SHEKULLI, 07/03/2010

Nė udhėkryqin e datės 18 mars
Preē Zogaj

Tetėmbėdhjetė marsi ėshtė data kur PD dhe PS kanė lėnė nė aulėn e Kuvendit tė Shqipėrisė njė takim shumė tė rėndėsishėm pėr fatin e krizės politike qė po pėrjeton vendi. Mendova ta quaj takim dhe jo duel pėr faktin se kriza atje nuk do tė zgjidhet e nuk mund tė zgjidhet as me forcėn e muskujve, as me forcėn e kartonit. Mund tė zgjidhet vetėm me forcėn e arsyes dhe me frymėzimin e njė vizioni realist pėr krizėn dhe pasojat e saj.

A ėshtė nevoja ta themi se ēfarė do tė diskutohet nė datėn 18 mars nė Kuvend? A ka njeri qė nuk e di? Pėr tė respektuar zanatin, po pėrsėrisim se nė atė seancė do tė diskutohet projektligji dhe projektvendimi i PS-sė pėr hetimin e zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009-tė.

Shumė energji dhe lėvizje janė harxhuar pėrgjatė gjashtė -shtatė muajve tė fundit pėr tė mbėrritur te kjo datė, qė po pėrvijohet si njė udhėkryq tjetėr i politikės dhe i trendit shqiptar nė rrugėn e demokracisė. Si pėrfundim, pasi ėshtė zhveshur e zhveshur nga gjėrat e tepėrta apo dytėsore, problemi ėshtė reduktuar te hapja e kutive. Opozita e konsideron "pe gjasme" apo platonike transparencėn pa hapjen e kutive. Shumica thotė ja burimi, por ujė nuk ka. Edhe pėr ketė ēėshtje janė kryqėzuar dhjetėra argumente.

Ēdo tė ndodhė me datėn 18 mars dhe tė nesėrmen? A do tė vijojė politika shqiptare nė tragėn e njė kompromisi tė domosdoshėm, apo rrugėt e shumicės dhe opozitės do tė ndahen pėrsėri pėr ta futur tė ardhmen e afėrt tė vendit nė tė panjohurat e njė krize qė ka konsumuar edhe mundėsinė e zgjidhjes nė Kuvend?
Prononcimet e prera tė disa zėdhėnėsve tė shumicės qeveritare paralajmėrojnė rrėzimin e nismave ligjore tė PS-sė. Po tė besosh ēfarė thonė ata, nuk ka asnjė shpresė pėr zgjidhje dhe seanca e datės 18 mars do tė jetė njė formalitet i lamtumirės. Natyrisht, publiku nuk do tė presė seancėn plenare pėr tė marrė vesh qėndrimin zyrtar tė shumicės. Gjatė diskutimit tė projekteve nė komisionet parlamentare, palėt do tė pėrcaktojnė mė qartė qėndrimet e tyre. Por, edhe qėndrimi nė grupe nuk do tė jetė pėrfundimtar. Nė vartėsi tė argumenteve dhe tė presionit qė ushtron mbi krizėn faktori i brendshėm dhe ai ndėrkombėtar, qėndrimet mund tė ripėrcaktohen edhe nė seancė.

Tė gjithė miqtė dhe partnerėt e Shqipėrisė janė tė interesuar qė 18 marsi tė mos digjet si shans. Duhet ta themi se nuk ėshtė parlamenti dhe parlamentarėt aktorėt e lojės. Seanca e datės 18 mars ėshtė nė thelb vazhdimi i dialogut mes Berishės dhe Ramės, kėsaj radhe brenda institucionet ligjvėnės dhe pa praninė e njė force tė tretė. Nuk ekziston nė Kuvendin e Shqipėrisė njė shumicė alternative jashtė vullnetit tė Berishės dhe Ramės. Nėse seanca e datės 18 dėshton, ka dėshtuar dialogu i nisur mes tyre.


Nga shumė pikėpamje jam i prirur ta shoh kėtė datė si marrėveshjen e 9 marsit 1997-tė, nė kushte dhe rrethana tė reja, nė aulėn e Kuvendit. Ēdo krizė politike ka "origjinalitetin" dhe kontekstin e vet. Por tensioni i brendshėm i njė krize politike me mbivendosje tė krizės ekonomik mbetet po ai. Nuk ėshtė nevoja tė presėsh pėrsėritjen pikė pėr pikė tė ngjarjeve pėr tė shkuar drejt pėrsėritjes pikė pėr pikė tė zgjidhjes. Menēuria ėshtė tė nxjerrėsh mėsime nga pėsimet dhe tė mos pėrsėrisėsh gabimet.

Nė kėtė aspekt leximi i drejtė i lėvizjeve tė opozitės nga qeveria dhe anasjelltas, ka rėndėsi tė madhe pėr qėndrimin fleksibėl qė duhet mbajtur. Me bojkotin Rama i pat dhėnė rast Berishės tė ulej para se ta ulte Europa. Bojkoti shėrbeu pėr ta ekspozuar problemin e zgjedhjeve nė nivelin euro-amerikan. Pas kėsaj, PS hyri nė Kuvend pėr tė larguar presionin mbi vete dhe pėr tė lėvizur krizėn nga vendi. Me projektligjet e paraqitura PS u dha veshjen ligjore kėrkesave tė saj, duke avancuar nė kėtė drejtim pa marrėveshjen qė KiE e dėshironte nė tryezėn e presidentit. Grupi i kėsaj partie shkon nė seancėn e 18 marsit me pėrparėsinė e njė lėvizjeje nė drejtimin e duhur, por edhe me frymėzimin e provave qė kanė filluar tė dalin nė dritė nga drejtime tė ndryshme.

Kutia e Ryzhdijes vėrtetė nuk ėshtė llogaritur nė rezultat, por hetimi i saj tregon njė aspekt tė manipulimit tė zgjedhjeve: votimin nė emėr tė emigrantėve. Kjo ėshtė njė dukuri me pėrhapje tė gjerė. Vėzhguesit e mi mė kanė informuar se nė kutinė e fshatit Kotėrr nė Zadrimė janė bėrė rreth shtatėdhjetė falsifikime firmash nė emėr tė votuesve qė mungonin.

Kapitulli i votės sė emigrantėve ėshtė shumė i dhimbshėm dhe duhet t'i kthehemi seriozisht. Pasi nuk ua siguruam dot tė drejtėn e votės, ua vjedhim atė. Kjo ėshtė me shumė se skandaloze. Ėshtė e turpshme sa s'ka. Ėshtė fyerja mė e madhe qė u bėjmė atyre qė kanė mbajtur ekuilibrat makroekonomike tė Shqipėrisė.

Kėto ditė kryeministri ka qenė mė i matur se zėdhėnėsit e tij. Natyrisht, ai po teston. Berisha ka pėrvojė si politikan. Ai nuk dėshiron ta djegė seancėn e datės 18 pa e ēelur. Ai e parashikon presionin qė do tė bjerė mbi tė. Ėshtė e drejtė nė parim ajo qė ai tha pardje se marrėveshja kėrkon lėshime tė dyanshme. Por, nė masėn qė tė mos tjetėrsohet thelbi i qėndrimit tė palės qė ka shtruar problemin.

Pritja popullore pėr seancėn e datės 18 ėshtė e madhe dhe do tė vijė duke u shtuar. Alternativat tani pėr tani janė dy. Konsensus, ose dalje tė opozitės nga parlamenti. Kush e konsideron ketė kthim nė pikėn e nisjes e ka gabim. Ėshtė pėrsėritje nė njė pikė mė tė lartė tė spirales, qė nėnkupton njė situatė tė re.