Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Nga Paul Ferguson

    Shqipëria nuk është më ajo e vitit 1982, kur Irlanda e Veriut luajti për herë të fundit, para miqësores së të mërkurës, në kryeqytetin e këtij vendi ballkanas, që mban emrin Tirana. Nëse asokohe rrugët ishin krejt të lira, me ndonjë motoçikletë apo biçikletë, që ecte sipër tyre; tek tuk edhe ndonjë makinë, pse jo, edhe ndonjë karrocë kuajsh, që shërbente për të transportuar ndonjë mall, papritmas Shqipëria na shfaqet ndryshe nga ç’e kishim menduar.
    Cili eshte ai vend i cili nuk ka pesuar ndryshime me ndryshimin e sistemeve e per me teper si ky i joni. Cili eshte ai vend perfshi ketu edhe qytetaret perkates, te cilet jetojne akoma si ne vitet 80-te???


    Të paktën në Tiranë, aq sa mundëm të shëtisnim për 3 ditë qëndrimi aty, kuptuam se thuajse çdo familje në këtë qytet e ka një makinë të sajën, apo diçka që i ngjan një makine. Për pasojë, kaosi automobilistik nëpër rrugë është absolut.
    Ne 3 dite qendrimi jo vetem qe nuk mund te shikosh mjaftueshem per te kuptuar e gjykuar por mbi te gjitha nuk mund te pretendosh te nxjerresh nje shkrim me pershtypje/konkluzione serioze. Keto jane thjesht pershtypje te percipta prej kalimtari te painteresuar.
    Une jam i bindur qe nese zoteria do te analizonte me me kujdes dhe te perjashtonte vleresime te tilla mbi baze pershtypjesh paragjykuese, ndoshta mund te kishte nxjerr ndonje rezultat ndryshe.
    Duke krahasuar nivelin e jeteses se qytetareve te Tiranes me ate te Belfast, zoteria te jete plotesisht i bindur se qytetaret e Tiranes kane makina shume here me luksoze e te shtrenjta se ato te qytetareve te Belfast.

    E konsideruar si arteria kryesore e Tiranës, rruga që përshkon taksia jonë në mënyrë drejtvizore, që nga hyrja në qytet, deri tek stadiumi ku do të luhet ndeshja miqësore, është plot gropa dhe plasaritje. Dhe të mendosh se në Tiranë qarkullojnë rreth 300 mijë makina në ditë, stërmundimin e dikujt që shkel për herë të parë aty, kuptojeni vetë. Dritat e trafikut ekzistojnë, por injorohen shumë korsi, ndërsa rregullat e atyre që janë në timon, por edhe të kalimtarëve, nuk kanë asnjë rëndësi.

    Tek tuk shikon edhe vijat e bardha, ku duhet të kalojnë ata që ecin në këmbë, por askush nuk denjon të kalojë në anën tjetër të rrugës, duke lëvizur vetëm brenda tyre. Kjo do të thotë se nuk ke asnjë shans t’i shpëtosh këtij kaosi automobilistik në Tiranë, zhurmës së pandërprerë të makinave të shumta, edhe nëse përpiqesh t’i biesh përbri këtij qyteti.
    E vertet! Zhurma, rruget, jane vertet problematike, edhe pse eshte nderhyre disa here, ka nevoj serisht per permiresime imediate. Me problematike nga te gjitha, ajo qe shkakton edhe nje pershtypje jo te mire te vizitoret, eshte mosrespektimi i rregullave te qarkullimit si nga automjetet ashtu edhe nga kembesoret.

    Sepse vetëm për rregulla qarkullimi nuk mund të flitet. Nuk do shumë kohë që kureshtja për të parë një vend, apo qytet, ku shkon për herë të parë, të të shuhet. Sepse Tirana nuk ka asgjë tërheqëse për ta parë. Eshtë një qytet i trishtuar dhe i shëmtuar, që bujtësve të vet do t’u marrë shumë vite, derisa të modernizohet. Burrat janë të zymtë, ndërsa gratë merren më shumë me punë shtëpiake.
    Sikunder u shpreha me siper. Ky zoteri ka mendime siperfaqesore ne pjese te caktuara per fenomene te caktuar dhe eshte i prirur te shprehet me gjuhen e paragjykimit.
    Fjalia e fundit e tregon me se miri kete. Ne 3 dite, si arriti ky zoteri te kuptonte, te evidentonte e me pas te dilte ne konkluzionin se meshkujt shqiptare ishin te zymte dhe me e bukura fare, "grate/femrat shqiptare ishin shtepiake". Ketij i ka ngel sahati ne vitet 80-te, mbi baze te asaj qe ka degjuar dhe jo me pare. Ketu ky zoteri eshte totalisht "out" nje analize objektive.

    Nuk ka rendesi te vazhdojme me tej. Mjafton me kaq.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    une kam bindjen se ky Ferguson eshte domokrat i çmendur dhe anti mafies edviniste

  3. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    une kam bindjen se ky Ferguson eshte domokrat i çmendur dhe anti mafies edviniste
    nga çmenduria domokrate, gjasat jane dhe nuk perjashtohet mundesia qe ferguson te kerkoje strehim pulitik ne vuçidol ...

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    nuk e di nga bie vuçidoli ose se çfare eshte,
    po besoj se i qendrove humorit e po qesh dhe une

  5. #15
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    ka ardh lloj lloj katundari e jevgu e ka mbyt tiranen,

    kot nuk e ka then ai i urti,
    tirana kryeqytet, lum tirona mjer tironsit,
    po tani me duket se po vlen edhe "mjer tirona".
    ju tironsit vini era qofte
    pa jugun dhe veriun tirana do ishte vetem nje fshat ku grate vishen me brekushe si ato jevgat e senegalit

  6. #16
    Nuk eshte per t'u cudit sepse keto gjera kemi kaq kohe qe i themi ketu ne forum!

    Tirana sot eshte nje qytet ne kaos te pergjithshem! I vetmi kryeqytet brenda kontinentit europian qe nuk ka nje fytyre te veten, por eshte nje ngjizje e bastarduar e crregullsise orientale, e rremujes latinoamerikane, e ngjyrave kurdo-kubane, e modeleve allasovjetike.
    Nje qytet pa frymemarrje, qe nuk i dihet se nga t'ja nisesh e nga ta bitisesh.

    Nje qytet ku secili mund te beje cfare te doje, si te doje e ku te doje!

    Nje qytet qe perfaqeson realisht mentalitetin e lumpenit shqiptar!



    http://images.google.be/imgres?imgurl=http://markmeynell.files.wordpress.com/2008/09/tirana-collage-sm.jpg&imgrefurl=http://markmeynell.wordpress.com/2008/09/26/hiding-the-tirana-concrete-jungle/&usg=__HQMsSbA4UKqAb9MrbvJ0dlIc-5w=&h=5906&w=5906&sz=1978&hl=nl&start=43&um=1&itbs =1&tbnid=FUz46YjwuFvcDM:&tbnh=150&tbnw=150&prev=/images%3Fq%3Dtirana%26start%3D36%26um%3D1%26hl%3Dn l%26sa%3DN%26ndsp%3D18%26tbs%3Disch:1
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-03-2010 më 05:20

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    ju tironsit vini era qofte
    pa jugun dhe veriun tirana do ishte vetem nje fshat ku grate vishen me brekushe si ato jevgat e senegalit
    e kush tha qe jom tironc?

  8. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    ju tironsit vini era qofte
    pa jugun dhe veriun tirana do ishte vetem nje fshat ku grate vishen me brekushe si ato jevgat e senegalit
    una jam tiranás, te keqen vellai, tinanás ...

    Dy dukuri, te cilat vijne prej dekadave me pare ne lidhje me Tiranen:

    pas vitit 1944, zona e pare omperative zbarkoi ne Tirane, duke trumbetuar çlirimin, ashtu dhe duke pretenduar "qyteterimin", kuptohet, ne fillim jugosllav, pastaj sovjetik, kinez ... mepastaj parafabrikate ...

    pas viteve '90, nen dyndjet demografike, dhe nevojat e mbeshtetjes elektorale e me tej (!), Tirana u rrethua dhe u mbi-popullua sipas modelit maoist, me fshatare kryesisht nga zona veri-lindore ...

    hipotekat u tjetersuan, u dogjen, u masakruan ... banoret e Tiranes u zhveshen edhe nga pronat legjitime ...

    ja pra kontributi jug-veri per Tiranasit, dhe jo tiranásit ... dukuri ne shfaqje te "kunderta", por qe burojne nga i njejti mentalitet "ato maja rripa-rripa" ...

  9. #19
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Trafiku eshte si ne qytetet e medha me problemet qe krijon.Kush ka shkuar ne Paris,Mynih,Madrid,Rome e din shume mire çfare eshte trafiku.Ky miku duhet te shkoje nje here ne Napoli qe te mesoje çfare eshte me te vertete kaosi.
    Mund te them kush i jep makines ne Tirane eshte hero :-D
    Ne vendet e tjera ka kaos, por ka rregulla qe respektohen.



    Ps. Ke pa ti edhe per ate kaos te merr malli :-(
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Na paska shajt trafikun dhe rruget me gropa.
    vertet??!! a akoma si keni regulluar rruget e TR heren e fundit kur isha ne qender te TR thash se me dolen amortizatoret nga vetura auuuu e sidomos andej nga bashkia

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •