-
i/e regjistruar
Kallzimi penal, i bërë të prodhoj efekt midiatik
Çdo nismë që vjen nga pushtetarët që ka synim të dënoj të kaluarën, a të tërheq vëmendjen tek e kaluara, duhet marrë me rezervë. Njëjtë, duhet marrë me shumë rezervë kallzimin penal që deputeti dhe ish i burgosuri politik Nait Hasani bëri kundër disa të pushtetshmëve shqiptar të Kosovës gjatë kohës së komunizmit. Sepse një nismë e tillë nuk ka qëllime të shëndetshme, e assesi bëhët për të mirën e përgjithshme.Kjo e të tilla si kjo kanë për qëllim të luftojnë pandershëm tjetrin, ta denoncojnë atë, t’i bëjnë të njohur të mirët e të këqinjtë e kësaj shoqërie, me qëllim të parë e të fundit pushtetmbajtjen a sundimin mbi tjetrin. Kjo ka qëllim ta largoj vëmendjen nga e sotmja duke nxitur debate të panevojshme në mënyrë që të thelloj përqarjen e njerëzve. Të zgjedhurit këtu sillen si pushtues, përçajnë që të sundojnë.
Përveq kësaj duhet sqaruar qysh në fillim që ky kallzim penal ka fund e krye qëllime politike, ose më saktë klanore ngase nuk është nisur për të prodhuar efekt juridik, siq është qëllimi i çdo kallzimi penal. Këtu akuzohen edhe njerëz që tashmë kanë vdekur, gjë e cila këtë kallëzim penal e bënë të paefektshëm, rrjedhimisht të refuzueshëm nga ana e prokurorisë, sepse nuk mund të niset procedurë penale ndaj të vdekurit, përkatsisht procedura e nisur penale ndërpritet kur i akuzuari vdes.Këto gjëra deputeti Hasani i di ose i janë shpjeguar nga avokati që në emër të tij ka bërë kallëzimin penal, e që është bërë bashkëpuntor në këtë lojë ku organet e drejtësisë përdoren për qëllime krejt të tjera nga ato të përcaktuara. Pra këtu ka një hile. Kallzimi penal është bërë që të dorëzohet në media e jo në prokurori, përkatësisht të dorëzohet në prokurori që ta marrin vesh mediat e populli, të cilët duhet t’i gjykojnë këta e shumë të tjerë në bazë të këtij kallzimi penal apo në bazë të kësaj filozofie. Dhe, të ndajnë shapin nga sheqeri.Gjithashtu të shohin ku ishim dje e ku jemi sot,që dështimet e sotme tu duken suksese të mëdha.
Me këtë kallzim penal e me këso gjërash, një grup njerëzish dëshirojnë të na imponohen si kujdestarë legjitim të kombit e shtetit, e në të njëjtën kohë t’ia marrin këtë të drejt disa të tjerëve.
Dhe megjithëse thuhet që kjo ishte nismë personale e deputetit Hasani,përfitimi që një grup njerëzish kanë nga kjo të shtyn të mendosh që nisma nuk ka qenë krejtësisht personale. Sepse partia e këtij deputeti është më e interesuara që debatin popullor e mediatik ta vendos në një kohë të kaluar.Gjithashtu kjo parti mund të jetë e interesuar të krijoj përçarje në popull, e të luftoj kundërshtarët me armën e atdhetarizmit. Këta mbase llogarisin në brezat e rinjë që në të kaluarën e afërt nuk kanë qenë pjesë e ndonjë kampi, e që tani kur bëhet fjalë për këto kampe pritet të marrin anën e të drejtit, të atij që ka luftuar e rrjedhimisht të kësaj partie.Pra, e kaluara është llogaritur ose mund të përdorët për përfitime grupore. Në anën tjetër edhe deputeti Hasani përfiton nga kjo, sepse është pjesë e këtij grupi dhe sepse me këtë ai bëhet më i pranishëm në media e në bisedat e njerëzve.
Dhe, nuk është se ne nuk duhet të merremi me këto gjëra, por të merremi ashtu si duhet dhe aq sa duhet, të merremi më shumë me atë qështje se me këta njerëz të cilët assesi nuk përbëjnë thelbin e problemit. Ta shohësh këtë problem në mënyrë kaq të cekët është fyerje për këtë popull. Siq është fyerje që vuajtjet e këtij populli t’ia mveshësh komunizmit. Populli shqiptar i Kosovës ka qenë i pushtuar dhe për një popull të pushtuar nuk ka rëndësi se çfarë ndërtimi shtetror ka pushtuesi. Pra komunizmi që thuhet se duhet të dënohet, në jetën tonë nuk ka pasur ndikimin që tentohet t’i mvishet. Serbia, edhe atëherë kur ka qenë monarki, edhe atëherë kur ka qenë komuniste, e edhe atëherë kur ka qenë demokratike ka qenë pushtuese për shqiptarët e Kosovës, dhe natyrisht pushtues të mirë nuk ka.
Përfundimisht, këtë kallzim penal e shoh tendencioz, në mos qoft naiv, dhe shpresoj që populli ta hudh posht, siq do ta hudh posht edhe prokuroria. Gjithashtu nismat për rezoluta kundër krimeve të komunizmit janë të pakuptueshme për shqiptarët e Kosovës.Një rezolutë e tillë do të fshehte të vërtetën për krimet e kryera e për kryesin e tyre.
Kto qështje duan trajtim shkencor sepse vetëm trajtimi shkencor i së kaluarës na mundëson që të mësojmë nga e kaluara e të lirohemi nga ajo. Dhe neve pikërisht kjo na duhet, ta dimë e të mësojmë nga e kaluara, por të mos merremi me të.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt