Close
Faqja 39 prej 54 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 538
  1. #381
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Kjo teme besoj se e arriti qellimin e saj ne disktutime mendoj une.
    Po te zgjatet me , vecse sherre ka per te buruar prej kesaj , sic po e shohim qarte.

  2. #382
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Normal kur te punoni me direktiva te ketyre personave

    http://www.instablogsimages.com/imag...B711_16298.jpg

    Normal se keta ju bejne budallenje, ju bejne ta urreni se pari veten, pastaj edhe vellezerit e juaj krishtere etj.

  3. #383
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Sa e rrezikshme qe eshte manipulimi i atyre qe jane te inspiruar nga djalli - dreqi - shejtani... ata jane vetem te keqinje dhe ska definim tjeter.....
    Mos te manipolojme me ata qe jane keqinje....
    Monitimi dhe shpifja denohen rende edhe duhet denuar!!!

    Ai eshte njeri tamam i zoti!

    ----------------------------------------------------
    Leter e hapur e dom Anton Kcires...
    ----------------------------------------------------
    Letėr e Dom Anton Kēirės, drejtuar bashkėkombasve kudo ndodhėn!
    ________________________________________
    4 Mars, 2010

    Te nderuar vllezer e motra shqiptare,
    kudo qe ndodheni ne trojet tona etnike apo neper bote.

    Kam nderin t’ju drejtohem nepermjet kesaj letre te hapur per te sqaruar te gjithe bashkeatdhetaret dhe bashkekombasit e mij, bashkepunetoret dhe besimtaret e te gjitha feve te hapesires shqiptare, ne lidhje me nje video montazh te publikuar ditet e fundit ne Internet ne faqen youtube, ku paraqiten pjese te shkurtuara te nje fjalimi te mbajtur nga ana ime ne nje aktivitet te shoqates se Intelektualeve te organizuar ne Kishen Katolike te Shen Palit ne Detroit, me teme “Kosova ne prage te pavarsise”. Gjithashtu ne kete video montazh ne menyren me histerike jane bere ilustrime fotografike te ngjarjeve me tragjike te ndodhura ndonjehere ne te gjitha trojet tona etnike dhe qe nuk kane asgje te perbashket me permbajtjen e fjalimit tim.

    Do te doja ta nisja kete sqarim duke thene disa fjale ne lidhje me aktivitetin tim ne Kishen Katolike te Shen Palit ne Detroit.

    1. Gjate gjithe aktivitetit tim fetar ceshtja jone kombetare ka qene dhe mbetet parathenia e cdo iniciative apo veprimtarie te drejtuar nga ana ime.

    2. Kisha qe une drejtoj eshte dhe do te mbetet nje vater e besimit dhe e atdhedashurise per te gjithe shqiptaret.

    3. Vleresimi dhe respekti per cdo shqiptar pavaresisht besimit te tij fetar ka qene dhe mbetet kryefjala e aktivitetit tim 43 vjecar.

    4. Kam marre pjese ne te gjitha demontratat paqesore te shqiptareve te Amerikes, perpara Institucioneve Amerikane per sensibilizimin dhe nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves.

    5. Kam udhehequr dhe organizuar takime me zyrtare dhe perfaqesues te larte te Shtetit Amerikan ne mbrojtje te ceshtjes sone kombetare.

    6. Kam drejtuar komunitetin e shqiptareve te Detroitit ne fushaten e mbledhjes se ndihmave financiare per Ushtrine Clirimtare te Kosoves, si dhe kam ofruar gjithcka kam patur vete ne ndihme te kesaj ceshtjeje.

    7. Kam organizuar dhe drejtuar te gjitha nismat dhe tubimet ne perkrahje te pavaresise se Kosoves derisa kjo enderr shumevjecare e shqiptareve u be realitet.

    Per sa me siper ekzistojne prova dhe fakte historike te aktivitetit tim 43 vjecare, te cilat me kenaqesi mund t’ja veme ne dispozicion cdo Shqiptari te interesuar.

    Ne vazhdim do te doja te sqaroja te gjithe lexuesit e kesaj letre ne lidhje me permbajtjen e pjeseve te montuara te videos se publikuar ne youtube.

    Une kam marre pjese ne nje takim te organizuar nga shoqata e Intelektualeve Shqiptaro-Amerikan ne Michigan ne daten 13Maj 2007, takim i cili zhvillohej per te denoncuar dhe per te shprehur indinjaten ne lidhje me nje akt terrorist te mbetur ne tentative ne bazen ushtarake te Fort Dix ne New Jersey, ku u gjeten fajtor dhe me vone u denuan me burgim te perjetshem tre Shqiptare te lindur ne trojet tona etnike qe aktualisht ndodhen brenda shtetit te Maqedonise. Kjo ngjarje e rende kishte ndodhur 5 dite perpara mbajtjes se ketij takimi. Njekohesisht takimi zhvillohej ne perkrahje te pavaresise se Kosoves, e cila ndodhej ne hapat e fundit te pergatitjes dhe deklarimit te saj perfundimtar. Deshiroj te sqaroj se megjithe njoftimin e bere per kete aktivitet te rendesishem per kohen kur ai mbahej, pjesmarrja ka qene jashtezakonisht e vogel, madje ne salle nga disa pjesmarres mungonte edhe serioziteti apo vleresimi i duhur i aktivitetit. Fjala ime aty ka shprehur ne menyre emocionale indinjaten ne lidhje me ngjarjen e bazes ushtarake te Fort Dix te New Jersey-it, dhe ndoshta fjalori i perdorur nga ana ime ne ket rrethana nuk ka qene i perzgjedhur mire dhe me kujdes. Sa per sqarim, une kam shprehur indinjaten time qe tre shqipetare te marrin guximin per te marre pjese ne nje akt te tille terrorist te mbetur ne tentative kunder interesave Amerikane dhe vecanerisht ne nje baze ushtarake Amerikane, e cila ka strehuar 20,000 refugjate te ardhur nga Kosova, gjate luftes.
    Duke e vleresuar kete si nje akt te pamoralshem tradhetie dhe te nxitur nga individe ekstremiste fetare, pa marre parasysh detyrimin e madh moral qe ne si komb kemi dhe do te kemi ndaj shtetit Amerikan, kam shprehur hapur indinjaten time personale per kete ceshtje. Une ne fjalimin tim kam dashur te them se: Ashtu sic u masakruan 260 mije muslimane ne Bosnje, ashtu do te ishin vrare dhe masakruar 1.9 milione Shqiptare ne Kosove po te mos ishte nderhyrja ushtarake e NATO-s e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Cdo interpretim tjeter eshte nje keqperdorim i qellimshem i fjalimit tim, dhe nje nxitje e paster e urrejtjes nderfetare mes shqiptareve nga individe ekstremiste fetare, nga ish sherbetore te UDB-se jugosllave, nga komuniste ateiste te shitur dhe te blere qindra here, te cilet komuniteti Shqiptar i Detroitit i ka identifikuar me kohe dhe i njeh shume mire. Une gjate gjithe aktivitetit tim e kam konsideruar ceshtjen kombetare si paresore dhe ceshtjen fetare si dytesore dhe ne sherbim te pasurimit shpirteror te Shqiptareve. Ketu ne Detroit te SHBA-ve kam bashkepunuar ngushtesisht me te ndjerin Imam Vebi Ismaili, nje klerik shembullor i fese muslimane si dhe nje patriot i madh ne perkrahje te ceshtjes sone kombetare. Kam bashkepunuar ngushtesisht me te ndjerin Baba Rexhep dhe Teqene Bektashiane ne te gjitha menyrat e mundshme dhe ne te gjitha organizimet me karakter kombetar dhe patriotik. Asnjehere gjate karieres sime nuk i kam dalluar Shqiptaret nga besimi i tyre fetar, dhe e cmoj harmonine nderfetare te Shqiptareve si nje cilesi fisnike, vlere dhe dimension i cmuar moral.

    Duke e mbyllur kete leter deshiroj te theksoj se askush nuk mund te gjykohet nga pjese te shkurtuara te nje video montazhi disa minutesh, kur flitet per nje aktivitet patriotik ne sherbim te Ceshtjes Shqiptare per me shume se 43 vjet. Kjo video eshte pergatitur nga individe ekstremiste dhe te shitur per qellime te caktuara, te cilet megjithse kane kaluar tre vjet nga tentativa per akt terrorist kunder Amerikes, akoma nuk e kane denuar ate publikisht. Ne si Shqiptare kudo ku jetojme, jemi dhe duhet te jemi mirenjohes per jete Shteteve te Bashkuara te Amerikes per kontributin vendimtar ne zgjidhjen perfundimtare te Ceshtjes Shqiptare. Ky detyrim I madh moral ndaj Amerikes eshte njekohesisht edhe testimi me i mire qe mund ti behet patriotizmit te cdo Shqiptari.
    Duke ju pershendetur, i uroj cdo shqiptari, kudo ku ndodhet, dhe pavaresisht krahines, apo perkatesise fetare suksese, mbaresi dhe shendet ne familjet e tyre, si dhe i uroj Kosoves, Shqiperise dhe te gjitha trojeve tona etnike bashkim dhe zhvillim te shpejte si partnere dinjitoze te Amerikes dhe Bashkimit Evropian.
    Zoti i bekofte Shqiptaret kudo qe jane!
    Zoti e bekofte Ameriken!
    Dom Anton Kēira


  4. #384
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642


    Prifti nuk kėrkon falje, arsyetohet dhe akuzon

    Prifti Kqira akuzon pėr “ekstremizėm fetar” dhe “individ tė shitur” ata tė cilėt fjalimin e tij e interpretojnė ashtu siē ėshtė thėnė nga vet goja e tij.

    Protagonisti kryesor i fjalėve ofenduese kundėr shqiptarėve kosovar, prifti kosovar nė Detroit tė SHBA-ve, Don Anton Kqira, iu ėshtė drejtuar popullit tė Kosovės nėpėrmjet njė letre tė hapur ku bėn sqarime rreth arsyeve qė e kanė shtyrė tė deklarohet me njė gjuhė aq ofenduese ndaj shqiptarėve kosovar.

    Nė “letrėn e hapur” tė priftit Kqira nuk kėrkohet falje nė mėnyrė tė hapur dhe tė qartė nga populli kosovar, por nė vend tė saj, ai bėn promovimin e aktivitetit tė tij shumėvjeēar “patriotik” pėr ēėshtjen kombėtare dhe pavarėsinė e Kosovės.

    Prifti Kqira akuzon pėr “ekstremizėm fetar” dhe “individ tė shitur” ata tė cilėt fjalimin e tij e interpretojnė ashtu siē ėshtė thėnė nga vet goja e tij.

    “Fjala ime aty ka shprehur nė mėnyrė emocionale indinjatėn nė lidhje me ngjarjen e bazės ushtarake tė Fort Dix-it tė New Jersey-it, dhe ndoshta fjalori i pėrdorur nga ana ime nė kėto rrethana nuk ka qenė i pėrzgjedhur mirė dhe me kujdes”, thuhet nė ‘letrėn e hapur’ tė priftit Kqira, ndėrsa bie nė sy pjesa ku prifti Kqira deklaron: “... ndoshta fjalori i pėrdorur nga ana ime nė kėto rrethana nuk ka qenė i pėrzgjedhur mirė dhe me kujdes”, qė le tė kuptohet se prifti ende nuk ėshtė i sigurt nėse ka pėrdorur apo jo fjalor tė pėrshtatshėm kundėr vėllezėrve dhe motrave tė tij shqiptar nga Kosova.

    Ėshtė indinjuese fakti se mediat kosovare dhe shqiptare shumė pak e kanė trajtuar kėtė lajm skandaloz tė priftit Kqira. Verzioni elektronik i gazetės “Bota Sot” ka publikuar letrėn e priftit Kqira por ka hezituar ta postojė edhe fjalimin e tij ofendues, qė lexuesit ta kenė njė pasqyrė me objektive ndaj asaj qė ka ndodhur.

    Lajmi rreth videos me fjalimin ofendues tė priftit Kqira ėshtė pėrhapur kryesisht nėpėrmjet internetit dhe atė nėpėrmjet faqes YOUTUBE. Pėr shkaqe ende tė ‘panjohura’, shumica e videove tė fjalimit tė priftit Kqira janė larguar nga rrjeti i Youtube-s.

    Nė rrjetin social-virtual FACEBOOK ėshtė iniciuar njė grup me emrin “Te behen 1.900.000 Shqiptar qe jane kunder Priftit Don Anton Kcira”, tė cilės deri mė sot iu janė bashkangjitur rreth 20.000 fansa.

    Nė fund, na mbetet ta pyesim veten tonė se si do tė reagonin mediat “demokratike”, “tė pavarura” e “tė varura”, tė Kosovės e tė Shqipėrisė, po qė se ndonjė nga hoxhallarėt shqiptarė do t’i quanin me ndonjė fjalor ofendues bashkėkombėsit e tyre tė ndonjė pėrkatėsie tjetėr fetare.

    Ėshtė ēudi se si nuk u dėgjua zėri i mbrojtėsve tė tė drejtave tė njeriut, nuk u dėgjua zėri i atyre qė gojėn e kanė pėrplot “patriotizėm”, zėri i organizatave qė pėrfaqėsojnė ata qė derdhėn gjakun nga “rrjepjet” e ‘kasapit tė Ballkanit’, zėri i atyre qė pretendojnė se pėrfaqėsojnė 1.900.000 shqiptarė tė Kosovės (qė ky prift i quan “shqiptarė me bishta” ose “qej”).

    Fjalimi i priftit Kqira nuk i referohej vetėm 1.900.000 shqiptarėve tė Kosovės, por ai fjalim filloi nga 260.000 “qenjtė e rrjepur” (musliman boshnjak) nė Srebrenicė (Bosnje). Dhe, mu ky fakt tė bėn tė dyshosh nė sinqeritetin e priftit se fjalimi i tij ishte bėrė nėn ndikimin e ngjarjes sė “Fort Dix-it”, ku prifti thotė: “Fjala ime aty ka shprehur nė mėnyrė emocionale indinjatėn nė lidhje me ngjarjen e bazės ushtarake tė Fort Dix-it tė New Jersey-it”. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė pėrse prifti iu referua edhe viktimave muslimane tė Bosnjės, apo mos vallė ai ka ndonjė indinjatė tjetėr emocionale ndaj njė grupi njerėzish tė cilėt nuk janė sikur ai, por janė tė njė besimi tjetėr fetar? /mesazhi/

  5. #385
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga Rroni01 Lexo Postimin
    ----------------------------------------------------
    Leter e hapur e dom Anton Kcires...
    ----------------------------------------------------Letėr e Dom Anton Kēirės, drejtuar bashkėkombasve kudo ndodhėn!
    Pse nuk po kerkon falje o mutt (Anton Kqyrri), hajt se ne bafsh me ardh ne KS per perurimin e Katedrales pa te qu nė hanė skom me lan
    Jom tu pergadit fushatė kundėr teje dhe ke me u ēudit vetėm e vetėm pse spo na kerkon falje

  6. #386
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    OOO TI GIMCHE....
    mos fol ashtu!!!

  7. #387
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642


    Deklarata e Bashkėsisė Islame tė Kosovės nė lidhje me deklaratėn e Don Anton Kēirės

    Me rastin e publikimit tė fjalimit tė don Anton Kēirės nė Detroit (SHBA), Kryesia e BI-sė te Republikės sė Kosovės bėnė kėtė:

    DEKLARATĖ

    Ditėve tė fundit nė mjetet e informim publik, si nė ato ekektornike ashtu edhe nė ato tė shkuara, ėshtė publikuar njė fjalim i don Anton Kēirės - prift katolik nė kishin e Detroidit tė SHBA-ve, nė tė cilin ai para tri vjetėve (Maj, 2007) duke folur nė njė tubim publik-simpozium shkencor pėrdor fjalor ofendues, tė ashpėr, tė vrazhdėt, degradues e skandaloz nė adresė tė shqiptarėve tė besimit islam.

    Pavarėsisht rrethanave nė tė cilat z. Kēira ka folur, njė fjalor i tillė i tij, si nė raport me ne shqiptarėt ashtu edhe nė raport me viktimat e Srebrenicės, janė tė pa pranueshme, jo tė moralshme, jo humane dhe aspak njerėzore, dhe, si tė tilla nuk pėrkojnė as me misionin e udhėheqėsit fetar, e as me mėsimet e asnjė feje, e nė rastin nė fjalė tė fesė katolike tė cilės ai i takon.

    Deklarimet e priftit Kēira kanė zgjuar reagim, pezėm e indinjatė nė mesin e popullatės shqiptare nė Kosovė e mė gjerė, ngase njerėzit janė ndier teper tė fyer, pėr mė tepėr kur nga njė udhėheq i fesė, madje bashkėkombės i tyre dėgjojnė fjalė aq ofenduese. Megjithatė, ne kėrkojmė nga tė gjithė qytetarėt qė fjalimin e z. Kēirės ta konsiderojnė si njė rast tė izoluar, njė skandal tė tij personal, tė cilin duhet tejkaluar me maturi, arsye e qetėsi.

    Me kėtė rast, ju bėjmė thirrje tė gjithėve, qė kėtė rast mos ta keqpėrdorin pėr qėllime tė nxitjes sė urrejtės e mos durimit ndėrfetar brenda kombit tonė. Apelojmė tė tė gjithė qė rastin duhet parė ashtu siē ėshtė, dhe duhet tejkaluar me dinjitet e menēuri, ngase urrejtja e mosdurimi nuk na duhen ne si shoqėri. Fundja, rastin nė fjalė e lėmė nė ndėrgjegje tė tij.

    Ne si popull jemi tė njohur pėr kultivimin e tolerancės dhe mirėkuptimin ndėrfetar, andaj as ky rast nuk do tė ndikoj nė raportet tona qė kemi me bashkėsinė katolike nė pėrgjithėsi e me Ipeshkėvinė e Kosovės nė veēanti.

    Mėsimet fetare kanė pėr bazė librat hyjnor, interpretimin e tyre e bėjnė teologėt tė cilėt pėr mision parėsorė kanė shtirjen e kėtyre mėsimeve tek masa e gjerė-besimtarėt. Ne si popull pavarėsisht pėrkatėsisė fetare, kemi nda tė njėjtin fat si nė ditė tė liga ashtu edhe nė ditė tė mira.

    Andaj, neve si popull:

    - feja duhet tė na bashkoj e jo tė na ndaj;

    - feja duhet tė na ofroj e jo tė na largoj;

    - feja duhet tė na bėjė mė tė dashur, e jo tė na bėjė qė ta urrejmė njėri – tjetrin;

    - feja duhet tė na fisnikėroj e jo tė na hasmėroj.

    Nuk janė tė panjohura pėr ne tentativat qė tė na pėrēajnė nė baza fetare, tė parėt tanė ditėn me menēuri qė tė mos bien nė kurthin qė na pėrgatiten tė tjerėt, prandaj edhe ne duhet tė ndjekim rrugėn e tyre.

    Me kėtė rast theksojmė qė ēdo predikues fetar, kur vendos tė flas duhet tė jetė i vetedijshem se ēka flet e ēka predikon, tė jetė i pėrgjegjshėm pėr fjalėn e thėnė nė publik, nė asnjė mėnyrė tė mos luaj me ndjenjat e besimtarėve dhe tė bazohet nė mėsimet e pastra hyjnore e jo mbi teoritė qė mbjellin urrejtje, ndasi e pėrēarje.

    Duke e lutur Allahun, urojmė dhe shpresojnė qė raste tė kėtilla mos tė na pėrsėriten mė!

    Myftiu i Kosovės,
    Mr. Naim Tėrnava

  8. #388
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga Rroni01 Lexo Postimin
    OOO TI GIMCHE....
    mos fol ashtu!!!
    Epo qa mi ba? ky njeri um ka smu bre burr met kallxu kshtu ma shkurt, Ipeshkvia edhe krejt jon kunder ksaj, po distancohen, ketij qa i kushton me kerku falje? ky ose osht i smut psiqikisht ose osht i shitun pernime!

  9. #389
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Dom Anton Kcira ... eshte ky!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


    Jo montazh por e vertete!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!





    DEGJOJENI ME KUJDES....

  10. #390
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    jO JO GIMCHE,
    jo jo nuk eshte keshtu... besom se jo ... ky njeri eshte i manipuluar dhe i perulur maksimum.... sikur qe shume hoxhallare i manipolojne dhe i rrahin... qashtu edhe ketij njeriu askush nuk ka mujt mi bo kurgjo e qka me i ba? ja kan montu beso!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


    pershendetje

Faqja 39 prej 54 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •