Fragmente
nga jeta e Sahabėve
Fragmente
nga jeta e Sahabėve
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga no.Name92 : 03-03-2010 mė 18:17
EBU DERDA
Ebu Derda ishte larguar nga bota (e stėrngarkuar materialiste) pėr tė kėrkuar e gjetur qetėsi shpirtėrore nė tė dy botėt.
Abdurrahman ibnu Avf
Uvejmir ibnu Malik El Hazrexhijj i quajtur Ebu Derda-u u zgjua he¬rėt nga gjumi dhe shkoi te idhulli i tij, qė e kishte vendosur nė vendin mė tė bukur tė shtėpisė sė tij. Ai e pėrshėndeti atė dhe e parfumosi me aromėn mė tė mirė tė shitores sė tij madhe. Pastaj veshi ca rroba tė reja mėndafshi nga mė tė mirat, tė cilat ia kishte dhuruar njė tregtar i ardhur nga Jemeni.
Kur u ngrit dielli lart, Ebu Derda doli nga shtėpia dhe u nis pėr nė shitoren e vet.
Rrugėt gumėzhinin nga radhėt e njerėzve qė ngushtoheshin du¬ke shkuar pas Muhammedit (a.s.), ndėrsa ata ktheheshin nga Bedri. Nė krye tė tyre ishin disa grupe robėrish nga kurejshitėt. Iu prezen¬tua atyre. Nuk qėndroi gjatė dhe u takua me njė djalė, i cili ishte nga Hazrexhinjtė. Djaloshin e pyeti pėr Abdullah ibnu Revahanė.
Djaloshi hazrexhij i tha:
-Ai ėshtė sprovuar nė Luftėn e Bedrit me sprovat mė fisnike dhe ėshtė kthyer shėndosh e mirė dhe i tha tė mos brengoset pėr tė.
Djaloshi nuk u habit me pyetjen qė ia bėri Ebu Derda lidhur me Abdullah ibnu Revahan. Pasi tė gjithė njerėzit kishin dijeni pėr lidhjen vėllazėrore qė i obligonte ata nė mėnyrė tė ndėrsjellė, ngase ata kanė qenė tė vėllazėruar qė nė kohėn e injorancės. Kur u shpall feja islame, atė e pranoi ibnu Revaha, ndėrsa Ebu Derda nuk e pranoi.
Por, ky veprim i tillė nuk shkėputi lidhjet e forta vėllazėrore ndėrmjet tyre. Kėshtu, Abdullahu zuri ti propo-zojė Ebu Derdasė qė ti bėjė vizitė dhe ta ftojė nė fenė islame, me ērast ai kėrkon prej tij ta pranojė atė dhe i vjen keq qė po kalonte koha e ai ende ėshtė pabesimtar.
* * *
Ebu Derda arriti nė shitoren e tij dhe u ul nė njė karrige tė lartė.
Ai zuri tė shesė dhe tė blejė gjėra, urdhėronte dhe ndalonte shėr¬bėtorėt e tij... Ai nuk dinte gjė se ēpo ndodhte nė shtėpinė e tij. Nė atė kohė Abdullah ibnu Revaha shkoi nė shtėpinė e shokut tė tij, tek Ebu Derda. Ai kishte vendosur tė bėjė njė punė... Kur arriti nė shtėpi, ai e pa derėn e hapur, e shikoi nėnėn e Ebu Derdasė nė oborrin e tij dhe tha:
- Shpėtimi i Zotit qoftė mbi ty, o rob i Allahut!
Edhe mbi ty qoftė shpėtimi i Zotit, o vėlla i birit tim, Derdas! ia ktheu ajo.
Ku ėshtė Ebu Derda? pyeti ai.
Ajo tha:
- Ai ka shkuar nė shitoren e vet dhe nuk do tė vonohet shumė e do tė kthehet.
A mė lejoni tė hyj? tha ai.
Ti je i mirėseardhur, tha ajo dhe zuri tia lirojė rrugėn. Ajo shkoi nė dhomėn e saj dhe u angazhua pėr tė rregulluar shtėpinė dhe pėr tu pėrkujdesur pėr fėmijėt e saj.
* * *
Abdullah ibnu Revaha hyri nė dhomėn ku e kishte vėnė Ebu Der¬da idhullin e tij.
Ai e mori atė dhe zuri ta thyejė duke thėnė:
A nuk ėshtė ēdo gjė tė cilės i lutet njeriu, pėrveē Allahut, veprim i kotė...? A nuk ėshtė ēdo gjė tė cilės i lutet njeriu, pėrveē Allahut, veprim i kotė?
Kur e copėtoi atė doli nga shtėpia.
Nėna e Ebu Derdas hyri nė dhomėn ku ishte idhulli. Ajo u shtang kur e pa atė tė bėrė copė e grimė... copat e tij i gjeti tė hedhura pėr tokė... Ajo zuri ti bjerė faqeve tė saj me duar dhe tha:
Mė shkatėrrove, mė shkatėrrove, o ibnu Revaha!
* * *
Nuk kaloi shumė kohė dhe Ebu Derda u kthye nė shtėpi dhe e gje¬ti gruan e tij duke qarė dhe duke bėrtitur, e ulur te dera e dho¬mės ku ishte idhulli i thyer. Nė fytyrėn e saj pikaseshin shenja frik¬e.
Ēu bė me ty? tha ai.
Vėllai yt, Abdullah ibnu Revaha, ka ardhur te ne kur ti nuk ishe nė shtėpi dhe, siē po e sheh, ka vepruar kėshtu me idhullin tėnd!
Ai shikoi idhullin dhe vuri re se ai ishte thyer. U tėrbua nga mlle¬fi dhe i shkoi mendja ti hakmerret pėr kėtė, por nuk kaloi shumė kohė dhe e ndėrroi atė mendim tė pamatur dhe i kaloi mllefi. Mendoi nė atė se ēkishte ndodhur dhe tha:
- Po tė kishte ndonjė dobi nė kėtė put, ai vetė do tė mbrohej nga shkatėrrimi. Pastaj menjėherė shkoi te Abdullah ibnu Revaha¬sė dhe sė bashku me tė shkuan tek i Dėrguari i Allahut dhe njoftoi botėrisht se po e pranon Fenė e Allahut. Ai ishte banori i fundit nga lagjja e tij qė pranoi fenė islame.
* * *
Ebu Derda qė nė ēastin e parė besoi nė Allahun dhe nė tė Dėr¬guarin e Tij me besim tė sinqertė me tėrė qenien e vet.
Ai u pendua sinqerisht pėr kohėn qė kishte kaluar pa bėrė mirėsi. Mėsoi mirė se ēkishin bėrė shokėt e tij nė pėrvetėsimin dhe mėsimin e rregullave tė Fesė sė Allahut, nė mėsimin pėrmen¬dsh tė Librit tė Tij, adhurimin (ibadetin) dhe devocionet qė ishin mishėruar nė shpirtrat e tyre pėr Allahun.
Ai vendosi ta arrijė atė qė i kishte ikur me njė angazhim tė madh, ti vazhdojė pėpjekjet e natės me pėpjekjet e ditės, gjersa ti arrijė shokėt e tij dhe tė mbajė shtegun me ta.
Ai filloi tė bėjė adhurim duke u larguar nga kėnaqėsitė e kėsaj bote. Filloi tė marrė dije me ėndje tė madhe, ndaj me pėrkushtim iu dha mėsimit tė Librit tė Allahut, duke mėsuar Fjalėt e Tij, dhe zuri tė thellohej nė pėrceptimin e thėnieve tė tij.
Kur vuri re se tregtia do ta pengonte nga tė shijuarit e shijes sė adhurimit si dhe nga pjesėmarrja nė tubime tė ndryshme qė bėheshin pėr tė nxėnė dituri, ai hoqi dorė nga ajo pa u hamendur dhe pa i ardhur keq fare.
Njė njeri e pyeti atė pėr kėtė veprim tė tij, pėr tė cilin u pėrgjigj:
- Unė isha tregtar para se tia jepja besėn Pejgamberit tė Allahut dhe kur u bėra musliman dėshiroja ti bashkoja tregtinė dhe ibadetin (adhurimin), por unė nuk e kisha drejt. Andaj lashė mėnjanė tregtinė dhe iu rreka adhurimit.
Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Ebu Derdas, unė nuk dėshiroj tė kem sot njė shitore para derės sė xhamisė e tė mė ka¬lojė njė namaz pa e falur me xhemat sesa tė shes, tė blej dhe tė fi¬toj ēdo ditė nga 300 dinarė.
Pastaj i hodhi njė shikim pyetėsit dhe i tha:
- Unė nuk them se Allahu xh.sh. ka ndaluar shitblerjen, por unė dua tė jem njėri prej atyre qė nuk i largon tregtia e as shitblerja nga pėrmendja e Allahut.
* * *
Ebu Derda nuk e braktisi vetėm tregtinė, por ai u largua edhe nga shijimi i kėnaqėsive tė botės. Hoqi dorė nga stolitė dhe orna¬mentet. Ai u kėnaq vetėm me njė kafshatė tė thatė pėr tė plotėsuar nevojat e tij jetėsore dhe rroba tė thjeshta pėr tė mbuluar trupin.
Njė natė kur po bėnte ftohtė i madh, tek ai kthyen njė grup njerėzish. Ai u ofroi ushqim tė nxehtė, por mbulojė nuk u ofroi. Kur zuri ti marrė gjumi, ata filluan tė pyesin njėri tjetrin pėr mbulojė dhe njėri prej tyre tha:
- Unė po shkoj dhe po e pyes pėr to.
Lėre, kthehu! i tha tjetri. Por ai nuk u ndal, derisa sa arriti te dera dhe pa tė zotin e shtėpisė tė shtrirė, kurse gruaja e tij ishte ulur afėr tij. As ajo e as ai nuk kishin gjė mbi trup, pėrveē nga njė rrobė tė hollė qė nuk i mbronte nga vapa e as nga tė ftohtit.
Njeriu i tha Ebu Derdas:
- Siē po shoh, ti po bie tė flesh ashtu siē po biem ne! Ku i keni plaēkat tuaja?
Ebu Derda iu pėrgjigj:
- Ne kemi njė shtėpi nė tė cilėn shokėve u sjellim ēdo gjė qė kemi nga sendet tona. Sikur tė kishim diēka mė tepėr nga ato sende, ne do tua jepnim juve.
Pastaj, nė kėtė rrugė qė ia kemi mėsyrė, gjer nė atė shtėpi, ėshtė njė pengesė e fshehtė dhe e mundimshme. Ai qė ka barrė mė tė lehtė, aq mė mirė pėr tė. Ne deshėm ta lehtėsojmė barrėn tonė nga sendet e rėnda me shpresė qė ta kalojmė atė.
Pastaj i tha njeriut:
- A kuptove?
Po, e mora vesh. U shpėrblefsh me tė mira! i tha ai.
Nė kohėn e halifatit tė El Farukut (Omerit r.a.) atij deshėn ti jepnin pėr qeverisje njė vilajet nė Sham. Por ai e hodhi poshtė atė dhe tha:
- Nėse dėshiron (o Omer) tė shkoj, qė tua mėsoj atyre Librin e Allahut dhe Sunetin (traditat dhe hadithet) e Pejgamberit dhe tė falem me ta, po shkoj.
Omeri u kėnaq me pėrgjigjen e tij.
Ebu Derda shkoi nė Damask. Kur arriti atje vuri re se njerėzit ishin dhėnė me pasion pas luksit dhe jetės komode. Kėto e trondi¬tėn. Andaj dhe i ftoi njerėzit nė xhami. Ata u tubuan rreth tij dhe u ngrit dhe tha:
- O banorė tė Damaskut! Ju jeni vėllezėrit e mi nga feja, fqinjėt dhe aleatėt tanė (nė luftė) kundėr armiqve.
O banorė tė Damaskut! A thua, ēfarė ju ndalon juve tė mos mė doni e tė mos i pėrifillni kėshillat e mia, ndėrsa unė nuk kėrkoj asgjė nga ju. Kėto kėshilla jua jap juve, por unė nuk varem prej jush. Siē po e shoh, njerėzit tuaj tė ditur po shkojnė (ndėrrojnė jetė), kurse tė paditurit nuk po mėsohen!
Unė po vėrej se ju jeni dhėnė pas atyre gjėrave pėr tė cilat ju ka garantuar Allahu xh.sh., ndėrsa i keni lėnė gjėrat pėr tė cilat jeni urdhėruar!
Po ndėrtoni ndėrtesa nė tė cilat nuk banoni!
Po meditoni pėr atė qė nuk e realizoni!
Po grumbulloni atė qė nuk e hani.
Edhe para jush popujt janė tubuar dhe kanė medituar. Nuk kaloi shumė kohė dhe turma e tyre mbeti e shkatėrruar, synimet e tyre mashtrim dhe shtėpitė e tyre varreza...
Ky ishte Adi, populli i Pejgamberit Hud, o banorė tė Damaskut! Toka ia ka gllabėruar pasuritė dhe bijtė...
Cili prej jush sot blen mbeturinat e Adit pėr dy dėrhemė?
Njerėzit zunė tė qajnė me zė gjersa u dėgjuan zėrat nga oborri i xhamisė.
* * *
Qė nga ajo ditė Ebu Derda zuri tė shkojė nė tubime tė nje¬rėzve, tė futet nė tregjet e tyre. Ai i pėrgjigjej njeriut qė pyes¬te, mėsonte tė paditurin, ia tėrhiqte vėrejtjen atij qė ishte i pa¬kujdesshėm duke shfrytėzuar ēdo rast (qė i jepej).
* * *
Ndėrsa po kalonte pranė njė grupi njerėzish, tė cilėt ishin tu¬buar rreth njė njeriu dhe kishin filluar ta rrahin e ta fyejnė, ky iu afrua atyre dhe i pyeti:
- Ēu bė?!
Njė njeri ka bėrė mėkat tė madh, i thanė ata.
Ai tha:
- Po ta kishit parė se ai po bie nė ndonjė gropė, a nuk do ta nxirrnit prej saj?!
Po! i thanė ata.
- Mos e fyeni (pra), as mos e rrihni, por kėshillojeni dhe mėso¬jeni (mos tė gabojė) dhe falėnderojeni Allahun qė ju ka shpėtuar tė mos bėni gabim tė tillė siē ka bėrė ai, tha ai.
Ata e pyetėn: -A nuk e urren atė?
Ai tha: -Jo, unė urrej veprėn qė ka bėrė dhe kur tė heqė dorė prej saj, ai ėshtė vėllai im.
* * *
Pas kėsaj njeriu zuri tė qajė me zė dhe u pendua.
Ky i ri iu afrua Ebu Derdasė dhe i tha:
- Mė kėshillo, o shok i Pejgamberit tė Allahut.
Ai i tha:
- O biri im, pėrmende Allahun kur je mė sė miri, e Ai tė pėr¬mend ty kur je mė sė ngushti!
O biri im, bėhu i urtė dhe i ditur, i dėgjueshėm dhe mos u bė injorant, se shkatėrrohesh!
O biri im, le tė jetė xhamia shtėpia jote, se kam dėgjuar Pej¬gam¬berin e Allahut duke thėnė: Allahu Fuqiplotė u ka garantuar aty¬re, pėr tė cilėt xhamitė janė shtėpi tė devotshmėrisė, mirėqenie, mė¬shirė dhe kalimin nė rrugėn e cila shpie nė arritjen e kėnaqėsisė sė Allahut Fuqiplotė.
* * *
Ndėrkaq njė grup njerėzish, djem tė rinj, ishin ulur nė rrugė, bisedonin dhe shikonin kalimtarėt. Ai iu afrua atyre dhe u tha:
- O bijtė e mi! Shtėpia e njeriut musliman ėshtė vend hermetik ku njeriut i ulet tensioni dhe ul shikimin e tij. Kini kujdes tė mos uleni nėpėr tregje, se njė veprim i tillė ju bėn tė pakujdesshėm qė tė flitni fjalė tė pamatura.
* * *
Gjatė qėndrimit tė Ebu Derdas nė Damask, valiu i Shamit, Mua¬vi¬jetu ibnu Ebi Sufjani dėrgoi njė njeri te Ebu Derda pėr tia kėrkuar bijėn e Derdas pėr djalin e vet, Jezidin. Ai nuk u pajtua qė e bija e tij tė martohet me tė, ndaj tė bijėn ia dha njė tė riu musliman tė thjeshtė, me besimin dhe moralin e tė cilit ai (Ebu Derda) ishte i kėnaqur. Ky lajm u pėrhap nė popull, qė zuri tė thotė:
Jezidi, i biri i Muaviut, ka kėrkuar pėr martesė bijėn e Ebu Der¬dasė, por atė e ka refuzuar i ati i saj dhe ia ka dhėnė njė muslimani tė varfėr.
Njė njeri e pyeti se ēe kishte shtyrė tė veprojė ashtu.
Unė kam pyetur se pėrse ka vepruar ashtu Ebu Derda i devotshėm.
Ai u pėrgjigj: - Ēdo tė mendonit pėr Derdan po tė vinin shėr¬bė¬torėt e ti shėrbenin asaj, ndėrsa ajo tė gjendet nė pallate, ku shkėl¬qimi i gurėve tė ēmuar ti merr sytė...?
Ku do tė mbetej besimi i saj atėherė?!
* * *
Gjatė qėndrimit tė Ebu Derdas nė Sham, prijėsi i muslimanėve, Omer ibnul Hattabi, kishte shkuar nė njė vizitė pėr tė parė gjen¬djen e muslimanėve dhe vizitoi shokun e tij, Ebu Derdan, natėn nė shtėpinė e tij. Ai shtyu derėn, e cila kishte qenė pa dry. Hyri pa fri¬kė nė dhomėn e errėt. Kur Ebu Derda dėgjoi zėrin e tij, u ngrit nė kėmbė pėr ta pėrshėndetur dhe i tha tė ulet.
Tė dy burrat filluan tė bisedojnė, e errėsira nuk u mundėsonte qė ta shohin shoku shokun.
Omeri preku jastėkun e Ebu Derdasė dhe vėrejti se ai ishte njė shtrojė qė vihet mbi kalė. Omeri vazhdoi tė prekė shtratin e tij dhe vuri re se ai ishte prej gurėve tė vegjėl...
Kur e preku mbulojėn e tij vėrejti se ajo ishte njė mbulojė e hollė, qė nuk e pret fare tė ftohtin e Damaskut.
Ai tha: - Zoti pastė mėshirė ndaj teje! A nuk tė kam bėrė tė pasur dhe a nuk tė kam dėrguar ty?!
Ebu Derda i tha: - A tė kujtohet, o Omer, njė hadith qė na e tregoi i Dėrguari i Allahut?
Cili ėshtė ai? pyeti Omeri.
Ai tha: - A nuk ka thėnė Pejgamberi a.s.: Le tė jetė pasuria juaj nė kėtė jetė sa pasuria e njė udhėtari?
- Po, ashtu ėshtė.
- Ēkemi bėrė ne pas tij, o Omer?!
Omeri zuri tė qajė e edhe Ebu Derdas i plasi vaji. Ata vazh¬duan ti pėrgjigjen njėri tjetrit nė pyetjet e ndėrsjella, ashtu duke qarė, derisa u bė mėngjes.
* * *
Ebu Derda mbeti nė Damask qė ti kėshillojė banorėt e tij, tua pėr¬kujtojė dhe tua mėsojė Kuranin dhe urtėsinė, derisa i erdhi vdekja. Kur e kaploi sėmundja e vdekjes, e vizituan shokėt e tij dhe i thanė:
- Nga ēka ankohesh?
- Nga mėkatet e mia, tha ai.
- Ēfarė dėshire ke? e pyetėn ata.
- Dua tė mė falė Allahu, ua ktheu ai.
Atėherė u tha njerėzve pėrreth: - Thoni, La Ilahe Il lall llah, Muham mederr rresul lull llah, dhe vazhdoi ti pėrsė¬ri¬sė kėto fjalė gjersa ndėrroi jetė.
* * *
Kur Ebu Derda iu kthye Zotit tė tij, Avf ibnu Malik El Eshxhij pa, siē sheh njeriu nė gjumė, njė livadh tė gjelbėr, hapėsirė tė gjerė dhe njė strehimore tė madhe nė tė cilėn ishte njė kupolė e madhe prej lėkure, e nė tė ishte njė dele duke mrizuar, gjė qė syri i njeriut kurrė nuk e kishte parė mė parė.
E tha:
- E kujt ėshtė kjo?!
- E Abdurr rrahman ibnu Aufit, i thanė ata.
Abdurrahmani doli nga kupola e i tha:
- O Malik, kjo ėshtė ajo qė na e ka dhėnė Allahu xh.sh. me Kur¬an. E nėse ke nderin tė trasosh kėtė rrugė, do tė shohėsh ēka nuk tė kanė parė sytė, do tė gjesh atė qė shpirti yt kurrė se ka marrė me mend.
Ibn Maliku tha:
E kujt ėshtė tėrė kjo, o Ebu Muhammed?!
Ai tha: - Allahu Fuqiplotė e ka pėrgatitur atė pėr Ebu Derdan, ngase ai ishte larguar nga bota pėr tė kėrkuar e gjetur qetėsi shpirtėrore pėr tė dy botėt.
ABDULLAH IBNU MESUDI
Kush dėshiron ta lexojė Kuranin ashtu si ka zbritur, le ta lexojė sipas kiraetit (leximit) tė ibnu Ummi Abdit.
Muhammedi a.s.
Abullah ibnu Mesudi nė atė kohė ishte njė djalosh me shtat tė njo¬mė dhe ende nuk e kishte arritur moshėn e pjekurisė. Kohėn e ka¬lonte nėpėr kodrat e Mekės, larg njerėzve, duke ruajtur delet e njėrit prej zotėrinjve tė kurejshit, Ukbe ibnu Muajti.
Njerėzit e thėrrisnin me ofiqin ibnu Ummi Abd, por emri i tij ėshtė Abdullah, ndėrsa i babait tė tij Mesud.
* * *
Djaloshi dėgjonte lajmet e paraqitjes sė Pejgamberit nė mesin e popullit tė vet, por ajo pak fare i interesonte pėr shkak tė moshės sė tij tė re, nė njė anė, si dhe pėr shkak tė izolimit tė tij nga rrje¬dhat e shoqėrisė sė Mekės, nė anėn tjetėr. Ishte mėsuar tė shkonte herėt nė mėngjes me delet e Ukbesė e tė kthehej me to nė orėt e vona tė mbrėmjes.
* * *
Njė ditė prej ditėsh, djaloshi i Mekės, Abdullah ibnu Mesudi vė¬rejti prej sė largu dy mesoburra hijerėndė, tė cilėt po shkonin nė drejtim tė tij, qė dukeshin tė lodhur e tė rraskapitur. Nga udhėtimi i gjatė u ishin tharė buzėt dhe fyti. Kur arritėn tek ai, e pėrshėndetėn dhe i thanė:
- O djalosh, mile njėrėn prej kėtyre deleve qė ta shuajmė etjen!
Djaloshi ia ktheu:
- Nuk mund ta bėj kėtė. Delet nuk janė tė miat. Ato mė janė lėnė nė besim.
Dy mesoburrat nuk i pritėn fjalėt e djaloshit me pėrbuzje, por nė fytyrat e tyre u duk njė lloj kėnaqėsie.
Pastaj njėri prej tyre i tha djaloshit:
- Mė drejto te njė dele, e cila ende nuk ka pjellur. Djaloshi e drejtoi te njė dele e vogėl aty pranė. Njeriu iu afrua, e lidhi dhe filloi ti prekė gjinjtė e saj me duart e tij, duke e pėrmendur emrin e Allahut. Djaloshi e shikoi me habi dhe tha me vete:
- Kur ka ndodhur qė delja e cila ende nuk ka pjellur tė nxjerrė qumėsht?!
Mirėpo, nuk kaloi shumė dhe gjinjtė e deles u frynė dhe qumėshti filloi tė rrjedhė me bollėk.
Ndėrsa njeriu tjetėr mori njė gur prej tokės, nė formė pjate, dhe e mbushi atė me qumėsht, nga e cila pinė ai dhe shoku i tij. Pastaj edhe atij i dhamė tė pijė prej tij dhe ai nuk mund ti besonte asaj qė ishte duke parė...
Pasi u ngopėn me qumėsht, njeriu i mirė i tha gjiut tė delės: Rrudhu, dhe menjėherė filloi tė rrudhet, derisa u kthya nė gjendjen e mėparshme.
Atėherė djaloshi i tha atij njeriu tė mirė:
- Mė mėso mua diēka prej atyre fjalėve qė the!
Ai ma ktheu:
- Ti je djalosh i ditur.
* * *
Ky ishte fillimi i ngjarjes sė Abdullah ibnu Mesudit me Islamin...
Njeriu i mirė nuk ishte vetėm se i Dėrguari i Allahut, ndėrsa shoku i tij ishte Ebu Bekėr Es Sidiku r.a....
Ata tė dy kishin dalė atė ditė nė kodrat e Mekes, pėr shkak tė keqtrajtimeve dhe presioneve tė shumta qė bėnin kurejshitėt mbi ta.
* * *
Ashtu sikurse e deshi djaloshi Pejgamberin a.s. dhe shokun e tij, po ashtu edhe Pejgamberi a.s. dhe shoku i tij u mahnitėn me djaloshin, e ēmuan lart besnikėrinė dhe sinqeritėtin e tij tė madh dhe parashikuan se ai patjetėr do tė bėhet njeri i vlefshėm.
* * *
Nuk shkoi shumė kohė e Abdullah ibnu Mesudi pranoi fenė isla¬me dhe iu paraqit Pejgamberit a.s. qė tė jetė nė shėrbimin e tij, me ēka pėlqeu Pejgamberi a.s.
Prej asaj dite, djaloshi fatlum Abdullah ibnu Mesud kaloi prej pro¬fesionit tė bariut tė deleve nė shėrbimin e zotėriut tė tė gjitha krijesave dhe popujve.
* * *
Abdullah ibnu Mesudi e pėrcolli tė Dėrguarin e Allahut ashtu siē e pėrcjell hija tė zotin. E shoqėronte kur ai qėndronte nė shtėpi dhe kur udhėtonte. Ishte me tė brenda nė shtėpinė e tij dhe jashtė saj... E zgjonte prej gjumit kur flente, e mbulonte kur pas¬trohej, ia mbathte nallanet kur dėshironte tė dilte jashtė, ia zbath¬te kur ai donte tė hynte. Ia mbante shkopin dhe misvakun e tij. Ia past¬ronte dhomėn kur ai hynte nė tė...
Por, edhe mė tepėr: Pejgamberi a.s. i lejoi atij tė hynte tek ai nė ēdo kohė dhe tė dinte tė gjitha sekretet e tij, derisa u quajt njohės i sekreteve tė tė Dėrguarit tė Allahut.
* * *
Abdullah ibnu Mesudi u edukua nė shtėpinė e Pejgambe-rit a.s., u pajis me moralin e tij dhe e pasoi atė nė tė gjitha cilėsitė e tij, derisa u tha pėr tė: - Ai ėshtė njeriu mė i afėrt i Pejgamberit a.s., nė aspektin fizik dhe moral.
Ibnu Mesudi u shkollua nė shkollėn e Pejgamberit a.s. dhe ishte prej lexuesve mė tė mirė tė Kuranit nė mesin e as habėve. Njohės mė i mirė i sureve tė tij dhe njohės mė i mirė i ligjeve tė Allahut.
Kėtė mė sė miri e argumenton tregimi i atij njeriu qė iu drej¬tua Omer ibnul Hattabit, kur ai ndodhej nė Arafat, dhe i tha:
- Po vij, o prijės i besimtarėve, prej Kufes dhe atje kam lėnė njė njeri, qė po i dikton mus hafet pėrmendsh.
Pėr kėtė, Omeri r.a. u hidhėrua sė tepėrmi dhe pyeti:
- Cili ėshtė ai, vaj halli pėr ty?!
Ai tha: -Abdullah ibnu Mesudi.
Pas pak kohe, Omerit i kaloi hidhėrimi dhe erdhi nė gjendjen e tij normale, dhe tha:
- Medet pėr ty! Betohem nė Allahun se nuk di qė ka mbetur njeri i cili ka mė shumė tė drejtė pėr kėtė ēėshtje sesa ai. Do tė flas diēka pėr tė.
Omeri e filloi tregimin e vet e tha:
- Njė natė prej netėsh, Pejgamberi a.s. ishte tek Ebu Bekri, bisedonin pėr ēėshtjet e muslimanėve dhe unė isha i pranishėm. Nuk shkoi shumė kohė dhe Pejgameri a.s. doli, dhe ne dolėm me tė. Kur hymė nė xhami, pamė njė njeri tek falej, tė cilin nuk e njohėm, Pejgamberi a.s. u ndal dhe po e dėgjon, e pastaj u drejtua kah ne dhe tha: - Kush dėshiron ta lexojė Kuranin, ashtu sikurse ka zbritur, le ta lexojė atė sipas kiraetit (leximit) tė Ibnu Um mi Abdit
Pastaj Abdullah ibnu Mesudi u ul tė lutej e Pejgamberi a.s. fi¬lloi tė thotė me njė zė tė vogėl tė cilin vetėm ne e dėgjonim:
- Lutu, do tė jepet ty...
Lutu, do tė jepet ty...
Omeri pastaj vazhdoi tė flasė.
- Thashė me vete: Betohem nė Allahun se nesėr, herėt nė mėngjes, gjithsesi do tė shkoj tek Abdullah ibnu Mesudi dhe do ta pėrgėzoj me aminin e tė Dėrguarit tė Allahut nė lutjen e tij. U zgjova herėt nė mėngjes, shkova tek ai dhe e pėrgėzova, por Ebu Bekri kishte shkuar para meje pėr ta pėrgėzuar.
Betohem nė Allahun se nuk kam mundur ti paraprij Ebu Bekrit nė asnjė tė mirė.
* * *
Njohuria e Abdullah ibnu Mesudit rreth Librit tė Allahut xh.sh. ishte aq e gjithanshme dhe gjithėpėrfshirėse, saqė ai thoshte: - Beto¬hem nė Allahun, qė nuk ka tjetėr pėrveē Tij, se nuk ka asnjė ajet tė Kuranit tė zbritur e qė unė nuk e di se ku ka zbritur dhe pėr ēka ka zbritur. Dhe sikur tė dija se dikush tjetėr ka mė shumė njohuri rreth Librit tė Allahut, do tė shkoja tė mėsoja prej tij.
* * *
Nuk ėshtė e tepėrt kjo qė tha pėr veten Abdullah ibnu Mesudi. Njė ditė prej ditėsh Omer ibnul Hattabi r.a. takon njė karvan nė njėrin prej udhėtimeve tė tij, gjatė njė nate tė errėt qė e kishte mbuluar me errėsirėn e saj karvanin.
Nė karvan kishte qėlluar Abdullah ibnu Mesudi e Omeri e urdhėroi njė njeri ti pyesė ata:
- Prej nga jeni?
- Prej njė vendi tė largėt.
- Pėr ku jeni nisur?
Abdullahu u pėrgjigj:
- Pėr nė Shtėpinė Shenjtė.
Omeri tha: Me siguri nė mesin e tyre ėshtė ndonjė alim,- (dijetar) dhe e urdhėroi njė njeri dhe i thirri ata:
- Cila pjesė e Kuranit ėshtė mė madhėshtore?
- Allahu ėshtė njė, nuk ka zot tjetėr pėrveē Atij. Ai ėshtė Mbikėqyrės i pėhershėm dhe i pėrjetshėm. (2:255)
- Pyete, cila pjesė e Kuranit ėshtė mė e pėrsosur?
- Vėrtet Allahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve.(16:90)
- Pyete, cili ajet i Kuranit ėshtė mė gjithėpėr¬fshirės?
- E kush bėn ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. Dhe kush bėn ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė (99:7 8)
- Pyete, cili ajet i Kuranit ėshtė mė frikėsues?
- Nuk ėshtė (shpėtim) sipas shpresave tuaja e as sipas shpresave tė ithtarėve tė Librit. Kushdo qė bėn keq, do tė ndėshkohet me tė dhe nuk do tė gjejė pos Allahut, as mik as ndihmės. (4:123)
- Pyete, cili ajet i Kuranit ėshtė mė shpresėdhė¬nės?
- Thuaj: O robėrit e mi, qė e keni ngarkuar veten me shumė gabime, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, sepse vėrtet Allahu i fal tė gjitha mėkatet. Ai, njėmend, fal shumė dhe ėshtė mėshirues. (39:53)
Omeri tha:
- Pyete, a ėshtė nė mesin tuaj Abdullah ibnu Mesudi?
Ata u pėrgjigjėn:
- Betohemi nė Allahun se ai ėshtė nė mesin tonė.
* * *
Abdullah ibnu Mesudi nuk ishte vetėm lexues i mirė i Kuranit, dijetar dhe njeri i devotshėm, por nė tė njėjtėn kohė ishte i fuqishėm, i vendosur, luftėtar dhe i guximshėm, kur e kėrkonte nevoja.
Mjafton pėr tė qė ishte muslimani i parė nė rruzullin tokėsor qė e lexoi Kuranin me zė tė lartė pas Pejgamberit a.s.
Njė ditė prej ditėsh, sahabėt e Pejgamberit a.s. u tubuan nė Mekė ishin nUmejrikisht pak dhe tė pafuqishėm dhe thanė:
- Deri mė tani asnjė herė nuk iu dha rasti kurejshitėve tė dė¬gjoj¬nė leximin e Kuranit me zė tė lartė. A gjendet dikush nė mesin tonė, i cili mund ta bėnte kėtė?!
U paraqit Abdullah ibnu Mesudi dhe tha:
- Unė do ta bėj kėtė.
Shokėt ia pritėn:
- Ne kemi frikė pėr ty. Por, dėshirojmė qė kėtė ta bėjė dikush qė ka familje e cila mund ta marrė nėn mbrojtje, nė rast se kurejshitėt ia dėshirojnė tė keqen atij. -Ai ia ktheu: -Mė lėni mua, sepse Allahu do tė mė mbrojė prej sherrit tė tyre.
Pas kėsaj u nis nė drejtim tė Qabes, derisa arriti te Mekami Ibra¬him. Ishte mesditė. Kurejshitėt ishin ulur rreth Qabes. Ai u ndal te Mekami Ibrahim dhe nisi tė lexojė me zė tė lartė: Bismil lahirr rrahmanirr rrahim. Err rrahman Al lemel Kurane. Halekal insane. Al lemehul bejane.
Ai vazhdoi tė lexojė derisa tėrhoqi vėmendjen e kurejshitėve, tė cilėt tė habitur pyetėn: Ēka tha Ibnu Um mi Abdi?!
- Medet pėr tė... Ai po lexon atė qė i ėshtė zbritur Muham-medit!
Kurejshitėt u ngritėn tė mllefosur. Filluan ta grushtojnė, ti mė¬shoj¬nė nė fytyrė, por megjithatė ai vazhdoi tė lexojė derisa e pėr¬fun¬doi. Pastaj shkoi te sahabėt e tij e gjaku i rridhte rrėke prej fy¬tyrės. Ata i thanė:
- Pėr kėtė ta kishim frikėn.
Ndėrsa Abdullahu ua ktheu:
- Betohem nė Allahun se armiqtė e Tij, tani janė mė tė dobėt nė sytė e mi dhe nėse dėshironi, unė do ta pėrsėris kėtė nesėr.
Ndėrsa ata ia pritėn: - Jo. Mjafton kjo qė bėre sot, sepse ata dėgjuan prej teje atė qė e urrejnė.
* * *
Abdullah ibnu Mesudi jetoi deri nė kohėn e halifatit tė Osmanit r.a. Kur u sėmur rėndė, atė e kishte vizituar Osmani r.a. dhe e kish¬te pyetur:
- Prej ēka po ankohesh?
Abdullahu ia ktheu:
- Prej mėkateve tė mia.
Osmani pastaj shtoi:
- Cila ėshtė dėshira jote?
Ai u pėrgjigj:
- Dėshiroj mėshirėn e Zotit tim.
Pastaj Osmani e pyeti:
- A tė urdhėroj tė ta japin rrogėn tėnde, tė cilėn nuk e ke marrė vite me radhė?!
Abdullahu iu pėrgjigj:
- Nuk kam nevojė pėr tė.
Osmani i tha:
- Do tu mbetet vajzave tė tua pas teje.
Abdullahu ia ktheu:
- A ke frikė se vajzat e mia do tė vuajnė nga varfėria?!
- Unė i kam urdhėruar ato qė ta lexojnė pėr ēdo natė surėn El Vakia, sepse unė e kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut duke thėnė: Kush e lexon suren El Vakia pėr ēdo natė, assesi nuk mund tė jetė i varfėr.
* * *
Kur arriti nata, Abdullah ibnu Mesudi kaloi nė botėn e am¬shuesh¬me, ndėrsa gjuha e tij ende ishte e freskėt duke pėrmendur Fjalėt e Allahut xh.sh.
SELMAN EL FARISI
Selmani ėshtė prej nesh Ehli Bejtit
Muhammedi a.s.
Ky ėshtė rrėfimi ynė pėr njeriun qė kėrkonte tė gjente tė vėr¬te¬tėn, pėr njeriun qė hulumtonte tė zbulonte Allahun.
Ky ėshtė rrėfimi pėr Selman El Farisiun, Allahu qoftė i kėnaqur me tė.
Po ia japim fjalėn vetė Selmanit tė na rrėfejė ngjarjet e tregimit tė tij, sepse ndjenjat e tij janė mė tė thella, rrėfimet e tij janė mė precize dhe mė tė sinqerta.
Ja se si e tregon Selmani rrėfimin e tij:
- Isha djalosh persian prej Isfahanit, nga fshati Xhej jan.
Babai im ishte kryetar i fshatit, mė i pasuri ndėr ta dhe me auto¬ritet tė lartė.
Isha krijesa mė e dashur tek ai prej ditės kur u linda dhe kjo da¬shuri sa vinte e shtohej me kalimin e kohės, derisa nga frika se do tė mė ndodhė diēka mė mbylli nė shtėpi ashtu siē mbyllen vajzat.
Isha adhurues i zjarrit dhe arrita nė hierarkinė mė tė lar¬tė, derisa mu besua ndezja e zjarrit qė ai tė mos fiket asnjėherė, as ditėn as natėn.
Babai im kishte njė kopsht tė madh, i cili na jepte tė lashta tė shum¬ta, e ai interesohej pėr tė dhe i merrte tė lashtat e tij.
Njė ditė prej ditėsh babai ishte i zėnė me punė tė tjera, tė ci¬lat nuk ia mundėsuan shkuarjen nė fshat dhe mė tha:
- O djali im, unė nuk mund tė shkoj nė kopsht pėr atė qė po e sheh edhe vetė. Shko ti sot atje dhe kujdesu pėr tė. U nisa me qėllim qė tė shkoj te kopshit ynė. Duke shkuar rrugės, kalova pranė njė kishe tė tė krishterėve e cila, pasi dėgjova zėrat e tyre duke u lutur, mė tėrhoqi vėmendjen.
* * *
Nuk dija asgjė pėr tė krishterėt apo pėr besimtarėt e feve tė tjera pėr shkak tė periudhės sė gjatė tė izolimit tim dhe ndėr¬prerjes sė kontakteve me njerėzit. Kur i dėgjova zėrat e tyre, hyra brenda nė kishė qė ti shoh se ēka po bėjnė.
Pas njė meditimi tė gjatė mė pėlqeu mėnyra e lutjes dhe lak¬mo¬va fenė e tyre dhe thashė:
Pėr Zotin kjo fe ėshtė mė e mirė se feja jonė. Betohem nė Alla¬hun se fare atė ditė nuk u ndava prej tyre deri nė mbrėmje dhe nuk shkova te kopshti i babait tim.
Pastaj i pyeta ata:
- Ku ėshtė burimi i kėsaj feje?
Mė thanė: - Nė Sham (Siri).
Nė mbrėmje u ktheva nė shtėpi dhe babai filloi tė mė pyes se ēkisha bėrė. Unė iu pėrgjigja:
- O babai im! Rrugės pėr nė kopshtin tonė kalova pranė njė kishe nė tė cilėn luteshin disa njerėz. Zėrat e tyre tėrhoqėn vėmendjen time dhe hyra brenda. Lutjet e tyre mė pėlqyen dhe aty qėndrova derisa perėndoi dielli.
Babai im u tmerrua nga veprimi im dhe mė tha:
- O djali im! Nė fenė e tyre nuk ka asgjė tė mirė! Feja jote dhe e baballarėve tė tu ėshtė mė e mirė se ajo.
Unė ia ktheva:
- Assesi, pėr Allahun, feja e tyre ishte mė e mirė se feja jonė. Babai im u frikėsua prej kėsaj qė thashė dhe pati frikė se do ta brak¬tis fenė tonė. Prandaj mė burgosi nė shtėpi dhe mi lidhi kėmbėt.
Shfrytėzova rastin e parė dhe i lajmėrova tė krishterėt:
- Nėse shkon ndonjė karvan pėr nė Sham, mė lajmėroni.
Nuk shkuan pak ditė dhe arriti tek ata njė karvan qė shkonte pėr nė Sham. Mė lajmėruan pėr kėtė dhe shpejt e shpejt i zgjidha kėmbėt dhe dola me ata duke u fshehur derisa arrita nė Sham.
Kur arrita atje, pyeta: - Kush ėshtė njeriu mė i devotshėm i kėsaj feje?
Ata u pėrgjigjėn:
- Ipeshkvi, kujdestari i kishės. Shkova tek ai dhe i thashė:
- Unė e pėlqeva Krishterimin dhe dėshiroj tė tė shoqėroj ty, tė jem nė shėrbimin tėnd, tė mėsoj prej teje dhe tė lutem me ty.
Ai mė tha:
Urdhėro. Hyra tek ai dhe fillova ti shėrbej atij.
Nuk shkoi pak kohė dhe kuptova se ai ishte njeri i keq. I urdhė¬ronte besimtarėt tė jepnin lėmoshė dhe u premtonte shpėrblime tė mėdha prej saj. Mirėpo, prej tėrė asaj qė ata i jepnin, ai nuk u jepte asgjė tė varfėrve dhe atyre qė kishin nevojė pėr ndihmė. Por, tė gjitha i ruante pėr vete, derisa mė nė fund grumbulloi shtatė qypa me ar.
Kjo sjellje e tij mė bėri ta urrej. Nuk vonoi dhe vdiq. Tė krishterėt, si zakonisht, u tubuan pėr ta varrosur, e unė u thashė atyre:
Njeriu, pėr varrosjen e tė cilit jeni tubuar ishte njeri i keq. Ai ju urdhėronte tė jepni lėmoshė dhe, kur ju e bėnit atė, ai ato i ruante pėr vete dhe nuk u shpėrndante asgjė tė varfėrve.
Ata mė pyetėn tė habitur:
- Si mund ta dish ti kėtė?!
Unė ua ktheva:
- Pėr ta vėrtetuar kėtė, po ju drejtoj te thesari i tij.
Ata mė thanė:
- Na drejto pra atje. Ua tregova vendin e thesarit tė tij tė fshehtė prej ku nxorėn shtatė qypa pėrplot ar dhe argjend. Kur e panė kėtė, thanė:
- Pėr Zotin, nuk do ta varrosim.
Pastaj e gozhduan atė nė njė vend publik dhe e gjuajtėn me gurė.
Pas pak kohe, nė vend tė tij zgjodhėn njė njeri tjetėr. E shoqė¬rova edhe atė dhe nuk kisha parė nė jetė njeri mė modest se ai, e as mė tė dhėnė pėr botėn tjetėr, as mė tė devotshėm. Ai lutej natėn dhe ditėn. E desha shumė dhe me tė kalova njė kohė tė gjatė dhe para se tė vdiste i thashė:
- Tė lutem, te kush mė kėshillon tė shkoj pas teje?
Ai u pėrgjigj:
- O djaloshi im! Nuk di tė gjendet ndonjė njeri si unė nė kėto anė, pėrveē njėrit nė Mosul, i cili nuk ka devijuar nga parimet e Krishterimit, prandaj shko dhe bashkangjitju atij.
Pasi vdiq shoku im, iu bashkangjita atij njeriu nė Mosul. Kur arrita tek ai, i rrėfeva tregimin tim dhe i thashė:
- Filani mė kėshilloi para se tė vdiste qė tė tė shoqėroj dhe mė tregoi se ti je besnik dhe i pėrmbahesh parimeve tė vėrteta tė Krishterimit.
Atėherė ai mė tha:
- Qėndro kėtu tek unė!
U vendosa tek ai dhe vėrejta se sjelljet dhe veprat e tij ishin pėr ēdo lėvdatė. Por, ai ishte nė moshė tė shtyrė dhe nuk shkoi shumė kohė dhe vdiq. Por, para se ta lėshonte shpirti, e pyeta:
- O filan! Si duket, ti do tė kalosh nė jetėn e amshueshme dhe ti e di gjendjen dhe hallin tim. Te kush mė kėshillon tė shkoj pas teje?
Ai me dhembje mu drejtua duke mė thėnė:
- O djaloshi im! Pėr Zotin, nuk di tė ketė njeri nė kėto anė si¬kurse unė, pėrveē njėrit nė Nes sibin, e ai ėshtė filani. Shko tek ai.
Pasi e varrosėm shokun tim, u shkova nė Nes sibin dhe i tregova atij tregimin tim dhe pėr porosinė e shokut tim, e ai mė tha:
- Qėndro tek unė. U vendosa aty dhe vėrejta se veprat dhe sjell¬jet e tij ishin sikurse tė tė dy shokėve tė tij tė mėparshėm. Por, nuk shkoi shumė kohė, e edhe atij i erdhi vdekja. Para se tė kalonte nė jetėn e amshueshme e pyeta:
Ti e di hallin tim, te kush mė kėshillon tė shkoj pas teje?
Ai mu drejtua me kėto fjalė:
O djaloshi im! Pėr Zotin, unė nuk njoh njeri qė ėshtė nė gjendjen nė tė cilėn isha unė, me pėrjashtim tė njėrit nė Amurije, e ai ėshtė filani. Tė kėshilloj tė shkosh tek ai. Shkova nė Amurije tek ai dhe i tregova pėr hallin tim, dhe ai mė tha:
- Qėndro tek unė! U vendosa aty dhe betohem nė Allahun se ishte nė rrugėn e shokėve tė tij. Gjatė qėndrimit tek ai, nė shenjė mirėnjohjeje pėr shėrbimet qė i kisha bėrė, mi kishte dhuruar disa lopė dhe dhurata tė tjera.
Nuk kaloi shumė kohė dhe edhe atė e gjeti ajo qė i kishte gjetur dy shokėt e tij tė mėparshėm. Por, para se tė vdiste, e pyeta:
- Ti e di ēėshtjen time, te kush mė kėshillon tė shkoj pas teje dhe si tė veproj?
Ai mė tha:
- O djaloshi im, betohem nė Allahun se nuk ka mbetur njeri nė sipėrfaqen e tokės qė i pėrmbahet asaj qė ne i pėrmbahemi... Mirėpo ėshtė afruar koha e paraqitjes sė njė Pejgamberi nė tokat arabe, i cili do ta mbartė mbi supet e tij fenė e Ibrahimit, pastaj do tė shpėrngulet prej vendlindjes sė tij nė njė vend ku ka shumė hurma dhe ai ka shenja tė cilat nuk mund tė fshihen. Ai e pranon dhuratėn, por jo edhe lėmo¬shėn dhe nė mes krahėve tė tij mban vulėn e profetėsisė. Nėse ke mundėsi tė arrish nė atė vend, tė kėshilloj tė shkosh atje.
Nuk kaloi shumė kohė dhe shoku im ndėrroi jetė. Unė qėndrova njė kohė nė Amurije, derisa atypari kaloi njė karvan tregtarėsh arabė tė fisit Kelb. Pas njė bisede, u thashė atyre:
- Nėse mė merrni mua deri nė tokat arabe, do tju jap lopėt dhe kėto dhurata. Ata mė thanė:
- Po, do tė tė marrim. Ua dhashė ato dhe mė morėn. Por kur arritėm nė vendin e quajtur Vadil Kura, mė tradhtuan dhe mė shitėn te njė ēifut, i cili mė mori me vete dhe mė caktoi qė tė jem nė shėrbimin e tij. Nuk shkoi shumė kohė e erdhi pėr vizitė tek ai njėri prej kushėrinjve tė tij nga fisi beni Kurejdha dhe mė bleu prej tij. Menjėherė mė mori me vete nė Jethrib dhe i pashė palmat, tė cilat mi kishte pėrmendur zotėriu im nė Amurije. E njoha Medinėn nė bazė tė pėrshkrimit tė tij. Aty u vendosa te zotėriu im.
Nė atė kohė, Pejgamberi a.s. e thėrriste nė fe popullin vet nė Mekė. Mirėpo, unė nuk kisha dėgjuar pėr paraqitjen e tij pėr shkak tė detyrimeve tė mia tė shumta qė mi impononte skllavėria.
Nuk shkoi shumė kohė dhe Pejgamberi a.s. u shpėrngul pėr nė Jethrib. Pėr Allahun, unė kisha hipur nė majė tė njė hurmeje tė zotėriut tim, ku isha duke kryer disa punė, ndėrsa zotėriu im ishte ulur nėn hijen e saj. Kur papritmas erdhi njėri nga kushėrinjtė e tij dhe i tha:
- I vraftė Allahu Benu Kajletėt ! Ata janė tubuar sot nė Kuba, duke pritur ardhjen e njė njeriu qė vjen nga Meka e pohon se ėshtė pejgamber.
Posa i dėgjova fjalėt e tij mė hipi njė mundim dhe u shqetėsova deri nė atė shkallė saqė mė kapi frika se do tė bie mbi zotėriun tim. Menjėherė nisa tė zbres prej hurmės dhe fillova ti them atij njeriut:
- Ēfarė po thua?! Pėrsėrite edhe njėherė lajmin... Prej fjalėve tė mia, zotėriu im u hidhėrua shumė dhe mė goditi rėndė dhe mė tha:
- Ēka po tė hyn nė udhė ty kjo?! Shko atje ku ishe, nė punėn tėnde!
* * *
Kur ra muzgu i mbrėmjes, mora disa hurma qė i kisha mble¬dhur dhe u drejtova atje ku pandehja tė ishte Pejgamberi. Hyra tek ai dhe, pasi e pėrshėndeta, i thashė:
Kam dėgjuar se ti je njeri i mirė. Me vete ke shokė jabanxhi, tė cilėt kanė nevojė pėr ndihmė. Ja, kjo ėshtė qė mė ka qėlluar mua pėr tua dhėnė juve si lėmoshė (sadaka) dhe e pashė se ju keni mė shumė tė drejtė nė kėtė sesa tė tjerėt. Pastaj iu afrova atij, e ai u tha sahabėve tė vet:
- Hani... ndėrsa ai e tėrhoqi dorėn e nuk hėngri.
Atėherė thashė me vete: Kjo ėshtė njėra prej shenjave.
Pastaj u ktheva dhe nisa tė mbledh disa hurma tė tjera dhe, kur Pejgamberi a.s. kaloi prej Kubas nė Medinė, shkova tek ai e i thashė:
- Unė vėrejta se ti nuk po e ha sadakėn (lėmoshėn) dhe ja, kėto hurma ti kam sjellė dhuratė, nė shenjė nderimi dhe respekti ndaj teje. Ai i hėngri disa prej tyre dhe i urdhėroi sahabėt qė edhe ata tė hanė me tė, gjė qė edhe e bėnė.
Atėherė thashė me vete:
Kjo ėshtė shenja e dytė...
Pastaj shkova te Pejgamberi a.s. nė Bekie El Garkad , ku ishte duke varrosur njėrin prej sahabėve tė vet. E pashė ulur e nė trup kishte dy copė pėlhurash. I dhashė selam e pastaj u solla mbra¬pa shpinės, se mos do ta shoh vulėn, tė cilėn ma kishte pėrshkruar zotėriu im nė Amurije.
Kur e hetoi Pejgamberi a.s. se jam duke shikuar shpinėn e tij, e kuptoi qėllimin tim. Atėherė e hoqi mbulesėn e tij prej shpinės dhe unė e pashė vulėn nė mes tė dy krahėve tė tij. Atėherė mu bė e qartė se ky ishte Pejgamberi, qė ma kishte pėrshkruar shoku im nė Amurije. Iu hodha nė shpinė dhe fillova ta puth dhe tė qaj, ndėrsa Pejgamberi a.s. me gjakftohtėsi mė pyeti:
- Ēfarė ke?
Atėherė i tregova rrėfimin tim qė nga fillimi. Shenjat e habisė dukeshin tė qarta nė fytyrėn e tij. U gėzua qė sahabėt e tij ishin tė pranishėm aty dhe e dėgjuan atė prej gojės sime. Edhe ata ishin tė habitur dhe tė gėzuar.
* * *
Pėrshėndetjet dhe selamet tona qofshin pėr Selman El Farisiun, i cili nuk ngurroi e as nuk u lodh ta kėrkojė tė vėrtetėn nė ēdo vend.
Pėrshėndetjet tona qofshin pėr Selman El Farisiun, i cili, nė mo¬mentin kur e njohu, besoi nė tė vėrtetėn, me besimin mė tė fortė dhe mė tė thellė.
Paqja e Zotit qoftė mbi Selman El Farisiun ditėn kur ai vdiq dhe ditėn kur ai do tė ringjal
EBU DHERR EL GIFARI
Nuk mbajti toka e as nuk njohu qielli njeri mė tė drejtė se Ebu Dherrin.
Muhammedi a.s.
Nė luginėn Veddan, e cila e lidh Mekėn me botėn e jashtme, jetonte fisi Gifar.
Fisi Gifar jetonte me ato dromca tė vogla tė tregtisė, qė mbartnin karvanet e kurejshėve duke shkuar nė Sham apo duke u kthyer prej tij.
Ndoshta jetonin edhe nga plaēkitja e kėtyre karvaneve, nėse ata nuk u jepnin atė qė dėshironin ata.
Xhundub ibnu Xhunadete, i njohur me ofiqin Ebu Dherr, ishte njėri prej bijve tė kėtij fisi. Mirėpo, ai dallohej prej tyre me guxi¬min, menēurinė dhe largpamėsinė e tij...
Ai me plot keqardhje i shikonte pjesėtarėt e popullit tė vet qė i adhuronin idhujt e ndryshėm.
Ai i shikonte me pėrbuzje besimet nė tė cilat besonin arabėt pėr shkak se ato nuk kishin kurrfarė vlere.
Ai priste paraqitjen e njė pejgamberi tė ri, i cili do tua mbush¬te njerėzve mendjet dhe zemrat dhe do ti nxirrte prej errėsi¬rės nė dritė.
* * *
Pas pak kohe, derisa ishte nė shkretėtirėn e tij, Ebu Dherrit i arriti lajmi i paraqitjes sė Pejgamberit tė ri nė Mekė, e ai i tha vėllait tė vet, Enisit:
- Shko deri nė Mekė, studio lajmet e kėtij njeriu qė pretendon se ėshtė pejgamber dhe thotė se atij i vjen shpallja nga qielli, dėgjo disa prej fjalėve tė tij dhe mė sill diēka prej tyre.
* * *
Enisi shkoi nė Mekė dhe u takua me tė Dėrguarin e Allahut, dėgjoi prej tij, pastaj u kthye nė shkretėtirė, ku ishte duke e pritur me padurim Ebu Dherri. Ai e pyeti me plot dashuri pėr lajmet e pejgamberit tė ri.
Enisi i tha:
- Betohem nė Allahun se pashė njė njeri qė thėrret nė moral tė lartė dhe thotė fjalė qė nuk janė poezi.
Ebu Dherri atėherė pyeti:
- Ēthonė njerėzit pėr tė?
Ai u pėrgjigj:
- Thonė se ėshtė magjistar, fallxhi dhe poet.
Ebu Dherri tha:
- Betohem nė Allahun se nuk e ke shuajtur etjen time e as nuk e ke kryer porosinė time. A pranon tė kujdesesh pėr familjen time e unė tė shkoj atje dhe ta studioj ēėshtjen e tij?
Enisi i tha:
- Po. Mirėpo, ki kujdes me njerėzit e Mekės.
* * *
Ebu Dherri u pėrgatit pėr rrugė, mori me vete njė kėnatė tė vogėl me ujė dhe tė nesėrmen u nis nė drejtim tė Mekės. Dėshironte tė takohej me Pejgamberin a.s. dhe tė studionte vetė ēėshtjen e tij.
* * *
Ebu Dheri arriti nė Mekė i frikėsuar nga banorėt e saj. Atij i kishin arritur lajmet e hidhėrimit tė kurejshėve pėr pėrbuzjen e zotėrave tė tyre nga ana e pasusve tė Muhammedit.
Pėr kėtė ai nuk dėshiroi tė pyes askė pėr Muhammedin, sepse nuk e dinte se njeriun qė do ta pyeste a do tė ishte prej pasuesve apo kundėrshtarėve tė tij.
* * *
Kur erdhi nata, ai u shtri nė Qabe. Rastėsisht kaloi atypari Aliu r.a., e njohu se ėshtė jabanxhi dhe i tha:
Eja tek unė o njeri! Shkoi me tė dhe atė natė e kaloi tek ai. Nė mėngjes e mori kėnatėn dhe janxhikun e tij dhe u kthye nė Qabe, duke mos e pyetur njeri tjetrin pėr asnjė send.
Ebu Dherri e kaloi edhe ditėn e tij tė dytė duke mos u njohur me Pejgamberin a.s. Kur erdhi mbrėmja, i mori sendet qė kishte me vete prej Qabes dhe pranė tij kaloi Aliu r.a., i cili i tha:
- A nuk ka ardhur koha qė njeriu tė dijė shtėpinė e vet?!
Pastaj e shoqėroi deri nė shtėpi, bujti pėrsėri natėn e dytė, dhe nuk e pyetėn njėri tjetrin pėr asnjė send.
Natėn e tretė Aliu i tha shokut tė vet:
- A mė tregon ētė solli nė Mekė?
Ebu Dherri i tha:
- Unė erdha nė Mekė prej njė vendi tė largėt. Dėshiroj tė tako¬hem me Pejgamberin e ri dhe tė dėgjoj diēka qė thotė ai.
Shenjat e gėzimit u dukėn nė fytyrėn e Aliut r.a. e i tha:
- Betohem nė Allahun se ai vėrtet ėshtė i Dėrguari i Allahut dhe ai... dhe ai...
Nesėr nė mėngjes eja pas meje. Nėse shoh diēka prej sė cilės kam frikė pėr ty, unė do tė ndalem, do tė bėj sikur dua tė derdh ujė, e nėse vazhdoj, pėrcillmė dhe hy aty ku do tė hyj unė.
* * *
Atė natė, Ebu Dherri nuk i mbylli sytė nga gėzimi se do tė ta¬kohet me Pejgamberin a.s. dhe dėshira pėr tė dėgjuar diēka qė i shpallet atij.
Nė mėngjes, Aliu u nis me mysafirin e tij pėr nė shtėpinė e Pej¬gamberit fisnik e pas tij shkonte Ebu Dherri, duke e pėrcjellė hap pas hapi, pa shikuar as majtas e as djathtas, derisa mė nė fund hyn nė shtėpinė e Pejgamberit a.s. e Ebu Dherri tha:
- Es selamu alejke ja resulullah! (Paqja e Zotit qoftė mbi ty, o i Dėrguar i Allahut!)
Pejgamberi a.s. ia ktheu:
- Ve alejke selamullahi ve rahmetuhu ve berekatuhu (Edhe mbi ty qoftė paqja e Allahut, mėshira dhe begatia e Tij!)
Ebu Dherri ishte i pari qė e pėrshėndeti Pejgamberin me pėrshėndetjen islame, pastaj ajo u pėrhap dhe u pėrgjithėsua.
* * *
Pejgamberi a.s. filloi ta ftojė Ebu Dherrin nė fenė islame dhe ia lexonte Kuranin. Aty pėr aty e shpalli fjalėn e dėshmisė dhe hyri nė fenė e re para se tė largohej prej aty. Ishte i katėrti apo i pesti prej atyre qė kishin pranuar fenė islame.
Ia japim fjalėn Ebu Dherrit tė na tregojė pjesėn e mbetur tė tregimit tė tij, i cili thotė:
Pas kėsaj qėndrova me Pejgamberin a.s. nė Mekė, i cili mi mėsoi bazat e fesė islame, mė mėsoi tė lexojė disa pjesė tė Kuranit e pastaj mė tha:
- Mos i trego askujt pėr Islamin tėnd nė Mekė, sepse unė kam frikė se do tė tė vrasin.
Atėherė thashė:
- Betohem nė Allahun, nė duart e tė Cilit ėshtė shpirti im, se nuk do tė largohem nga Meka derisa tė shkoj nė Qabe dhe tė bėrtas me tėrė fuqinė time pėr thirrjen e vėrtetė nė mesin e kurejshitėve. Pejgamberi a.s. heshti.
Shkova nė Qabe. Kurejshitėt ishin ulur dhe bisedonin nė mes vete. Shkova nė mesin e tyre dhe bėrtita me zė tė lartė: O Kurejshė! Unė dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Allahut.
Ende pa arritur fjalėt e mia nė veshėt e popullit, tė gjithė u tmerruan dhe u ngritėn prej kuvendimeve tė tyre dhe thanė:
- Na e sillni atė tė marrė.
U ngritėn dhe filluan tė mė rrahin deri nė vdekje. Aty mė kapi El Abas ibnu Abdul Mutalibi, xhaxhai i Pejgamberit, i cili mė mori nė mbrojtje, pastaj iu drejtua atyre dhe iu tha: - Medet pėr ju! A doni tė vrisni njė njeri prej Gifarit, kurse rruga e karvaneve tuaja ėshtė nėpėr tokėn e tyre?! Largohuni prej meje!
Pasi mė doli kllapia, shkova te Pejgamberi a.s. Kur pa se ēka mė kishte ndodhur, mė tha:
- A nuk ta ndalova qė tė shpallėsh Islamin tėnd?
I thashė:
- O i Dėrguari i Allahut. Kjo mė brente thellė nė shpirt dhe desha ta bėja.
Atėherė mė tha:
- Shko te populli yt! Lajmėroji ata pėr atė qė ke parė dhe qė ke dė¬gjuar. Thirri ata nė fenė e Allahut. Me siguri Allahu do tė tė shpėrblejė ty pėr tė gjitha kėto.
Kur tė tė arrijė lajmi se unė e kam shpallur thirrjen islame hap¬tazi, eja tek unė.
Ebu Dherri pastaj vazhdon e thotė:
- U nisa dhe arrita nė vendlindjen time. Mė takoi vėllai im, Enisi, i cili mė pyeti:
- Ēbėre?
I thashė:
- Unė e pranova fenė islame.
Nuk kaloi shumė kohė dhe atij Allahu ia zgjeroi kraharorin e i tha:
Edhe unė pranova fenė tėnde.
Pastaj shkuam te nėna jonė dhe e thirrėm nė fenė islame, e cila po ashtu e pranoi.
Prej asaj dite nisi kjo familje besimtare tė thėrras nė fenė Islame duke i pėrballuar tė gjitha vėshtirėsitė derisa nė fisin Gifar e pra¬nuan fenė islame njė numėr i madh i njerėzve dhe filluan ta falin namazin.
Njė grup tjetėr tha:
Do tė mbesim nė fenė tonė e kur tė shkojė Pejgamberi nė Medi¬nė do ta pranojmė fenė islame. Por kur Pejgamberi a.s. kaloi nė Medinė, ata e pranuan fenė islame. Pejgamberi a.s. pėr kėtė kishte thėnė:
- Fisin Gifar e ka falur Allahu. Ata e pranuan Islamin, Allahu i shpėtoftė!
Ebu Dherri qėndroi nė shkretėtirėn e tij derisa kaloi beteja e Bedrit, e Uhudit dhe e Hendekut. Pastaj kaloi nė Medinė, iu pėrkushtua Pejgamberit a.s. dhe kėrkoi leje qė tė jetė nė shėrbimin e tij. Pejgamberi a.s. e lejoi tė jetė nė shėrbimin e tij dhe ai u kėnaq me shoqėrimin e tij dhe u gėzua qė ishte nė shėrbimin e tė Dėrguarit.
Pejgamberi a.s. vazhdoi ti japė pėrparėsi atij mbi tė tjerėt dhe ta respektojė atė. Asnjėherė nuk ndodhi qė tė takojė e tė mos pėrshėndetet dhe tė mos i buzėqeshė.
* * *
Kur Pejgamberi a.s. kaloi nė botėn e amshueshme, Ebu Dherri nuk pati durim tė qėndrojė nė Medinėn e ndritshme, pasiqė ajo kish¬te mbetur pa zotėriun e saj. Prandaj ai u shpėrngul diku nė fshatrat e Shamit dhe qėndroi atje gjatė hilafetit tė Ebu Bekr Es Sidikut dhe Omer ibnul Hatabit r.a.
Gjatė halifatit tė Osmanit r.a. shkoi tė jetojė nė Damask dhe vėrejti dhėnien e muslimanėve pas begative tė kėsaj bote, e cila e habiti dhe e bėri ta gjykojė atė mėnyrė tė jetesės. Osman ibnu Afani r.a. e ftoi nė Medinė. Ai iu pėrgjigj ftesės sė tij dhe shkoi. Mi¬rė¬po ai nuk e pėlqeu dhėnien e njerėzve pas tė mirave tė kėsaj bote, por edhe njerėzit nuk e pėlqenin qėndrimin e tij ndaj tyre. Pėr kėtė, Osmani e urdhėroi tė transferohej nė fshatin Rebdha, njė fshat i vogėl nė afėrsi tė Medinės, nė tė cilin u shpėrngul dhe jetoi larg njerėzve njė jetė asketi, larg begative tė kėsaj bote, duke u mbėshtetur nė pėrvojėn e Pejgamberit a.s. dhe dy as habėve tė tij, tė cilėt e preferuan jetėn e amshueshme nga tė mirat e jetės sė pėrkohshme.
* * *
Njė ditė prej ditėsh tek ai hyri njė njeri dhe nisi tė hedhė shiki¬min nė tė gjitha anėt e shtėpisė sė tij, por nuk vėrejti as¬njė orendi.
Atėherė e pyeti: - O Ebu Dherr, ku janė orenditė e tua?!
Ai iu pėrgjigj. - Ne kemi njė shtėpi atje (e kishte fjalėn pėr ahi¬retin), ku e dėrgojmė pasurinė tonė mė tė mirė.
Njeriu e kuptoi qėllimin e tij dhe i tha:
- Mirėpo, ti patjetėr duhet tė kesh pasuri, derisa je nė kėtė shtėpi (do tė thotė nė kėtė dynja).
Ai u pėrgjigj: - Mirėpo i zoti i shtėpisė nuk na lė nė tė.
* * *
Emiri i Shamit ia kishte dėrguar atij treqind dinarė dhe i kishte thėnė:
- Pėrdori kėto pėr nevojat e tua. Mirėpo, ai ia ktheu dinarėt atij dhe i tha: A nuk gjeti emiri i Shamit njeri tjetėr, vetėm mua?!
Nė vitin tridhjetė e dy sipas hixhretit, sahabi i devotshėm kaloi nė jetėn e amshueshme. Pėr tė Pejgamberi a.s. kishte thėnė:
Nuk mbajti toka e as nuk njohu qielli njeri mė tė drejtė se Ebu Dherri.
ABDULLAH IBNU ABASI
Ai ėshtė djalosh i pjekur, ka gjuhė dhe stil tė tė pyeturit, zemėr dhe mend...
(Omer Ibnul Hattab)
Ky shok i shquar i Pejgamberit a.s. ishte tejet madhėshtor nga pikėpamja e sjelljeve. Atij nuk i kaloi gjė pa punuar.
Atij iu shtua nami nė mesin e shokėve tė Pejgamberit a.s., e si¬kur tė lindte pak mė vonė, ai nuk do tė kishte nderin tė jetė nė sho¬qėrinė e tė Dėrguarit tė Allahut.
Njeri i njė farefisi me nam. Ky ėshtė djali i xhaxhait sė Pejgamberit a.s. Gėzonte nam pėr dituri, se ishte dijetar i vyeshėm i umetit tė Muhammedit a.s. dhe burim i pashtershėm i dijes sė tij. Gėzonte nam pėr devotshmėrinė qė kishte. Ai shpeshherė agjėronte ditėn dhe rrinte zgjuar natėn, duke u falur, kėrkonte tia falė Allahu gabimet gjersa vinte agu i mėngjesit. Qante nga frika e Zotit gjersa i shko¬nin lotėt nėpėr faqe. Ai ėshtė Abdullah ibnu Abasi, dijetar, njohės i Zotit dhe i umetit tė Muhammedit, i cili mė sė miri e njihte Librin e Allahut dhe mė sė miri zotėronte komentimin e tij, mė i afti pėr tė depėrtuar nė kuptimin e thellė tė tij dhe njohės i objektivave dhe fshehtėsive tė tij.
Ibn Abasi u lind tri vjet para hixhretit (shpėrnguljes sė muslimanėve nga Meka nė Medinė). Kur vdiq Pejgamberi a.s., ai i ishte vetėm 13 vjeē. Megjithatė ai i ka mbajtur mend 1660 hadithe (tė Muhammedit a.s.), pėr tua treguar ato muslimanėve, tė cilat i vėr¬tetojnė Buhariu dhe Muslimi nė koleksionet e tyre.
Kur e lindi e ėma, e ēoi te Pejgamberi i Allahut , i cili e fėrkoi me jargėt e tij. Ajo qė hyri mė sė pari nė gojėn e tij ishte jarga e pastėr e Pejgamberit tė Bekuar. Me atė ai u frymėzua pėr adhurim e urtėsi, siē thotė Fjala e All ahut xh.sh.: Ai qė pajiset me urtėsi, ai ėshtė pajisur me shumė tė mira.
* * *
Si iu hoq amuleti djaloshit hashimit dhe hyri nė moshėn shta¬tėvjeēare, ai zuri ta shoqėronte Pejgamberin e Allahut me njė sho¬qė¬rim tė ngushtė, mu si syri me syrin. Djaloshi ia pėrgatiste ujin pėr abdest Pejgamerit a.s. kur ai e kishte ndėrmend tė merte abdest. Falej pas tij kur ai falej. Dhe ulej prapa tij kur vendoste tė udhė¬tonte, gjersa u bė si hije e trupit tė tij. Ai i qepej pas kudo qė shkon¬te Pejgamberi a.s. Gjatė asaj kohe kishte zemėr dhe ndėrgjegje tė pastėr dhe me vete mbante tė gjitha mjetet pėr tė shėnuar (thėnie apo porosi tė tij).
* * *
Ai rrėfen pėr vete dhe thotė:
I Dėrguari i Allahut njė ditė po pėrgatitej pėr tė marrė ab¬dest. Unė ia pėrgatita ujin me tė shpejtė, aq sa munda, e ai u gėzua pėr kėtė veprim timin...
Kur po bėhej gati pėr tu falur, mė dha shenjė qė tė qėn¬droja afėr tij. Kur mbaroi faljen, ai ma bėri me dorė dhe mė tha:
Kush ta ndaloi qė tė jesh afėr meje, o rob i Allahut? E unė i thashė:
Ti je mė i madhėruar tė tė shikoj karshi dhe mė i dashur sesa tė jem krah pėr krah me ty, o i Dėrguar i Allahut! Ai ngrit duart drejt qiellit dhe tha:
O Zot, i dhuroji urtėsi kėtij fėmije!
Allahu iu pėrgjigj lutjes sė Pejgamberit tė Tij dhe djaloshit i dhuroi urtėsi, qė ia tejkaloi njerėzve mė tė urtė.
Ska dyshim se dėshironi dini disa qėndrime tė urtėsisė sė Abdulla ibnu Abasit. Ja, pra, po ju sjellim njė qėndrim, besojmė se ai do tė mjaftojė.
Kur disa shokė tė Aliut u larguan nga radhėt e tij dhe e lanė tė vetmuar nė konfliktin nė mes tij dhe Muaviut r.a., atėherė Abdull llahu i tha Aliut r.a.:
- Mė lejo mua, o Prijės i muslimanėve, qė tė kontaktoj me popullin dhe tu flas!
Ai mė tha:
- Unė po frikėsohem prej tyre pėr fatin tėnd.
- Jo, kurrsesi (mos u frikėso), nė emėr tė Zotit!
Pastaj ai shkoi tek ata, dhe kurrė nuk kishte parė njerėz mė tė angazhuar nė ibadet se ata.
Ata i thanė:
- Mirėsevjen o ibnu Abas... Ēfarė tė solli ty kėtu?
Kam ardhur pėr tė biseduar me ju, tha ai.
Disa prej tyre thanė:
Mos i flisni!
E disa tė tjerė shtuan: Fol, tė dėgjojmė! Ēthua!? Ai tha:
Mė tregoni se ēka nuk ju pėlqen nga biri i xhaxhait tė Pejgam¬berit tė Allahut, burrit tė bijės sė tij dhe i pari qė i besoi atij.
Ata thanė:
Jemi tė zemėruar me tė pėr shkak tė kėtyre tri ēėshtjeve:
E para: ai ka caktuar njerėz arbitrar nė Fenė e Allahut...
E dyta: ai e luftoi Aishen dhe Muaviun dhe nuk i ka marrė pre lufte e as robėr...
E treta: ai e ka shlyer titullin prijės i besimtarėve, edhe pse muslimanėt ia kanė dhėnė betimin dhe e kanė njohur pėr prijės tė tyre.
Ai tha:
Ēfarė mendoni nėse unė ju rikujtoj diēka dhe ju citoj nga Libri i Allahut dhe nga hadithet e Pejgamberit a.s., tė cilin nuk duhet ta hidhni poshtė, a do tė hiqni dorė nga qėndrimi juaj?
Ata thanė:
Po.
Ai tha:
Sa i pėrket fjalės suaj se ai ka emėruar sundues arbitrar nė Fenė e Allahut, po ju tregoj se Allahu i Lartmadhėruar nė Kuran thotė:
Mos mbytni gjahun duke qenė ju nė ihram. E kush e mbyt atė me qėllim, atėherė dėnohet qė nė kafshė shtėpiake tė ngjash¬me ta falė ose tė kompensohet vlera e saj. (El Maide: 96)
Po ju pėrbej me Allahun se a ėshtė mė e rėndėsishme qė nje¬rėzit tė ruajnė gjakun dhe jetėn e tyre duke u pajtuar me njėri¬ tjetrin apo tė shprehin mendimin e tyre pėr njė lepur, vlera e tė cilit ėshtė njė e katėrta e dėrhemit?!
Ata thanė:
Jo, mė e rėndėsishme ėshtė ruajtja e gjakut tė muslimanėve dhe pajtimi mes tyre.
Ai pyeti:
A u morėm vesh pėr kėtė ēėshtje?
Ata thanė:
Pėr Zotin, po.
Ai vazhdoi;
Sa i pėrket fjalės tuaj se Aliu ka luftuar dhe nuk i ka marrė robėreshat e luftės, siē ka vepruar Pejgamberi i Allahut, unė ju pyes nėse dėshironi tė merrni rob lufte nėnėn tuaj, Aishen, dhe ta trajtoni atė siē trajtohen robėreshat e luftės?!
Nėse thoni po; atėherė ju jeni pabesimtarė. Por nėse thoni: se ajo nuk ėshtė nėna juaj, ju prapė jeni pabesimtarė, se Allahu i Lartmadhėruar thotė: Pejgamberi ėshtė mė i afėrt dhe mė i respektuar se vetė besimtarėt (farefisi i gjakut), ndėrsa gratė e tij janė nė vend tė nėnave tė tyre (pėr misionin dhe pėrgjegjėsinė e tyre qė kanė si nėna tė besimtarėve). (El Ahzab:6)
Pra, ju merreni kėtė si tė doni.
Pastaj tha:
A mbaruam gjithashtu edhe me kėtė ēėshtje?
Ata thanė:
Pėr Allahun, po.
Ai vazhdoi. Sa i pėrket fjalės suaj se Aliu vetė e ka anuluar titullin e prijėsit tė besimtarėve, po ju tregoj se kur Pejgamberi i Allahut kėrkoi nga politeistėt, nė Ditėn e Hudejbies, qė ta shkruaj¬nė nė marrėveshjen paqėsore qė arritėn tekstin Pėr kėtė (ēėsh¬tje) jemi marrė vesh me Muhammedin, tė Dėrguarin e Allahut, ata thanė: Po tė besonim se ti je i Dėrguari i Allahut, nuk do tė tė pen¬gonim nga Qabja e as nuk do tė tė luftonim, por shkruaj tekstin: Muhammedi, i biri i Abdull llahut. Ai lėshoi pe nė kėrkesėn e tyre dhe u tha:
Pėr Allahun, unė jam i Dėrguar i Allahut, edhe pse ju mė pėrgėnjeshtoni.
A pėrfunduam edhe me kėtė i pyeti ata Abdu¬llahu.
Pėr Allahun, po, ia kthyen ata.
Si rezultat i kėtij takimi, nė tė cilin Abdull llah ibnu Abasi demonstroi urtėsi tė rrallė, ishte kthimi i njėzet mijė pjesėtarėve tė larguar nga radhėt e Aliut. Katėr mijė tė tjerė kėmbėngulėn qė tė qėndrojnė nė armiqėsi ndaj tij, nė shenjė mėrie dhe mospajtimi me tė vėrtetėn.
* * *
Djaloshi Abdullah ibnu Abasi kishte trasuar ēdo rrugė tė dijes dhe kishte bėrė ēmos pėr tu pajsur me dituri. Ai vazhdoi tė pijė nga uji i pashtershėm i Pejgamberit tė Allahut sa ishte ai gjallė. Kur i Dėrguari i Allahut ndėrroi jetė, ai u drejtua nga dijetarėt e tjerė sahabė dhe zuri tė marrė dije prej tyre.
Nga rrėfimi i tij nė vetėn e parė:
Kur mė arrinte ndonjė hadith te ndonjėri njeri prej sahabėve tė tė Dėrguarit tė Allahut, unė shkoja te dera e shtėpisė sė atij njeriu nė kohėn e gjumit, nė mesditė, dhe mbėshtetesha nė xhelabinė ti¬me nė pragun e shtėpisė sė tij. Aty era mė hidhte pluhur vazhdi¬misht. Sikur tė dėshiroja tė merrja leje pėr tė hyrė brenda, ai do tė mė lejonte. Pritjen e bėja me qėllim qė ta kėnaqja atė. Kur ai dilte nga shtėpia e mė shihte nė kėtė gjendje, mė thoshte:
O biri i xhaxhait tė Pejgamberit, ēka tė ka sjellur ty kėtu? Pėrse nuk ke dėrguar dikė qė tė vijė tek unė? E unė i thoja se kam arsye¬tim pėr se kam ardhur te ti, se dija kėrkohet dhe nuk vjen vetvetiu. Mė pas e pyesja pėr njė hadith.
Ashtu siē ibnu Ab basi i pėrkushtohej kėrkimit tė diturisė, po ashtu e ēmonte vlerėn e dijetarėve.
Ja ku ėshtė Zejd ibnu Thabiti, regjistrues i Vahjit (shpalljes) i janė lėnduar kėmbėt duke ecur tepėr, - dhe prijės i banorėve tė Medinės nė Jurisprudencė, Fikh, Kiraet dhe Feraidin (trashėgiminė), - qė po bėhej gati pėr tė hipur mbi njė kafshė, kur para tij del djaloshi hashimij, Abdullah ibnu Abasi, siq qėndron robi para zotėriut tė vet, e kap frerin dhe niset me devėn e tij.
Zejdi i tha:
Lėre atė, o biri i xhaxhait tė Pejgamberit tė Allahut!
Kėshtu jemi urdhėruar tė sillemi me dijetarėt tanė, ia ktheu ibnu Abasi.
Atėherė, Zejdi i tha:
Mė trego dorėn tėnde, tė ta shoh!
Ibnu Abasi ia ofroi dorėn e vet. Ai u pėrkul mbi dorėn e tij, e puthi dhe i tha: Kėshtu jemi urdhėruar tė sillemi me pjesėtarėt e familjes sė Pejgamberit tonė.
* * *
Ibnu Abasi iu dha me pėrkushtim kėrkimit tė diturisė derisa arri¬ti njė diapazon tė gjerė tė dijes me tė cilin i mahniti dijetarėt e mėdhenj. Lidhur me tė, Mesruk ibnu El Exhde, njėri nga bashkėk¬o¬hanikėt e sehabėve tė Pejgamberit, ka thėnė:
Kur e shikoja ibnu Abasin, thoja me vete: Njeriu mė i bukur. Kur fliste, thoja ky ėshtė njeri qė flet me njė gjuhė elekuente dhe qenka shumė i ditur.
Kur ibnu Abasi u pajis me dituri aq sa lakmonte, ai u bė mėsues (i shquar) dhe filloi ti mėsojė njerėzit. Shtėpia e tij u bė universitet i muslimanėve... U bė universitet me plot kuptimin e fjalės qė ka nė kohėn e sotme.
I gjithė dallimi nė mes tė universitetit tė ibnu Abasit dhe uni¬ver¬si¬teteve tona ėshtė se nė universitetet tona grumbullohen dhje¬tėra profesorė, e ndonjėherė edhe qindra sish, kurse, sa i pėrket universitetit tė ibnu Abasit, ai funksiononte me njė profesor tė vetėm, e ai ishte ibnu Abasi. Njėri prej sahabėve tė tij thotė: Kam marrė pjesė nė njė tubim tė ibnu Abasit dhe ma merr mendja se tu¬bimet e tij do tė ishin krenari pėr tė gjithė kurejshėt. Kam parė njerėz qė tuboheshin nėpėr rrugėt qė shpienin nė shtėpinė e tij, ndėrsa ato ishin tė ngushta pėr ti pranuar tė gjithė ata njerėz dhe nuk kishin nga tė kalonin. Hyra nė shtėpinė e tij dhe e njoftova se ishin tubuar njerėzit te dera e tij, e ai mė tha:
Sill ujin tė marr abdest!
Ai mori abdest dhe shtoi:
Dil e thuaju se kush dėshiron tė pyesė pėr Kuranin dhe shkronjat e tij, le tė hyjė.
Unė dola dhe u thashė njerėzve pėr atė qė mė porositi. Ata fi¬lluan tė hyjnė brenda, derisa u mbush e tėrė shtėpia me njerėz. Asnjė pyetje, nuk mbeti pa pėrgjigje. Ai u pėrgjigj ashtu siē shtroheshin pyetjet, madje edhe mė hollėsisht.
Pastaj u tha:
Lirojuni rrugėn vėllezėrve tuaj!
Ata dolėn pėrjashtė. Pastaj mė tha:
Dil e thuaju se kush dėshiron tė pyesė pėr tefsirin (komentimin) e Kuranit dhe shpjegimet rreth tij, le tė hyjė!
Dola dhe u thashė, ashtu siē mė urdhėroi.
Ata hynė gjersa u mbush e tėrė oda dhe shtėpia. Asnjė pyetje nuk mbeti pa pėrgjigje, ashtu siē i shtroheshin atij, madje edhe mė hollėsisht.
Pastaj tha:
Dil e thuaju se kush dėshiron tė pyes pėr gjėrat e lejuara (hallall) dhe tė palejuara (haram) nė Islam dhe pėr jurisprudencėn islame, le tė hyjė.
Dola dhe u thashė. Ata zunė tė hyjnė, derisa u mbush tėrė shtėpia.
Nuk mbeti asnjė pyetje pa pėrgjigje. Ai iu pėrgjigj atyre ashtu siē e pyetėn. Pastaj u tha:
Lirojuni rrugėn vėllezėrve tuaj! Dhe ata dolėn nga shtėpia.
Ai mė tha:
Dil dhe thuaju se kush dėshiron tė pyesė pėr tė drejtėn e trashė¬gi¬misė (faraidin) dhe ēėshtjet e ngjashme me to, le tė hyjė!
Dola dhe u thashė ashtu siē mė tha ai. Ata zunė tė hyjnė bren¬da, derisa u mbush e tėrė shtėpia. Asnjė pyetje nuk mbeti pa pėrgjigje.
Pastaj u tha:
Lirojuni rrugėn vėllezėrve tuaj! Pastaj mė tha: - Dil dhe thuaju se kush dėshiron tė mė pyesė pėr gjuhėn arabe, poezinė dhe fjalėt e panjohura arabe, le tė hyjė brenda.
Tė interesuarit pėr kėtė ēėshtje zunė tė hyjnė brenda, derisa u mbush e tėrė shtėpia. Asnjė pyetje, nuk mbeti pa pėrgjigje. Transmetuesi i kėtij tregimi thotė:
Sikur i tėrė fisi Kurejsh tė mburrej me tė, do tė ishte njė nam i madh pėr tė.
* * *
Ibnu Abasi r.a. e kishte parė tė arsyeshme qė njohuritė e ndrysh¬me tua mėsojė njerėzve nė ditė tė caktuara, nė mėnyrė qė tė mos bėhet tollovi e ngjashme siē bėhej kohė mė parė.
Njė ditė nė javė vendosi tė merret vetėm me komentimin e Kuranit.
Njė ditė merrej me jurisprudencėn islame.
Njė ditė merrej me studimin e betejave tė tė Dėrguarit tė Allahut.
Njė ditė merrej me poezi.
Njė ditė merrej me evokimin e ditėve tė mėdha tė arabėve.
Kurrė nuk ėshtė ulur pranė tij ndonjė dijetar e tė mos ta ketė dė¬gjuar atė me vėmendje tė veēantė.
Kur ndonjė njeri e pyeste pėr ndonjė ēėshtje, kurrė nuk nda¬hej prej tij pa mėsuar diēka tė re.
* * *
Nė sajė tė dijes dhe aftėsisė sė tij pėr jurisprudencėn islame, ibnu Abasi arriti tė bėhet kėshilltar i Hulifai rashidinėve, edhe pse ishte nė moshė tė re. Kur i drejtoheshin njerėzit pėr zgjidhjen e ndo¬¬njė problemi, apo pėr ndonjė ēėshtje tė vėshtirė, ibnu Hattabi i fton¬te sahabėt e vjetėr dhe tė avancuarit nė dije dhe krahas tyre e fton¬te edhe Abdullah ibnu Abasin. Kur shkonte ibnu Abasi e nderonte atė dhe e afronte nė tubimin e vet dhe i thoshte:
- Po na mundon njė problem i vėshtirė. Ky dhe problemet e ngjash¬¬me janė pėr ty qė ti zgjidhėsh. Ai (ibnu Hattabi) u qortua nga masa pėr respektin qė i bėri djaloshit dhe pėr futjen nė radhėn e dijetarėve, meqė ishte ende i ri. Lidhur me kėtė, ai tha:
Ky ėshtė djalosh i pjekur, di tė flasė mirė, tė pyesė dhe ka zemėr tė artė.
Megjithėse ibnu Abasi iu pėrkushtua nė veēanti mėsimit dhe aftė¬simit tė njerėzve, ai nuk harroi detyrimin ndaj masės sė gjerė. Prandaj, organizonte tubime nė tė cilat mbante ligjėrata dhe jepte kėshilla. Nė ligjėratat e tij vihej nė dukje fjala e tij prej ora¬tori drejtuar atyre qė bėjnė gabime:
O ti qė bėn gabim! Mos mendo se do tė shpėtosh nga dėnimi pėr gabimin tėnd. Dije se pasojat e gabimit janė mė tė mėdha sesa vetė gabimi qė e ke bėrė.
Vėrtet, mosturpėrimi nga ata engjėj qė ke nė krahun e djathtė dhe tė majtė kur ti bėn gabim nuk ėshtė aspak mėkat mė i vogėl se gabimi qė bėn.
Vėrtet ti qesh kur bėn gabim, por ti nuk e di se ēfarė do tė tė sjellė Allahu mė rėndė se vetė gabimi qė ke bėrė.
Gėzimi yt pėr gabimin e bėrė, nė ēastin kur e bėn, ėshtė mėkat mė i madh sesa vetė gabimi qė ke bėrė.
Vėrtet, dėshpėrimi yt pėr gabimin, kur tė shpėton pa e bėrė, ėshtė mė i rėndė se vetė gabimi.
Vėrtet ke frikė nga era kur ta zbulon fshehtėsinė, ndėrsa ti po bėn gabim me qenien tėnde dhe nuk tė tronditet zemra nga shikimi i Allahut, gabim ky mė i rėndė se gabimi i bėrė. A e di se cili ishte gabimi i Ejubit a.s. kur Allahu e vuri nė sprovė me trupin (shėndetin) dhe mallin e tij?
Mėkati i tij ishte se njė i gjorė kėrkoi ndihmė tek ai (pėr ta kėshilluar) se si ti hiqet padrejtėsia dhe nuk e ēau kokėn pėr tė.
Ibnu Abasi nuk ishte prej atyre njerėzve qė flasin pėr ato vepra tė cilat nuk i bėjnė dhe as prej atyre njerėzve qė ua ndalojnė tė tjerėve veprat e shėmtuara e vetė nuk ndalohen prej tyre. Por ishte nga ata qė agjėrojnė shpesh dhe natėn e kalojnė nė adhurim.
Lidhur me tė Abdullah ibnu Meliku ka njoftuar:
Unė e kam shoqėruar ibnu Abasin r.a. nga Meka nė Medinė. Kur u vendosėm nė njė shtėpi, ndėrsa njerėzit flinin nga rraskapitja e madhe, ai qėndroi zgjuar gjysmėn e natės duke bėrė namaz.
Njė natė e pashė duke lexuar: (ajetin kuranor) Agonia e vdek¬jes do tė sjellė tė vėrtetėn (para syve tė tij) e (atij i thuhet) Kjo ėshtė dita nga e cila orvateshe tė ikėsh. (Kaf:19) Ai zuri ta pėr¬sė¬risė atė dhe tė qajė me zė gjersa ia dha agu i mėngjesit. Ne mėsuam fare mirė, pas tėrė asaj qė ai tregtoi, se Abdullah ibnu Abasi ishte njėri prej njerėzve mė tė mirė (pėr nga sjelljet dhe veprat) dhe mė i pashmi pėr nga fytyra. Ai qante nga frika e Allahut nė mesnatė derisa i rridhnin lotėt si gurra nėpėr faqet e tij tė lė¬muara e tė hijshme, shtrati i tė cilėve i gjasonte ciklit tė gurrės.
Ibn Abasi kishte arritur synimet e veta nga madhėshtia e ditu¬risė.
Halifi i muslimanėve, Muavi ibnu Ebi Sufjani atė vit shkoi nė haxh. Edhe Abdullah ibnu Abasi shkoi nė haxh, por ai nuk ushtronte kurrfarė pushteti, as kishte pozitė tė ndonjė princi.
Muaviu kishte njė grup njerėzish funksionarė tė shtetit tė tij, por grupi i njerėzve qė kėrkonte dituri tek Abdullahu ia tejka¬lonte nė numėr grupit tė njerėzve tė halifit.
Ibnu Abasi jetoi shtatėdhjetė e njė vjet, gjatė tė cilave muslimanėve u dhuroi dituri, mprehtėsi, urtėsi dhe shembull pėr adhurim.
Kur i erdhi vdekja, Muhammed ibnu El Hanefij dhe shokėt e tjerė tė tė Dėrguarit tė Allahut dhe vazhduesit eminentė tė rrugės sė Pejgamberit i dėrguan atij bekimet dhe pėrshėndetjet e tyre.
Derisa po ia hidhnin dheun nė varrin e tij, tė pranishmit dė¬gjuan njė njeri duke lexuar ajetin kuranor:
O ti shpirt i qetėsuar, kthehu te Zoti yt i vetėkėnaqur dhe kėnaqės, hy te robėrit e Mi dhe nė Parajsėn Time. (El Fexhėr:3)
Krijoni Kontakt