Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Vëndet qiellore në Krishtin!

    "I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin" (Efesianët 1:3).


    Ftoj të gjithë të krishterët e forumit të komentojnë mbi këtë varg. Ç'do të thotë për ta se Ati na ka bekuar me çdo bekim frymor në vendet qiellore në Krishtin?

    Ç'do të thotë kjo, për katolikun, për ortodoksin dhe për protestantin?

    Diskutim të mbarë!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Po shtoj diçka të vogël thjeshtë sa për të kurdisur bisedën.

    Shkas u bë urimi i një motre por ky urim është një urim që e bëjnë të gjithë të krishterët.

    Urimi është: Zoti të bekoftë!

    Si thoni ju, në lidhje me vargun e mësipërm, a nuk duket se Zoti na ka bekuar, madje me çdo bekim frymor?

    A nuk do ishte mirë të përshëndesnim njëri tjetrin me shprehjen: Zoti të ka bekuar?

    Cilat janë mendimet tuaja? (sidomos ai i seminaristit )
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ashtu eshte, Zoti na ka bekuar, por kjo s'do te thote se bekimet e Tij kane perfunduar ne te shkuaren. Ne jemi te thirrur te rritemi nga lavdi ne lavdi, duke u rritur gjithmone sipas Imazhit te Tij, sipas persosmerise se Tij qe eshte shfaqur ne Krishtin!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Marcus1,


    lexo komentarin Shen Gj. Gojartit:

    http://www.ccel.org/ccel/schaff/npnf113.iii.iv.ii.html

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Persa i takon temes se besimit/shpetimit si dicka te kryer, qe kryhet ne vazhdim dhe qe perfund-plotesohet ne fund te koherave, pergjigjen e ka dhene drejte e shkurt matrix-i.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Persa i takon temes se besimit/shpetimit si dicka te kryer, qe kryhet ne vazhdim dhe qe perfund-plotesohet ne fund te koherave, pergjigjen e ka dhene drejte e shkurt matrix-i.
    Përse i jepni menjëherë temës drejtim doktrinor? Unë nuk kisha këtë qëllim.

    Pyetjes që bëra nuk ju përgjigjët. A mund ta përshëndesim njëri-tjetrin me fjalët: Mirupafshim vëlla. Zoti të ka bekuar! Ose, cila do ishte përshëndetja më e saktë, kjo, apo "Zoti të bekoftë"?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pershendetja me e sakte do ishte:

    Zoti te ka bekuar, te bekon dhe do vazhdoje te te bekoje nqs qendron ne Te!

    Por mqs eshte shume e gjate, i bien shkurt "Zoti te bekofte!"
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Pershendetja me e sakte do ishte:

    Zoti te ka bekuar, te bekon dhe do vazhdoje te te bekoje nqs qendron ne Te!

    Por mqs eshte shume e gjate, i bien shkurt "Zoti te bekofte!"
    Pra ti mendon se pershendetja me e sakte eshte: Zoti te bekofte?

    Zoti te ka bekuar

    marcus
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #9
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Pra ti mendon se pershendetja me e sakte eshte: Zoti te bekofte?

    Zoti te ka bekuar

    marcus
    Kont, Bekimi eshte sikurse puna e ushqimit, ne kemi ushqimin e perjetshem-Krishtin, por njëkohsisht, ne ushqehemi kohë pas kohe dhe ditë pas dite. Kështu edhe bekimi, eshte Bekimi i pejetshem në Krishtin, por njëkohsisht, kohë pas kohe ne bekohemi në Krishtin.

    Vertetë na ka bekuar Krishti me Ungjillin, por ne marrin at bekim kohë pas kohe duke lexuar. Kjo i bie sikurse puna e një burimit të ujit, burimi i ujit eshte i perhershem por njeriu merr aty kohë pas kohe ne at burim dhe pin nga ai uji.

    Nëse jemi kuptuar? Por realisht, njeriu ka nevojë qe secilen ditë të merr nga bekimi i Zotit.

    Është mirë të thuhet Zoti të bekoftë, Zoti e bekoftë çdo ditë dhe veper tonen/tënden....!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 02-03-2010 më 13:12
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Përshëndetje marcus dhe vëllezër të tjerë


    Unë personalisht këtu e disa vjet shumë rrallë përdor urimin Zoti të bekoftë, sepse ashtu siç thotë edhe vargu që solle Ati na ka bekuar TASHMË me çdo bekim frymor të mundshëm në Krishtin.
    Kjo do të thotë që nëse e kemi Krishtin, i kemi edhe ato bekime, të gjitha!!!

    Ajo që unë përdor si urim për vëllezërit dhe motrat në Zotin është Krishti me ty, duke pasur në mend që Krishti është me të/ta. Kështu në një farë mënyre edhe unë edhe ai/ata kujtohemi se Krishti është me ne.
    Sarayu, the one who is streaming.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •