KOHA E MASKARENJVE
Hajrudin S. Muja
Mediat shqiptare gjithmonė tė gatshme pėr tė bėrė ‘zhurmat e luanit’ pėr akuzat banale tė rrezikut tė ‘radikalizimit dhe fondamentalizmit islamik’ nė Kosovė, edhe kėsaj radhe lajmruan opinionin publik pėr ‘akivitete tė dyshimta’ tė hoxhės Kastriot (Xhemail) Duka (nga Elbasani), me shėrbim nė xhaminė e ndėrtuar pas luftės, nė fshatin Marine tė Komunės sė Skėnderajt. Si pėrfundim, hoxha u arrestua dhe u pėrzu nga Kosova pa tė drejtė kthimi, xhamia u mbyll me vendimin e kryetarit tė Skėnderajt – Sami Lushtaku, kurse xhemati u nda nė ‘pro’ dhe ‘kundėr’. Pro janė nevojqarėt qė hoxha, pėrmes shoqatės “Rahma Mercy” i ndihmonte, dhe kundėr ata tė cilėt e akuzojnė se ua merrte fėmijėt dhe u mėsonte gjėra qė nuk kanė tė bėjnė me islamin tradicional (http://www.top-channel.tv/ artikull. php?id=176883&ref=fp).
Komuna e Skėnderajit dhe organet e Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme tė shtetit tė ri tė Kosovės, me tru tė paralizuar, kanė bėrė njė gabim tė pafalshėm, pėr njė preteks fund e krye tė shpifur, e cila mund tė ndikojė nė raportet e organizmave ndėrkombėtare, e sidomos nė raportet me botėn islame, prej sė cilės presim njohje aq shumė tė nevojshėm pėr shtetin e Kosovės. Nga ana tjeter, tolerohen lloj-lloj ēetnikėsh e mitropolitėsh kriminelė tė KOS-it qė ēdo ditė tė harlisen nėpėr Kosovė. Pėrveē kėsaj, dėbimi i shtetasit tė huaj, nėnkupton zhvillimin e njė procedure tė caktuar me tė cilėn duhet tė dėshmohet e tė faktohet ndonjė kundėrvajtje e rendit, krim ose ndonjė delikt tjetėr me tė cilin ndiqet ai shtetas, procedura kėto qė nuk janė kryer dhe nuk ėshtė dėshmuar pėr asnjė vepėr penale, pėr ē’gjė parashikohet dėbimi nga vendi. Si do tė perceptohet ky dėbim kaq i paskrullt te vėllezrit tanė nė Shqipėri?
Kėshtu ‘e han biznesi’ i medias sė sotme, qė pėr njė javė shpifė e formulon gjėra tė padėshmuara pėr njė hoxhė, e nga ana tjetėr fshehė pėr tre vjetė paturpėsisht deklaratat e njė ‘prifti’ me pamje njeriu, aq tė turpshme e tė pafalėshme, duke nxitur sherre fetare ndėr shqiptarėt. Nuk kanė thėnė kot: “Njeriu gėnjen edhe kur hesht tė vėrtetėn”.
Nė fakt, siē ėshtė bėrė e njohur tashmė, para tre vjetėsh, pikėrisht me 13 maj 2007, prifti i Kishės katolike Shqiptare nė Detroid – Dom Anton Kēira (i lindur nė Gjakovė mė 1939), tek po mbante njė fjalim nė njė aktivitet tė shoqatės sė Intelektualėve, tė organizuar nė Kishėn Katolike tė Shen Palit nė Detroit (ku shėrben prej vitit 1989), me temė “Kosova nė prag tė pavarsisė”, i quajti ‘qenė’ shqiptarėt e Kosovės, duke aluduar nė ata myslimanė, dhe ‘arsyetoj’ krimet e Milosheviqit mbi shqiptarėt, duke i etiketuar si ‘njerėz me bisht’, ndėrkohė qė shprehė hidhėrim qė “nuk i paska rjepur Millosheviqi ata 1,900,000 qenė”, ashtu sikur i quan edhe 280.000 myslimanėt e Bosnjės tė vrarė dhe tė masakruar nga ushtria dhe policia jugosllave. (http://www.youtube.com/watch?v=MFX6z...eature=related)
Sigurisht qė mesazhi i tillė i viktimizimit, si e drejtė ekskluzive e ideologjisė, assesi fetare edhepse nė sfond duket e tillė, ėshtė shumė pėrēarėse dhe me pasoja tė rėnda, pasi “militantėt” fetarė mund tė keqkuptojnė ‘detyrat e reja’ dhe "meritat" e tyre fetare t’i personalizojnė, duke i keqpėrdorur lidhjet nė komunitet. A ėshtė e lejueshme pėr njė prift katolik, qė nė vend tė pėrhapjes sė fjalėve tė dashurisė pėr krijesat e Zotit, pėrhapė e nxitė gjenocid, hiē mė pak se prifti serb qė ‘bekonte’ ushtarėt e tij para se tė kryenin masakrat? A mund tė paramendohet se nė kohėn kur nėnat e Kosovės e tė Srebenicės po pėrkujtonin bijtė e tyre tė masakruar, njė “kosovarė” me veshje prifti kėrkon qė edhe tė gjallėve t'u ripet lėkura, bashkėkombasve e bashkvendasėsve tė tij, duke i quajtur viktimat ''njerėz me bisht'', siē dihet mirė tė huazuar nga bashkmendimtari Vladan Gjorgjeviq. Athua ku do t’a ēojė ‘bishtin’ e tij Kēira i lindur e i rritur nė Gjakovė?
Njė gomarllėk i tillė nuk i duhet as kombit, as kishės, as Shqipėrisė, as Vatikanit. Tipat e kėtillė, tė zhveshur nga vlerat themelore tė etikės, humanizmit e drejtėsisė, qė pėr fat tė keq, kombit nuk i kanė munguar asnjėherė, kanė qenė e janė tė dyshimtė si kombėtarisht, ashtu edhe fetarish, sepse “misioni” i tyre ka karakter urrejtės e vėllavrasės. Bėn mirė Prekė Gjetaj qė ma kujton Kēirėn si “vazhdimsi e traditės sė herėshme shqiptare tė Pal Ėngjėllit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit…” (http://www.zemrashqiptare.net /article/Personalitete/9005/). Ai vėrtetė mund tė ketė trashėguar Bogdanin i cili nė bashkėpunim me Pikolominin e Karpushin hapi kryqėzatėn e vitit 1689, qė i solli dėm tė madh shqiptarisė sė Kosovės. Mund tė ketė trashiguar Dom Loro Cakėn, i cili nė prag tė “kryengritjes sė Dugagjinit”, me mbėshtetjen jugosllave (1929), duke iu drejtua shumicės muslimane shqiptare, kishte thėnė: “Popull muhamedan, tė flasim kjartas. Ju ia kini shitė tė hujve atė pjesėn e Shqypnies tė tuejėn, e tash nuk keni tė drejtė me u rropatė ma pėr kurrnji send... Ajo copė qė i ka mbetė Shqypnies asht e tė krishtenve e do ta sundojnė tė krishtenėt.. e pėr kėt arsye do tė mbeteni nė sundimin e tė krishtenve e pa shtetin tuej”. Ai mund tė ketė trashėguar atė priftin e kohės sė pushtimit fashist tė Italisė (1939), qė ndihej tejet i entuziazmuar dhe i kėrkonte Jakomonit tė nxirrte dekretin pėr tė ndarė nė shkolla fėmijėt e muslimanėve prej fėmijėve tė krishterė, sepse “muslimanėt janė pisa e tė palarė”. Kēira mund tė ketė trashėguar autorin e letrės qė bashkė me kryqe u shpėrndanė nė xhamitė e Tiranės (1941), ku thuhej ‘Muslimanė, pėr ju nuk ka mė vend nė Shqipėri’. Ose tė atyre karolinave tė shtypura nė Bolonjė tė Italisė, nė shkrimin e sė cilave thuhej se vetėm popullsia katolike shqiptare“mbante shenjat e pastra tė racės” dhe denigronte muslimanėt si “pasardhės tė pushtuesve tė paqytetėruar dhe shtypės...” Por edhe mund tė jetė tipi i asaj dore qė formuloj ‘traktet’ ilegale tė shpėrndara nė Kosovė nė krishtlindjet e 2001-tės dhe nė fillim tė 2003-tės, njė thirrje ku kėrkohej tė braktiset “Islami i prapambetur” qė t’i kthehemi “fesė sė tė parėve tanė”, thirrje e thjeshtė pėr njė ‘kryqzatė shtrigash’ tė kohės sė maskarenjve pėr tė rjepur 1,900,000 kosovarė qė nuk kishte arrirė Millosheviqi t’a bėnte.
A nuk do tė ishte mė e nderėshme pėr Dom Anton Kēirėn tė ndiqte shembullin e At Gjergj Fishtės, qė ruante xhaminė e Lezhės, pasi kishe marrė vesh se njė grup tė rinjsh donin t’i venin zjarrin. Tė ndiqte shembullin e Dedė Gjo Lulit, i cili kishte vulosur pėr ndėshkimin e disa provokatorėve katolikė qė kishin therrur njė derr nė xhaminė e Rus-Maxharit nė Shkodėr (1897). Shembullin e ipeshkvit katolik tė Prizrenit imzot Lazer Mjeda, qė ndėrhynė te komandanti malazez, dhe nuk pranon lirimin e kaolikėve pa liruar edhe muslimanėt. Shembullin e Bajram Currit qė i thotė Konsullit Austriak tė zgjidhin pėr kishė njėrėn nga 18 xhamitė e vendit tė lindjes sė Dom Anton Kēirės – Gjakovė. Shembullin e Kupe Danes qė vrau dy ushtarė osmanė pėr tė mbrojtur njė grua, bashkėqytetare katolike. Shembullin e hoxhės sė Gucisė, i cili pasi u kujdes pėr jeimėt Martin e Aleksandėr Sirdanin, i mori me vete nė Shkodėr dhe i vendosi nė shkolla pėr tė ndjekur rrugėn e priftėrisė. Shembullin klerikut katolik At Pjetėr Meshkalla, i cili vizitonte familjet muslimane tė Shkodrės pasi ruante kujtime tė mira me to nė kalvarin e vuajtjeve dhe tė torturave nė burgjet e regjimit socialist. Shembullin e Filip Krajės, qė shkaktoi largimin e gjeneralit Trolman, pėr shkak tė raprezaljeve qė u kishte bėrė malėsorėve muslimanė tė Mbishkodrės. Do ta kishte mė pėrnderė, sesa tė ndiqte shembullin e Millosheviqėve, Gjorgjeviqėve e Ēubriloviqėve.
Nėse Dom Anton Kēira nuk dėshiron tė pranojė kėshillėn e parė tė At Anton Harapit” se: “Bashkimi i tri klereve asht leva ma e fuqishme pėr tė sigurue bashkimin e shpėtimin”, le tė pranojė damkėn e tij si hyzmeqarė i dorės sė huaj: “i rrezikshėm pėr besim e shtet”. Kurse Ali Asllani do ta fuste nė listėn: “Koha e maskarenjve”, se ashtu mė mirė do t’i pėrshtatej.
Njė pėrgjigje tė meritueshme ja ka dhėnė Prof. Dr. Mehdi Hyseni (“Kur prifti bėhet dreq, atėherė edhe engjėjt ikin nga kisha” nė http://www.albaniapress.com /lajme/11098), por ēuditėrisht shqiptarėt nė Amerikė heshtin. Ata mė shumė prej tė gjithėve duhet tė ndikojnė qė prifiti Kēira, tė kėrkonte falje publike e njėkohėsisht tė jepte llogari para gjyqit pėrkatės nė Amerikė, qė veē paradokseve antihumane, antifetare e antikombėtare, ka ofenduar edhe ‘vlerat demokratike’ duke shkelur kėshtu “The United States Bill of Rights” pėr tė drejtat e njeriut nė Amerikė.
Tė gjithė ata, qė e kanė dijtur kėtė dhe nuk e kanė publikuar janė tė dyshimtė, pėr shkak se kanė fshehur njė tė keqe tė patolerueshme. Ēka do t‘i themi Kryetarit tė Komunės sė Klinės – Prekė Gjetaj, qė e quan kėtė pėrbindėsh “figurė e ndritur me ideal tė lartė nė shpirtė, atdhetarė...“, http://www.zemrashqiptare.net /article /Personalitete /9005/). Ku ishte Beqir Sina, pėr tė cilin Kēira ishte “ambasador tė kulturės... me rrėnjė kombėtare...me gojėn e ėmbėl... e me njė dashuri tė madhe...” (http://www.shkoder.net/fjala/2008/bsina78.htm). Ku ishte Vehbi Bajrami, pėr tė cilin ky kriminel me veshje prifti ishte “aktivist i palodhur i ēėshtjes shqiptare”. (http://osdir.com /ml/politics. region. albania. Shqiperia /2004-07/msg00078. html). A nuk i takonte “Bota Sot” dhe “Iliria” qė ta raporonte kėtė skandal nė kohen e ngjarjes? Ku janė ata sot qė u bė publike? Ku janė Organizatat fetare e kombėtare, ku janė Shoqatat inelektuale? Jemi mėsuar ne shqiptarėt tė kalojmė mbi tė kėqijat: “hajt se nuk u bė nami”, por nami i zi bėhet kur heshtet e keqja, sepse kėshtu ajo mbėshtetet dhe aprovohet, e pastaj edhe mund tė shpėrthejė.
Pėr medinė ėshtė shumė e pafalėshme heshtja qė duhet kuptuar si “proces i rindėrtimit tė vlerave kinse kombėtare”, kurse prifti me tė kaluar tė dyshimtė, qė pėrvidhet tė manipulojė me ndjenjat e besimtarėve, duke denoncuar tė tjerėt nė baza raciale dhe fetare, harron se ku gjendet dhe se me kėrcėnim vetėm qė humbė pėrkrahje te njerėzit e arsyeshėm. Fyerja mbi baza raciale dhe fetare ėshtė gabim i rėndė jo vetėm me ligjet vendore-amerikane, por edhe me ato ndėrkombėtare. Por e keqja e madhe qėndron tek fshehja e sė vėrtetės nga mediat e komunitetit duke i lėnė hapsirė dezinformimit dhe duke neglizhuar misionin fisnik tė informimit objektiv. Mė e keqja e gjithė kėsaj tė keqeje ėshtė se ajo po shtrihet nė shumė nivele, dhe si arsyetim bizar ka "patriotizmin".
Ata barinj qė duan tė jenė besinkė ndaj Zotit, kombit e Atdheut, nuk duhet tė shkojnė nė asnjė insititucion ku ofendohen vlerat kombėtare tė shqiptarėve, tė dėnueshme moralisht, ligjėrisht dhe kombėtarisht. Shqiptarėt e kanė tė qartė se tezat e “njerėzve me bishta” pėr shqiptarėt janė teza primitive serbomadhe tė KOS-it, tė ASSHA-sė e tė LSHS-sė, tė Pashiqėve, Ēubriloviqėve e Gjorgjeviqėve, pinjoll i tė cilėve mund tė jetė edhe Kēira, i cili pėr shqiptarėt e Kosovės, si pėr veten e tij, ‘pasuron’ edhe me emrin “qen”. Si nuk i shkoj mendja ndonjėrit nga audienca qė tė vepronte siē veproj prifti Fan Noli nė Konferfencėn e Paqės sė Versajės, me ē’rast ua ktheu prapanicen auditoriumit, duke ua treguar se shqiptarėt nuk kanė bishta, ashtu siē i kishin cilėsuar Dom Anton Kēira (2007) dhe Vladan Gjorgjeviqi (1919). Ku ishin tė gjithė ata “engjuj” tė Kishės, tė gjithtė ata “besimtarė” tė Zotit, tė gjitha ata “patriotė”, intelektualė, biznismenė miliarderė tė Kombit e tė Atdheut, qė pėr tre vjetė nuk reaguan kundėr tij!? Heshtja tre vjeēare e kėtij skandali s’ka si spjegohet ndryshe veē se njė akt miratimi i tė gjithė atyre qė e kanė parė “predikuesin”. Ēfarė predikimi mund tė ketė nė mungesė tė tolerances, nė mungesė tė respektit reciprok, nė mungesė tė durimit e maturisė me nėpėrkėmbjen e dinjitetit fetar tė pjesėtarėve tė besimit tjetėr. Toleranca dhe zemėrgjerėsia e pjesės dėrrmuese tė shqiptarėve tė Kosovės, nuk duhet tė nėnkuptojė edhe tė drejtėn e fyerjeve dhe shpifjeve qė i vishen sot muslimanėve shqiparė tė Kosovės.
Sot na quajn “turq”, “qenėr” e “me bishta”, nesėr mbase do t’na quajn “ardhacakė” e pasnesėr do tė na thonė siē i kishin thėnė shkrimtarit boshnjak mė 1994: “edhe nėse shėndrroheni nė Pengiunė, do tua shkrijmė edhe akullin qė tė mos keni vend!”. A ka mė poshtėrsi dhe a mbulohen qoftė edhe me njė kėrkim faljeje, ofendimet qė u janė bėrė bijėve e bijave qė u flijuan pėr lirinė e Kosovės, njė plagė e thellė pėr tė gjithė shqiptarėt.
Krijoni Kontakt