta nisur luften, por qe nuk mjaftuan per ta fituar ate. Per ta fituar luften u deshten avionet e NATO-s qe ne s’i kishim. Prandaj eshte e rruges qe te mos i shesim mend NATO-s, perkatesisht KFOR-it. Respektin per sakrificen e Jasharajve ne mund t’ua imponojme te tjereve vetem me sjellje te urta.
    Tani ndodhi çfare ndodhi dhe institucionet e Kosoves nuk guxojne te perseritin veprime te tilla te panevojshme e te padobishme. Dikujt nga personalitetet relevante i takon qe ne emer te institucioneve te Kosoves t’i kerkoje falje publike KFOR-it per “mos koordinim adekuat”, ndersa te gjithe bartesit e institucioneve duhet te punojne ne normalizimin e marredhenieve KFOR-FSK qe te vazhdohet puna aty ku ka mbetur.


    ...

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e dija me te mencur hashimin..

    nuk duhej te bente te tilla gafa si keto parakalimet ushtarake pordhacore ..

    edhe sejdiu eshte dashur ti thote.. ngo hashim miku im.. shkoni ne prekaz e takoni popllin e farefisin e jasharve pini kafe e dhezni duhan e kujtoni ngjarje te luftes e do femij le te recitojn ndoj poezi e ndoj teater ta cfaqin.. e mos vringlloni arma e flamura pa lidhje.. se na hapet pun i dashur hash..

    nejse.. tash hasha le te mundohet me i zbut ferkimet me kfor.. sepse kfori ne kosov e relacionet nato-kfor-kosov.. jan ma te rendsishme se enverollyqet.. e halit jaho veteranllyqet e lpk-llyqet e jakupllyqet.. e budallakinat.. me uckallyqe..

    a ska hashimi keshilltar o Llap??

    kini kujdes thuj..

    nuk shkohet gjat me pordhallyqe..


    ..


    Ne prekaz shkohet me shpreh Pendes..jo me rrah gjuks..

    psh.. shkon njeriu i ndershem.. tek varret jashare e thot me vete a me ze te larte..
    o mfal bre familja jashari..se nuk tu gjindem.. qat dit te zez..'

    kjo eshte burrnia..

    frikacaket bejn kapadajllyk mbas lufte..

    e ne prekaz bash qata po mblidhen..



    ..
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuçi: S’ka arsye për falje

    Nga Express më 09.03.2010 në ora 17:20
    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e ka mbrojtur sërish paraqitjen e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë të Kosovës, me armë në duar, në manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”. Ai ka theksuar se “askush në këtë botë nuk mund të kërkojë nga ne që të mos i respektojmë heronjtë tanë”.

    Ai ka hedhur poshtë mundësinë që të kërkohet falje për këtë paraqitje, e cila u bë shkak që komandanti i KFOR-it të pezullojë përkrahjen, mentorimin dhe trajnimin e këtyre forcave për afat të pacaktuar.

    “Ky kërkim i faljes është ritual religjioz më shumë. Ata që shkojnë në xhami apo kishë, kanë nevojë të kërkojnë falje. Në këtë rast, nuk mendoj se është ndonjë arsye për të kërkuar falje. Është një arsye për sqarime të domosdoshme. Ne i kemi pasur sqarimet e duhura, do t’i bëjmë edhe tjerat”, ka thënë Kuçi, për gazetarët.

    “Kosova është shtet, i ka institucionet e veta. Do ta respektojmë çdo njeri, qoftë vendor ose ndërkombëtar, që ka dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë tonë. Por, askush në këtë botë nuk mund të kërkojë nga ne që të mos i respektojmë heronjtë tanë”, ka theksuar numri dy i Qeverisë.

    “Mos të mendojë dikush që, përmes një rasti të tillë, mund ta mohojë të drejtën tonë për shtet, ta mohojë të drejtën për t’i respektuar vlerat tona kombëtare, kur e dimë të gjithë ne orientimin tonë për vlerat euroatlantike”.

    Kuçi ka kujtuar se 5 marsi nuk ishte dita e parë kur FSK-ja është paraqitur e armatosur. Sidoqoftë, Kuçi ka thënë se nuk ka ndonjë betejë ndërmjet KFOR-it e Qeverisë. “Garda ka qenë me armë edhe kur kanë ardhur kryeministrat e ndryshëm, kur kanë ardhur edhe nënkryetarët e ndryshëm. Nuk është bërë kiameti që ka dalë me armë edhe atë ditë”.

    “Unë mendoj se këtu nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe mos të harrojmë se këtu nuk ka betejë mes KFOR-it, FSK-së apo Qeverisë. Ka marrëdhënie të shkëlqyera, do të vazhdojnë marrëdhëniet e tilla, por njëkohësisht më duhet të them se do të vazhdojmë t’i respektojmë heronjtë tanë, të kaluarën tonë dhe traditën tonë”, ka thënë Kuçi, transmeton REL.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 11-03-2010 më 06:04
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KFOR-i rikthen bashkëpunimin me FSK-në

    KFOR-i ka vendosur të tërheqë masën e pezullimit të marrëdhënieve me FSK, pas një takimi që ka pasur me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës....
    Postuar: 05:27:52 / 10.03.2010
    Presidenca ka njoftuar se liderët kosovar dhe komandanti i KFOR-it janë pajtuar të vazhdojë si më parë bashëkupnimi mes FSK-së dhe KFOR-it. Kurse, në komunikatën e KFOR-it thuhet se nga këto bisedime është arritur një marrëveshje e re, e cila përcakton mënyrën e përdorimit të armëve nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Kjo forcë mund të përdorë armët e demilitarizuara, por në pajtim me komandantin e KFOR-it. Ndërsa, në njoftimin e presidencës thuhet se “Ne jemi të bindur se zotimet e lartpërmendura janë një bazë e qëndrueshme për KFOR-in për të vazhduar bashkëpunimin dhe përkrahjen e tij për FSK-në”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Komandanti i FSK-së në një simpozium ndërkombëtar në Turqi

    Komandanti i Forcës të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, po merr pjesë në Simpoziumin ndërkombëtar, me temën: “Terrorizmi Global dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar – III”, që po mbahet në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara.

    Simpoziumi është organizuar nga Qendra për Përsosmëri të Mbrojtjes kundër Terrorizmit, ndërsa objektivat kryesore të tij janë që të sigurojë një forum për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës midis kombeve paqedashëse në fushën e mbrojtjes kundër terrorizmit.

    Po ashtu si objektiv ka që të theksojë parimin se "problemet globale kërkojnë zgjidhje globale" me pjesëmarrjen efektive dhe kontributet e kombeve aleate; të zgjidhë dallimet ekzistuese politike, juridike dhe filozofike midis vendeve në afrimin e mënyrave dhe të mjeteve për të luftuar kërcënimin që vjen nga terrorizmi gjithë botëror etj.

    Në këtë simpozium dyditor po marrin pjesë një numër i madh i personaliteteve të larta, duke përfshirë kryetarët e shteteve, kryeministra, shefa të shtabeve të ushtrive, ministra, ambasadorë, studiues, ekspertë dhe gazetarë nga e gjithë bota. /Telegrafi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •