Një çështje që duhet diskutuar dhe mendimet e çdo anëtari janë të mirëpritura në këtë temë. Që nga titulli i temës kuptohet se ku qëndron pyetja për ju anëtarë të forumit, të cilit mendim ose qëndrim jeni?
Do të linit kombësin tuaj vetëm e vetëm për tu bashkuar me të ashtuquajturit "vëllezerit" tuaj besimtar? Pa marrë parasyshë besimin që keni kjo pyetje është e përgjithshme për të gjithë besimtarët, sikur të vij koha dhe të vendosje për besimin dhe kombin, do e bënit një gjë të tillë që kombin tuaj të "tradhëtonit" në njëfar mënyre për tu bashkangjitur me "vëllezërit" tuaj besimtar, për një x qëllim të caktuar?
ps. Ju lutem që tema të mos kaloj në ofendime të ndryshme siç kalojnë edhe shumica e temave, debatoni ashtu siç i ngjan njeriut e mos ofendoni ashtu siç i ngjan kafshës, për ata që do të shkelin regullat do të meren edhe masat e duhura.
Debat të këndshëm dhe njëher pa ofendime!
Rapsoul
Krijoni Kontakt