Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1

    Smile Përqafimi, më i fuqishëm se puthja

    Sipas kërkimeve të fundit shkencore të psikologëve të ndryshëm, mes dy trupave veprimi më erotik nuk është puthja, por përqafimi

    E mbani mend përqafimin e nxehtë dhe sensual që Mishel Obama i dha bashkëshortit të saj natën e fitores së madhe? Pa mendoni pak për përqafimin e Humphrey Bogart dhe Ingrid Bergman-it në të famshmin film “Casablanca”, Të përqafuarit është një akt i mrekullueshëm, që fal e përcjell shumë energji edhe pa pjesëmarrjen e puthjes mes dy njerëzve që duhen dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin.
    Një përqafim është një shprehje e jashtëzakonshme dashurie mes dy qeniesh që dëshirohen në mënyrë të parezistueshme. Nëse deri më sot keni menduar se lidhja e parë e fortë mes dy të dashuruarve, shprehja e parë e intimitetit të nxehtë, të sensualitetit është puthja, jeni gabuar.
    Mesazhi më i fortë, mënyra më intensive për t’i thënë partnerit “më merr”, “mos më lër kurrë”, “mos më harro”, nuk është puthja, por përqafimi.
    Dhe ky nuk është përfundimi i ndonjë përsiatjeje filozofike mbi ndjenjat e dashurisë, por përfundimi i një sondazhi dhe kërkimi shkencor nga një psikolog amerikan, i cili në një studim të tijin ka shpjeguar psikologjinë e pasionit në tërësi, duke u ndalur edhe te përqafimi, në veçanti.

    Sipas këtij studimi të fundit, nuk është puthja, por përqafimi ai që arrin të transmetojë në mënyrë më të plotë ndjesitë që kemi ndaj partnerit tonë. Është përqafimi ai që na mundëson që t’i përçojmë shpirtit tonë binjak nevojën e madhe që kemi për të, dëshirën dhe gatishmërinë që kemi për të hequr koracën dhe mbrojtjet tona të brendshme e për t’iu dhënë tërësisht një akti dashurie.
    “Gjuha dhe aftësitë komunikuese të përqafimit janë të jashtëzakonshme dhe të shumta, dhe mbi të gjitha shumë të pasura”, shkruan psikologu amerikan në studimin e tij. Sigurisht që puthja intime në publik shkakton skandal, sikurse ndodh rëndom me VIP-a të ndryshëm, por megjithatë puthja nuk mbart aftësinë më të madhe komunikuese mes dy personave, përcjelljen e dëshirës për dashuri dhe posedim të tjetrit.
    Madje në këtë studim, përqafimi ia kalon edhe vetë marrëdhënies intime për nga tërësia dhe intensiteti i pasionit që përcjell mes dy qenieve. Përmes përqafimit me personin e dëshiruar, e kuptojmë më mirë se sa gjatë marrëdhënies intime sa është e dhënë ndaj nesh pala tjetër dhe se sa reciproke është në fund të fundit marrëdhënia.
    Kjo sepse në marrëdhënien intime ndërfuten edhe ndjenja e instinkte të tjera që janë të përkohshme, ndërsa në përqafim ka vetëm dashuri, ose mungesë të saj.
    “Seksi është instinkt, ndërsa përqafimi është erotizëm”,
    thuhet në studim. Përqafimi na ofron shumë më tepër mundësi se puthja, apo aventura e një nate për të shprehur emocionet e fshehta.

    Për ta kuptuar një gjë të tillë, mjafton që të shohim fotografitë e përqafimeve më të famshme të historisë.
    Mishel dhe Barak për shembull: ai me flamurin amerikan në sfond duket i tëri në ekstazë e madje ka mbyllur edhe sytë për disa çaste, ndërsa ajo buzëqesh fort, duke shfaqur edhe dhëmbët dhe duke e shtrënguar bashkëshortin në krahë. Le të shohim një foto më të vjetër.
    Roman Polanski është ende i ri dhe ka përqafuar Sharon Tate, mikeshën e tij të dikurshme në vitet e hershme në Hollivud (ajo ishte ylli i mrekullueshëm kinematografik, që më pas u vra nga banda sataniste e Charles Manson). Në fakt, në këtë foto të dy janë të zhveshur, por fotoja është nga mesi e sipër. Ajo e shtrëngon fort në qafë, ndërsa ai e shtrëngon në mes. Sytë e saj janë si dy thëngjij të ndezur nga pasioni, ndërsa ai duket tërësisht i përhumbur në dashuri e gëzim.

    Përqafimi e mund puthjen, por gjërat nuk mbarojnë këtu. Përqafimi është një art që duhet përsosur, nëse kërkon që të të falë më shumë kënaqësi.
    Dhe ky akt merr një rëndësi shumë më të madhe për çiftet që janë në krizë. Në këtë pikë, psikologu rekomandon përqafimin e formës A, pra atë kur ajo dhe ai mbrohen me njëri-tjetrin, shtrëngohen shpatull më shpatull, duke tentuar të formojnë një germë A, edhe pse me trupat ende në distancë. Vetëm kështu mund t’i japin mundësi vetes që të shohin nëse ndjejnë për njëri-tjetrin dhe kanë dëshirë për një bashkim të mëtejshëm. Vetëm përmes një përqafimi mund ta kuptosh nëse një marrëdhënie ka të nesërme, apo ka marrë fund ndërkohë.
    Nevoja për të përqafuar dikë është shumë më e madhe dhe më urgjente se ajo për ta puthur.
    Kur kemi nevojë për të ngritur moralin, apo për t’u ndjerë mirë, nuk është puthja në buzë ajo që ëndërrojmë, por krahët mes të cilëve ndihemi më mirë dhe nga të cilët marrim energjinë e munguar.
    Për sa i përket reaksionit kimik që ndodh në trupin e njeriut në rastin e përqafimit, ai është ositocina, që transmeton një ndjenjë proteksioni, sigurie, stabiliteti, dëshire për ta mbështetur dhe për t’u mbështetur njëherazi te tjetri.
    Te femrat vihet në punë edhe hormoni i mëmësisë, që krijon ndjenjat e afeksionit. Shpesh kjo ndjenjë është shumë e rëndësishme edhe brenda një çifti të dashurish apo partnerësh, por sigurisht që vlen për të gjitha llojet e lidhjeve miqësore, apo farefisnore.
    Ndërkaq, ka edhe gjeste të tjera, të cilat përcjellin shumë emocione të forta, si të kapurit për dore, që gjithsesi ka një domethënie shumë më të gjerë se sa vetëm atë të lidhur me sensualitetin.
    Të kapurit për dore tregon veç përkatësisë edhe një lloj partneriteti, shpreh dëshirën e ndërmarrjes së një udhëtimi së bashku, të të qenit përkrah njëri-tjetrit, të mbështeturit e njëri-tjetrit. Një tjetër gjest shumë intim, edhe pse jo aq i fortë sa puthja apo përqafimi, është kalimi i gishtave në flokët e partnerit.
    Megjithatë, përqafimi është dhe mbetet akti më i plotë i një marrëdhënieje dhe i shprehjes së dashurisë mes dy partnerëve.

    B..Gazeta Shqip..
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #2
    Mendimi im eshte se nje perqafim eshte sa per 1000 puthje
    edhe me i fuqishem se cdo gje tjeter......
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  3. #3
    Po dhe Jo
    Anëtarësuar
    12-09-2009
    Postime
    172
    shume e vertete :P
    You may stop this individual, but you can't stop us all... after all, we're all alike.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    E mbani mend përqafimin e nxehtë dhe sensual që Mishel Obama i dha bashkëshortit të saj natën e fitores së madhe?
    E si të mos e mbajmë mend atë përqafim? Ato ishin çaste gëzimi të paharrueshëm, që janë ngulitur në memorjen e të gjithë njerëzve. Që nga ajo kohë jeta jonë ndryshoi plotësisht, sot jemi 10-fish më të lumtur dhe gjërat po ecin për së mbari.

    Nuk mendoj se përqafimi është më i fuqishëm se puthja. Po të llogarisësh edhe rrobat, s'ka fare bashkim mes trupave.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Mendimi im eshte se nje perqafim eshte sa per 1000 puthje
    edhe me i fuqishem se cdo gje tjeter......
    yyyyyy, 1000 here,
    ku e more frymezimin nga shkrimi shkencor ,

    edhe per mendimin tim eshte e vertete.

  6. #6
    edhe me i fuqishem se cdo gje tjeter......
    E sigurt 100 % per kete ? Apo supozim .
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #7
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Mendimi im eshte se nje perqafim eshte sa per 1000 puthje
    edhe me i fuqishem se cdo gje tjeter......
    Varet sa force perdor ne perqafim.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Varet sa force perdor ne perqafim.
    jo mo o perqafo o lere fare une e shtrydh tjetrin ta kuptoje perqafimin ndryshe sja vlen
    psh perqafi dhe kur jepet dora duhet te kene force te forte....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Përqafimi mund të jetë më i rëndësishëm por njerzit kanë dëshirë të puthen.Kësaj ç't'i themi?Apo...le të puthen.

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Pse jo te dyja...?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •