-
Mbretėrore dhe minj
Rudolf Marku | 04/03/2010 | Shekulli
1.
Nė Londėr, nė pjesėn jugore tė Hammersmith Bridge, jo shumė larg nga shkolla e njohur Saint Paul, shtrihet Barns, pjesė e Lagjes Richmond Upon Thames.
Ėshtė ajo pjesė e Londrės qė i pėlqente mė sė shumti shkrimtarit amerikan, Ernest Hemingway, aq sa, gjithsaherė vinte nė Londėr, do gjente kohė tė ndodhej dhe kėtu (sipas dėshmisė sė gruan sė tij, Martha Gellhorn, tė cilėn kam pasur fatin ta takoj rastėsisht nė Trafalgar Sqaure disa muaj para vdekjes sė saj).
Kėtu, nė Barns, jeton prej vitesh dhe njė familje shqiptare, Iliri, e shoqja, Lola, Bukuria dhe Jonida, vajzat e tyre binjake, dhe Baby Mathew. Ose mė saktė, vazhdojnė tė jetojnė kėtu nė Barns tė gjithė, pėrveē Jonidės, e cila vdiq me 20 Gusht tė vitit tė kaluar nė njė aksident automobilistik nė Tiranė, 500 metra larg aeroportit tė Rinasit, ku kishte pėr tė kapur avionin pėr t'u kthyer nė Angli.
Jonida dhe Bukuria kanė lindur me 21 Prill tė vitit 1995. Kur ishin nė Shqipėri, as ato dhe sa prindėrit e tyre nuk e dinin se rastėsisht kishin tė njėjtėn ditėlindje me Mbretėreshėn Elizabeth e Dytė, Mbretėresha e sotme e Mbretėrisė sė Bashkuar.
Nuk e dinin, dhe nuk do ta kishin marrė vesh pėr njė kohė tė gjatė, sikur, qė nė vitin e parė tė mbėrritjes nė Angli tė mos merrnin, mė 21 Prill, njė letėr zyrtare me vulėn Mbretėrore. Mbretėresha Elizabeth e Dytė ju uronte binjakeve shqiptare Ditėlindjen.
Pas ēudisė dhe mahnitjes sė parė, mėsuan se Mbretėresha e Anglisė u dėrgon, pėrmes Sekretareve tė saj, njė letėr - Urim Ditėlindjeje tė gjithė shtetaseve Britanikė qė kanė lindur mė 21 Prill. Dhe letrat firmosen personalisht me dorėn e Mbretėreshės.
Kam pasur rastin t'i lexoj urimet mbretėrore dėrguar pėr ēdo vit dy binjakėve shqiptarė, urime tė shkruara me njė pėrkujdesje delikate. Mbretėresha e Anglisė i quan vajzat shqiptare "tė pėrngjashmet e saj, tė bashkuar pėrmes njė dite tė njėjtė Lindjeje".
I kam lexuar ata letra duke menduar se politikanėt shqiptarė, po tė mėsonin rastėsisht se dhe fqinji i tyre ka tė njėjtėn ditėlindje me tė, do ta kėshillonin tė ndėrronte ditėlindje sa ma parė, qė kėnaqėsia e festimit dhe celebrimit t'i mbetej veē atij, politikanit, tė pazėvendėsueshmit, tė lavdishmit, tė pėrzgjedhurit, Unikalit!
2.
Mė 20 Gusht tė vitit tė kaluar, nė orėn 4 tė mėngjesit, njė makinė udhėtonte drejt Rinasit pėr tė pėrcjellė Jonidėn. Jonida do tė kapte avionin Tiranė-Londėr tė orės 5 tė mėngjesit. Jo mė larg se 500 metra nga parkimi i aeroportit, makina pėrplaset nga pas.
Jonida bie nė koma nga pėrplasja e fuqishme. Vdes nė spital pas tre ditėsh, pa arritur kurrė qė tė kuptojė se ēfarė ka ndodhur.
Presidenti i "Albanian Airlines" sapo kishte lėnė njė party tė zhurmshme me kolegėt e vet, nė Rinas, njė party, qė pėrkthyer nė shqipen e dikurshme, nuk do thotė as me shumė e as me pak se njė zajafet mejhanesh me raki dhe pilaf, me bėrxolla dhe verė Pėrmeti dhe Lundrese, me dolli dhe me allti, me kėngė Elbasani dhe me jare stambollani. Presidenti i "Albanian Airlines" i jep makinės me shpejtėsi avionėsh (ngase ėshtė President i njė shoqėrie avionėsh).
Udhėton me 220 km nė orė. I jep makinės i pirė, qė nė standardin shqiptarė do tė thotė se i jep makinės nė mėnyrėn mė tė rregullt dhe mė tė pėrpiktė. Pėr fatalitetin e Jonidės, ai ndodhet pas makinės ku udhėton ajo.
3.
Njė aksident makine ndodh kudo, nė ēdo vend tė botės. Aksidenti i Jonidės mund tė kishte ndodhur nė Londėr, nė Paris, Romė. Thjesht fataliteti i tė ndodhurit nė njė kohė tė gabuar e nė njė vend tė gabuar (wrong time, wrong place). Por aksidenti i Jonidės, pėr fat tė keq, merr pėrmasat e realitetit shqiptar.
Menjėherė pas humbjes sė vajzės, prindėrit e saj fillojnė tė marrin, nė vend tė ngushėllimeve e tė kėrkimit tė faljes, kėrcėnime. Bėni mirė tė largohuni sa mė parė nga Shqipėria! Dhe veēanėrisht mos gaboni tė flisni keq pėr shkaktarin e aksidentit, sepse ka miq tė fuqishėm.
Atij, shkaktarit tė vdekjes sė Jonidės, Presidentit tė "Albanian Airline", dhe jo Jonidės (e cila vdiq pas ditėsh pas aksidentit, ngase pėr tre ditė jetoi nė koma, duke qenė ironikisht nė tė njėjtin spital me vrasėsin e saj) i shkojnė nė spital njerėz tė fuqishėm. Lulėzim Basha ėshtė ndėr tė parėt qė i bėn vizitė. Unė nuk e njoh Lulėzim Bashėn. Mė thonė se ėshtė partner biznesi me Presidentin e "Albanian Airlines".
Dhe duke qenė bashkėbiznesmen me tė, e kuptoj detyrimin qė ka pasur pėr t'i bėrė nė spital sivėllait tė vet. Por Lulėzim Basha qenka nė tė njėjtėn kohė dhe Ministėr i Brendshėm.
Dhe vizita e Ministrit tė Brendshėm te njeriu qė akuzohet pėr vrasje ėshtė mbrojtja direkte e fajtorit. Ose mesazhi se fajtori ėshtė i paprekshėm.
Trupi i Jonidės vjen nė Angli. Trupi i saj prehet jo larg shtėpisė sė prindėrve tė saj, nė Barns.
4.
Mė 19 Janar tė kėtij viti, prindėrit e Jonidės marrin vesh, pėrmes tė afėrmeve tė vet qė jetojnė nė Tiranė, se ėshtė hapur njė gjyq me "procedurė tė shpejtė" kundėr vrasėsit tė Jonidės.
Vetė tė afėrmit e prindėrve tė Jonidės e kanė mėsuar hapjen e gjyqit krejt rastėsisht, ngaqė komshiu i tyre ka ndodhur atė ditė nė Gjykatė dhe paska lexuar njoftimin e gjyqit nė njė fletushkė nė mur.
Ata vetė nuk janė lajmėruar kurrė pėr asnjė lloj gjyqi. Avokati i tė pandehurit ėshtė i vėllai i vetė tė pandehurit. Nė ēdo vend tė botės tė qytetėruar, vėllai i njė tė pandehuri nuk mund tė jetė avokat mbrojtės i tė vėllait tė akuzuar, pėr shkak tė "conflict of interest".
Por nė Shqipėri kjo nuk shqetėson askėnd. Madje, avokati mbrojtės, Petrit Serani, ja bėn tė qartė tė afėrmve tė Jonidės, se "unė marr pjesė nė mbrojtjen e Fatmir Mediut". Nė seancėn e parė (Hearing) janė tė pranishėm Prokurori, Gjykatėsi dhe avokati i palės paditėse.
Caktohet njė datė tjetėr gjyqi: 2 Shkurt. Pala e akuzuar nuk paraqitet. Gjyqi shtyhet pėr 16 Shkurt. Arsyeja? Gjykatėsi shpjegon: "Avokati mbrojtės nuk ka adresė fikse, kėshtu qė unė nuk kam se ku ta dėrgoj Vendimin". Dikush i pėshpėrit gjykatėsit se Avokatin pa adresė sapo e kanė parė nė shkallėt e gjykatės, pesė minuta mė parė. Gjykatėsi shpjegon se kjo nuk ka tė bėjė asgjė me atė ēfarė tha mė lart.
Gjyqi shtyhet pėr 3 Mars.
5.
Njė sistem politik a shoqėror mbetet me atė se deri nė ē'masė ky sistem mbron tė pambrojturit. Sistemi gjyqėsor i Shqipėrisė tė kujton nėpėrkėmbjen kafkiane tė njerėzve.
Letrat e Mbretėreshės Elizabeth e Dytė drejtuar binjakėve shqiptarė janė ku e ku mė tepėr se letra kortezie, ashtu si cinizmi i sistemit gjyqėsor ndaj rastit tė Jonidės ėshtė ku e ku mė tepėr se shprehja e njė cinizmi tė njė rasti tė veēantė.
Pas19 Janarit, kur prindėrit e Jonidės njoftohen nga njerėzit e tyre tė afėrm pėr hapjen e njė gjyqi pėr vrasėsin e vajzės sė tyre (natyrisht, jo pėr ta dėnuar atė), ata i kėrkojnė mbrojtje Parlamentarit tė Zonės ku banojnė ata, nė Barns, (Local MP), Zonjės Susan Kramer.
Zonja Susan Kramer i shkruan menjėherė Ambasadores sė Mbretėrisė sė Bashkuar nė Tiranė, Fiona Mc LLwham, Ministrit pėr Europėn dhe nėnsekretarit tė Shtetit, Chris Bryan, sekretarit tė Foreign Office-it, David Miliband.
Tė gjithė kėta zyrtarė tė lartė tė Shtetit Britanik kanė reaguar ndaj rastit tė Jonidės, duke shprehur keqardhjen e thellė pėr humbjen sa tragjike aq dhe tė panevojshme tė Jonidės, aq dhe gatishmėrinė pėr ta ndjekur "pa pasur tė drejtėn pėr tė ndėrhyrė nė pavarėsinė e sistemit gjyqėsor tė shtetit shqiptar" procesin deri nė fund. Madje, duke i garantuar dhe mbrojtjen fizike prindėrve tė Jonidės, nėse ata vijnė nė Shqipėri.
Si ju duket kjo? Qė Shteti anglez tė marr pėrsipėr mbrojtjen e njė shqiptari nga shteti shqiptar? Tė paktėn, ne mos gjė tjetėr, tingėllon patriotike!
Mbretėresha Elizabeth e Dytė dhe kėtė vit ka pėr ta dėrguar me posten rojale, me 21 prill, atė letrėn e urimit pėr ditėlindjen e dy binjakėve shqiptare. Pa e marrė vesh kurrė se Jonida ka vdekur nga njė vdekje e panevojshme.
Pa e marrė vesh kurrė se vrasėsi i saj dhe avokati mbrojtjes i vrasėsit tė saj nuk kanė adresė fikse. Pa e marre vesh kurrė se binjakja e saj, Bukuria, tash e mbrapa do jetė binjake e pėrjetshme me trishtimin e pangushėllueshėm tė humbjes absurde tė Jonidės.
-
-
ja pra, keta minj, me miun-pimp ne krye, jane klepto-qeverisja e radhes ne Shqiperine ...
e kane kthyer vendin ne mi-hane ...
-
-
Te ishin thjesht minj,ku ta gjenim se i shkelnim me kembe dhe lanim hesapet,por keta lloj minjsh te hane te gjalle.Provo e shkeli po deshe!
-
-
Avokati mbrojtes nuk mund te jete i lidhur familjarisht me te pandehurin?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt