Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 81
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Kosovë: Policët dhe mjekët protestojnë për pagat e ulëta

    Mjekët protestojnë për pagat, qeveria ua adreson ministrisë


    Me kërkesën për kushte më të mira për punë, më shumë se 2 mijë shërbyes shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, marshuan sot drejt Qeverisë. Në këtë protestë, ata bartnin me vete slogane drejtuar Qeverisë ky kërkonin paga dinjitoze, si dhe përpilimin e miratim të ligjit të punës. Pas parakalimit pranë qeverisë, mjekët ia mësynë Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkaq në orët e pasditës pritet që sindikata e QKUK- së të mbajë një konferencë shtypi për të treguar se çfarë ishte përgjigjja e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për këtë protestë. E në kohën sa mjekët protestonin para qeverisë, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte një takim me ministrin e Jashtëm Finlandez, Alexander Stubb. Pas këtij takimi, ai nuk pati ndonjë përgjigje të prerë se si të tejkalohet pakënaqësia e shërbyesve civil, të cilët po marshojnë rrugëve të kryeqytetit. Ai vetëm tha se ministritë përkatëse do të realizojnë obligimet e veta për dhënien e pagave me të larta për punëtorët shëndetësor dhe policët e Kosovës.





    Policia e Kosovës proteston për pagat


    Njësiti elitar i Policisë së Kosovës, dhe njësiti mbështetës rajonal i Prishtinës, nuk kanë punuar që nga mbrëmë, për shkak të pakënaqësive në lidhje me rritjen e pagave. Ata janë mbledhur dhe kanë qëndruar në bazën e tyre në Kishnicë. Mbrëmë, ata i ka takuar zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelilii, të cilit i kanë dhënë afat që deri të enjtën ta rregullojnë çështjen e pagave të tyre. Sot edhe stacioni nr 4 në Prishtinë, por edhe shkolla e policisë në Vushtrri e kanë ndërprerë punën për shkak të paknaqësive në lidhje me pagat. Ndërkohë, sindikata e Policisë, ka mohuar të jetë organizatore e kësaj greve.



    Artikulli nga KLANKOSOVA
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Siq duket keta polic dhe punetor shendetesor kane marre hapin vet per te kerkuar rritjen e pagave pasiqe sindikatat e ketyre dy sektoreve nuk bejne ze ose jane te korruptuara.

    Ndersa sindikata e arsimit hesht edhe pse me heret qe paralajmeruar per nje rritje te ndjeshme te pagave nga fillimi i janarit te ketij viti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fattlumi : 03-02-2010 më 15:20

  3. #3
    Keto nuk jane paga shoki po ndihma sociale.

    A e di ti qka thote Thaqi me vete: Rrnofshin papakat dhe papakicat.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Fjala e dinjitetshme eshte ne thojza sepse ashtu qe premtuar se do te kene paga te dinjitetshme,e jo ndihma sociale.Nje polic perafersiht merr page 215 euro.Nje profesor merr page 260 euro.

    Deputeteve qeverija ju dyfishon pagat(2000 euro)si dhe ju jap edhe pagen e 13-te,pas nje viti te "suksesshem"qe kane treguar ne parlament.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fattlumi : 03-02-2010 më 14:48

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne njeren ane ne po mburremi kur kjo polici po i ndalon serbet qe po hujne ilegalisht ne Kosove e ne anen tjeter nuk i ngrisim pagat per ta.

    A eshte turp qe keta polic te paguhen 250 euro.









    AFP PHOTO/ARMEND NIMANI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Policet duhet me dale ne pune , edhe kur te mbarojne punen at'here te bejne greve po te duan.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Krejt qka ka punuar policia deri tash ka punuar vetem prej vullnetit te mire e jo pse jane paguar.Ne greve jane njesite speciale te Kosoves me qka une njeherit mburrem kur i shoh e ne anen tjeter solidarizohem me ta sepse edhe puna e tyre nuk eshte aq e lehte.Llogaritni me 250 euro si mund te mbahet nje familje per nje muaj.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Po deshe shtet te forte duhet te keshe shendetesi dhe polici te forte sepse keto te dyja jan shtylla kryesore te nje shteti e me keto paga "lemoshe" duhet qeveritaret dhe deputetet te kfjellen e jo vetem te mendojne per vete dhe per te afermit e tyre sepse nje dite do te jete vone mjaft me me premtime boshe sepse punetoret nuk durojne me pensionistet gjithashtu e aq me pak policia e mjeket.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Policia e meriton të iu rriten pagat , kurse mjekeve me mujt edhe ato jau kisha marr.

    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Njera nder kerkesat e policeve dhe mjekeve eshte qe deri diku te barazohen pagat me vendet e rajonit.
    Pata degjuar se ne Mal te Zi nje mesues i ciklit te ulte merr page mbi 500 euro.E mos te flasim per policet ose mjeket.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •