Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 125
  1. #1

    PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!

    Marre me shkurtime nga intervista e dhene nga Arta Dade ne Gazeten Shqip.

    ...

    A shikoni zonja Dade ngjashmėri nė qėndrimin e ndėrkombėtarėve ndaj zotit Berisha nė vitin 1996 dhe atė aktual?

    Sigurisht qė unė nuk dua tė bėj paralelizma me kohėn kur Berisha ishte President, ėshtė kohė qė shqiptarėt e kanė lėnė pas. Kemi njė individ, i cili vazhdon tė manifestojė koncepte tė deformuara pėr shoqėrinė demokratike, pėr shkak se kur ishte President ishte edhe Kryeministėr, prokuror apo kryetar i Gjykatės sė Lartė. Kishim njė njeri qė, pa dyshim, edhe pėr krizėn qė mbėrtheu Shqipėrinė, ishte pėrgjegjėsi numėr njė. Kritikat e ndėrkombėtarėve arritėn kulmin nė zgjedhjet e vitit 1996, qė e detyruan mazhorancėn tė krijojė qeverinė e stabilitetit qė pėrgatiti zgjedhjet e vitit 1997. Sigurisht, kritikat atėherė mund tė kenė qenė pėr elementė tė tjerė konform situatės sė asaj kohe. Pėr fat tė keq, edhe pas 10 vitesh, vijojmė tė kemi tė njėjtat vėrejtje tė pėrsėritura dhe shqetėsim pėr pėrgatitjen e zgjedhjeve. Sigurisht, Sali Berisha nuk mund tė bėjė shaka me pėrgatitjet pėr zgjedhjet, pasi Shqipėria nuk ėshtė mė ajo e vitit 1996. Vet shoqėria ka avancuar nė drejtim tė standardeve demokratike dhe pėr kėtė arsye nuk kam dėshirė tė bėj paralelizėm. Por vet kjo mazhorancė ėshtė vėnė nė qendėr tė kritikave dhe duhet tė mbajė njė angazhim pėr tė mos cenuar standardet. Si pjesė e asamblesė parlamentare tė OSBE-sė personalisht jam e angazhuar pėr tė monitoruar gjithēka qė ēon nė mbajtjen e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme. Pa dyshim qė hapėsirat e pėrpjekjeve pėr tė manipuluar zgjedhjet dhe administrimin e votės sė shqiptarėve do tė jenė shumė tė ngushta pėr mazhorancėn. Shpresoj se nė kėtė aspekt vėmendja edhe e medias, vėmendja e shoqėrisė civile dhe e votuesve tė jetė mė e madhe. Duke u angazhuar tė gjithė do arrijmė tė detyrojmė qeverinė qė ėshtė pėrgjegjėse pėr organizmin e zgjedhjeve, tė tregojė se Shqipėria si vend i ftuar pėr nė NATO mund tė organizojė zgjedhje tė lira e tė ndershme. Deri tani, puna nuk shkoi keq lidhur me ndryshimet kushtetuese qė u bėnė edhe nė funksion tė ndryshimeve tė sistemit zgjedhor. Nuk ka mė kohė pėr zvarritje dhe debate lidhur me kodin zgjedhor dhe elementėt qė do pėrfshihen nė tė. Kjo do jetė njė start i mirė pėr tė pėrgatitur zgjedhjet, por nėse ne do tė vijojmė tė zvarritemi, tė mos kemi kod zgjedhor nė kohė do krijojė kostot e veta nė pėrgatitjen e infrastrukturės. Mendoj se personat qė janė vėnė nė krye tė piramidės sė pėrgatitjes sė zgjedhjeve, si zv.ministri i Brendshėm janė nė fokus. Kemi njė shembull tė zgjedhjeve tė vitit 1996 dhe ėshtė i njėjti person qė ishte arkitekti i manipulimit dhe masakrės elektorale tė vitit 1996. Ky ėshtė pėrgjegjėsi numėr njė pėr pėrgatitjen e infrastrukturės dhe pėrfaqėson qeverinė nė pėrpjekjet pėr tė bėrė kėto zgjedhje. Ky person u pėrfshi edhe nė skandalin e zgjedhjeve vendore tė vitit 2007 dhe nuk e kuptoj se si ėshtė pėrsėri nė kėtė detyrė. Tėrė opinioni publik e ka ndjekur zotin Pone nė tenderin e kartave tė identitetit, mungesėn e seriozitetit dhe gjithēka tjetėr, qė e pamė nė emisionin "Fiks Fare".

    ...

    Gazeta Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eh nuk besoj qe ps te bojkotoje zgjedhjet.
    Po Berisha si shpikes i vjedhjes se votes ne Shqiperi qe asnjehere ska fituar pa manipulime ngjall sot teper dyshime se edhe kete radhe ai do te perdore amulline me certifikata e regjistra dopjo e njeqind yckla te tjera per ti fituar prape padrejtesisht ato.
    Shto dhe diskreditimin e madh qe po ka keto vjet qe eshte ne pushtet ky dyshim behet real.
    Prandaj opozita me te drejte ushtron presionet e saja qe gjerat te mos shkojne sic kane shkuar deri tani.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Te pretendosh se pas nje viti do vidhen votat,do te thote qe te fillosh ta justifikosh humbjen qe tani.D.m.th.kur te humbasesh t`i thuash popullit qe, ne e thame qe vjet.

  4. #4
    Qė do vidhen votat do vidhen. Po pas njė viti do shikojm kush vjedh mė shumė.

  5. #5
    Opozita jep sinjalet: Procesi zgjedhor nė rrezik
    Nga Luljeta Progni

    Opozita ka dhėnė dje sinjalet e para tė rrezikut qė po i kanoset zgjedhjeve pėr shkak tė dokumenteve tė identifikimit. Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, tha nė njė konferencė pėr shtyp se problemi i regjistrit kombėtar nuk ėshtė zgjidhur ende, pasi ai ka ende sot mbi 100 mijė dublikime. “Njė analizė e thjeshtė e ecurisė sė deritanishme tė procesit, si dhe njė sėrė tė dhėnash tė konfirmuara edhe zyrtarisht nga Ministria e Brendshme, flasin pėr njė situatė vėrtet aspak optimiste.

    Sot e gjithė ditėn nuk ėshtė pastruar ende regjistri kombėtar i Gjendjes Civile, i cili, sipas versionit zyrtar tė qeverisė, pėrmban ende mbi 100 mijė dublikime, ndėrkohė qė ky proces, sipas vetė angazhimeve publike tė qeverisė, duhet tė kishte pėrfunduar nė korrikun e vitit 2008, pastaj nė shtatorin e vitit 2008 dhe pastaj nė dhjetorin e vitit 2008. Me njė regjistėr nė kėtė gjendje mund tė kemi gjithēka, por jo lista tė rregullta zgjedhėsish qė janė bazė e domosdoshme pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme”, - tha Rama.

    Mė pas kryetari socialist iu referua njė tjetėr problemi, aplikimit dhe shpėrndarjes sė kartave tė identitetit. Sipas tij, afatet janė nė rrezik, kur ende nuk ka nisur shpėrndarja e kartave dhe kanė aplikuar vetėm 20 mijė qytetarė. “Nga ana tjetėr, nė mė pak se 5 muaj nga nisja zyrtare e fushatės zgjedhore nuk ėshtė shpėrndarė asnjė kartė identiteti, ndėrkohė qė ecuria e deritanishme e procesit tė aplikimit tė qytetarėve pėr marrjen e kėtyre kartave tregon qartėsisht se qeveria nuk ka as plan, as kalendar dhe as objektiva tė qartė e tė bazuar nė kushtet e kohės sė mbetur deri mė 28 qershor.

    Ēfarė mund tė presim deri nė 28 qershor nga procesi i sapo nisur, kur nė rreth njė javė kanė aplikuar jo mė shumė se 20.000 persona, ndėrkohė qė deri ditėn e zgjedhjeve kanė mbetur jo mė shumė se 115 ditė pune, madje pa llogaritur festat, ndėrsa numri i pėrgjithshėm i votuesve ėshtė rreth 3 milionė qytetarė e qytetare?!

    Vonesa dramatike e kėtij procesi gjatė gjithė kėtij mandati tė dėshtuar qeverisės, i ka sjellė gjėrat vėrtet nė buzė tė humnerės dhe ka bėrė qė kėto zgjedhje historike pėr Shqipėrinė e pėrfshirė nė angazhime tė mėdha me familjen euroatlantike, tė kėrcėnohen shumė seriozisht nė standardet e tyre.

    Ndėrsa mėnyra krejt e ēorganizuar me tė cilėn mė nė fund filloi procesi i aplikimit, po bėhet pėrditė e mė alarmante nė perspektivėn e saj deri mė 28 qershor dhe kėrkon me patjetėr korrigjim tė menjėhershėm e rrėnjėsor.

    Ky proces ėshtė vėrtet pėrgjegjėsi kushtetuese e ligjore e drejtpėrdrejtė e qeverisė shqiptare, por dėshtimi i kėtij procesi do tė ishte dėshtimi i Shqipėrisė, prandaj ne jemi kėtu pėr tė bėrė gjithēka mundemi, jo vetėm duke vėnė alarmin pėr rrezikun e dėshtimit, po edhe duke dhėnė tė gjithė kontributin tonė qė e drejta e zgjedhjes t'i garantohet ēdo shqiptari e shqiptareje dhe qė procesi tė mos dėshtojė nė asnjė mėnyrė”, - tha Rama.

    Drejtuesi i opozitės paraqiti disa propozime pėr situatėn. Sipas tij, duhet nisur sa mė shpejt shpėrndarja e dokumenteve tė identitetit pėr ata qė nuk kanė pasaporta, ashtu siē dhe ėshtė pėrcaktuar nė Kodin Zgjedhor.

    “Ja pse ne propozojmė njė korrigjim tė menjėhershėm tė metodės sė zgjedhur e tė mėnyrės sė ndjekur deri tani, duke i dhėnė prioritet absolut qytetarėve e qytetareve votues qė nuk kanė pasaportė.

    Edhe nė Kodin e ri Zgjedhor thuhet se shtetasit qė nuk disponojnė pasaportė duhet tė pajisen tė parėt me kėtė dokument.

    Ne propozojmė qė Kėshilli i Ministrave tė nxjerrė pa humbur kohė njė vendim tė ri, ku tė urdhėrojė, nė bazė tė listės zyrtare tė shtetasve pa pasaportė, shpėrndarjen e emrave tė tyre sipas ēdo njėsie vendore deri mė datėn 31 janar 2009.

    Autoritetet vendore duhet tė ngarkohen qė pėrveē publikimit zyrtar tė listės pėrkatėse tė banorėve tė njėsisė sė tyre pa pasaportė, t'i njoftojnė nominalisht kėta shtetas qė tė aplikojnė pėr kartėn e identitetit, sipas njė kalendari tė bėrė publik, duke i njohur me sanksionet e pėrcaktuara nė rast mos-pajisjeje me kartė nė afatin e parashikuar.

    Vetėm kėshtu ne besojmė se mund tė arrihet qė rreth 740 mijė qytetarėt e qytetaret votues qė nuk disponojnė pasaportė, tė mund tė pajisen me kartė identiteti para 28 qershorit.

    Nė tė kundėrt, ėshtė jashtė ēdo mundėsie objektive pėr kohėn e mbetur deri ditėn e zgjedhjeve qė kjo kategori shtetasish tė mund tė garantohet nė tė drejtėn e saj pėr tė votuar dhe praktikisht procesi do tė dėshtojė”, - tha Rama.

    Socialistėt propozojnė gjithashtu ngritjen e njė komisioni parlamentar pėr monitorimin e kėtij procesi.

    “Po ashtu, ne e quajmė absolutisht tė domosdoshme ngritjen e njė komisioni parlamentar ad hoc qė tė monitorojė procesin e pėrgatitjes sė infrastrukturės zgjedhore dhe tė ushtrojė kontrollin e posaēėm tė parlamentit mbi strukturat qendrore e vendore tė pėrfshira nė kėtė proces gjatė gjithė periudhės sė mbetur deri nė zgjedhje”, - theksoi kryetari i PS.



    Berisha: Dakord me ngritjen e komisionit parlamentar


    Kryeministri, Sali Berisha, iu pėrgjigj pozitivisht kėrkesės sė kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama, pėr ngritjen e njė komisioni tė pėrkohshėm parlamentar pėr monitorimin e procesit zgjedhor. Berisha shtoi se Ministria e Brendshme do i pėrgjigjet kėrkesave tė opozitės pėr sa i pėrket ēėshtjes sė dokumenteve tė identitetit. “Ēėshtja mė kryesore e kėsaj periudhe dhe tė gjithė kėtyre muajve janė zgjedhjet. Ju bėj thirrje edhe ju tė ulemi me opozitėn pėr tė ndėrtuar njė komision me kredibilitetin mė tė lartė, sikundėr ftoj opozitėn tė ushtrojė tė gjithė kontrollin qė dėshiron mbi pėrgatitjet pėr procesin zgjedhor. Ne do ta konsideronim kontrollin e saj kontribut tė madh. Nuk kemi asnjė qėllim, vetėm njė proces dinjitoz zgjedhor. Duke ardhur kėtu mė informuan se kryetari i opozitės ka kėrkuar vendim qeverie pėr pasaportat ekzistuese. Unė do tė autorizoj Ministrinė e Brendshme qė menjėherė tė vendosė kontaktet me ta. Ēdo lloj propozimi qė opozita e gjykon dhe qė i shėrben transparencės dhe kompletimit mė tė mirė tė procesit ne jemi tė hapur. Ne duam qė ēdo forcė politike tė gjejė veten e vet nė kėtė proces. Nuk kemi asgjė pėrjashtuese nė kėtė proces”, - tha Berisha.

    Ēėshtja e pasaportave ėshtė e pėrcaktuar dhe nė Kodin Zgjedhor.



    Ministria e Brendshme: Janė vetėm 50 mijė tė dublikuar nė regjistėr


    Ministria e Brendshme reagoi me anė tė njė deklarate nė lidhje me konferencėn e kryetarit tė PS, Edi Rama. Sipas kėsaj ministrie, dublikatet nė regjistrin kombėtar janė 50 mijė dhe jo 100 mijė, siē thotė Rama. Gjithashtu, kjo ministri sqaron se po ecet brenda kalendarit pėr sa i pėrket pajisjes me dokumentet e identitetit.

    “Pas pretendimeve tė Partisė Socialiste nė lidhje me ecurinė e procesit tė pajisjes sė qytetarėve me letėrnjoftime elektronike, Ministria e Brendshme deklaron pėr opinionin publik se gjithēka po ecėn sipas plan-kalendarit dhe parashikimeve pėr procesin.

    Dėshirojmė tė sqarojmė ndėrkohė opinionin publik edhe nė lidhje me pretendimin e Partisė Socialiste pėr numrin e shtetasve qė figurojnė tė dubluar nė Regjistrin Kombėtar tė Gjendjes Civile.

    Numri i shtetasve qė figurojnė tė dubluar nė regjistėr ėshtė 50 392 dhe jo 100 mijė, siē u deklarua nė selinė e Partisė Socialiste.

    Nga ana tjetėr theksojmė edhe njėherė se ėshtė pikėrisht formati elektronik i Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile, qė siguron njė numėr tė veēantė identifikimi pėr ēdo qytetar tė Republikės sė Shqipėrisė.

    Nga numri personal qė i jepet ēdo shtetasi pėrcaktohet saktėsisht sesa dublikime ka nė regjistėr dhe ku ndodhen ato.

    Puna pėr pastrimin e kėtyre dublikimeve vazhdon pa ndėrprerje dhe do tė pėrfundojė brenda tri javėsh”, - thuhet nė deklaratėn e Ministrisė sė Brendshme.

    tema

  6. #6
    Ceka: PS, propagande antikombetare


    E Merkure, 21 Janar 2009

    "Propaganda e Partise Socialiste per procesin e shperndarjes se kartave te identitetit eshte antikombetare". Kjo ka qene akuza e Partise Aleanca Demokratike, e shprehur nepermjet Presidentit te saj, Neritan Ceka, ne pergjigje te akuzave te kreut te socialisteve, Rama, dy dite me pare mbi procesin e leternjoftimeve, i cili sipas tij, eshte ne rrezik. "Terheq vemendjen e propagandes se PS-se, qe kerkon ta poshteroje kete proces, se eshte nje propagande antikombetare, ne momentin qe ky proces eshte nje kusht per integrimin e metejshem euroatlantik te Shqiperise", kritikoi Ceka qendrimin e partise me te madhe ne opozite. Nderkaq, Presidenti i PAD-se, njekohesisht nenkryetar i Kuvendit te Shqiperise, akuzoi Partise Socialiste se ka bllokuara kete proces per 8 vite. "Te kete turp, per 8 vite qe e bllokoi kete proces, per arsye thjesht korruptive. Po e them kete ne funksionin tim te dikurshem si minister Brendshem. Ne vitin 2005, qeveria socialiste ka hedhur ne Lane 6 milione euro", qortoi kryetari i PAD-se. Procesi i shume diskutuar i pajisjeve te qytetareve me karta identiteti, ka nisur ne kryeqytet dhe nderkohe pritet te shtrihet brenda janarit, ne te gjitha rrethet e vendit. Ky proces shume i rendesishem per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare me 28 qershor, eshte pershendetur nga Aleanca Demokratike. "Partia Aleanca Demokratike pershendet fillimin e procesit te shperndarjes se tyre, kualitetin shume te larte ne avangarde te te gjitha kartave evropiane te identitetit, bazimin ne ligjin e miratuar nga Parlamenti, ne Regjistrin Themelor te shtetasve", pershendeti Presidenti i kesaj partie, Neritan Ceka. Gjithashtu ai propozoi se ne perfundimin te ketij procesi te ulet mosha per marrjen e shenjave te gishterinjve per individet qe jane ne moshen e pensionit, kjo sipas tij, mund te evitoje identitetet e dyfishta, si dhe probleme te shumta teknike qe dalin per shkak te moshes. Kryetari i PAD-se shprehu mbeshtetjen e partise se tij per kete proces, te ndermarre nga mazhoranca qeverisese ne te gjitha instancat ku ajo perfaqesohet me anetaret e saj. Denis Dedej

    koha jone

  7. #7
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anėtarėsuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Po Neritan Ceka eshte nje plere qe se ka shokun se deri dje akuzonte Salen dhe mbronte Edin, kurse tani qe i dha Sala nje cope karrige filloj shan Edin.

    Po kur do zhduken nga politika keta plera me 20 fytyra si Ceka, Xhuveli me shoke.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje hajdut ne kapitol hill..

    ja deri ku arrijne dallkauket..

    mjeshtri i edvinit.. erioni veli te le me goj hapur..

    kopili i ppsh-se gjen bulete dhe per te pare nga afer inagurimin e obames..
    te lumte moj mariz lino- ja e caushve te 97-tes..qe na nderon..

    ja cthot gazeta shqip

    --

    Veliaj, dhuratė pėr Obamėn: "Guximi pėr tė shpresuar"

    Kreu i lėvizjes politike G99 merr pjesė nė ceremoninė e programuar nė SHBA


    Kreu i grupimit G99 ishte i ftuar nė ceremoninė e Pėrurimit tė Barak Obamės si Presidenti i 44 i SHBA-ve. Veliaj ėshtė njohur si mbėshtetės i Obamės gjatė dhe pas fushatės elektorale, si dhe redaktor politik i versionit nė shqip tė librit tė tij "Guximi pėr tė shpresuar". Veliaj, i cili ka qenė i pranishėm dhe nė Konventėn e Demokratėve nė Denver, si dhe aktivistė tė tjerė tė lėvizjes G99, do t‘i dhurojnė Presidentit Barak Obama librin e tij nė shqip "Guximi pėr tė shpresuar", njė best-seller nė Shqipėri, botim i shtėpisė botuese "Dudaj". Pėrveē betimit, pritet qė Obama t‘i adresojė popullit amerikan fjalimin e tij tė parė si President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

    Pas kėsaj, do tė zhvillohet edhe parada festive e Inaugurimit tė Presidencės sė re, e cila kėtė herė do tė ketė si moto: "Tė rinovojmė Premtimin Amerikan".

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe thoni juve..
    keto dite dallkauku blendo feleziu apo fevziu.. duke nuhatur.. dhe eshte mjeshter per kte pune.. qe selia roze.. e ka pritur me shum histeri te brendeshme e te ruajtur mire nen nofullat e tyre katrore puniste kanibaliste .. ardhjen e obames ne shtepi te bardhe.. i ka ftuar.. me radhe ne studiot e tij.. krokodilet e krokodileshat e ppsh-se qe te cfaqin entusiazmin per obamen..
    sic duket nen rrogoz do jet punuar shume me ane te mariz linove..qe edhe njihere tu vije nga shtepia e bardhe ndonje pusulle .. ketyre te selise roze.. se.. neve ore shoke.. pra ne te ardhurit apo ri ardhurit ne shtepi te bardhe.. do ju a lejojme dhe nje here juve 97 tshave te ppsh-se.. ..nje 97-te si ahere me mariz linone e me xhorxh tenetin..

    bushi sic kuptohet nuk u a dha kte shanc.. dhe mir beri.. sepse te mos u japesh leje per 97 ta kanibaleve te selis roze ske ber tjater vec u ke zgjatur jeten mijra femijve burrave e grave e u ke kursyer miliarda deviz mall e resurse nje vendi te vuajtur.. si shqiperia..

    mirpo me cduken bathet.. e un bathet i kuptoj ne syt e llafet e dado ramo veli vampireve.. keta pisa shpresojne shume qe me ardhjen e obames ne shpi te bardhe mundet te hyje ne ato zyra vendim -marrese dhe ndonje kopuk ose disa kopuke te departmentit te shtetit e cia-s nga epoka tenet e mariz lino.. pra nga ata pisa qe u dhane drit jeshile per revolucion kanibalist drejtorise politike te 97- tshave..

    ketu do ken varur shum shpresat selia roz me kelysherine e tyre..

    shpresoj qe burrshtetasit ne tiran ti dalin perpara kesaj kolere qe pergatit edvin ramiz nexhmie ruc gjinushi me erionet veli brace altin e vampir te tjere..

    me obamen fillon nje epok e re ..thosh dje edvini..
    pse spaska qen e re amerika para obames..uėee..

    pra kjo perkthehet..

    me bushnė.. nuku bem dot 97 te o shok vampira..e me obamen sikur kemi shprese ti ujdisim pipzat se ja kemi cuar atje kėlishin tone veli i cili per dore me teta marizen coc do bejne ..per ne..

    te shohim..


    mjeshtra jane..


    u lumte..

    din dhe fehmijet abdi qe varin ne litar mes dites ne pazar.. poet e shkrimtar.. ti mbajne ne gjykat te larte.. dhe altinet kanibale ti strehojne ne bruksel-seli te eu-se.. dhe te gjejne stalinista tip kim fil bista ne shtepi te bardhe e stejt department.. qe te realizojne porosite nga varri qe u jep enveri nepermjet celularit te ramiz nexhmi litarit..

    bravooo..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Iku koha e gabimeve te medha, koha e merive dhe levizjeve kunder prosperitetit te se ardhmes. Edi Rama nuk do ta bente kurre dicka te tille, shqipetaret s'do te jene me ato te 97-se, po ashtu faktori nderkombetare nuk do e lejonte dicka te tille, aq me teper ne nje kohe kur ne do te jemi anetare me te drejta te plota te NATO-s.

    Me rezulton si nje konkluzion i pamundur dhe i pambeshtetur ne ecurine e proceseve aktuale. Ajo qe do te jete ne fokus do te jete sesa te lira dhe demokratike do te jene zgjedhjet e ardheshme, por gabime te tilla fatale as qe mund te mendohen.
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu nen akuze, publikon postet e familjes
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 09-03-2011, 14:57
  2. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  3. Kontestimet e rezultatit tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 10-09-2005, 19:02
  4. Lajmi mė i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •