
Postuar mė parė nga
brooklyn2007
Ne kete teme, qe shpresoj se do te mbese perhere e hapur nga moderatoret (mundesisht te behet kryeteme), mendoj te perdoret per te gjitha ato krime te shemtuara qe behen nga dora e shqiptareve. Ketu do te postohet cdo lajm qe ka lidhje me vjedhjet, vrasjet, trafikimin e droges e cdo te lige tjeter qe bejne shqiptaret dhe qe shokojne njerezit normale me veprimet e tyre. Me poshte lajmi i rradhes:
__________________________________________________ _______________
Greqi, 15 shqiptarė grabisin njė shtėpi, plagosin dy emigrantėt
Rodos, 6 Mars NOA – Plot 15 shqiptarė kanė sulmuar njė banesė nė ishullin grek Rodos duke plagosur rėndė dy djem gjithashtu shqiptarė tė cilėt ndanin qeranė duke punuar dhe jetuar si emigrantė. Ngjarja e rėndė qė ka shokuar opinion publik vendas, ka ndodhur nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, informon korrespondenti i agjencisė NOA.
Referuar burimeve policore pėr agjencinė NOA, bėhet e ditur se ngjarja ndodhi nė zonėn e Afandu, ku kohėt e fundit konstatohen ngjarje tė shpeshta kriminale me protagonistė shqiptarė.
Rreth orės 12.30 pas mesnate, nė shtėpinė ku jetojnė dy emigrantė nga Shqipėria, futen fillimisht duke thyer derėn kryesore, tre djem shqiptarė.
Qė tė tre mbanin hunj tė trashė nė duar dhe me to nisėn tė godasin dy shqiptarėt e pambrojtur. Nė kėto momente, agresorėt u kėrkojnė viktimave tė tyre tė tregojnė se ku i kanė fshehur paratė.
Kur morėn hezitim prej tyre, mjaftoi njė vėrshėllimė dhe nė pak caste, plot 12 djem tė tjerė shqiptarė ia behėn brenda shtėpisė, qė tė gjithė me hunj nė duar.
Ajo qė ndodhi mė pas ishte shokuese: Qė tė gjithė iu sulėn orendive shtėpiake duke i shkatėrruar ndėrkohė qė disa prej agresorėve vazhdonin tė godisnin dy viktimat e tyre.
Disa minjuta mė vonė, ia kanė arritur qėllimit sepse kanė gjetur paratė qė gjendeshin nė shtėpi, 22 mijė euro. Por nė arrati nga grabitja, nuk lanė pa marrė dhe sende tė tjera qė kishin dy emigrantėt.
Me t’u larguar banda prej 15 kriminelėsh, dy shqiptarėt kanė telefonuar policinė duke kėrkuar ndihmė. Me tė mbėrritur forcat policore, kanė dėrguar dy tė dėmtuarit pėr mjekim nė spitalin lokal.
Nga hetimet e para dhe marrja nė pyetje e tė plagosurve, bėhet e ditur se ata i njihnin nga pamja tre djemtė qė hynė tė parėt nė banesėn e tyre kurse nuk kishin parė kurrė mė parė, 12 tė tjerėt.
Policia komunikoi sot se ka arritur tė kapė njė prej tė dyshuarve qė i pėrket grupit tė tre tė parėve qė sulmuan shtėpinė dhe nga kontrolli i kryer nė banesėn e tij, ka sekuestruar si prova materiale tre shkopinj tė trashė bejzbolli me lartėsi 70 centimetra.
Policia pohoi se njė sulm nė pėrmasa tė tilla ndaj njė shtėpie dhe banorėve tė saj, nuk kishte ndodhur mė parė.
n.s/e.r/NOA
Krijoni Kontakt