Sa herė qė diplomatėt perėndimorė flasin pėr gabimet apo dėshtimet e institucioneve tė Kosovės, ata e gjejnė, nė fund tė fjalisė, njė arsyetim, i cili tingėllon kėshtu: Ēti bėsh Kosova ėshtė shtet i ri. Ėshtė njė ngushėllim bizar, sepse njė arsyetim i tillė nuk pėrmendet kur ėshtė fjala pėr Malin e Zi, po ashtu njė shtet mjaft i ri. Madje tė njėjtėt diplomatė perėndimorė - ndonėse mund tė kenė antipati ndaj ndonjė politikani prijės malazias - e pranojnė hapur se janė tė entuziazmuar me profesionalizmin e politikanėve dhe diplomatėve tė Malit tė Zi. Pėr fat tė keq togu i fjalėve Ēti bėsh Kosova ėshtė shtet i ri ka filluar tu pėlqejė politikanėve tė Kosovės, sepse, nė kėtė mėnyrė, nuk kėrkohen shpjegime tė tjera, as pėrgjegjėsi. Shtet axhami, kalama, pra! I falen tė gjitha.
Jo, janė disa gjėra qė duhet tė diskutohen. Janė disa gabime qė duhet tė bėhen publike, sepse duhet ti dinė tė gjithė ata qė janė tė interesuar tė jenė pjesė e debatit publik pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e Republikės sė Kosovės. Sebep i kėtij teksti u bė njė lajm nė lidhje me njė gabim - me apo pa dashje - tė Ambasadės sė Republikės sė Kosovės nė Berlin. As sivjet dhe as vjet kjo pėrfaqėsi diplomatike nuk e ka ftuar nė pritje nė pėrvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės Donika Gėrvallėn, aktiviste e shquar pėr lirinė e Kosovės. Nuk po pėrdorim menjėherė fjalė tė tjera tė mėdha pėr punėn e Donika Gėrvallės, sepse shumė fjalė tė mėdha nė Kosovė i ka hėngėr dreqi e janė devalvuar nga pėrdorimi vend e pavend. Ambasada e Kosovės nė Berlin ėshtė arsyetuar se ka njė staf tė ri diplomatik, se nuk ka adresar tė kompletuar, se ftesa qenkėsh dėrguar nė adresė tė gabuar. Pra, brenda njė pėrgjigje kemi kundėrthėnie nga njėra anė: nuk kemi adresar tė kompletuar, nga ana tjetėr: e kemi dėrguar ftesėn nė adresė tė gabuar.
Natyrisht pas kėtij gabimi - ndoshta tė paqėllimshėm - mund tė gjenden njė mijė arsyetime e shfajėsime. Por, duket indikative qė Donika Gėrvalla nuk ėshtė ftuar as vjet, as sivjet nė pritjen pėr korin diplomatik dhe pėr bashkatdhetarė, aktivistė dhe patriotė tė vetėshpallur qė e ka organizuar Ambasada e Republikės sė Kosovės nė Berlin. Ky gabim, i cili hajde ta zėmė se ka ndodhur vėrtet pa dashje, mund tė pėrmirėsohet nėse ambasadori Vilson Mirdita, i cili pėr dallim prej disa kolegėve tė tij bile ėshtė i pasherr dhe nuk ėshtė shpifarak kafehanesh si ndonjė diplomat tjetėr i saporreshkur nga shėrbimet partiake, pra ky gabim mund tė ndreqet nėse ambasadori Mirdita kujdeset qė nė tė ardhmen tė mos ndodhė diēka e tillė. Shteti e tregon madhėshtinė kur i pėrmirėson gabimet e tij. Diplomacia duhet ti prijė shtetit me madhėshti. Tani ambasadori Mirdita, i cili ėshtė arsimuar nė Gjermani, do duhej tė kujdesej qė vartėsit e tij nė tė ardhmen tė jenė mė tė kujdesshėm, ta kompletojnė adresarin, sepse kjo ėshtė ndėr punėt e para qė duhet ti bėjė njė ambasadė, qoftė ajo edhe e Kosovės, e shtetit axhami.
Larg spekulimeve pėr motivet e mosdėrgimit tė ftesės pėr Donika Gėrvallėn, por adresa e saj mund tė gjendet lehtė. Ajo ėshtė njė personalitet publik, nuk ka gazetar gjerman qė ėshtė marrė seriozisht me Ballkanin e qė nuk e ka kontaktuar Donika Gėrvallėn. Nuk ka aktivist serioz tė Kosovės nė Gjermani qė se njeh. Si zėdhėnėse e Degės sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Gjermani ajo ka qenė zė i fuqishėm, i arsyeshėm, i logjikshėm i Kosovės gjatė viteve tė okupimit serb dhe gjatė luftės ajrore tė NATO-s pėr ēlirimin e Kosovės. Derisa jo pak politikanė tė Kosovės belbėzonin ndonjė gjuhė tė huaj, Donika Gėrvalla ishte mbrojtėse e kauzės sė Kosovės nėpėr studiot e televizioneve gjermane, radiove, nė tribuna publike etj. Gjatė luftės sė NATO-s, kur mijėra shqiptarė vriteshin dhe dėboheshin nga shtėpitė e tyre, ajo ka qenė fytyra e shqetėsuar, dhembshurisht e bukur dhe civile e Kosovės nė televizionet gjermane. Si e tillė ajo ka qenė e pranishme nė ēdo familje gjermane, qė nė atė kohė, para 11 vitesh, me interesim tė madh pėrcillte ngjarjet dhe luftėn nė Kosovė, sepse tė rikujtojmė nė atė kohė, nė vitin 1999, pėr Kosovėn hyri nė luftė edhe Gjermania, mė shumė se gjysmė shekulli pas Luftės sė Dytė Botėrore. Atėherė elita politike ishte pėrbetuar qė Gjermania, pėr shkak tė zvetėnimit moral nė Luftėn e Dytė, kurrė mė sdo merrte pjesė nė asnjė luftė.
Ata qė i kanė bėrė argat falas Kosovės nė frontet mediale, atje ku nuk shiten dardhat e kalbura patriotike, e dinė qė Donika Gėrvalla, ndonėse skishte ndonjė ekip tė hairit pas vetes, megjithatė me sukses kishte arritur tė demaskonte propagandėn e gjithanshme kundėr luftės sė NATO-s pėr ēlirimin e Kosovės. Brishtėsia e saj, modestia, argumentet e fuqishme dhe zėri i saj pėrgjėrues pėrherė e kanė goditur cakun dhe i kanė mbėshtetur kritikėt pėr muri. Ambasada e Kosovės shumė lehtė ka mundur ta gjejė Donika Gėrvallėn, Donikėn e Kosovės, me tė cilėn dikur krenoheshin shqiptarėt qė merrnin vesh nga politika. Nėse zyrtarėt e ambasadės nuk ia kanė ditur adresėn, ata Donika Gėrvallėn do ta kishin gjetur shumė shpejt, brenda dhjetė sekondave, nė profilin e saj nė facebook. Ose do ta kishin gjetur pėrmes traktorit tė kėrkimeve tė quajtur google. Sepse edhe sikur Donika Gėrvalla tė ishte vetėm njė flautiste e mirė dhe njė juriste e mirė, siē ėshtė, edhe sikur tė mos kishte bėrė gjė pėr Kosovėn, e ajo ka bėrė pamatshėm shumė, prapė ajo sėshtė dashur tė harrohet(?) apo injorohet(?). Jo pse ėshtė vajza e Jusuf Gėrvallės, sepse ajo do tė refuzonte qė dikush ta nderojė pėr shkak tė famės sė anėtarėve tė familjes. Pėr Jusuf Gėrvallėn, pėr heroin modern tė Kosovės, nuk ėshtė e domosdoshme tė themi shumė fjalė kėtu.
Pėr Donika Gėrvallėn mund tė themi edhe mė shumė: Publiku gjerman e njeh atė nga televizionet publike ARD, ZDF, Phoenix, 3Sat, e njeh nga gazetat Süddeutsche Zeitung, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Frankfurter Rundschau, e njeh nga debatet nė shumė qytete tė Gjermanisė dhe Zvicrės. Nė kushte normale shteti i Kosovės do tė pėrfitonte nga pėrvoja e ēmuar e Donika Gėrvallės, nga kontaktet e saj tė rėndėsishme nė ēdo segment tė politikės gjermane. Pjesėmarrja e saj nė pritjet e Ambasadės sė Kosovės do tė ishte vetėm nė dobi tė Kosovės. Por, nganjėherė askujt nuk mund ti ndihmosh me zor. Kosovės hiē se hiē.
Ēti bėsh Kosova ėshtė shtet i ri kėshtu do tė na ngushėllonin diplomatėt e huaj. Shembulli qė pėrmendėm nė kėtė copė tekst do duhej tė nxiste njė debat mbi njė temė tė rėndėsishme: Si duhet tė organizohen dhe si duhet ti ndėrtojnė kontaktet me vendet nikoqire dhe me diasporat kosovare pėrfaqėsitė diplomatike tė Kosovės nė botė? Ekzistojnė mendime tė ndryshme pėr kėtė, sepse zakonisht dy shqiptarė i kanė tri mendime. Por, ēėshtja thelbėsore ėshtė: A duhet tė jenė ambasadat vende simbolike, ku bashkatdhetarėt kėnaqen duke pirė sherbet dhe duke u gėzuar qė erdhi dita edhe na me pasė ambasadė apo duhet tė jenė adresa, prej nga kultivohen kontaktet ekzistuese dhe krijohen kontaktet e reja me personalitete me ndikim nė vendet nikoqire? Varėsisht nga biografitė kulturore dhe mendore tė shefave tė misioneve rezulton edhe pėrgjigjja nė kėtė pyetje. Ndonjėri pėlqen tė miklojė emocionet patriotike tė kosovarėve tė mėrguar dhe kėtu e sheh fundin e ambicies sė tij pėr tė pėrfaqėsuar Kosovėn, madje pa pėrtesė di tė lodhė opinionin me gjepura se kėtė ditė e kemi pritur me pasė ambasadė. Mė tė rrallė, por gjithsesi mė tė dobishėm pėr Kosovėn janė ata ambasadorė qė i respektojnė bashkatdhetarėt me masė, aq sa duhet, por nuk e harrojnė punėn e tyre kryesore: prezantimin e Kosovės nė vendin nikoqir. Dhe ky prezantim mund tė bėhet me njė ekspozitė tė mirė, mund tė bėhet duke nderuar personalitete tė rėndėsishme tė shteteve nikoqire, tė cilėt e kanė mbėshtetur Kosovėn nė ditėt mė tė rėnda. Mund tė bėhet edhe pėrmes kontakteve me pėrfaqėsues tė mediave, pra pėrmes asaj qė quhet diplomaci publike. Sėrish mund tė themi: nganjėherė askujt nuk mund ti ndihmosh me zor. Kosovės hiē se hiē.
robelli@bluewin.ch
Krijoni Kontakt