Close
Faqja 21 prej 54 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 538
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    si perfundim prifti shpallet fajtor,

    ēa keni vendosur efendij, si ta denojme kete kaurr arnaut?

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga gimche Lexo Postimin
    Oj znj./znjsh deri tani ka fakte se ky ėshtė i fajshėm (Ok si i shpjegoni juve ofendimet qė i keni bėrė ndaj Dr. Shefqet Krasniqit ku askush nuk pyete se a ishte apo jo montazh dhe ketu ėshtė e njėjta gjė) pra ka fakte se ėshtė i fajshėm dhe emocionėt tona, deshira jonė apo dashuria ndaj ketij Prifti nuk e bėn atė dot tė pafajshėm llogarite ti a ma qendrim i mirė ėshtė ky i Ipeshkvisė sė Kosovės apo qendrimi i juaj:
    Lexoje postimin e mėposhtėm
    Pse duhet te pyesnim a ishte montazh ai i Shefqetit kur ju ishit krenar per ate qe kishte thene Shequa juaj? Ngelet duke thene se ai ka te drejte te shprehet ashtu. Kurse ne nuk po themi qe ai prifti ka te drejte te shaje, por qe dicka nuk shkon te videoja. Cik e veshtire te konceptohet qe nje njeri i Zotit te shprehet ashtu per viktimat e vrara gjate luftes.
    Pastaj kjo videoja e priftit le shume per te deshiruar. Sinqerisht e degjova disa here dhe s'ja kapa fillin muhabetit. Sikur fjalet s'kishin lidhje me njera- tjetren. Ti ke te drejte ta besosh videon, dhe po ashtu une kam te drejte te shpreh dyshimet e mia ne lidhje me vertetesine e saj. Kjo nuk me ben mua me te keqe apo jo?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 05-03-2010 mė 16:22

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Leter e Dom Anton Kcires , drejtuar bashkekombasve kudo ndodhen!

    --------------------------------------------------------------------------------
    Leter e Dom Anton Kcires , drejtuar bashkekombasve kudo ndodhen!

    4 -Mars , 2010
    Te nderuar vllezer e motra shqiptare kudo qe ndodheni , ne trojet tona
    etnike apo neper bote.

    Kam nderin t’ju drejtohem nepermjet kesaj letre te hapur per te sqaruar te gjithe bashkeatdhetaret dhe bashkekombasit e mij, bashkepunetoret dhe besimtaret e te gjitha feve te hapesires shqiptare, ne lidhje me nje video montazh te publikuar ditet e fundit ne Internet ne faqen youtube, ku paraqiten pjese te shkurtuara te nje fjalimi te mbajtur nga ana ime ne nje aktivitet te shoqates se Intelektualeve te organizuar ne Kishen Katolike te Shen Palit ne Detroit, me teme “Kosova ne prage te pavarsise”. Gjithashtu ne kete video montazh ne menyren me histerike jane bere ilustrime fotografike te ngjarjeve me tragjike te ndodhura ndonjehere ne te gjitha trojet tona etnike dhe qe nuk kane asgje te perbashket me permbajtjen e fjalimit tim.
    Do te doja ta nisja kete sqarim duke thene disa fjale ne lidhje me aktivitetin tim ne Kishen Katolike te Shen Palit ne Detroit.

    1. Gjate gjithe aktivitetit tim fetar ceshtja jone kombetare ka qene dhe mbetet parathenia e cdo iniciative apo veprimtarie te drejtuar nga ana ime.
    2. Kisha qe une drejtoj eshte dhe do te mbetet nje vater e besimit dhe e atdhedashurise per te gjithe shqiptaret.
    3. Vleresimi dhe respekti per cdo shqiptar pavaresisht besimit te tij fetar ka qene dhe mbetet kryefjala e aktivitetit tim 43 vjecar.
    4. Kam marre pjese ne te gjitha demontratat paqesore te shqiptareve te Amerikes, perpara Institucioneve Amerikane per sensibilizimin dhe nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves.
    5. Kam udhehequr dhe organizuar takime me zyrtare dhe perfaqesues te larte te Shtetit Amerikan ne mbrojtje te ceshtjes sone kombetare.
    6. Kam drejtuar komunitetin e shqiptareve te Detroitit ne fushaten e mbledhjes se ndihmave financiare per Ushtrine Clirimtare te Kosoves,
    si dhe kam ofruar gjithcka kam patur vete ne ndihme te kesaj ceshtjeje.
    7. Kam organizuar dhe drejtuar te gjitha nismat dhe tubimet ne perkrahje te pavaresise se Kosoves derisa kjo enderr shumevjecare e shqiptareve u be realitet.
    Per sa me siper ekzistojne prova dhe fakte historike te aktivitetit tim 43 vjecare, te cilat me kenaqesi mund t’ja veme ne dispozicion cdo Shqiptari te interesuar.

    Ne vazhdim do te doja te sqaroja te gjithe lexuesit e kesaj letre ne lidhje me permbajtjen e pjeseve te montuara te videos se publikuar ne youtube.
    Une kam marre pjese ne nje takim te organizuar nga shoqata e Intelektualeve Shqiptaro-Amerikan ne Michigan ne daten 13Maj 2007, takim i cili zhvillohej per te denoncuar dhe per te shprehur indinjaten ne lidhje me nje akt terrorist te mbetur ne tentative ne bazen ushtarake te Fort Dix ne New Jersey, ku u gjeten fajtor dhe me vone u denuan me burgim te perjetshem tre Shqiptare te lindur ne trojet tona etnike qe aktualisht ndodhen brenda shtetit te Maqedonise. Kjo ngjarje e rende kishte ndodhur 5 dite perpara mbajtjes se ketij takimi. Njekohesisht takimi zhvillohej ne perkrahje te pavaresise se Kosoves, e cila ndodhej ne hapat e fundit te pergatitjes dhe deklarimit te saj perfundimtar. Deshiroj te sqaroj se megjithe njoftimin e bere per kete aktivitet te rendesishem per kohen kur ai mbahej, pjesmarrja ka qene jashtezakonisht e vogel, madje ne salle nga disa pjesmarres mungonte edhe serioziteti apo vleresimi i duhur i aktivitetit. Fjala ime aty ka shprehur ne menyre emocionale indinjaten ne lidhje me ngjarjen e bazes ushtarake te Fort Dix te New Jersey-it, dhe ndoshta fjalori i perdorur nga ana ime ne ket rrethana nuk ka qene i perzgjedhur mire dhe me kujdes. Sa per sqarim, une kam shprehur indinjaten time qe tre shqipetare te marrin guximin per te marre pjese ne nje akt te tille terrorist te mbetur ne tentative kunder interesave Amerikane dhe vecanerisht ne nje baze ushtarake Amerikane, e cila ka strehuar 20,000 refugjate te ardhur nga Kosova, gjate luftes.
    Duke e vleresuar kete si nje akt te pamoralshem tradhetie dhe te nxitur nga individe ekstremiste fetare, pa marre parasysh detyrimin e madh moral qe ne si komb kemi dhe do te kemi ndaj shtetit Amerikan, kam shprehur hapur indinjaten time personale per kete ceshtje. Une ne fjalimin tim kam dashur te them se: Ashtu sic u masakruan 260 mije muslimane ne Bosnje, ashtu do te ishin vrare dhe masakruar 1.9 milione Shqiptare ne Kosove po te mos ishte nderhyrja ushtarake e NATO-s e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Cdo interpretim tjeter eshte nje keqperdorim i qellimshem i fjalimit tim, dhe nje nxitje e paster e urrejtjes nderfetare mes shqiptareve nga individe ekstremiste fetare, nga ish sherbetore te UDB-se jugosllave, nga komuniste ateiste te shitur dhe te blere qindra here, te cilet komuniteti Shqiptar i Detroitit i ka identifikuar me kohe dhe i njeh shume mire. Une gjate gjithe aktivitetit tim e kam konsideruar ceshtjen kombetare si paresore dhe ceshtjen fetare si dytesore dhe ne sherbim te pasurimit shpirteror te Shqiptareve. Ketu ne Detroit te SHBA-ve kam bashkepunuar ngushtesisht me te ndjerin Imam Vebi Ismaili, nje klerik shembullor i fese muslimane si dhe nje patriot i madh ne perkrahje te ceshtjes sone kombetare. Kam bashkepunuar ngushtesisht me te ndjerin Baba Rexhep dhe Teqene Bektashiane ne te gjitha menyrat e mundshme dhe ne te gjitha organizimet me karakter kombetar dhe patriotik. Asnjehere gjate karieres sime nuk i kam dalluar Shqiptaret nga besimi i tyre fetar, dhe e cmoj harmonine nderfetare te Shqiptareve si nje cilesi fisnike, vlere dhe dimension i cmuar moral.
    Duke e mbyllur kete leter deshiroj te theksoj se askush nuk mund te gjykohet nga pjese te shkurtuara te nje video montazhi disa minutesh, kur flitet per nje aktivitet patriotik ne sherbim te Ceshtjes Shqiptare per me shume se 43 vjet. Kjo video eshte pergatitur nga individe ekstremiste dhe te shitur per qellime te caktuara, te cilet megjithse kane kaluar tre vjet nga tentativa per akt terrorist kunder Amerikes, akoma nuk e kane denuar ate publikisht. Ne si Shqiptare kudo ku jetojme, jemi dhe duhet te jemi mirenjohes per jete Shteteve te Bashkuara te Amerikes per kontributin vendimtar ne zgjidhjen perfundimtare te Ceshtjes Shqiptare. Ky detyrim I madh moral ndaj Amerikes eshte njekohesisht edhe testimi me i mire qe mund ti behet patriotizmit te cdo Shqiptari.
    Duke ju pershendetur, i uroj cdo shqiptari, kudo ku ndodhet, dhe pavaresisht krahines, apo perkatesise fetare suksese, mbaresi dhe shendet ne familjet e tyre, si dhe i uroj Kosoves, Shqiperise dhe te gjitha trojeve tona etnike bashkim dhe zhvillim te shpejte si partnere dinjitoze te Amerikes dhe Bashkimit Evropian.

    Zoti i bekofte Shqiptaret kudo qe jane!
    Zoti e bekofte Ameriken!


    Dom Anton Kcira.

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Eshte jashte ēdo llogjike qe nje njeri qe ka punuar aq shume per pavaresine e kosoves, me sa thuhet, te kete folur kunder saj,
    me siguri ka qene nje moment revolte ndaj atyre 3 shqiptareve, dhe me siguri ne nje menyre ose tjeter ka qene nje pyetje retorike provokuese, nje autokritike qe kerkon te shkunde shqiptaret nga gjumi,
    po po nga gjumi i nje nacionalizmi fals,
    te gjithe i bien gjoksit "o sa mire me qen shqiptar", "krenar qe jam shqiptar", etj etj fraza patriotike pa asnje lloj vlere.

    Kush me thote prej jush, ēfare keni bere per shqiperine perveē se te qenit krenar?
    Shqiperia nuk ka nevoje per rrahje gjoksi, jemi bere qesharak duke qene krenar per iliret, kur ne nuk kemi ēerekun e lavdise dhe krenarise ilire, mburremi per te shkuaren tone para 2000 vjetesh, e vetkenaqemi duke pare shqiperine te shkaterrohet.
    Nuk pranojme asnje lloj kritike, mbyllim syte para mjerimit.

    Po normale qe eshte me e lehte te merresh me videon e nje prifti para 3 vjetesh, qe deri tani nuk po dihet nese ka qene montazh apo jo,
    eshte me e lehte te tregoni shqiptarine tuaj duke share nje prift,
    se me shume se kaq nuk jeni ne gjendje te beni, dhe as keni deshire te beni.

    Ju qe i keni shitur shpirtin turkut e arabit nepermjet ideologjise anti shqiptare qe ju rrjedh ne vena, ju jeni mallkimi i shqiperise, ju qe quani Skenderbeun tradhetar pa pike turpi.

    E keni parasysh nje thenie, ku shkel turku nuk mbin bari,
    thenie e vjeter shqiptare kjo,
    po ku e dini ju se ē'eshte Shqiptare, shyqyr qe dini te lidhni dy fjale shqip me zor, aq sa mjafton per te hedhur helmin e propagandes ne nje forum shqiptar.

    Ju trimat e leshit qe akuzoni kete njeri per mos patriotizem,
    ju trimat qe haheni mes vetes per politike, ju qe ne kohe lufte u arratiset ne vend sa te luftonit, dikur benit ēiēin nga frika, tani qe e hodhet lumin u bete trima.

    Kush jeni ju?
    Kujt ti djegi le ta mbaje,
    kush identifikohet me pershkrimin, le ta mbaje.

  5. #205
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    nese me te vertete eshte montazh do te ishte e udhes qe ta gjejne videon spaku te mos shtohet uurejtja me teper per kishen katolike ne pergjithesi ne trojat shiqptare....

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Shume keqe! me te vertete shume keqe!
    Eshte rasti te themi se ne cdo familje ka nje dele e zeza...Nuk ka pyll pa derra! Te gjithe pa dallim duhet te kene kujdes qe delet te zeza te mos jene me shume se ato te bardha, dhe derrat me shume se pyjet...
    Me zemren plot dhimbje ne portin e Barit me 11 shtator 2001 kam degjuar lajmin e New Yorkut.
    Me mua dy burra, rashtesisht se bashku. Nje prej tyre pas lajmit u ul i desperuar ne nje karrige e pati nevoje per ndihme...Tjetri ka kercyer nga gezimi...
    Kot qe te mohohet kjo...
    Shpesh here ne sjelljen tone dalin ne pah dy fryma qe jane ne kundershtim me njera- tjetren...Kjo ka ndodhur per Nenen Tereze, kjo ndodh edhe sot...dhe edhe per ngjarjet e fundit te xhamise...
    E keqja eshte se kur nje person ben nje gabim, shqiptaret ndahen ne dy...e ka gjithmone dikush shume i zellshem per ta shrytezuar situaten...e per fakt te keq ka gjithmone dikush qe nuk e denon qarte te keqen.
    Pra duhet nje riperteritje e etikes persoale, shoqerore, politike dhe fetare, nga ana e te gjitheve...Kjo eshte e mira e popullit tone, me pare e me shume se integrimi ne Perendim apo
    ne Lindje te Mesme.
    Per nje fakt te keq sot na mungon nje profet...nuk kemi nje profet... qe flet me autoritet e qe meriton te ndiqet nga te gjithe.

    Me nderime.

    Torrkerry

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Shume keqe! me te vertete shume keqe!
    Eshte rasti te themi se ne cdo familje ka nje dele e zeza...Nuk ka pyll pa derra! Te gjithe pa dallim duhet te kene kujdes qe delet te zeza te mos jene me shume se ato te bardha, dhe derrat me shume se pyjet...
    Me zemren plot dhimbje ne portin e Barit me 11 shtator 2001 kam degjuar lajmin e New Yorkut.
    Me mua dy burra, rashtesisht se bashku. Nje prej tyre pas lajmit u ul i desperuar ne nje karrige e pati nevoje per ndihme...Tjetri ka kercyer nga gezimi...
    Kot qe te mohohet kjo...
    Shpesh here ne sjelljen tone dalin ne pah dy fryma qe jane ne kundershtim me njera- tjetren...Kjo ka ndodhur per Nenen Tereze, kjo ndodh edhe sot...dhe edhe per ngjarjet e fundit te xhamise...
    E keqja eshte se kur nje person ben nje gabim, shqiptaret ndahen ne dy...e ka gjithmone dikush shume i zellshem per ta shrytezuar situaten...e per fakt te keq ka gjithmone dikush qe nuk e denon qarte te keqen.
    Pra duhet nje riperteritje e etikes persoale, shoqerore, politike dhe fetare, nga ana e te gjitheve...Kjo eshte e mira e popullit tone, me pare e me shume se integrimi ne Perendim apo
    ne Lindje te Mesme.
    Per nje fakt te keq sot na mungon nje profet...nuk kemi nje profet... qe flet me autoritet e qe meriton te ndiqet nga te gjithe.

    Me nderime.

    Torrkerry

  8. #208
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Sinqerisht une mund ta paramendoj qe ndonje prift se cka thote per shqiptaret por ta thotene menyren cnjerezore, dicka e habitshme.... te perfshije gjithe shqiptaret plus te vraret sdi NO COMENT,, mvie keq une jam musliman kam shok katolik ne Kosove raportet e mire i kam. Natyrisht mund te them qe jo te gjithe kane te njejtin mendim, natyrisht duhet pasur kujdes nga keta njerez qe jane si gjarper.....met mira ( ne kemi problem te msheft sa i perket raportit te tolerance fetare) dihet qe numri i katolikeve eshte shume i vogel, por me duket se jane duke i dhone shume hapesire me shume se e meritojen pa paragjykime e di qe nderkombetaret me shume i dojne ata ,se ne, po shpresoj qe per muslimanet tjere te mos shpifin...... metmira

  9. #209
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Pse duhet te pyesnim a ishte montazh ai i Shefqetit kur ju ishit krenar per ate qe kishte thene Shequa juaj? Ngelet duke thene se ai ka te drejte te shprehet ashtu. Kurse ne nuk po themi qe ai prifti ka te drejte te shaje, por qe dicka nuk shkon te videoja. Cik e veshtire te konceptohet qe nje njeri i Zotit te shprehet ashtu per viktimat e vrara gjate luftes.
    Pastaj kjo videoja e priftit le shume per te deshiruar. Sinqerisht e degjova disa here dhe s'ja kapa fillin muhabetit. Sikur fjalet s'kishin lidhje me njera- tjetren. Ti ke te drejte ta besosh videon, dhe po ashtu une kam te drejte te shpreh dyshimet e mia ne lidhje me vertetesine e saj. Kjo nuk me ben mua me te keqe apo jo?!
    Jo nuk tė bėn tė keqe nė krahasim me mua mirpo tė bėn tė keqe nė krahasim me Ipeshkvin e Kosovės.
    Pa prit pak a nuk i pėrfaqėson ajo Katolikėt e Kosovės, pastaj i dėgjove lajmet e fundit nė KTV (19:00) aty Prifti e pranoj se kishte perdorur paksa tonin e ashpėr mirpo qellimi i tij kinse ishte tė thoshte "do tė ishin shkuar si qeni nė rrush" por kjo nuk ėshtė faktike pėr shkak se nuk e shpjegoj pjesėn tjetėr tė videos ku thotė "...kurgjo ma keq skish bėrė (fjala ėshtė pėr rrjepjen 1.9 Milion Shqiptarėve)" andaj mendoj se nga ana e juaj ėshtė e drejtė morale qė nė rradhė tė parė ta pėrkrahni Ipeshkvinė e Kosovės.
    Ē'ėshtja e Dr. Shefqet Krasniqit ėshtė tejet e qartė dhe se ēdo fe e ka kėtė parim madje edhe vet besimi Katolik, ku shpėtimi arrihet vetėm nėpėrmjet Krishtit nė tė kundėrtėn nuk ka shpėtim, epo kėtė nuk e bėn Adem Jashari e shumė e shumė figura tjera Shqiptare (qė i pėrkisnin besimit Islam e jo Katolik) mirpo ėshtė e drejtė e jotja tė mendosh se bota tjetėr ėshtė pėrgaditur vetėm pėr besimtarėt e besimit tėnd dhe askujt tjetėr, keshtu qendron nė tė gjitha fetė dhe nėse sot dikush del dhe thotė se Adem Jashari ėshtė nė ferr mua nuk mė ofendon pėr shkak se bindja e tij nuk do tė thotė se ėshtė (sepse unė e besoj tė kundėrtėn) mirpo nėse dikush del dhe thotė 1.9 Milion Shqiptarė Musliman tė Kosovės nuk e kanė merituar lirinė nga Beogradi (edhe pas sakrificave qė bėri familja Jashari dhe gjithė Kosova) apo tė thotė "kurgjo ma keq skish bėrė (dihet pėr ēka ishte fjala)" me tė vėrtetė prek rėndė nė dinjitetin e njerėzve sepse shpreh intolerancė dhe armiqėsi publike ndaj njė populli (po referohem sikur ky Prift tė mos ishte Shqiptarė), e aq mė pak kur personi i cili shpreh intolerancė dhe armiqėsi publike ėshtė shtetas i imi (pavarsisht se jeton nė mėrgatė).
    Pra bindjet pėr botėn tjetėr janė diēka tjetėr (sepse ajo ėshtė enigmė dhe secili flet sipas fesė sė vet) dhe bindjet mbi popullin tėnd (qė ėshtė pėr kohėn e tashme) janė diēka tjetėr sepse prek nė dinjitetin e secilit prej nesh.

    Ēdo tė mirė

  10. #210
    Ky Prifti e paska mare personale aktin e tre shqiptarve terorist, pa qene nevoja te meret ne ate menyre, Amerika me se miri i njeh shqiptaret se cfare jane, ajo fare mire e din se si jane perqindjet, nese 3 persona bejne nje veper te tille nuk mund te futet i gjithe populli.
    Pavarsisht zhgenjimit qe ka pesuar prifti ne ato momente nuk eshte dashur te shprehet ne publik ne ate menyre, e pashe edhe videon edhe lexova letren e priftit, gjithcka e kuptueshme, dmth ai kerkon nje lloj faljeje, dhe besoj se ky shembull nuk duhet te perseritet ashtu sic nuk duhet te perseritet rasti me Nenen Tereze.

    Nuk e kuptoj pse duhet te qe keto tema te behen pjese e debatit ku duhet te vazhdojne ofendimet, cili eshte interesi nga kto tema?

Faqja 21 prej 54 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •