Operacioni “Tabula Rasa”, pranga “mbretit tė prostitucionit”

ITALI – Superaksioni i Policisė italiane, nė tė cilin morėn pjesė rreth 350 forca policie, ėshtė finalizuar me arrestimin e tė ashtuquajturit “mbreti i prostitucionit”, shqiptarit Indrid Deda, si dhe prangosjen e disa personave tė tjerė ku pjesa mė e madhe ishin shqiptarė.

Operacioni
Operacioni "Tabula Rasa" filloi me vrasjen e njė prostitute rumune nė 2008-n, njė fakt qė ndonėse jo direkt i lidhur me arrestimet, u ka dhėnė dritėn jeshile hetimeve tė karabinierėve. Kjo pasi, menjėherė pas vrasjes sė prostitutės, Indrid Deda, i cili ishte njė punėtor i thjeshtė dhe me njė jetė shumė modeste, u kthye nė “mbretin e prostitucionit”. Ai ishte kthyer nė njė lloj "diktatori", i cili nuk kishte asnjė problem dhe pėrdorte grushtin e hekurt nėse ishte e nevojshme. Pėr ta ndihmuar atė ishte edhe gruaja e tij, Fiorentina Gorge, e cila u arrestua gjithashtu. Akuzat pėr Dedėn nisin qė nga prostitucioni, grabitjet dhe posedim tė paligjshėm tė armėve (nė banesėn e tij ėshtė gjetur njė kallashnikov). Sipas hetimeve tė kryera nga Policia italiane, Deda kishte nėn varėsinė e tij dhe shfrytėzonte njė numėr tė madh prostitutash, kryesisht rumune, por edhe nga vende tė tjera tė Lindjes. “Deda kishte ndėrtuar njė mekanizėm dhune, ku vajzat ishin tė detyruara t’i bindeshin atij, nė tė kundėrt, keqtrajtoheshin prej tij”, – thotė Policia italiane. Gjatė kėtij aksioni u arrestua dhe vėllai i tij, Helion Deda, tė cilit iu gjetėn 2 pistoleta nė shtėpi, si dhe shqiptarėt Emilian Gjergji, Artan Demiri, Eduard Biba, Genti Troka, Erdit Bolla dhe Adriatik Buci, tė cilėt ishin tė pėrfshirė nė kėtė grup. Bashkė me shqiptarėt, nė pranga u vunė dhe Michele Monteforte, Vincent Woods, Ogert Lecina, Leonard Lecina, Costel Dega dhe Hana Artugel.

Marrja nė pyetje
I mbiquajturi “mbreti i prostitucionit” nga mediat dhe Policia italiane, Indrid Deda, ka vendosur tė heshtė pėrpara pyetjeve tė prokurorėve italianė duke mos iu pėrgjigjur pyetjeve tė tyre. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe bashkėshortja e tij, Fiorentina George, e cila ka refuzuar t’u pėrgjigjet pyetjeve tė hetuesit tė Savonės.
Ai qė ka folur ka qenė vėllai, Helion Deda, mbi tė cilin rėndon akuza e “armėmbajtjes pa leje”, ka deklaruar se dy pistoletat qė iu gjetėn nė shtėpi nuk ishin tė tijat. Nė kėtė moment mėsohet tė ketė ndėrhyrė vėllai i tij, Indrid Deda, i cili ka marrė pėrsipėr pronėsinė e armėve duke deklaruar se kishte qenė ai qė i kishte fshehur ato shtėpinė e tė vėllait.
Artan Demiri, shqiptari tjetėr i arrestuar, u ka paraqitur hetuesve tė Savonės alibinė e tij duke i hedhur poshtė akuzat e ngritura pėr “shfrytėzim prostitucioni”. Sipas tij, ai e pranon se e ka shoqėruar tė dashurėn e tij, ende minorene, nė rrugė, por pas kėrkesės qė ajo i kishte bėrė atij duke hedhur poshtė nė kėtė mėnyrė akuzėn e ngritur pėr “shfrytėzim”.
Gjithashtu, akuza ėshtė mohuar edhe nga Emilian Gjergji, i cili ishte njė zejtar nė Savona. Sipas avokatit tė tij, ai ishte njė njeri i rregullt dhe i pastėr dhe se gjykata duhet ta lironte menjėherė atė. Emri i tij doli nė skenė pas pėrgjimeve telefonike, kur ky i fundit ishte duke biseduar me njėrėn prej prostitutave. Ai deklaroi gjithashtu se nuk njihte asnjė nga tė arrestuarit.
Rrugėn e heshtjes zgjodhi dhe shqiptari tjetėr Erdit Bolla, ndėrsa Gjykata e Savonės dėgjoi dhe pretendimet e dy shqiptarėve tė tjerė, Eduart Biba dhe Adriatik Buci, tė cilėt gjithashtu hodhėn poshtė akuzat e ngritura nga ana e Prokurorisė sė Savonės.
Sipas mediave vendore, pritet qė ditėn e sotme tė merren nė pyetje pjesa tjetėr e tė arrestuarve, ku ndėr ta ėshtė dhe shqiptari Genti Troka.

Tė arrestuarit

Indrid Deda
Helion Deda
Emilian Gjergji
Artan Demiri
Eduard Biba
Genti Troka
Erdit Bolla
Adriatik Buci

Albania