Argita Berisha: Martesa ime nė xhami, me fustan tė gjatė e shall nė kokė


Argita Berisha, vajza e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, po pėrjeton emocionet e ardhjes sė tė parit djalė nė familjen e saj, pas tri vajzave. Nė njė intervistė pėr revistėn “Psikologjia”, Argita ka rrėfyer emocionet qė pėrjeton, marrėdhėniet me vajzat dhe botėn e familjes sė saj.

Argita Berisha pret fėmijėn e katėrt. Pse ky vendim? Njė dėshirė...apo pajtim me dhuratėn e Zotit?
Njė kombinim i tė dyjave. Njė dėshirė e jona, por edhe njė dhuratė e Zotit, nė ēdo rast e mirėpritur nga ne.

Tri vajza dhe pėr herė tė katėrt njė djalė...dikush mund tė mendojė se ju ka munguar djali?
Absolutisht jo. Nuk jam ndier e parealizuar asnjė ēast nga mospasja e njė djali. Po besoj se tė mbash gjithnjė njė bebe nė dorė ėshtė njė mrekulli. E kam kuptuar kėtė kur u bėra pėr herė tė dytė nėnė. E tani ky fėmijė i katėrt vjen edhe me dėshirėn pėr tė mos harruar ndjesinė e tė pasurit njė bebe nė duar. Njė djalė pas tri vajzave ėshtė sigurisht shumė mirė.

Largpamėse?! Po mendoni se do ta keni tė vėshtirė tė kuptoni njė djalė... kur ai tė rritet?
Ajo qė di tė them ėshtė se instinkti i nėnės zhvillohet nė momentin e duhur. Pra, pavarėsisht se pėrvojat e mia janė pėrballė vajzave, besoj se do tė mėsoj nė momentin e duhur tė rris edhe djalin. Sigurisht ėshtė me vend tė mendohet pėr sfidat me tė cilat mund tė pėrballem mė vonė. Janė nga mė tė paimagjinueshmet.

Si e kujtoni ekskluzivitetin e herės sė parė nėnė. Ėshtė njė moment special, apo jo, i paharrueshėm, pavarėsisht nga mosha e fėmijės?
Po. E paharrueshme, edhe pse herėt e tjera kanė qenė aq tė magjishme dhe unike. Por, le tė rrimė te hera e parė: ishte njė lindje me operacion dhe unė pėr shumė orė qeshė nėn efektin e narkozės. E meqė ishte kėshtu, e refuzova disa herė time bijė, sepse isha e bindur se takimi i parė me tė duhet tė ishte nė njė ēast kthjelltėsie absolute. Dhe, ashtu ndodhi. Kur ime mė mė solli Sarėn, kam pėrjetuar njė moment me tė vėrtetė tė lumtur. Por, gjithsecila nga herėt mė ėshtė ngulitur nė kujtesė. Nuk dua tė them vetėm se vajzat e mia m’u dukėn bebet mė tė bukura nė botė. Mė tepėr se kjo, ai takim i parė me vajzat mė ėshtė dukur shumė domethėnės pėr karakterin e tyre edhe pėr marrėdhėnien e mėtejshme me to. M’u duk se pikėrisht herėn e parė gjithsecila mė paraqiti personalitetin e vet.
Ka njė detaj. Diēka qė pėrsėritet me tė gjithė: ani pse i presin vėllezėrit me shumė dėshirė, me ardhjen e tyre fillojnė skenat e xhelozisė. Dhe, gjithēka ėshtė e pėrligjur.

Jeni martuar nė xhami!? Si ishte rituali?
Njė gjė shumė e thjeshtė, shumė e ngjashme me kurorėzimin e martesave civile pėr sa i pėrket aspektit formal, por kuptohet, e ndryshme nė procedurė dhe substancė. Pėr atė kohė ishte njė ceremoni shumė e rrallė. Ishte viti 1995 dhe nė fillim u interpretua si njė tekė e jona, edhe pse ishte njė vendim shumė serioz.

Ju ėshtė dashur tė mbuloheni? Kishit fustan tė bardhė...?
Fustanin e bardhė tradicional e ruajta pėr ceremoninė e dasmės, njė vit e gjysmė mė vonė. Pėr ceremoninė fetare kisha njė fustan tė gjatė, qė kur e kujtoj sot, them se ka qenė shumė i bukur dhe njė shall mbi kokė.

Meqė jemi kėtu: cila ėshtė marrėdhėnia juaj me besimin? Jeni praktikante? Ndiqni ritet? Shkoni nė xhami?
Besimi ėshtė shtylla mė e fortė e jetės sime. Vajtja nė xhami pėr femrat nuk ėshtė kusht dhe unė nuk kam preferuar gjithmonė tė shijoj njė ndjesi sa mė personale nė raportin tim me besimin. Praktikoj dhe pėrpiqem tė pėrmbush rregullisht detyrimet e mia.

Marrė nga revista “Psikologjia”