Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Postime
    7
    desha te pyes pak per djalin tim .eshte 19 vjec dhe me ben pershtypje se ka shume damare te fryre ne krahe dhe ne kembet poshte.nga se vjen kjo ju lutem.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Zana65 Lexo Postimin
    desha te pyes pak per djalin tim .eshte 19 vjec dhe me ben pershtypje se ka shume damare te fryre ne krahe dhe ne kembet poshte.nga se vjen kjo ju lutem.
    me se miri eshte te vizitohet mjeku familjar dhe ai ju udhezon se ku duhet me dergue djalin, menyra ma e mire e mundshme eshte kjo.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Fieri i Gurit

    Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Studimi, çokollata shëron kollën

    Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme.
    E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikine në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet
    nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”, thonë studiuesit.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Frutat dhe perimet që luftojnë gripin dhe të ftohurin

    Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t'i hiqet lëvozhga. Mjekësia dhe shkenca kanë bërë të mundur që në ditët e sotme të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm këtu luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin, edhe dieta është po aq e rëndësishme.
    Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe "sekrete" të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër gripit dhe të ftohurit. Dietologu David Grotto, nga Çikago, në një libër ka përmbledhur 101 ushqime të dobishme për shëndetin. Ndërsa më poshtë, po nga ky libër, radhiten 10 bimë dhe ushqime që janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Hudhra

    Megjithëse aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Ajo është e shëndetshme për vetë faktin së ajo përmban fitokimikate që vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë e kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të një shkencëtari David Grotto, nga Çikago, i cili, i bazuar në studimet dietologjike, ka botuar një libër me 101 ushqime që mund të shpëtojnë jetën tuaj. Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga, të pritet në copa të vogla, të shtypet dhe pastaj të përdoret.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Zana65 Lexo Postimin
    desha te pyes pak per djalin tim .eshte 19 vjec dhe me ben pershtypje se ka shume damare te fryre ne krahe dhe ne kembet poshte.nga se vjen kjo ju lutem.

    Nuk eshte e thene se damaret e fryre te jene edhe patologjik- te semure. Mirepo duhet dalluar damaret e fryre nga te ashtuquajturat Varicen, te cilet me se miri eshte te operohen pasi qe ne pleqeri mund te sjellin probleme shendetsore( ulkus kruris) " kemebet me varre " , varre te cilat sherohen me shume veshtersi.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga edona Lexo Postimin
    i mer qepet edhe i lan mire ashtu me levore edhe e zin pak deri sa ai lengu e nderon ngjyren edhe e len ashtu me ndejt pak, e largon prej tenxheres i qet mjalte edhe e pine, ka efekt per kolle ne gjuhen popullore si me dore ta nal
    e mer qepen edhe e grine ne rende edhe e kullon ate lengun qe del e qet direkt ne fyt, eshte antiseptik shume i sukseshmem
    1 luge mjalte edhe pak cimet (kanell) edhe e han- e hatashme

    p.s. ka 4 vite qe djalit nuk i jap antibiotik, vetem me gjera popullore,

    E sakt. Bari me efikas qe mund te egzistoj. Reagon me mire dhe me shpejt se sa vet paracodeini qe eshte bari numer nje ne medicinen europiane.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •