-
Turku,dhe amerika kjo eshte nje loje politke e amerikes dhe turkut,,,a dikush ne kte forum e kishte cekur se gjithe bota do flas rusishte e jo anglish,,,ati po i them une endrroje ti endroje se kjo ty dhe atyre si mendojen si ti kurr ne jete nuk do te ndodhe edhe per nje milion vjete kete e ke te sigurte...
A turku eshte i forte edhe ky nuk ndin shume per ameriken ,,,po keto dy shtet jane te forta qka njera pa tjetren nuk bejen,edhe amerikanet nuk munden pa turqit kjo eshte e vertet.
-
-
Hilari Klinton kundër rezolutës amerikane për genocidin armen
Shekulli Online
06/03/2010
Zëdhënësi i Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, tha se ajo u ka thënë liderëve në Kongres se votimi i rezolutës për genocidin armen mund t'i rrezikojë marrëdhëniet e brishta ndërmjet Turqisë dhe Armenisë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli tha se Klinton ndjen se çdo veprim i mëtejmë nga Kongresi do të ishte jo i duhur.
Komiteti për Politikë të Jashtme votoi në 4 mars se vrasja masive e armenëve në fillim të shekullit XX nga Turqia ishte genocid.
Nderkohe, Turqia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se rezoluta e miratuar nga një komision i Kongresit, që i quan vrasjet masive të armenëve, genocid do të dëmtojë marrëdhëniet mes Turqise dhe SHBA-se.
Turqia thirri menjëherë ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara, pas miratimit nga një komision i Kongresit amerikan të një rezolute për çështjen në fjalë. Rezoluta që nuk është e detyrueshme për t'u zbatuar thotë se turqit otomanë kryen gjenocid gjatë vrasjes së armenëve në kohën e Luftës së Parë Botërore.
Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha sot se nuk u takon parlamenteve të vendeve të tjera që të gjykojnë Turqinë. Ai e akuzoi administratën e Presidentit Obama se nuk bëri përpjekje të mjaftueshme për të bllokuar votimin e komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për marrëdhëniet me jashtë. Ministri Davutoglu tha se ai pret që adminstrata amerikane të mos e lejojë rezolutën t'i kalohet Dhomës së Përfaqësuesve për një votim të përgjithshëm.
Turqia është një nga aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara. Ministri i jashtëm turk tha gjithashtu se votimi do të dëmtojë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë.
Turqia dhe Armenia nënshkruan protokolle vitin e kaluar për të vendosur marrëdhëniet. Parlamenti i Turqisë nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt