PĖRRALLA FETARE PĖR GJUMĖ TĖ THELLĖ
13 Mars 2010
Halil IBRAHIMI
Imami Wahhabi i Marinės dhe Dom Anton Kēira! Dy ngjarje tė njėpasnjėshme qė ndodhėn kohėve tė fundit nė Kosovė dhe rreth shqiptarėve myslimanė shkaktuan aq shumė polemika dhe ndezėn po kaq numėr tė madh dilemash sikur tė kishin zanafillėn mu nė momentin kur ndodhėn dhe sikur tė kishin gulmuar nė eter, midis asgjėje pa asnjė fije bishti nė tė kaluarėn. E para nuk mė ēuditi aspak ndėrsa e dyta ma vėrtetoi dhunshėm atė qė kam pasur frikė ta besoj me vite tė tėra.
Sikur ėshtė bėrė muzikė moderne e gazetave dhe medieve shqiptare qė pėr ēėshtje fetare tė flasin nė stilin alla Hans Kristian Andersen dhe gjithmonė do tė gjesh shqiptarin mysliman nė fokus tė pėrrallave tė tilla qoftė nėpėrmjet ndonjė shamie prapanike, ndonjė mjekre ekstremiste apo siē ėshtė e pėlqyer kohėve tė fundit tė trumbetohet nėpėrmjet rrezikut tė ndezur Wahhabit te shqiptarėt. Gazeta e televizione krejtėsisht lokale menjėherė vihen nė qendėr tė leximit e shikimit kur i trajtojnė thellė e thellė temat e tilla. Mė nuk ėshtė interesante tė flitet pėr Wahabitė e Afganistanit, Pakistanit apo Kushedikustanit por ata ēuditėrisht paskan zbarkuar e lindur nė Kosovė, Shqipėri e Maqedoni pėr tė na e rrėnuar tolerancėn fetare qė po ekzistuaka prej shekujsh aty.
Rasti i parė ėshtė pikėrisht nė kėtė vazhdė. Qysh nga vitet e paraluftės sė Kosovės ėshtė pėrfolur nga propaganda serbe pėr celula terrorizmi Islamik nė Kosovė dhe ėshtė pėrdorur kjo kartė fuqishėm kundėr pėrpjekjeve pėr pavarėsi. Pas luftės ēuditėrisht vetė media dhe klasa politike Kosovare ka luajtur me kėtė thashetheme herė pėr ti bėrė qejfin dikujt e herė pėr ta shpėlarė vetveten nga aferat e vazhdueshme tė dėshtimit politik e ekonomik. Media, sidomos ajo e shkruar ka qenė gjithmonė nxitėse e kėtij debati pėr njė fenomen inekzistent. Kosova (e Shqipėria shumė herė mė pak) jo qė nuk ka njė lėvizje fetare militante me karakter Islam por ballafaqohet me pėrpjekjen e mundimshme qė tė mbahet gjallė ai identitet i pakėt fetar qė ėshtė dhunuar nė vazhdimėsi nga propaganda njė herė komuniste e pastaj protopatriotike. Rasti i imamit tė dėbuar ku vendimin e merr Komuna e Skenderajt ėshtė njė shembull i paprecedent pėr njė vend tė lirė e demokratik. Nė vend qė gjykatat tė merreshin me vendime qė janė domen ekskluziv i organeve tė rendit, fallangat politike, fatkeqėsisht me bashkėpunim tė dhunshėm tė disa ēarqeve fetare kanė vendosur qė ta dėbojnė njė person fetar pėr tė cilin nuk kanė dhėnė asnjė argument tė vetėm pėr ti mbėshtetur pėrrallat e tyre fetare. Nuk ėshtė pėr tu ēuditur se ky person ishte imam dhe se punonte nė mirėqenien e njė popullate pėr tė cilėn politika as qė e ka ditur se ekziston ndonjėherė. Dhe nuk ėshtė pėr tu ēuditur se ky person midis tjerash punonte edhe nė mbajtjen gjallė tė identitetit Islam nė vendin ku vepronte. Por ėshtė pėr tu ēuditur se si organet komunale gjithandej Kosovės nuk kanė marrė asnjė iniciativė pėr tė mbyllur qindra organizata Protestante tė kulteve nga mė tė ndryshmet, tė regjistruara e tė paregjistruara, tė cilat veprojnė nė njė mori fshatrash e qytetesh nė Kosovė ku propagandohet literatura protestante e autorėve si Robert Murrey e Pat Robertson tė cilėt vetėm pėr tė bėrė njė pėrkujtim patėn marrė pjesė aktive nė fushatėn e Kishės Ortodokse Serbe kundėr pavarėsisė sė Kosovės para disa vitesh. Ēuditėrisht askujt nuk i pengon as manipulimi i qartė i fėmijėve dhe shkollave nga organizatat e tilla! Natyrisht qė jo sepse duhet tė ishin myslimane pėr ti penguar dikujt.
Rasti i dytė ėshtė fatkeqėsisht burimi dhe lumi nga i cili del i pari. Ajo qė tha Dom Anton Kēira nuk ėshtė njė mendim i izoluar i tij i dalė nė njė situatė tė izoluar. Politika Kosovare dhe media shqiptare e mbajnė tė fshehtė opinionin e vėrtetė tė katolikėve shqiptarė pėr myslimanėt shqiptarė, duke na ngopur me pėrralla fetare pėr tolerancė fetare. Numri mė i madh i katolikėve shqiptarė, sidomos nė Kosovė kurrė nuk kanė pasur tolerancė pėr bashkėkombėsit e tyre myslimanė. Ata nuk janė pajtuar kurrė se nga njė vend me shumicė katoliko-ortodokse lindi kombi i vetėm me shumicė myslimane nė Evropė. Pesėdhjetė vite tė tėra gjatė komunizmit kjo klikė kryqtare nuk la mėnyrė pa u infiltruar nė jetėn kulturore, akademike e institucionale tė Kosovės pėr tė manipuluar me historinė, letėrsinė e artin shqiptar duke dhunuar gjithēka myslimane qė ekzistonte aty dhe duke e krijuar mentalitetin e katolikut shqiptar superior ndaj myslimanit inferior malok qė ėshtė vetėm tranzicionalisht duke rrugėtuar kah feja e tė parėve. Nėpėrmjet historisė shqiptarėt u mėsuan se Islami u solli ēdo tė keqe dhe se e pranuan nėn tehun e shpatės ndėrsa nėpėrmjet letėrsisė u heshtėn tė gjitha arritjet letrare qė Islami kishte ngulitur nė artin tradicional. Ka ekzistuar njė luftė perfide e organizuar mirė e cila e ka gdhendur deri nė skaj kompleksin e inferioritetit tek myslimani shqiptar duke u mėsuar se emrat Havė, Adem e Sylejman janė emra prapanikė ndėrsa emrat Marie, Gjergj apo Gjon janė pikėsynimi i njė tė ardhmeje tė ndritur. Jo mė kot pothuajse tė gjithė hajnat, banditėt, ballistat, kriminelėt apo zuskat e letėrsisė shqipe mbajnė emra Hasan, Hamdi, Bahtir, Azem e Selime. Kėtė betejė tė organizuar mirė e kanė asistuar deri nė vdekje elitat katolike nė Kosovė tė cilat pas rėnies sė komunizmit kanė dalė haptas kundėr identitetit tė shqiptarit mysliman duke e sforcuar deri nė prapėsi mendėsinė e kthimit nė fenė e tė parėve. Librat e historisė ende nuk janė ndėrruar dhe janė plot me turq e me myslimanė qė e tuhatin botėn nėn tehun e shpatės sė pėrgjakur. Ēfarėdo qė tė ketė qenė qėllimi fillestar tash dihet mirėfilli se ekziston njė luftė e orkestruar mirė pėr ta shushatur ēfarėdo krenarie pėr shkak tė pėrkatėsisė Islame tė shqiptarėve. Paria katolike nė Kosovė ka qenė gjithmonė nė favor tė kėsaj politike. Jo mė kot vetėm disa kohė mė parė njė ndėr prijatarėt e Kishės Katolike nė Kosovė na deklaron se denbabaden as lirinė e fundit nuk do ta fitonim pa njė grusht katolikėsh shqiptarė tė Kosovės tė cilėve ēuditėrisht gjatė luftės as nuk iu dogjėn shtėpitė e as kishat. As Ipeshkvia e Kishės Katolike tė Kosovės nuk kish si tė reagonte ndryshe ndaj helmit tė Dom Anton Kēirės. Njė deklaratė mjerane e cila tėrthorazi me njė neutralitet tė pėshtirė i del nė mbrojtje fjalimi patetik tė priftit! Shumė njerėz nuk duan tė besojnė se kėto qėndrime janė qėndrime tė cilat i pėrqafon shumica katolike nė Kosovė. Mjafton njė hulumtim i thjeshtė nė internet pėr ta vėrtetuar kėtė. Forumi Katolik ėshtė njė faqe me frekuentim mbarėshqiptar por kryesisht kosovar ku marrin pjesė struktura tė ndryshme tė popullatės katolike pėrfshirė priftėrinj, studentė, nxėnės, burra e gra. Nė diskutimin rreth deklaratės sė Anton Kēirės, pa pėrjashtim, pa pėrjashtim fare, as edhe njė katolik shqiptar nuk ėshtė ngritur kundėr deklaratės por nė tėrėsi i kanė dalė nė mbrojtje atij sado e pabesueshme qė mund tė duket kjo. Kaq sa i pėrket tolerancės fetare tė katolikėve shqiptarė ndaj bashkėkombėsve tė tyre.
Po tė mos ishte pjekuria e masave dhe elitės myslimane shqiptare kjo situatė kaherė do tė (duhej tė!) dilte nga kontrolli. Por shuplaka e fundit do ti ketė goditur mirė kėta tė fundit tė cilėt si duket kanė filluar tė tregojnė se pėr ēfarėdo tolerance fetare duhet tė ketė dy aktorė. Mbase ėshtė rasti i fundit qė tė theksohet fuqishėm kjo dhe tė bėhet e ditur se nuk do tė ketė nė pafundėsi durim ndaj dhunimit tė identitetit fetar tė shumicės sė shqiptarėve. Pa kėtė as toleranca mė nuk ka kuptim, qoftė edhe si fjalė!
* Autori ėshtė mėsimdhėnės nė Universitetin e Prishtinės
burimi:
http://www.kosovapr ess.com/ks/ index.php? cid=1,8,95176
Krijoni Kontakt