-
“Task Force” për ringjalljen e “Trepçës”
“Task Force” për ringjalljen e “Trepçës”
Publikuar: E mërkure, më 03 mars 2010

Prishtinë, 3 mars – Dikur njëri ndër gjigantët më të mëdhenj industrial në ish-Jugosllavi dhe krenaria e ekonomisë kosovare, ndërmarrja ‘Trepça’, sot funksionon në dysh dhe vazhdon të subvencionohet nga buxheti i Kosovës, shkruan sot Koha Ditore. Që nga paslufta, viti 2009 ka qenë viti më i mirë sa i përket prodhimit, megjithatë ky prodhim nuk arrin 15-përqindëshin e prodhimit që ka qenë në vitet më të mira, ato ‘80. Ashtu siç është ndarë qyteti në baza etnike ashtu edhe pjesë të ish-kombinatit industrial “Trepça” menaxhohen sipas kësaj logjike. Pjesa veriore menaxhohet nga komuniteti serb, kurse pjesa tjetër menaxhohet nga institucionet tona. Kjo e dyta ka prodhim në rritje, mirëpo ende subvencionohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Ministrja e Energjisë dhe e Minierave, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin për miniera dhe minerale dhe strategjinë minerare.
Ndërsa, paralelisht sipas saj është duke u punuar edhe në krijimin e politikave më konkrete rreth orientimit të ‘Trepçës’. Ajo ka thënë se shumë shpejt do të formohet një “Task Force” për të vepruar në raport me ‘Trepçën’.
“Duhet të bëhet ristrukturimi pastaj do të shihet se si do të mund të përfshihet kapitali privat”, ka thënë ministrja. Por, sipas ministres kapitali privat nuk do të përfshihet në krejt këtë kombinat, por vetëm në disa departamente. Ajo nuk specifikoi se për cilat bëhet fjalë.
Përfaqësuesi i Qeverisë në këtë “Task Force”, pritet të jetë zëvendësministri i Energjisë dhe i Minierave, Blerim Rexha. I kontaktuar nga gazeta, ai ka thënë se kjo “Task Force” pritet të formohet sa më shpejt, mirëpo nuk dha ndonjë datë se kur pritet të formohet. Rexha ka shtuar se është duke u punuar në caktimin e pikave kyçe që do të trajtohen.
“Ky hap është një dëshmi se jemi shumë të interesuar që t’i qasemi edhe më shumë fushës minerare”, është shprehur ai
Deputetja nga radhët e AKR-së, Myzejene Selmani, ka thënë se Qeveria e ka humbur hapin sa i përket krijimit të një strategjie për ‘Trepçën’.
“Është koha e fundin që Qeveria të merret me rastin e ‘Trepçës’. Së pari Qeveria duhet të bëjë strategji për ‘Trepçën’, pasi dihet që ‘Trepça’ akoma është në memorandum dhe dihet mjaft mirë çështja e borxheve, të cilat i ka në lidhje me Serbinë. Mirëpo, duhet të bëhet ristrukturimi i saj dhe të dihet puna e likuiditetit dhe atëherë të merret çështja shumë më seriozitet dhe të bëhet plotësimi i legjislacionit për këtë fushë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, Selmani që është edhe kryetare e Komisionit për ekonomi, tregti, industri, energjetikë, transport dhe telekomunikacion, ka thënë se ligji për miniera dhe minerale e ka kaluar leximin e parë që një kohë të gjatë. Për shkak të shumë mangësive që ka pasur ligji, Selmani ka thënë se është dashur të punohet gjatë në të. Por, ajo thotë se është bërë një ligj i mirë, që do të këtë mundësi të implementohet dhe do të këtë lehtësira edhe për ‘Trepçën’ dhe të gjitha minierat.
Ajo ka paralajmëruar se ligji shumë shpejt do të dalë në komision dhe shumë shpjet do të shkojë edhe në lexim të dytë.
Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, ka thënë se status quo-ja e tanishme e ‘Trepçës’ nuk është zgjidhje e qëndrueshme.
“Është thelbësore që të gjitha palët relevante së shpejti të jenë në gjendje të përgatisin, pajtohen dhe miratojnë një qasje të re që më në fund do të mundësojë dhe të krijojë kushte, të cilat do ta largojnë ‘Trepçën’ nga statusi i një shpenzuesi të buxhetit të Kosovës në një kontribuues të buxhetit të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i AKP-së.
Qasja e re, apo çfarëdo plani për rigjallërimin e ‘Trepçës’, sipas tij duhet të plotësojë të gjitha standardet e njohura ndërkombëtarisht lidhur me riorganizimin dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve strategjike si dhe të gjithë aksionarëve tjerë.
Ndërkohë në disa raporte që AKP-ja ka bërë për ‘Trepçën’, thuhet se ndërhyrjet në legjislacionin e tanishëm janë më se të nevojshme. “Përkatësisht duhet që rregulloret e UNMIK-ut dhe disa nga UA (siç janë Rregullorja e UNMIK-ut 2005/48 etj.), duhet të ndryshohen/shpallen si ligje të Republikës së Kosovës, përfshirë ndryshimin e dispozitave përkatëse gjithmonë në pajtim me Planin e Ahtisarit”, thuhet në ato dokumente.
Po ashtu si hap urgjent që duhet të ndërmerret, sipas këtyre dokumenteve, është riorganizimi i Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme në Kosovë në përputhje me Shtojcën VII – PGJS – neni 3.2 – nën v.) – Shpallja e Ligjit të Republikës së Kosovës mbi DHVGJS të Kosovës. Por rigjallërimi i suksesshëm i ‘Trepçës’, thuhet në këto dokumente, nënkupton që ‘Trepça’ të jetë e lirë nga detyrimet ligjore për shkak të trashëgimisë së kaluar të saj sa u përket detyrimeve dhe padive.
“Ky është hapi i parë, i cili do të mundësoj përgatitjen dhe lirimin në treg të burimeve të rëndësishme të aseteve të ‘Trepçës’, qoftë përmes privatizimit apo koncesionit apo në rast të aseteve të vogla jothelbësore të ‘Trepçës’ edhe likuidimit të tyre”, thuhet në këto dokumente që AKP-ja ka përgatitur për çështjen e ‘Trepçës’.
“Shitja eventuale e minierave apo aseteve thelbësore të ‘Trepçës’, është çështje komplekse, e cila nuk mund të bëhet shpejtë pasi që investitorët e rinj do të duhet të ndërmarrin hulumtim paraprak gjithëpërfshirës”, thuhet në këto dokumente.
Bislim Muçaj, zyrtar për informim në ‘Trepçë’, ka thënë se viti 2009 ka qenë viti më i suksesshëm, i ndërmarrjes ‘Trepça’, pas luftës. Ai ka thënë se në minierën e Stantërg, miniera kryesore e ‘Trepçës’ që ka një rritje prej 28 %, kurse minierën e Artanës ka një rritje prej 44 për qind. “Në vitin 2009 i kemi 3,7 milionë euro mbështetje nga buxheti i Republikës së Kosovës, ndërsa në këtë vit janë paraparë 1,7 milionë euro, pasi parashihet që të vetë mbahemi dhe për këtë kemi bërë hapa konkret”, ka thënë Muçaj.
Zyrtari për informim në ‘Trepça’ ka thënë se prodhimi i vitit 2009 që kemi pasur është vetëm sa 15 për qind e prodhimit që ka pasur ‘Trepça’ dikur. Ai ka thënë se para luftës ‘Trepça’ numëronte rreth 22 mijë punëtorë.
“Tash kemi mbi 1.340 punëtorë të rregullt, por ka edhe 4.700 punëtorë, të cilët janë në pension të parakohshëm, e që marrin një lloj burse nga Qeveria e Republikës e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve për ta ndahen nga vetë ndërmarrja.
Konteste pronësore-juridike dhe financiare nga e kaluara, sipas Muçajt janë probleme me të cilat sot ballafaqohet ‘Trepça’. Gjithashtu, sipas tij, mosintegrimi i pjesës veriore të ‘Trepçës’, mungesa e legjislacionit që rregullojnë fushat e kësaj veprimtarie, mungesa e ligjit për pensione të parakohshme, fuqia punëtore e moshuar, objektet industriale të vjetruara dhe presionet nga ndotjet mjedisore, janë disa probleme tjera që e përcjellin këtë gjigant. Gjatë viti të kaluar ka filluar ndërtimin e një muzeu, që është mbështetur edhe nga MEM-i dhe MMPH-ja.
“Gjithashtu janë përmirësuar kushtet e punës për punëtorët, ndërkohë janë rritur pagat afro 50 për qind në Minierën e Stantërgut, ndërsa në nivel të ndërmarrjes janë rritur 37 për qind”, ka thënë Muçaj.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,13578
-
-
Deri ne vitine 1990 Gjiganti me i madhe industirale ne ishe-jugosllavi Trepca kishte te punsuare mbi 22 mije punetore .
Po i/aktivizoije TREPCA prape tere kapacitetet e saije brenda 5 viteve kosova do ju beje CIAO te gjitha vendeve te rajonite dhe njeherishe do i thote CIAO edhe varferise
Trepca dikure ka qene pjesmarrse me 23% ne eksportine e ishe-jugosllavise
-
-
Exclusive - 21/03/2010
Shkelqimi dhe ndarja e Trepces
http://www.top-channel.tv/video.php?id=13647
-
-
-
-
Mines de Trepca, Kosovo - Descente au fond d'un puits
-
-
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt