Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Thumbs down Kryeministri ndërton shtëpi në lagje të paurbanizuar

    Prishtinë, 3 mars - Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, së shpejti pritet të bëhet me shtëpi të re, të cilën është duke e ndërtuar në periferi të qytetit, saktësisht në zonën industriale në “Veternik”, lagje kjo ende e paurbanizuar.
    Sipas një shkrimi të gjerë, të botuar sot në “Koha Ditore”, përveç që është shtëpia e kryeministrit të Kosovës, objekti në ndërtim e sipër dallohet nga shtëpitë e lagjes edhe për shkak të hapësirës marramendëse prej dy mijë metrash katrorë në oborrin prej tre hektarësh. Shtëpisë së fundi i është vënë pullazi, por ajo nuk do të jetë e gatshme për banim deri në verë. Kjo për faktin se shtëpia kërkon angazhim dhe punë të veçantë, pasi që ajo është pronë e prijësit të Qeverisë, Hashim Thaçi. Kështu të paktën thonë punëtorët që janë duke punuar tash sa muaj në shtëpinë e kryeministrit.
    “Kjo shpi është e madhe edhe i ka nja dy mijë metra katrorë. Na kemi nis me punu verës dhe ndoshta e kryjmë deri verën tjetër. Nuk e dimë sigurt a është kjo shpi e vllaut të kryeministrit a e kryeministrit, edhe pse neve na kanë thanë që është e vllaut të tij. Na kryeministrin nuk e kemi pa ktu kurrë e mundet me kanë edhe e tij, si dihet”, tregon njëri nga punëtorët.
    Ky punëtor thotë se për ndërtimin e shtëpisë dykatëshe të kryeministrit është angazhuar një kompani ndërtimi nga fshati Nekoc i Komunës së Drenasit.
    Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë se “ndërtimi i shtëpisë së kryeministrit është çështje e tij personale”. “Është mirë që kryeministri është duke ndërtuar shtëpi”, ka qenë konstatimi i zëdhënësit të Qeverisë. Në formularin për publikimin financiar të kandidatit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007, të cilin e ka “Koha Ditore”, Hashim Thaçi pati deklaruar se ka vetëm një xhirollogari bankare në Bankën e Re të Kosovës tash NLB, në të cilën shkruante se i ka vetëm 540 euro. Kurse si paga të përgjithshme vjetore pati deklaruar 7.800 euro si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe 28.421 euro si anëtar i Ekipit të Unitetit. Ndërsa si pasuri të patundshme kishte deklaruar shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria” prej 200 metrash katrorë në vlerë prej 150 mijë eurosh, pastaj shtëpinë prej 250 metrash katrorë në fshatin Burojë të Komunës së Skenderajt në vlerë prej 70 mijë eurosh, si dhe shtatë hektarë tokë në vlerë prej 140 mijë eurosh po në fshatin Burojë.
    Por prej fundit të vitit 2007, kur kryetari i PDK-së u bë kryeministër e deri më tash, të ardhurat e kryeministrit duke iu referuar pagës së tij mujore, e cila është rreth dy mijë euro, nuk arrijnë as 50 mijë euro për dy vjet e dy muaj.
    Thaçi është larguar nga shtëpia e tij në lagjen “Arbëria” pas incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasjeje kundër Thaçit. Aktualisht kryeministri është duke banuar në një banesë kolektive në lagjen “Kodra e Diellit”, në Prishtinë.
    Sikur edhe shumë politikanë të tjerë kosovarë ai ka preferuar të ndërtojë shtëpi në periferi, më saktësisht afër hotel “Gorenje” në “Veternik”. Në këtë pjesë janë ndërtuar shtëpi të shumta pa leje, pasi që Komuna e Prishtinës nuk ka plan urbanistik ende për këtë zonë.
    Pavarësisht kësaj kryeministri Thaçi i ka gjetur mënyrat që të pajiset me leje ndërtimi. Bazë për këtë ai ka pasur planin hapësinor të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në të cilin janë bazuar edhe zyrtarët komunalë.
    Shtëpitë e fqinjëve të ardhshëm të kryeministrit nuk kanë leje ndërtimi, mirëpo Komuna e Prishtinës i ka gjetur zgjidhje Thaçit. Drejtoria për Urbanizëm i ka lëshuar kryeministrit leje ndërtimi me arsyetimin se ai ka ndërtuar në një hapësirë shumë të gjerë, që sipas zyrtarëve komunalë është një ndër kriteret kryesore për të marrë leje ndërtimi në atë zonë.


    Lejen e dhënë për kryeministrin Thaçi e ka konfirmuar për gazetën edhe prijësi komunal Isa Mustafa.
    “Ai ka kërkuar leje si të gjithë qytetarët e tjerë dhe leja i është dhënë në bazë të Ligjit për planifikim hapësinor”, pati thënë kryetari Mustafa në një intervistë për “Kohën Ditore”. Ndërsa ish-vartësi i tij Spahiu pati deklaruar se me leje të ndërtimit në zonën e paurbanizuar janë pajisur edhe disa pronarë të shtëpive që tashmë janë fqinjë të kryeministrit Hashim Thaçi.

    Shtëpi pa leje sikur këta qytetarë jo shumë larg shtëpisë së kryeministrit ka ndërtuar edhe zëvendësi i tij Ramë Manaj.
    Edhe Manaj ka bërë kërkesë për leje ndërtimi, por Komuna ende nuk ia ka dhënë atë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Me 2000 euro shpi me ndreq , per 10 vjet ? Prishtin ? 2000m2 ? 3 hekter oborr?

    Heroj jan vetem ata qe kan ren deshmor , se kto tjert qe jan bo ministra e kryeministra jan hajna , i kan shly krejt ato tmira qe i kan bo per ket popull , cdo ish ushtar i UCK-se qe ka vjedh prej ketij populli ai eshte tradhtar.

    Un jam qe ish ushtaret e UCK-se te gezojn privilegje , sepse e meritojn , por mos ti lejojm me vjedh.

    Ku asht aj Llapi tash me na kallxu prej nga Hashimi gjith kto pare per vill luksoze ?
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Lereni mos folni palidhje.Kryeministri spo ka buke me ngren e lere me te ndertoj shtepi.
    Keto jane shpifje te UDB-se.
    Keto para ja ka huazuar vellau i tij Ganiu ,pasi ne shtepi ju gjindeshin me miliona,se Thaqi nuk ka.E ka vetem ate page qe e merr me nder.

  4. #4
    Pe maron tylifar zdrali,.........ky bile e meriton.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Na paska ba telash mue e prihpinases me ja qu kaj servis te qajt.Leta trashegoi se se e ka meritu.Llapjant jon te mire per kulma let ja len nji ballkon te bukur ti valoj flamuri me pes yje,do duket tamam hotel.Serbija me ska shans me ja rrenu se esht punu me hallall , me djers te popullit.Boll mire qe e paska ndertu jasht prishtine se na qelb prej ere ,esht katunar ky ore ,ndashte man edhe naj lop se paska livadh boll e mjell tetelin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 03-03-2010 më 11:26

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Na paska ba telash mue e prihpinases me ja qu kaj servis te qajt.Leta trashegoi se se e ka meritu.Llapjant jon te mire per kulma let ja len nji ballkon te bukur ti valoj flamuri me pes yje,do duket tamam hotel.Serbija me ska shans me ja rrenu se esht punu me hallall , me djers te popullit.Boll mire qe e paska ndertu jasht prishtine se na qelb prej ere ,esht katunar ky ore ,ndashte man edhe naj lop se paska livadh boll e mjell tetelin.
    Katunar i zoti pse ja kini inat......te zotit jepja doren dhe perqafo.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •