Specialistė tė ardhur nga Gjermania do tė ndihmojnė pėr zhvendosjen e statujave. Ky veprim parandalon njė dėmtim tė mundshėm tė tyre nė rast tė shembjes, ndėrkohė qė nga Instituti i Monumenteve nuk ka ardhur asnjė pėrgjigje konkrete pėr ndėrhyrje

Statujat qė deri dje kanė qenė tė ekspozuara nė Portikun e Apolonisė, do tė zhvendosen. Dėmtimet e konsiderueshme tė ditėve tė fundit, si pasojė e rrėshqitjeve tė dheut, kanė bėrė qė drejtuesit tė pėrgatiten pėr mė tė keqen. Pas zhvendosjes sė objekteve mė tė vogla si pitosa, sarkofagė apo objekte qeramike, dje kanė mbėrritur disa specialistė gjermanė qė do tė merren me statujat. Kjo masė parandalon dėmtimin e tyre nė rast tė ndonjė shembjeje tė mundshme tė Portikut. “Statujat do tė vendosen nė njė vend mė tė sigurt nė depot e Apolonisė”, shprehet drejtori i Parkut Arkeologjik, Marin Haxhimihali. Nė fakt, vitet e fundit Haxhimihali e ka ngritur vazhdimisht problemin e ēarjes sė vazhdueshme tė kėsaj pjese monumentale tė Apolonisė, e cila ėshtė rrezikuar gjithnjė e mė shumė nga shirat e ditėve tė fundit. Pėrveē Portikut, shembje dhe dėmtime tė mėdha kanė ndodhur nė murin rrethues tė parkut, si dhe tė njė zonė tė re arkeologjike, e cila ėshtė gėrmuar muajt e fundit tė vitit 2009. Drejtori i Parkut Kombėtar Arkeologjik tė Apolonisė, Marin Haxhimihali, ndėrsa ka dhėnė javėn e kaluar alarmin e shembjes sė muzeut, ka vijuar gjatė kėsaj jave me mbrojtjen e monumenteve dhe vlerave arkeologjike, tė cilat qėndronin tė ekspozuara nė muzeun aktualisht tė rrezikuar nga shembja. Mėsohet se drejtori Haxhimihali ka mundėsuar largimin e pjesės mė tė madhe tė objekteve tė zbuluara nė Apoloni drejt Institutit tė Monumenteve nė Tiranė. Gjithashtu, punonjės nė Parkun e Apolonisė tregojnė pėr “Shqip” se tė martėn ka mbėrritur nga Tirana njė ekip i Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik, i cili ka marrė nė mėnyrė tė organizuar njė numėr tė madh objektesh me vlerė pėr ruajtjen e tyre. Por, edhe pse drejtuesit e parkut shprehen se largimi i vlerave arkeologjike ka pėr qėllim ruajtjen e tyre, specialistė arkeologjikė tė kėsaj fushe shprehen se Apolonisė po i ikėn njė pjesė e identitetit, e cila tėrhiqte turistėt. Rikthimi i objekteve tė zhvendosura drejt Tiranės shihet si mjaft i largėt, ndėrsa nuk ėshtė premtuar ndėrhyrja nė infrastrukturėn e dėmtuar tė muzeut, portikut dhe murit rrethues. Drejtori Marin Haxhimihali ka thėnė se prej 25 vjetėsh nuk ėshtė ndėrhyrė nė infrastrukturėn e rėnduar tė muzeut arkeologjik, i cili sot ndodhet nė prag tė shembjes sė plotė. Prej disa vjetėsh nė portikun ku ekspozohen gjetjet nė qytetin antik tė Apolonisė janė konstatuar ēarje arkitektonike. Ky portik ndodhet brenda perimetrit tė manastirit. Kjo ka ardhur si rezultat i gėrmimeve qė janė bėrė nė vitet ‘90 nė pjesėn e pasme tė oborrit dhe brenda tij. Gėrmimet kanė dobėsuar strukturat mbajtėse dhe pėr rrjedhojė ēdo vit konstatohen shkarje tė kėtij portiku. Nė dėmtimet e portikut duken qartė tė ēara nė dyshemenė kryesore, si dhe nė mure. Pėr kėtė situatė ėshtė njoftuar edhe Instituti i Monumenteve qė e ka pėr detyrė mirėmbajtjen dhe restaurimin e monumenteve, por sipas drejtorit, pėr fat tė keq, nuk ėshtė marrė asnjė pėrgjigje konkrete. Shumėkush nga vizitorėt qė mund tė shohė brenda kėtij portiku, do tė haste njė tė ēarė prej 30 metrash nė tė gjithė dyshemenė dhe muret, e cila kėrkon urgjentisht ndėrhyrje nga strukturat pėrkatėse ku ndodhet ky portik. Lidhur me kėtė problem, Marin Haxhimihali shprehet se duhet njė punė kolosale, e ngjashme me restaurimin e Nimfeut, i cili ndodhet nė pjesėn tjetėr tė qytetit. “E njėjta gjė ėshtė edhe me kėtė portik, pasi ėshtė e vėshtirė qė me mjetet qė ne kemi nė dispozicion, tė arrijmė ta restaurojmė, ndėrkohė qė nga Instituti i Monumenteve po vonon pėrgjigjja e specializuar, ēka do tė thotė qė ky portik nga shirat qė mund tė fillojnė pėrsėri edhe mund tė shembet”, thotė drejtori Haxhimihali.
gazeta Shqiptare