Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Himnet e periudhes se Pashkes

    Ketu po sjell pjese nga himnet e periudhes se Pashkeve. Ne kete periudhe keto himne jane te fokusuar ne momentet e fundit te Zotit tone Jezu Krishtit ne toke, duke u finalizuar me Ngjalljen e Tij te lavdishme, fitoren perfundimtare mbi vdekjen, satanin dhe ferrin.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 04-03-2010 mė 18:24
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Fjalet e ketij himni, jane si me poshte:

    Ti o Krisht, o Jete, Ti u vure ne varr, edhe forcat engjellore cuditeshin, dhe lavdi kendonin per denjimin Tend!

    Si po vdes o Jete? Si rri brenda ne varr, kur fuqine e armikut e shtype krejt dhe prej Ferrit te varrosurit i ngjall?

    Ty te madheshtojme o Jezu Shpetimtar, dhe nderojme qe te gjithe varrimin Tend, se prej vdekjes na shpetove lavderisht

    Ti qe mate dheun, o Jezu Kryembret, ne nje varr te vogel fare, sot po banon, dhe te vdekurit prej varreve i ngre!

    Zoti i gjithesise, si i vdekur u duk, dhe me vaje po vendoset ne varr te ri, edhe varret prej te vdekurve i zbraz

    Bashke me keqberes, si keqberes o Krisht, u radhite dhe te gjithe i drejteson, nga keqberja e Satanit genjeshtar

    Ti qe je me i bukur, se cdo tjeter njeri, si i vdekur i shemtuar u shfaqe sot, Ti qe ndrit dhe zbukuron cdo gje mbi dhe

    O cudi e madhe, o fuqi edhe zi! Frymedhenesi pa fryme po varroset sot, prej bujarit Shen Josif ne varr te ri

    Ne varr brenda hyre, por nga Ati qiellor nuk u ndave o Jezu, Zot dhe Perendi, o fuqi, o cudi qe s'ka shpjegim

    Forcat engjellore, zbresin tok permbi dhe, me Josifin dhe me Nikodemin sot, te varrosin te Panxenin ne nje varr

    Vdiqe duke dashur, dhe u vure ne dhe, dhe me ngjalle o Jezu Shpetimtari im, qe prej varrit te mekatit tiranik

    TY o Shkemb i Jetes, si njeri o Jezu, kur te hengri Ferri i zi, gjithehamesi, qe te gjithe te burgosurit i leshoi

    Kur o Krisht u vure, ne nje varr nen dhe, perserite njerezine fizikisht, se prej varreve u ngrite Perendisht

    Per Adamin erdhe, permbi dhe ta shpetosh, por s'e gjete dhe atehere ne Ferr te zi, nder te vdekurit ke zbritur ta kerkosh

    Vdiqe duke dashur, si njeri Shpetimtar, edhe njerezit i ngjalle si Perendi, qe prej varrit te mekateve pafund

    Vaje plot me lote, Nena jote Jezu, nenerisht per Ty ka derdhur pa ngushellim, dhe therriste: Si te te varros o Bir?

    Even dhe Adamin, qe prej kohe ne varr, Ti i ngjalle perseri me varrimin Tend, si u shfaqe Shpetimtar Adam i ri

    Forcat Engjellore, kur te pane ne varr, si te vdekur te mbeshtjellur me nje savan, syte e tyre i mbuluan me habi

    Brinjen ta plagosen, Ty qe Even o Krisht, e krijove me nje brinje cuditerisht, dhe burove permbi dhene paqesim

    Permbi Kryq u ndeve, dhe te gjithe i bashkon, dhe nga brinja jetedhenese u buron ndjese fajesh qe te gjitheve o Jezu

    Duke dashur zbrite, nen dhe si njeri dhe i shpie qe prej dheut ne qiellin, gjithe njerezit e rene dhembshurisht

    Adhuroj Pesimin, dhe Varrimin himnoj, dhe fuqine njeridashese madheshtoj, me te cilat nga pesimet me cliron

    Zbrite duke dashur, nen dhe o Shpetimtar, dhe i ngjalle qe te gjithe te vdekurit, dhe i shpure ne Parajsen lart ne qiell

    Ti qe bere boten, dhe njeriun mbi dhe, Ti njeri u bere vullnetarisht, edhe vdiqe permbi Kryqin truperisht

    Mjere, o Drite e botes, Drita ime Jezu, o i dashur Biri im edhe Zoti im, por therriste Virgjeresha me vajtim

    Perendi dhe Fjale, o Gezim dhe o Shpirt, qysh Varrimin e tmerruar do ta duroj? Zemra ime pervelohet nenerisht

    Kush me jep vajtime, edhe lote pa fund, por therriste Virgjeresha Hyjlindese, qe ta qaj dhe ta vajtoj Jezuin tim?

    Male edhe fusha, edhe njerez kudo, eni qajeni te gjithe vajtojeni, Birin tim dhe Perendine Jezu Krisht

    Bir o Drite e Jetes, prape kur do te te shoh, o Gezim i zemres sime, o Shpirti im, po therriste Virgjeresha me vajtim.

    Deshe dhe u duke si i vdekur ne varr, por sikunder parathe, gjithe njerezit qe prej varreve i ngrite Shpetimtar

    Lavdi Atit dhe Birit edhe Shpirtit te Shenjte

    Te himnojme Fjale, Zot mbi qiell e mbi dhe, i panisme tok me Atin dhe Shpirtin Shenjt, dhe varrimin adhurojme beserisht

    Tani e perhere dhe ne jete te jeteve. Amin.

    Ty te lumerojme, Virgjeresha Mari, dhe Varrimin lavderojme te Birit tend, Perendise Shpetimtarit Jezu Krisht

    Ti o Krisht, o Jete, Ti u vure ne varr, edhe forcat engjellore cuditeshin, dhe lavdi kendonin per denjimin Tend!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 04-03-2010 mė 18:27
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Himnologjia orthodhokse, pervec bukurise, shpjegon dhe doktrinat e besimt tone. Mjafton te degjosh ose te lexosh keto himne (apo te ngjashme me keto) per te kuptuar gjithe doktrinat e besimit te krishtere
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •