Close
Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 201
  1. #61
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Shteti kishte fajin e vet, por rebelimi i hallexhinjëve u nxit dhe manipulua nga politika e ndihmuar prej agjenturave dhe kriminelëve. Budallallëku nuk ishte tek shpresa e "lotarive të piramidave", por tek shkatërrimi barbar i strukturave të shtetit dhe atyre pak investimeve, kthimi në një epokë western ku dikush dilte me kalë dhe e lidhte tek një bar në mes të qytetit.

    Çaushi është një person, ose përfaqesues i një prototipi. Politikanët përfaqësojnë një tjetër, masa e manipuluar dhe e drejtuar nga këto lider, përfaqeson turmën revolucionare që përmbysi një shtet, jo një parti. Shteti nuk përmbyset sa herë qe na teket ne të kundershtojmë një parti, lider apo segment partiak.

    Mos të thotë njeri se 97 duhej pasi populli humbi paratë: me fjalën "populli" spekullohet sepse nuk i humbën paratë të gjithë shqiptarët, as pjesa më e madhe, vetëm një pjesë e vogël la shuma të konsiderueshme, jo të nisur nga garancitë e qeverisë, por nga dëshira për tu pasuruar me shkop magjik. Kur ky shkop ju hyri aty ku nuk duhej, ta duronin sepse, pjesa më e madhe e vendit nuk u kishte faj. Pak rëndësi ka nëse ishte PD-ja e dënueshme. Ka forma të tjera. Edhe kur u bë kalimi nga Komunizmi në gjoja Demokraci, nuk u hapën depot, nuk humbën jetën gjithë ata njerëz, nuk u shkatërrua shteti, por përsëri ne treguam "kulturën" duke shkatërruar fabrikat dhe pronën kolektve. Kjo ndoshta sepse kishte gjysëm shekulli që ajo ndërtohej mbi djersën e popullit, ndoshta sepse ishim të mësuar të mbijetonim duke konsideruar çdo gjë pronë e Partisë, dhe si e tillë pronë e askujt, pra e privatizueshme. Megjithë këto shkatërrime, 97 ishte vit tragjik që tejkaloi përmasat e shkatërrimit, na afroi tek lufta civile, tek mungesa e shtetit e cila është më tragjike se mungesa e fabrikës së 1990 ose e parave të firmave. Secili në këtë situatë bëhet shtet. Besoj që nuk ka fatkeqësi më të madhe për një popull (komunitet) se mungesa e ligjit, organizimit, administrimit, ndëshkimit. Jetohet për të tashmen dhe pa asnjë projekt, pa siguri, vetëm për të mbijetuar, pra si kafshët.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 23-07-2010 më 02:59
    relata refero

  2. #62
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Populli i Vlorës nuk i ka mbajtur tre gishtat përpjetë, po këto janë shpifje të dashakeqëve dhe antishqiptarëve. Ata që duhet t'i kërkojnë falje popullit të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, janë politikanët, të cilët me në krye berishën, vodhën paratë e shqiptarëve.


    normale qe populli u rrevoltua, por qe te ngresh perjete 3 gishtat, gje te cilen jan famoz vetem cetniket e Serbise, medemek kunder Berishes,,,,ky eshte kulmi i idjotesise apo dashakeqesise ndaj atdheut......prandaj Vlonjatet duhet te kerkojne falje ose te vetshpallen tradhtar, ose njera ose tjetra.



    dhe per inat te vjehrres te flesh me mullixhiun eshte ajo fjala e vjeter, e paska pas fjalen per Vlonjatet.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    ne Berat jane hapur fix ne 8 ose 9 Mars depot.Jam sh e sigurt per kete.Ndodhesha aty tek njerzit e sime meje sepse nuk shkoja dot ne Vlore.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  4. #64
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Piramidat ishte nje motiv arsye me shume qe ekstremistet e majte qe donin te permbysin qeverine me dhune te armatosur ... Cdo gje ishte e organizuar per rebelim te njerezve te armatosur neper rruge dhe shkaktonin rremuja , pasiguri , krime duke e paralizuar qeverin per te lene pushtetin ne duart e atyre mafiozeve .. Te gjithe e mbajme mend kush ka jetuar se sa e rende ishte aty gjendja e viti 97 .. Ishte njesoj si te ishte ne lufte ku shikoje njerez me arme dhe degjoje krismat diten dhe naten.. Ku ka me keq te flesh gjume me zhurmat e kallashnikovit dhe mitrolozit .. 97 ishte njolle e zeze me e erret e popullit shqiptar
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    muk e marr vesh pse shkruajne ne kete tem tipa qe e kan me te degjuar ose te lexuar ne gazetat e partive te veta 97 e vlores.

    o hamza. ca do beje ti te te vinte ne shpin tende nje qe mezi flet gjuhen shqipe e te te shaj nga motra e nga te gjitha anet, mos te flasim per gjera te tjera
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Piramidat ishte nje motiv arsye me shume qe ekstremistet e majte qe donin te permbysin qeverine me dhune te armatosur ... Cdo gje ishte e organizuar per rebelim te njerezve te armatosur neper rruge dhe shkaktonin rremuja , pasiguri , krime duke e paralizuar qeverin per te lene pushtetin ne duart e atyre mafiozeve .. Te gjithe e mbajme mend kush ka jetuar se sa e rende ishte aty gjendja e viti 97 .. Ishte njesoj si te ishte ne lufte ku shikoje njerez me arme dhe degjoje krismat diten dhe naten.. Ku ka me keq te flesh gjume me zhurmat e kallashnikovit dhe mitrolozit .. 97 ishte njolle e zeze me e erret e popullit shqiptar
    dmth qeveria e asaj kohe ishte pergjegjse per cka ndodhi
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  7. #67
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    dmth qeveria e asaj kohe ishte pergjegjse per cka ndodhi
    Padiskutim qe po
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    -Kostandin Koliqi:"Një burrë, me një hu të madh në dorë, më urdhëron të zbres nga makina. Nga makina, duke zbritur, para sheshit të universitetit fare afër shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë. Një grua i binte njërës prej kufomave me sëpatë, duke e copëtuar. Një tjetër, shumë e shëmtuar në fytyrë, ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja e shkurtër, ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës, duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i kullonte duke i përlyer edhe krahët. Shtanga dhe me hipi një tmerr i vërtetë për atë që po shikoja, por edhe në një farë mënyre, më ndihmoi se më largoi nga ajo frikë që në këto raste e kap njeriun, duke ditur se çfarë mund të më ndodhte, kur isha i rrethuar nga njerëz të armatosur që të vrisnin për qejf. Të pasnesërmen, më vjen lajmi se ajo grua ishte Luiza Hoxha, ish-deputetja e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin, ndoshta në një moment dobësie, më thotë «Ikni frikacakë» dhe na la të lirë.

    Dëshmia e oficerit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Kostandin Koliqi: Ja si u vranë oficerët e SHIK-ut në Vlorë, më 28 shkurt 1997


    Dëshmia e rrallë e oficerit të Shërbimit Sekret të Ushtrisë, njeriut që pa me sytë e tij masakrën ndaj oficerëve të SHIK-ut në Vlorë dhe ishte i fundit që mundi të komunikonte me ta. Kostandin Koliqi, oficer karriere i specializuar në shërbimet sekrete amerikane, turke dhe gjermane, rrëfen ditën e 28 shkurtit, tmerrin e përjetuar para dhe gjatë sulmit në godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar, ekzekutimin pa mëshirë të punonjësve të SHIK-ut dhe mënyrën si rrodhën ngjarjet. Në një rrëfim të rrallë dhe kontrovers, Koliqi tregon me gisht edhe njerëzit që ai thotë se janë përgjegjës për ato që ndodhën. Dëshmitari okular i historisë së errët të ‘97-ës, oficeri i Shërbimit Informativ të Ushtrisë rrëfen komunikimin e fundit me Lekë Qokun, oficer i SHIK-ut i masakruar në Vlorë, tentativën e dështuar për të shpëtuar Besnik Hidrin dhe detaje të tjera rrëqethëse për sulmin mbi godinën e SHIK-ut Kostandin Koliqi Të nesërmen, më 28 shkurt, vjen nga Tirana, shefi im, S.K. për të diskutuar me mua për një përplasje informacioni, midis atyre që dërgoja unë dhe atyre që dërgonin oficerët e dërguar nga ministri, me detyrën e marrjes së masave për të mbrojtur Repartet Ushtarake, z. P.L. dhe V.B. Përplasja kishte të bënte me atë që informacionet që dërgoja unë, e paraqisnin të ardhmen shumë të zezë dhe ato që dërgonin ata, e shpjegonin si një gjë që do të kalonte shpejt dhe pa pasoja. Disa orë, pasi S.K. u largua nga Vlora, ndodhi ajo që veç të zezës nuk mund ta quash me ngjyrë tjetër. Më datë 28 shkurt, ora 18:30, isha në trotuarin e godinës së grevës, lulishten afër godinës nuk mund ta shkelte askush, që nuk njihej nga rojet. Në këtë moment, në rrugë, afër godinës, ndalojnë një furgon dhe një veturë, me targa të Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 veta. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një grindje. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet. Tjetri që u “godit”, bie në tokë. Tre të tjerët, i hipin makinave dhe nisen në drejtim të SHIK-ut. Personi që ra në tokë, ngrihet dhe bërtet, «me vranë SHIK-asit». «Tek SHIK». Unë shpejtova për në zyrë, në Kuz Baba. Lidhem me godinën, ku ishin në shërbim 16 veta. Lekë Qoku m’u prezantua si përgjegjës. I them se turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se çfarë po bëjnë. Leka më thotë se turma po vendoste një makinë, riportabël, me kazan të ngritur, në hyrje të portës së oborrit, si duket për t’u mbrojtur nga kundërgoditja që mund të merrnin nga godina. Raportoj lart për situatën e krijuar. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 deri 100 veta të armatosur. Kishin edhe granatahedhës. Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve, qëllohet me mitraloz dhe bëhet zjarr thikë. Qëllohej edhe nga një godinë tjetër, në krahun tjetër të godinës së SHIK-ut, njerëzit që ishin brenda, qëllonin në ajër. Nga turma nuk u vra apo plagos asnjë që ishte aty atë natë. Nga turma qëllohej nga 20 metra larg godinës. Pyes Lekën se çfarë shihte dhe a i shihte ata që hapnin zjarr apo jo? Ai më përgjigjet «Në dhomë shoh vetëm tym e flakë, jashtë shoh vetëm gra dhe fëmijë. Ata që na qëllojnë, janë fshehur pas grave dhe fëmijëve dhe nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre. Lidhem, pak me vështirësi me pjesën tjetër të grupit që ndodheshin në Vilat e Ujit të Ftohtë. Ju kërkoj që të kthehen se shokët e tyre janë goditur dhe nëse mund t’i ndihmoni dot. Ata mundën të afrohen deri tek porta e Akademisë Detare, sepse, pjesa tjetër ishte mbushur me njerëz. Nga porta e akademisë, deri te godina e SHIK-ut, është afër 200 m. Nuk mund të jepnin asnjë ndihmë. Gjithçka villte zjarr, ishte llahtarë. Një qytet i armatosur me ç’të mundte, hapte zjarr vdekjeprurës, kundër një grupi punonjësish të shtetit të tyre. Leka më thotë: «Kosta, jam plagosur». Zëri i tij vinte duke u shuar. Ai shton: «Këtu është vetëm tym e flakë. Shoh afër meje dy trupa të shtrirë. Më ka hyrë një plumb në kraharor dhe më ka dalë prapa, në shpatull». Efektivi ishte i armatosur për të mbrojtur zyrat e tyre të punës, por nuk mund të vrisnin gra dhe fëmijë. Por edhe si organ informativ, ne asnjëherë nuk kishim detyrë për të hapur zjarr, aq më tepër kundër turmave. Orët më të tmerrshme të jetës sime. TV kishin filluar të jepnin lajmin e sulmit të turmave të armatosura kundër SHIK-ut. Lajmet ishin nga më të ndryshmet dhe më të tmerrshmet. Mjet komunikimi ishte vetëm telefoni, të paktën, në ato momente. Me familjen bisedova për herë të fundit, rreth orës 22 të dt. 28 shkurt, pastaj rreth fatit tim, familja dinte vetëm nga ato që thoshte televizori. Tirana kërkonte informacione të hollësishme, me ata që vriteshin dhe piqeshin të gjallë në godinë, duhej të komunikoja në çdo sekondë, por isha tepër i pafuqishëm të ndihmoja. Nga komunikimi telefonik me Tiranën, në një moment, vë re habinë e Presidentit për atë që po ndodhte, qe godina e SHIK-ut u sulmua me armë! Përse kjo habi?! A mos vallë, ai nuk i kishte marrë informacionet, të plotë dhe të saktë, gjatë gjithë muajit, të cilën personalisht, ja bëja prezent sipas detyrës që kisha ministrit të Mbrojtjes, nëpërmjet shefit tim, por edhe direkt ministrit, dhe ai duhej, patjetër t’ia bënte prezente Presidentit. Kjo ishte detyrë për çdo rast dhe jo më për ngjarje të tilla aq madhore? U binda për këtë rreth, orës 2:30 të datës 1 mars, sepse, nga eprori im kryesor, mu kërkua që të merrja një automatik dhe të luftoja kundër një turme prej 10-15 mijë vetash në shumicë të armatosur?! Bindja nuk është fakt, lus Zotin që të jem i gabuar. Më vonë më doli se nuk isha shumë i gabuar! (Nuk e di se kujt i duhej vdekja ime!) Dëgjoja, urdhrat e Presidentit, të cilët ishin për të mbrojtur objektet, por pa vrarë asnjëri, kundër turmave të mos qëllohej në asnjë mënyrë, dhe këto urdhra qenë të tilla nga fillimi deri në fund të detyrës së tij, ndërsa mua më urdhëronte eprori im që të luftoja kundër turmave, duke e ditur fare mirë se detyra e shërbimeve informative është vetëm dhënia e informacionit dhe jo e të luftuarit. Nga specializimet e bëra në disa shtete perëndimore, me shërbimet e tyre informative, si edhe nga eksperienca, di se pa informacion nuk mund të drejtohet familja dhe jo një shtet i tërë, aq më tepër një shtet si i joni ku gënjeshtra ishte e para dhe e fundit gjatë 45 vjetësh diktaturë komuniste. Si përfundim, them se nuk jam gabuar, Presidenti nuk është informuar, realisht për atë që po ndodhte dhe që situata po agravohej atje në Vlorë. Ora 12:30, SHIK-u goditet me granatahedhës. Gati, tërë kati i dytë shembet. Në këtë çast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbetën për dijeninë time 6 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavjerrur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë, të cilët i strehojnë nëpër shtëpitë e tyre. Evakuimi i tyre për në Tiranë një nga një do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh. Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, që më njoftoi se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK-ut. Në të vërtetë, Besnikun e kishte nxjerr atje presioni i goditjes nga granatahedhësi dhe se kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar. Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë, për ta ndihmuar sepse Besniku ishte i gjallë. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin rebelët. Kolegu im merr Besnikun në makinë për ta çuar atje ku i thashë unë, në spital, por rruga ishte plotësisht e bllokuar nga rebelët e armatosur dhe se po t’i shikonin, do t’i kishin vrarë që të dy. Atëherë e porosit që ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të çoja një infermier. Pas ndërtesës së SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve, afër godinës. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithçka. Ora 2 e mëngjesit. Rrethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë, të cilët pothuajse më marrin në mbrojtje. Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me makinën e një oficeri vlonjat, largohem fshehurazi në drejtim të fabrikës së çimentos, në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek “Kulaçi” në Skelë. Sapo arrij atje, më ndalon një grup i armatosur, rreth 2000 veta. Kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël si kalim. Një burrë, me një hu të madh në dorë, më urdhëron të zbres nga makina. Nga makina, duke zbritur, para sheshit të universitetit fare afër shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë. Një grua i binte njërës prej kufomave me sëpatë, duke e copëtuar. Një tjetër, shumë e shëmtuar në fytyrë, ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja e shkurtër, ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës, duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i kullonte duke i përlyer edhe krahët. Shtanga dhe me hipi një tmerr i vërtetë për atë që po shikoja, por edhe në një farë mënyre, më ndihmoi se më largoi nga ajo frikë që në këto raste e kap njeriun, duke ditur se çfarë mund të më ndodhte, kur isha i rrethuar nga njerëz të armatosur që të vrisnin për qejf. Të pasnesërmen, më vjen lajmi se ajo grua ishte Luiza Hoxha, ish-deputetja e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin, ndoshta në një moment dobësie, më thotë «Ikni frikacakë» dhe na la të lirë. Hyj në Pashaliman dhe gjej 14 oficerë dhe kapterë. Takoj aty oficerin që kishte sjellë Besnik Hidrin. Më tregon vendin se ku e kishte dërguar. Kur hyra atje, pashë që trupi i tij ishte fryrë krejtësisht, gjysmën e krahut dhe syrin e djathtë, e kishte të shpartalluar. E pyeta: «Besniku je?». Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qepallash. O Zot i madh, si ishte katandisur. Në ato kushte, ishte e pamundur për të bërë diçka për ta shpëtuar nga vdekja. U lutem oficerëve të nxjerrin anijet nga baza në det të hapur për mos t’u pushtuar nga rebelët. Ndërsa ata më përgjigjen: «Ik që këtej se po të gjetën këtu ty, bandat e Gjinushit dhe të Brokës, do të na vrasin edhe ne!» Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Mbërrin në orën 4 e 15, por për Besnikun ishte shumë vonë. Besniku, ky djalë i mrekullueshëm dhe nëpunës i shkëlqyer, vdes gjatë rrugës për në spital. Kuadrot që ishin atë natë, ose më mirë ato ore të para të mëngjesit të datës 1 mars 1997 në Pashaliman, u kishte hyrë tmerri nga bandat dhe kreu i tyre që e njihte mirë bazën, pasi kishte punuar aty si ndihmësmjek, me gradën e Kapterit, por tani thirrej Gjeneral. Por më shumë se kjo, më befasoi Komandanti i Divizionit të Fierit, Gjeneral S. Isufi, i cili më kërkon që të largohem se «... po erdhi Zabiti pastaj, mjerë neve, thotë gjenerali». O Zot i madh, çfarë gjenerali kishte ushtria jonë. Gjenerali ishte me banim në Vlorë. Në darkën e 28 shkurtit, merr djalin e tij, del nga shtëpia dhe, për t’u mbrojtur, siç më tha ai vetë, vjen tek zyra ku unë punoja dhe më vjen pas, derisa unë largohem në drejtim të Sarandës. U largua nga shtëpia me një fëmijë, për t’u ruajtur. Se përse, nuk e kuptoja! Nga kush dhe përse trembesh, gjenerali, ai që do të mbronte popullin, shtetin, vendin a ku di unë se kë, por ende nuk e kam të qartë. Ç’mund të prisnin repartet dhe Atdheu, nga këta gjeneralë. Mbas një peripecie të gjatë, nga rruga shumë e keqe për në Sarandë, arrijmë atje, rreth orën 9 e 30 dhe takoj z. Alfred Duka. E vë në dijeni për çfarë ndodhi në Vlorë, si dhe për planin që kishin shtabet e kryengritjes për formimin e zonës së parë operative. Vendin kryesor në planet shkatërruese e zinin, bregu i Himarës me repartet ushtarake dhe institucionet e tjera, Sarandë, Delvinë dhe repartet ushtarake të tyre. Gjykoj se nuk më besoi, pasi u mor më tepër me qetësimin tim. Me sa dukej, pamja ime e jashtme, e detyroi të merrej më tepër me mua sesa të më dëgjonte atë që po i tregoja. Arrita të lidhem në telefon me familjen, e t’u tregoj se isha gjallë e se do të mundohesha të kthehesha sa më shpejt në shtëpi. Gruaja, nga ato që kishte dëgjuar nga televizionet, mezi arriti të besonte se isha unë ai që po i telefonoja dhe se isha gjallë. Pastaj, fola në telefon me z. Safet Zhulali, ministrin tim, i cili edhe ai u habit që isha gjallë.

    Gazeta Standard - Për ZSH: Gjergj Kabashi
    O puro po ti keq i vogel kur kta garipat e Shik-ut,kane mbjellur terror ne mbare Shqiperine.
    Eshte normale qe cilido mbron anen qe rrin,por kush i ka duart me gjak,te jesh i sigurt qe nje dite kane per te lare duart me gjakun e tij.
    Hak pa marre e borxh pa u lare ne kete bote nuk ngel.
    Ai qe dergoi ne Vlore ushtrine per te shtypur protesta,kur e dinte shume mire se kjo ishte vetem fillimi i vellavrasjes,eshte krimineli qe duhet varur i pari.
    Ata njerez qe organizuan protestat ne Vlore,sot i ke ne qeveri,mjafton te informohesh kush jane.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #69
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Qe te pretendoj serbi qe ka serb ne Vlore eshte njelloj si te thote kinezi qe eshte autokton ne Afrike.
    Shiko, shiko ngjitu ca me larte qe tu gjesh vend serbeve.
    ku deshe te kalosh me lart, deshe ne Tropoj, ja kalojm:




    nuk gjej vidjo tjeter qe ka te bej me SHqiptaret brenda kufinjve te Rrepublikes se SHqiperise, dhe serbeve,,,,konkluzionet qendrojne tek mendimtari, shprehni mendimin tuj ju lutem ne lidhje me dy videot qe vuna ktu

  10. #70
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Une kam videon origjinale,pallosh......sa here do ta shkruaj.
    Une dal me PESEDHJETEGISHTA.
    lg
    me peshdhjete del mor shok, se na nuk kemi gje kunder gishtave, puna eshte se ca simboli personifikojne dhe se ca shteti e politike perfaqesojne,,,,,shenja me 3 gishta eshte solemne dhe ekskluzive e cetnikeve serb, ky simbol eshte personifikim i nacionalitetit serb, eshte lancu nga Vuk Drashkovic, nje nder veprimtaret me famkeq ndaj Shqiptareve te Kosoves......a kupton se ca do te thot kjo shenje tanime? dhe ca mendimi ke per vlonjatet qe dolen me 3 gishta ne mes te vlores?

Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •