Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Politikane Te Ps E Pd Kane Vjedhur Parate E Shqiptareve

    POLITIKANE TE PS E PD KANE VJEDHUR PARATE E SHQIPTAREVE

    Kryetari i grupit parlamentar i PDr Nard Ndoka deklaroi se reformatoret ishin te paret qe ndermoren inisiativen per ngritjen e komisionit hetimor por qe u refuzua nga demokratet per shkak te disa provave qe ata dispononin ndaj drejtuesve te selise blu. Ndoka tha se ekziston nje liste me emra drejtuesisht demokrate qe jane te perfshire ne afera korruptive. "Ne keto materiale qe ne disponojme jane perfshire edhe drejtues te opozites konkretisht ne rryshfete, sponsorizime dhe marrje te paligjshme te shumave te medha nga skemat piramidale", shtoi Ndoka.

    - Z. Ndoka ju keni kerkuar me kohe ngritjen e komisionit hetimor per fajdet qe nuk u mbeshtet nga deputetet e opozites. Ne objektin tuaj te hetimit a perfshihej edhe qendrimi i opozites per aktivitetin e ketyre firmave?

    - Se pari, une mendoj se komisioni aktual eshte nje transparence per transparencen. Ne kishim kerkuar qe komisioni te fillonte hetimin qe nga ngritja e piramidave. Per rrjedhoje eshte e domosdoshme qe te behet nje hetim jo vetem per transparencen e transparences, por te behet nje hetim edhe per ngritjen e ketyre skemave piramidale se cilet politikane aktualisht te majte dhe te djathte, kane kontribuar per ngritjen e tyre, dhe, cilet kane perfituar. Dihet se perfaqesues nga dy forcat akuzojne njeri- tjetrin, por pa nxjerre emra konkrete. Duket sikur eshte lidhur nje marreveshje mes pozites dhe opozites qe historia e pirmidave te varroset njehere e mire. Kjo ishte ideja e grupit tone parlamentar qe politika te bente nje hetim te paanshem ne lidhje me te dy krahet. Vetem pas nxjerrjes se emrave dhe politikaneve te pershire per afera korruptive mund te ishte nje hetim rreth transparences se veprimtarisee se z. Arapi. Kuptohet qe ne kemi dosje mbi vjedhjet e Arapit. Minimalja nga provat qe kemi mund te themi se ai mund te denohet per vjedhjet me te medha qe ai ka bere ne administrimin e skemave. Ndersa lidhur me ceshtjen tjeter te pyetjes mund te them se ne keto materiale qe ne disponojme jane perfshire edhe drejtues te opozites konkretisht ne rryshfete, sponsorizime dhe marrje te paligjshme te shumave te medha nga skemat piramidale.

    - A lidhet ky fakt me refuzimin nga ana e deputeteve demokrate per ngritjen e komisionit kohe me pare?

    - Te them te drejten ishte grupi yne parlamentar qe kerkoi per here te pare permes konferencave te shtypit. Une bera disa biseda paraprake edhe me drejtues te PD dhe ne menyre te papritur dhe te pabese kjo inisiative merret prej dikujt tjeter, prej nje personi qe tashme ka aderuar ne Partine Demokratike

    - Nga provat qe ju dispononi, cilet drejtues te selise blu figurojne ne listen e sponzorizimeve te paligjshme?

    - Besoj se nese grupi yne parlamentar do te merrte persiper drejtimin e ketij komisioni patjeter qe do te nxirrnim shume emra ne menyre te argumentuar. Per momentin ekzistojne lista qe vijne nga informacione dytesore dhe qe nuk mund te behen publike tani.

    - Kur do te behen publike dhe nga se varet kjo?

    Nese komisioni hetimor do te vazhdoje te fshehe prova ose eshte bere ne menyre t` kamufluar, atehere ne do te marrim pergjegjesine tone edhe ndaj ketij komisioni.

    Intervistoi:N.Perndoj

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nardi!

    Ska rendesi se kush merr inisiativen per zbardhjen e Vjedhjeve te Milionave Te Piramidave.

    Shume flitet por akoma nji liste me emra nuk ka dale.

    Suksese ne kte pune !


    Si zor se arrihet kjo sepse ka shume pengesa.
    Vlora e ka akoma ate Komitetin "duam parate tona" por qe me triumfin e Rebelizmit dhe me mbrritjen e qellimit, qe nuk ishin aspak Parate por marrja me dhune e Pushtetit, ky komitet eshte ne rol tjeter. Ne rolin.."Guxoni e kerkoni parate se ju vrasim"..

  3. #3
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    -Politikanet te PS e PD kane vjedhur parate e shqipetarve.
    E vertete, te gjithe e pranojne duke filluar nga politikanet e majte,
    te djathte te qenders,legalistat....pra te gjithe thone qe popullit jane vjedhur parate nga politikanet.Po nga cilet politikane???
    --te marim rastin konkreta zeme qe kjo qeveri eshte me te vertete per gjetjen e parave te vjedhura nga x.Po aduhet qe populli ti besoje ???JO.JO.JO...se eshte kjo qeveri qe erdhi ne pushtet duke premtuar parate e"vjedhura"nga PD,eshte KY kryeminister qe premtoj 100% dhenjen e parave (kur vetem 3%ka dhene),eshte KY tosi qe ka akuzuar qeverine e me perparshme
    per vjedhje duke filluar nga kryeministri meta dhe nje pjese e mire
    e ministrave(pa llogaritur akuzat qe i behen vete ketij)
    SHume flitet po asgje s,behet dhe une besoj (mendimi im)se KURRE sdo te gjinden fajtoret,dhe kjo per arsyen e thjeshte se ato vet jane te paret qe vjedhin duke mos perjashtuar edhe nje pjese te politikaneve te PD ....
    Ajo liste kurre nuk ka per te dale.....le te shpresojme!!!!!

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Hiqe e mos e keput...

    Kjo eshte politika me e mire qe socialistet dhe nje pjese e mire e demokrateve kane trashegim nga e kaluara. Komision mbi komision, hetim mbi hetim, por nuk na ka zene veshi deri me sot ndonje qe ka perfunduar ne burg per korrupsion.

    Ky eshte manifestim i mentalitetit shqiptar, por mos kujtoni se "korrupsioni i ka humbur gjurmet". Dosjet e krimit shqiptar nuk i gjen vetem ne Tirane, por edhe ne Bruksel e Washington. Deklarata me skandaloze ne kete dretim ishte ajo e Paten:

    - "Nese nuk besoni se ne Shqiperi ka korrupsion dhe trafik te jashteligjshem, drejtohuni FBI per me teper informacion".

    Kjo ishte pergjigjia qe Nano mori, per kembenguljen e tij se trafiqet ne Shqiperi kane marre fund.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    .."Koha jone me 25 maj 2002"
    ....Qeveritaret socialiste dhe anetaret e forumeve drejtuse te PS-se,nuk jane gje vecse nje tabor horash dhe hajdutesh, qe qe bejne cfare te duan me voten,punen eDJERSEN e shqiptarve....
    -Fatkeqesisht,shqiptaret kane nje kujtese selektive dhe te shkurter !Ata mbushin kafenete dhe pietoret,ata bejne para me grushta ata ndertojne 15 kateshet ne Tirane me parate e pista...
    Ata e pranojne qe kane vjedhur por,per derisa ata do te kene te parin e tyre Tosin "qe eshte kryetari igrupit stalinist-mafioz"skane frike.
    RANDI
    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

Tema tė Ngjashme

  1. Statuti i Shkodres
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 12:32
  2. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi mė kanė vjedhur $40 milion
    Nga rudo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  3. KQZ: Partitė qė nuk kaluan pragun, tė kthejnė paratė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 03:34
  4. Komisioni parlamentar "Rama"
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 28-10-2003, 04:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •