Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    Jam Ai Maska e RockStar
    Anëtarësuar
    23-10-2009
    Vendndodhja
    Nën hijen e qerpikut tënd...!!!
    Postime
    1,956

    KFOR-i ngrin bashkëpunimin me FSK-në

    Prishtinë, 6 mars – Komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerallejtënant Markus Bentler, ka marrë vendim të shtunën që të ndërpresë përkohësisht çdo lloj bashkëpunimi me Forcat e Sigurisë të Kosovës. Këtë vendim ka ardhur si pasojë e parakalimit të Gardës së FSK-së me armë në manifestimin për “Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, të premten. Ndërprerjen e të gjitha formave të bashkëpunimit ia ka konfirmuar “Kohës Ditore”, zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Hans Peter Buh. “KFOR-i ka ndaluar përkohësisht çdo përkrahje dhe të gjitha aktivitetet e trajnimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës deri në një njoftim të ardhshëm”, ka thënë ai. Zëdhënësi i KFOR-it ka shtuar se komandanti i KFOR-it (Markus Bentler v.j.) është detyruar të marrë një vendim të shpejtë.
    “Ai ka thënë se ne do të shikojmë se cili do të jetë bashkëpunimi ynë në të ardhmen me FSK-në”, ka cituar Peter Buh, komandantin e KFOR-it në Kosovë. Lidhur me këtë vendim zëdhënësi i KFOR-it ka thënë se ka njoftuar edhe presidentin e Kosovës dhe ministrin e Forcës së Sigurisë.
    Por presidenti Sejdiu, i cili është edhe komandant suprem i FSK-së, nuk ka dashur të komentojë mundësinë e shkëputjes së marrëdhënieve KFOR-FSK, për çka ka raportuar “Koha Ditore”, të shtunën.
    “Unë them se KFOR-i është investues i rëndësishëm i rritjes së Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe ju e dini që Forca e Sigurisë të gjitha lëvizjet e gjertanishme i ka bërë në partneritet me ta dhe mendoj që në të ardhmen natyrisht do të jetë kontribuues për lëvizjet tona sa më të shpejta në anëtarësim në NATO”, ka thënë presidenti Sejdiu gjatë vizitës në familjen Jashari të shtunën në Prekaz, disa orë para se të merrej vendimi përfundimtar nga ana e KFOR-it për ndërprerjen e bashkëpunimit me FSK-në.
    “Mund të ketë ndonjë keqkuptim unë nuk dua të jap ndonjë koment pasi që edhe nuk kam burime”, ka shtuar ai.
    Pas marrjes së konfirmimit nga ana e KFOR-it për “ngrirjen e raporteve” me FSK-në, gazeta ka provuar të marrë ndonjë prononcim nga zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, por ka qenë e pamundur. Zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala, i kontaktuar nëpërmjet telefonit ka thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë çështje.
    Mundësinë e prishjes së raporteve të KFOR-it me FSK-në ia ka konfirmuar “Kohës Ditore” të premten shefi i Zyrës për media i KFOR-it, koloneli Hans Peter Buh. Ai ka thënë se KFOR-i ka kërkuar që gjatë manifestimit pjesëtarët e FSK-së të mos paraqiten me armë, mirëpo një gjë e tillë, sipas tij, është shpërfillur. “FSK-ja nuk ka pasur leje të bartë armë sot”, ka thënë Buh, duke mos e përjashtuar mundësinë e shkëputjes së marrëdhënieve me FSK-në.
    Ndërkohë një deklaratë të tillë nuk ka mundur ta besonte të premten Zyra e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, nën patronazhin e të cilit edhe është bërë organizimi i të gjithë manifestimit për “Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Këshilltari i kryeministrit, Shaip Muja, ka thënë se kjo informatë më shumë është pjesë e “bulevardeve të gazetarëve”, sesa diçka zyrtare.
    “Nuk e besoj se për një çështje të tillë mund të ngrihen marrëdhëniet, s’e kemi rëndu askënd dhe nuk besoj se kjo informatë është përcjellë nga NATO-ja”, ka deklaruar Muja për gazetën nëpërmjet telefonit. Ai ka shtuar se armët janë pjesë e Gardës ceremoniale.
    Mendo dhe Pasurohu

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    KFORI i sotem nuk eshte aje i vitit 1999 tash me kontaktet qe ben me beogradin direktivat i merr nga ata po kta skan faj kemi ne qe kemi udheheqes lepuje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Faji eshte tek udheheqesia jone me se shumti. KFOR thote se ka patur marreveshje te nenshkruar per nje gje te tille me institucionet e Kosoves. Marreveshja USHTARAKE KURRE-KURRE-KURRE nuk duhet te thyhet, sidomos me KFORin si organizate ushtarake aleate. Cka eshte dashur te bejne udheheqesia e Kosoves eshte qe te mos nenshkruanin fare nje marreveshje te tille.

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Nga neser, FSK me shpata dhe ndonje brisk.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Marreveshja e Kumanoves ,plani i Ahtisarit Pavaresia e mbikqyrur mospuna e Qeverise Presidences dhe ligjvenesve kosovare , rezultatet mungojne

  6. #6
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Po more si mos jemi te fort vet keshtu na cojn tjeret her andej her kendej.Nanen ua shkaperdhifsha te gjithe armiqve ton.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    black.. kush jan kto armiqte tone..

    permendi disa..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Jo por ky eshte folklorizmi i politikaneve tane para popullit,jo eshte ushtrija e ardhshme e Kosoves ,e ne anen tjeter para nderkombtareve nuk bejne ze sepse e dijne se qka kane nenshkruar.
    Nje te jeni te bindur se Kfori ,nenkupto amerikanet ne krye te tyre nuk guxojne te punojne diqka qka nuk eshte e nenshkruar,d.m.th.nuk punojne sipas tekeve te tyre.
    Ketu eshte edhe arsyeja e mosinformimit publik te drejt i qytetareve te Kosoves mbi ate se qfare eshte nenshkruar ose per qka jane marre vesh sepse disa gjera pas 2 a 3 viteve kur po dalin po na duken te quditshme.
    Pra keto rrena qe i behen popullit i behen per folklor patriotik dhe ruajtje te pushtetit.
    Populli duhet te informohet drejt.Edhe per TMK-ne keshtu thonin para popullit e me vone doli ashtu siq ishte nenshkruar nga vete keta tonet.
    Kjo vjen si pasoje e dyfytyresise se politikaneve tone,pra ne njeren ane fjalimet e zjarrta dhe "patriotike"para popullit per te fituar vota e ne anen tjeter ulja e kokes para nderkombetareve ne pafuqine dhe mosdijen e tyre per zgjidhje dhe alternativa te problemeve.

  9. #9
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    po pune e madhe pse eshte hidhrue KFOR' i hajt se dathen vet edhe ata skan shka bajn edhe ata e kan politik kete reagim te tyre keshtu nuk asht edhe fort problem ftofen, ftofen edhe KFOR' i .
    URIME FITOREN PDK

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Jo por ky eshte folklorizmi i politikaneve tane para popullit,jo eshte ushtrija e ardhshme e Kosoves ,e ne anen tjeter para nderkombtareve nuk bejne ze sepse e dijne se qka kane nenshkruar.
    Nje te jeni te bindur se Kfori ,nenkupto amerikanet ne krye te tyre nuk guxojne te punojne diqka qka nuk eshte e nenshkruar,d.m.th.nuk punojne sipas tekeve te tyre.
    Ketu eshte edhe arsyeja e mosinformimit publik te drejt i qytetareve te Kosoves mbi ate se qfare eshte nenshkruar ose per qka jane marre vesh sepse disa gjera pas 2 a 3 viteve kur po dalin po na duken te quditshme.
    Pra keto rrena qe i behen popullit i behen per folklor patriotik dhe ruajtje te pushtetit.
    Populli duhet te informohet drejt.Edhe per TMK-ne keshtu thonin para popullit e me vone doli ashtu siq ishte nenshkruar nga vete keta tonet.
    Kjo vjen si pasoje e dyfytyresise se politikaneve tone,pra ne njeren ane fjalimet e zjarrta dhe "patriotike"para popullit per te fituar vota e ne anen tjeter ulja e kokes para nderkombetareve ne pafuqine dhe mosdijen e tyre per zgjidhje dhe alternativa te problemeve.




    Hmmm!" patriotat" dhe"clirimtaret" ta kujtojne hijenen qe i trgon dhembet e
    mandej e kthen prapanicen!
    Ketyre i duhet ushtrija vetem per parada e maskarada, kot e keni o teveqela nuk eshte koha e titos e as e enverit ju te vazhdoni me filozofi komuniste se" Kjo ushtri lindi nga nga gjiri i popullit dhe do te vazhdoj traditen partizane"!!!
    LIDHE ATIN KU TE THOT ZOTNIJA!!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •