Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438

    Drejtuesi dhe jeta në punë

    Tik tak, tik tak... Nuk eshte levizje minutash, por eshte koha ku cdonjeri prej nesh arrin moshen e punes. Cfare do lloji qofte, ajo merr formen e nje oraganizmi, ku nqs nuk funksionojne te gjitha organet (dmth individet qe bashkepunojne per te arritur rezultate) e nuk jane te pershtatshme strukturat, qe mundesojne afrimitetin e lehtesimin e punes, atehere edhe arritjet jane te pakta.
    Do thoni, c'hyn ketu lideri! Ne fakt ne nje organizate, rolin kryesor e ka pikerisht Lideri. Ai nuk eshte shefi, qe jep udhezime e rreptesisht kerkon rezultate se ndryshe te keput koken (te pushon). Perkundrazi, mundohet te krijoje miqesi e sidomos besim tek ty, qe ti te ndihesh vetvetja e mos druhesh, e nga ana tjeter te kerkosh me teper, e kur te arrihet dicka pa u humbur shume kohe te thuash: "Poooo... ...aty kam bashkepunuar edhe une". Lideri drejton e vlereson, duke nxjerr ne pah karakteristikat tuaja me te mira.
    Te jemi realist, puna eshte me rendesi themelore, sepse zakonisht pjesen me te madhe te koheses e kalojme ne ambjentet e shoqerine e punes, prandaj ketij aspekti qe shpesh shikohet thjeshte si "lekeprures" ne familje, i duhet dhene edhe nje pikepamje me e gjere qe perfshin mireqenien, aty, ku ne ushtrojme profesionin tone.

    Do te me pelqente te dija ndonje eksperience konkrete nga ata qe punojne:
    Si ndihen ne ambjentet e punes?
    A kane marre ndonjehere kualifikim?
    Roli qe ka drejtori/lideri e a i ven re ai gjendjet emocionale tuajat (friken, zgjuarsine, kompeticionin), duke bere te mundur kalimin e ketyre problemeve (kuptohet qe kane te bejne perhere me punen)?
    La vita è bella...

  2. #2
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Tik tak, tik tak... qe kur keshtu eshte bere misur bere te treguar se kur njeriu duhet te filloj pune. Nuk dua te vazhdoj me gjate sepse te pakten kur hap nje faqe web nuk dua te lexoj per punen boll me jane care veshet gjithe diten. Por menyra e te shkruarit nga ju me bene te lexoj me vemendje dhe te shtoj mendimin time me gjere. Absolutisht duke njohur edhe rrethanat formoj disa rreshta me fjale per te percaktuar ate qe mendoj.
    Vlersoj menyren si e kuptoni punen sepse jame mese i bindur qe niseni nga eksperienca. Ehh nuk ka mesim me te mire se eksperienca kete e kuptoj edhe une njihesh me mire me realitetin kur ke nje fare eksperience detajet jane me te qarta.
    Koha me e favorshme per te vazhduar punen eshte domosdoshmeria dhe jo tik taku.
    Domosdoshmeria te bene te fort te bene qe puna te pelqej (edhe pse ne te vertet shume here nuk te pelqen) te bene te devotshem, servil,sjellshem etj.
    Nuk mund te shpjegoj askush emocionet per punen sepse cdo kush emocionet i ka te pergatitura per karakterin qe ka.
    Me duket u zgjata shume edhe pse e di me patjeter qe nuk te ndihmova ne shkrimin time sep0se ju jeni e pergatiru vete me jeten dhe punen.
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •