Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160

    Kur të shkoj në "ferr"?!

    Pyetja ime per besimtaret myslimane e katolike (meqe i cilesoj ndjekes te te njejtes dege) eshte per ferrin ose xhehnemin.
    Sipas feve ferri ose xhehnemi eshte dimension shpirteror apo fizik?
    Ne librat fetare ne mos gabohem pershkruhet me dhune, violence dhe vuajtje fizike (psh djegia e perjetshme e trupit [per katoliket] ose pirja e urines te vluar [per myslimanet] etj etj etj)
    Po nqs ne e leme trupin ne kete bote, sipas feve na jepet nje trup i ri apostafat per vuajtje ne boten e pertejshme?
    Me ndriconi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ryder : 10-02-2003 më 14:42

  2. #2
    Aryan...
    Po të përgjigjem nga këndi im (jam kërkues shpirtnor dhe nxënës i mistikëve). Secilit person, kur trupi nuk i funksionon më shpirti e lë dhe e vazhdon ekzistencën diku tjetër. Shpirti nuk fillon as me lindjen e trupit as nuk vdes me vdekjen e trupit. Pra, nuk ka as fillim as mbarim. Secili, sipas asaj që ka vepruar, çfarë rruge ka zgjedhur, a atë të dashurisë e mirësisë, apo atë të keqen plot me mëkate e krime. Nëse ka bërë mëkate e krime gjëndja e tij shpirtnore, mund të themi edhe e vetëdijes do jetë si në ferr - xhehnem. Besoj ata që thonë se më shumë është gjëndje e vetëdijes dhe e shpirtit se vend gjeografik. E kam fjalën për ferrin dhe për parajsën. Pa e gjetur parajsën në këtë botë, askush nuk mund ta gjejë as në botën shpirtnore. Zoti nuk dënon me ferr të përjetshëm as mëkatarin më të madh, sepse askush nuk e meriton dënimin e përjetshëm. Atë dënim ua japin njerëzve shkruesit e librave fetarë, kurrsesi Zoti-Allahu.
    Nuk ke me shkuar në ferr për kohë të gjatë, dëshiroj të mos shkosh aspak atje! Dëshiroj të prarohet zemra e shpirti Yt me Dashuri, dhe dëshiroj të gjejsh parajsën-xhehnetin në këtë dimension, e edhe në dimensionin tjetër!
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Mistik e kuptoj pikpamjen tende po pika ime ishte diku tjeter.
    Feja thote qe trupi vdes ne kete bote dhe shpirti vazhdon ne boten tjeter, por pershkrimet e ferrit dhe parajses ne librat fetare jane komplet fizike. Nje hoxhe me ka pase thene para disa kohesh qe ne xhehnet (parajse) ka fruta ne rruge lumenj me qumesht e vere dhe ne dispozicionin e te derguarit ne xhehnet jane 72 femra te virgjera per te ashtu sic ka shpjeguar tmerret e ferrit me djegie te trupit etj etj etj
    Dmth pershkruan te mira dhe vuajtje materiale dhe fizike qe do te ishin te pavlera per shpirtin pa trup. Dhe nqs keta pershkrime jane simbolike perse jane kaq te detajshme?
    Gjithsesi flm per pergjigjen

  4. #4
    Aryan... Përshkrimet janë të detajuara e fizike sepse ashtu e kanë konceptuar shkruesit e librave. Shpirti është energji, jo trup fizik. Nuk ka vuajtje të përhershme. Shpirti nuk ka seks. Dashuria e përsosur e tejkalon seksin. Nuk përkasin me realitetin të gjitha çka shkruan në librat fetare. Mund të vazhdosh të besosh çka të dëshironi... P.sh. Të krishterët mendojn se është e vërtetë ajo çka shkruan në Bibel, se Jezusi ka shkuar në qiell me gjithë trup! Nuk përkon me të vërtetën.
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Të nderuarit e mi
    megjithese te njejtin tekst keni pasur mundesi ta lexoni ne po kete forum lidhje me ferrin dhe parajsen nga topic-u: "400 pyetje mbi Islamin- 400 pergjigje", ja po e sjell edhe nje here tekstin e plote te autorit te ketij libri.
    --------------------------------

    52.
    Ç’mund të thuhet më gjërësisht lidhje me parajsën dhe ferrin?


    Mendimi themelor për parajsën është besimi që të atillëve, të cilët në jetën e këtushme kanë realizuar vepra të mira, do t’u jipet shpërblim. Mendimi themelor për ferrin, nga ana tjetër, është që ata që kanë realizuar (bërë) vepra të këqia, do të ndëshkohen. Aspektet e tilla si cilësia, karakteri apo qëllimi I këtij shpërblimi a ndëshkimi janë të natyrës simbolike. Lidhje me këto nuk jemi në gjendje për të dhënë shpjegime të qarta përveç disa pika në fushën simbolike. Lidhje me këtë Kur’ani na thot shumë qartë se në këto pika mund të bëjmë vetëmse krahasime dhe se njohurinë që e marrim në këtë aspket është vetëmse si material për vështrim (shih për këtë: 2:25 si dhe 47:15). Shoku më I ngushtë I profetit Ibn Abbas-I lidhje me këtë temë I kishte thënë fjalët më të bukura: “Asgjë nga ato gjëra që mund të gjinden aty nuk I ngjasojnë gjërave në këtë botë përveç përnga emrat”.

    Thënë shkurt: Aspekti simbolik I pyetjeve lidhje me parajsën dhe ferrin është diskutuar jashtëzakonisht shumë. Njëra nga pyetjet më të rëndësishme është si vijon: A janë parajsa dhe ferri vende apo situata? Një grup I madh dijetarësh të cilëve u përket edhe Muhammed Iqbal, I cili vlen si mendimtari më I madh islam I epokës sonë, si edhe komentuesi turk I Kur’anit Ömer Riza Dogrul, parajsën dhe ferrin nuk I vështrojnë si vende por si situata (gjendje të caktuara).

    Shpjegime më të gjëra e më të rëndësishme lidhje me këtë mund të hasim në veprën kryesore të Muhammed Iqbal-it me titull: Reconstruction of Religious Thought si dhe në parathënien e veprës së përmenduar pak më lart të Ömer Riza Dogrul-it.

    Pyetja e dytë përnga rëndësia lidhje me këtë temë është: A është mundimi (tortura) e ferrit e amshueshme? Disa dijetarë kësaj pyetjeje I përgjigjen me JO. Dijetari më I madh që e përfaqëson këtë pikëpamje është Muhyiddin Ibn Arabi (vd. Më 638/ 1240 pas Kr.).

    Pyetje tjetër me rëndësi lidhje me parajsën dhe ferrin është : A është ferri mjet i Zotit për hakmarrje apo ndoshta është mjet për edukatë (përmirësim gabimesh) dhe zhvillim ?

    Edhe kjo pyetje i ka ndarë dijetarët në dy taborre : Për disa ferri është përfundimisht mjet për hakmarrje. Megjithatë, për numrin më të madh të dijetarëve i cili thuajse tërësisht përbëhet nga mistikët ferri është një mjet për reformim dhe zhvillim. Për këtë arsye për këta dijetarë ferri është shfaqje e mëshirës së Zotit. Për grupin e parë, nga ana tjetër, ferri është manifestim i hidhërimit të ashpër të Zotit.

    Sipas nesh qëndrimit të Kur’anit lidhje me këtë më së miri i pështatet mënyra e të vështruarit si në vijim : Një ferr që zgjat përgjithmonë (deri në amshim), i cili do të ishte manifestim i hidhërimit të ashpër të Zotit, nuk përkon me univerzalitetin të cilin na e përshkruan Kur’ani. Meqenëse lidhje me këtë Kur’ani na thot jashtëzakonisht qartë se mëshira e Zotit ia kalon hidhërimit të Tij dhe se mëshira e Tij i përfshin të gjitha gjërat. Kur’ani nuk mund ta akceptojë një Zot mëshirëfalës e zemërbutë me mundime (tortura) të pafund të cilat i shërbejnë se mjet i hakmarrjes së tij.

    Të vështruarit e ferrit si mjet zhvillimi dhe udhëzimi, nga njëra anë, dhe si mjet hakmarrjeje nga ana tjetër, nuk qëndron në kundërshtim as me realitetin e jetës e as me mënyrën e trajtimit të Kur’anit në këtë aspekt. Kur’ani në të vërtetë e tregon ferrin si mjet për arritjen e këtyre të dyja qëllimeve.

    Nuk guxohet të harrohet kjo që vijon : Meqë i Gjithëmëshrshmi është sundues e superior nuk e bën me çdo kusht të domosdoshme që të mos ket as hakmarrje e as mundim porse këto dy elemente janë të kufizuara. Njëri nga emrat e Zotit është Myntakim (Hakmarrësi).

    Para se ta mbyllim temën lidhje me ferrin ta citojmë Ömer Riza Dogrul-in nga parathënia e veprës së tij të përmendur pak më lart :

    « Ashtu siç është parajsa vend për ngritjen e pakufishme shpirtërore dhe zhvillimit ashtu edhe mundimet e ferrit nuk paraqesin tortura. Këto shërbejnë pikësëpari për pastrimin e njeriut me qëllim që ta sjellin në një pozitë për ta bërë të denjë për ngritje shpirtërore.

    Ferri e shpreh atë se njerëzit i humbin mundësitë e dhëna në këtë jetë dhe se sipas ligjit të amshueshmërisë marrin kundërvlerën për veprat e tyre e përmes kësaj edhe mundësinë për shërim nga sëmundjet shpirtërore, të cilat ia kanë shkaktuar ata vetëvetes. Për këtë arsye Kur’ani e sheh dallimin e parajsës me ferrin dhe sqaron se parajsa është e pakufizuar kurse, nga ana tjetër, ferrit do t’i vijë fundi.

    Ndërkaq jeta në ferr fillon qysh në këtë botë. Duke e vënë në pah këtë, Kur’ani na e tregon qartë se ndëshkimi paraqet një lloj terapie. Ne 6 :42 thuhet : « E ne u patëm dërguar aq shumë popujve të dërguar para teje dhe këta popuj i kishim pllakosur me vuajtje e halle, ashtuqë ndoshta të tregoheshin të përulur e të vijnë në udhën e drejtë ». Nga kjo kuptojmë : Qëllimi i ndëshkimit është për të arritur në udhë të drejtë, për t’u zgjuar (nga amullia) dhe për ta arritur një jetë shumë më të zhvilluar.

    Ky pra është qëllimi i ndëshkimit në ferr. Kur’ani rëndësinë më të madhe ia kushton mëshirës së Zotit dhe thot se të gjitha krijesat janë krijuar për atë që të mund ta arrinë mëshirën hyjnore. Përveç kësaj Kur’ani e tërheq vëmendjen kah ajo se të gjitha krijesat do të bashkohen në këtë pikëpamje. Kurse kjo do të jetë e mundur në atë kohë kur të jetohet jeta shumë më e zhvilluar. Kur’ani thot se ferri, me gjithë fuqinë dhe dhunën e vet paraqet mik (57:15) dhe nënë (101:9) për mëkatarët. Me këtë nënkuptohet se ferri është (vend) pastrues për rebelët (kryengritësit) dhe mëkatarët. Ashtu siç e pastron zjarri arin, në po atë mënyrë do t’i pastrojë pas vdekjes shpirtërat zjarri i ferrit nga pisllëku, ndytësira dhe ndryshkja. Prandaj edhe është ferri mik i rrebelëve dhe mëkatarëve. Përmes ferrit këta do ta arrijnë dinjitetin për ngritjen e tyre shpirtërore dhe zhvillimin e tyre. Meqë këta mëkatarë do të piqen (bëhen të pjekur) që nga fillimi e do të rriten në gjirin e ferrit, në këtë mënyrë ferri paraqet edhe nënën e tyre.

    Mëkatarët do të jenë të shpëtuar nga ferri. Megjithëse Kur’ani flet në tre vende për qëndrimin e tyre të amshueshëm (përgjithmonshëm), megjithatë, në këto (tre) raste „amshimi“ tregon vetëmse për një hapësirë të gjatë kohore.

    Në suren e 78-të kjo gjë sqarohet kështu: Mëkatarët do të qëndrojnë në ferr për ahkab, pra për vite të gjata. Kur më vonë bie fjala për atë se për sa kohë qëndrohet në ferr, ahkab-i shpjegohet edhe më për së afërmi (krahasoje lidhje me këtë versin 23). Në një vend tjetër kjo pikë shpjegohet përsëri duke thënë: Për sa kohë të dojë Zoti. Lidhje me këtë në Kur’an shpjegohet si vijon:

    „ Të palumturuarit do të gjinden pastaj në zjarr. Aty do të ofshajnë e rënkojnë. Aty do të qëndrojnë përgjithmonë, për sa kohë të ekzistojnë qiejt dhe toka, përveç nëse këtë e dëshiron Zoti yt. Zoti yt bën, (atë) çka të dojë Ai“ (11: 106-107).

    Këta verse tregojnë se mundimet e ferrin nuk zgjasin gjithmonë e deri në amshim. Po ta krahasonim këtë vers me versin që pason menjëherë pas tij, ky fakt do të na bëhet edhe më i qartë: " Të lumturuarit do të qëndrojnë në parajsë. Aty do të qëndrojnë për sa kohë të ekzistojnë qiejt dhe toka. Kjo është një mëshira e pandërprerë e Zotit tënd" (11: 108).

    Të dyja thëniet i ngjasojnë njëra tjetrës. Sikurse ata që qëndrojnë në parajsë, gjithashtu edhe ata që qëndrojnë në ferr qëndrojnë për aq kohë në vendqëndrimet e tyre përderisa të zgjasë ekzistimi i qiejve dhe tokës. Pastaj sejcilit vers i shtohet nga një përjashtim. Mirëpo verset e fundit ndryshojnë dhe, me qëllim që për ta mënjanuar mundësinë për ta humbur parajsën dhe thuhet se vazhdimësia a saj (parajsës) është mëshirë e pandërprerë. Kurse kur është fjala për ferrin, në fund thuhet: "Meqë Zoti yt bën, çka të dojë Ai."

    Në Kur'an ferri përmendet me shtatë emra të ndryshëm. Për këtë arsye disa njerëz thonë se ferri përbëhet nga shtatë shkallë. Emërimi më i shpeshtë për ferrin është fjala Xhehennem. Kuptimi origjinal i kësaj fjale e ka domethënien e thellësisë së madhe. Pastaj për ferrin përdoret edhe shprehja Xhahim, e cila e ka domethënien e zjarrit të ashpër. Shprehja Sa'ir përdoret me të njëjtin kuptim nga rrjedha e fjalës Sa'r që don të thot ndezja e zjarrit. Shprehjet tjera që përdoren për ferrin kanë domethënien si vijon: Sekar dmth nxehtësi vluese, Hatme dmth diçka që shkatërron dhe Havije diçka, fundi i së cilës nuk mund të shihet.

    Në rastet kur Kur'ani flet për mundimet (torturat) e mëkatarit e përdor fjalën Nar, pra zjarr. Mundimet dhe dhimbjet shpirtërore të atyre që kanë bërë vepra të këqia në jetë marrin formë tjetër në botën tjetër. Kjo formë paraqitet ashtu që ata do të digjen në zjarrin fërfërues të ferrit. Lakmitë e ulëta e pengojnë njeriun për të bërë lëvizje të fisme dhe në këtë mënyrë zvarrisin zgjimin e tyre shpirtëror. Këto paraqiten të nesërmen në botën tjetër si grykë apo humnerë, fundi i së cilës nuk mund të shihet apo si furrë ku flakërojnë zjarre të mëdha. E ata , të cilët për shkak të lakmive të ulëta të tyre kanë bërë vepra të këqia, do të shkojnë atje. Për këtë arsye në Kur'an quhen zjarr pikëllimet e mëdha dhe pendimi për shkak të bërjes së veprave të këqia. (17:39). Prandaj edhe Dita e Gjyqit quhet si Dita e Pendimit. Megjithëse në parajsë nuk ka vapë apo acar, në ferr ka ujë (për)vlues dhe ujë të ftohtë që ndikojnë sikur të ishin helm. E këto janë korrespondecat për mëkatet e bëra" (shih Ömer Riza Dogrul: Urdhëri i Zotit, Parathënie, CLXXVIII-CLXXXIII).

  6. #6
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Vetem nje gje dua te me sqaroni persa i perket ferrit.

    Sipas Bibles ferri eshte denimi per mekataret qe nuk pendohen sa jane gjalle per mekatet e tyre dhe nuk e pranojne Krishtin si shpetimtar apo jo?

    Tek Letra drejtuar Romakeve 6:23 Pavli thote qe "...paga e mekatit eshte vdekja...". Dmth me vdekjen njeriu shlyen denimin per mekatet (megjithese eshte i predispozuar per te mekatuar).
    Tani...drejtesia tokesore qe eshte e papersosur nuk denon nje njeri 2 here per te njejtin krim pasi nuk eshte etike.
    C'mund te themi per drejtesine hyjnore? A mund te jete e drejte te denosh nje njeri 2 here per mekatet? Njehere me vdekje dhe heren e dyte me vuajtje te perhershme. Kjo eshte absurditet. aq me teper per nje qenie te persosur.

    Edhe dicka tjeter...cili eshte ferri i vuajtjeve pasi Bibla flet per disa vende te ndryshme qe per fat te keq ne shqip jane perkethyer te gjitha "ferr": Sheoli (Hades ne greqisht), Gehena, Tartari apo liqeni i zjarrte i Zbuleses? Te gjitha jane gjera te ndryshme dhe sqarohen shume qarte ne Bibel prandaj ju lutem "me iluminoni me driten tuaj te shenjte".

    S.

  7. #7
    trim mbi trima Maska e Otello
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    45
    O shoko..........Ne Bibel flitet per nje ferr te vetem. Ku e paske lexuar ti nje Bibel qe permban emrin Hades. Ai emer vjen nga mitologjia Greke lol.mos i ngaterro gjerat
    Me te mira
    Fighting is the purest thing in a man has in his soul!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Ju falenderoj te gjitheve per pergjigjet, por si gjithmone ne temat fetare fillojne grindjet me te njejtin zell si te temat politike dhe pergjigjet nuk dalin kurre jashte citateve me copy-paste te librave fetare.
    Se ne vend qe te perdoret feja si ilac per shpirtin, perdoret si shpate e mburoje per t'ju imponuar tjetrit me ato idera qe askush nuk i ka te qarta per vete.
    Megjithese edhe pyetja mbi ferrin s'mund te kete pergjigje qe mos te jete jashte citateve te librave dhe ne thelb i ngjan pyetjes "kush erdhi perpara veza apo pula?" pra jashte kapacitetit te kuptimit njerezor.

    Mistiku un kam lexuar kohet e fundit pjese nga nje liber per origjinen e koncepteve fetare ne toke "When the Gods came down" ose "Kur u ulen Zotat nga qielli", dhe ketu tregon origjinen e ideve hyjnore ne shkollat e lashta mistike. Dhe shum nga keto koncepte jane te inkorporuara ne fete e sotshme monoteiste me origjine nga judaizmi.(myslimanizmi, kristianizmi etj.)

    Sidoqofte megjithese njerezit deri sa ta marrin vesht origjinen e tyre gjithmone kane per te pasur nevoje per besim ne te mbinatyrshmen, dogmat e vjetra fetare jane nje krijese gjysme e vdekur qe tanime sherbejne vetem per te luajtur rolin e mesazherit te paqes (Vatikani psh) ose per te zgjuar ndjenja kombetare ne popuj te ndryshem. (si ne Serbi ose ne vendet arabe)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    3
    tema mu duk mjaft interesante dhe dua te them qe eshte nje nga temat per te cilat jam interesuar shume.
    doja vetem te korrigjoja dicka per sa i perket vuajtjes ne ferr nga pikpamja islame.
    ne ferr njerzit do te kene trupat e tyre dhe do te vuajne ne djegie e cila do te jete sipas shkalleve te mekatit.do te fryjne dy erera gjate vitit e veres qe do ti perveloje me keq dhe e dimrit qe do ti freskoje ndopak. per ata qe kane etje do te kete zift te valuar. eshte diçkja e tmerrshme per te cilen me mite te mos flasesh. per sa i perket faktit qe shejtani eshte ligesia e zotit qe thoshte nje nga bashkebiseduesit me lart eshe gabimi me i madh qe mund te mendohet.
    zoti i do njerzit shume per ti denuar dhe genjyer ai eshte sume i drejte.
    jeta jone eshte provimi yne.

  10. #10
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Dmth ne jemi disa kukulla ne duart e Zotit dhe ai shikon teater duke na pare ne? Sipas teje kjo del. Kjo jete eshte nje prove per ne kur Zoti e di se kush eshte fundi yne. Pak si absurde!!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •