Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Edhe une jam "dakort",per kryqezimin e Albos...se tha nje te vertete,por te hidhur fare...(farmak).

    Nje mendim shprehu!,Nuk donte te zevendesonte Krishtin.....:

    "Kur i thane Krishtit...-Qe zoteri,une dua te behem si ju...."
    Krishti u pergjigj:Jepi te gjithe gjerat qe ke...te varferferve......e hajde me mua...."

    Albo nuk ju tha...te shisni dhe komjuterin,....
    Ishte nje mendim,po e keqja eshte....se ishte e eshte i vertete......

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Pali,apostulli i Jezus Krishtit me ane te vullnetit te Perendise,shenjtoreve qe jane ne Efes dhe besimtareve ne Jezu Krishtin Efs1:1
    Ky deklarim eshte aq i rralle sot,dhe duket sikur pak ka te beje me te krishteret e sotem.
    Qe edhe kur e degjojne, ndjesia e tyre e brendeshme frymore,pak mund t'i beje te rreagojne dot!
    Kjo ndodh,edhe sepse ata me shume degjojne se sa te rrezikuar jane nga mekatet qe mund te bejne cdo moment, dhe per friken ndaj satanit,apo rregullat specifike qe duhet te zbatojne nga kisha ,se sa te degjojne ne detaje, per Bekimet e pa imagjinueshme qe, u jane bere pjese, nga trashegimia e Zotit te tyre Jezus Krisht!
    Pershendetja : vella/moter je i/e shenjte! eshte nje konfirmim qe nga bekimet qe ne marrim cdo dite nga Zoti yne ,Shenjteria eshte me e rendesishmia .
    Eshte ai vete qe na kujton ne cdo moment,se ne nuk i takojme kesaj mbreterie te rreme,por asaj te Qiellit.

    Shprehje, te cila nuk te jane drejtuar kurre ne jete drejte perdrejte ne kishe,normalisht duken si te drejtuar nga UFO-t.

    Ai deklarim i mesiperm do te dukej i papranushem nje Dj, Morm,apo cdo sekti tjeter i rreme,qe kane frike keto mesazhe te Shkrimit :

    4.sikurse na zgjodhi perpara se te themelohej bota,qe te jemi te shenjte dhe te pa perlyer perpara tij ne dashuri
    5.duke na paracaktuar qe te biresohemi ne veten e tij me ane te Jezu Krishtit,si pas pelqimit te vullnetit te vet.
    6.per lavdim te lavdise se hirit te tij,mete cilin na beri te pelqyer ne te dashurin Birine tij
    7.ne te cilin kemi shpengimin me ane te gjakut te tij,
    faljen e mekateve si pas pasurive te hirit te tij
    8.te cilin e beri te teproje ndaj nesh me gjithe urtsine dhe mencurine
    .Efes1/4,5,6,7,8

    Natyrisht ky mesazh drejtuar kishes se Efesit eshte mahnites!
    Cdokush le te mbaje kryqin e tij,dhe mos ti behet pengese vellait ne Krisht.

    Por te gjithe ne jemi te pagezuar ne nje Fryme te vetem ne te njejten trup, qofshin ortodoks,katolik,protestant,a te lire ne emer,te gjithe jemi te ujitur ne te njejten Fryme!Ne jemi Trupi i Krishtit dhe gjymtyret e tij vec e vec.
    Cdo mesazh qe nuk nderton por ndikon ne diferencim dhe ndarje te trupit, nuk vjen nga Krishti,por nga njeriu fetar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 04-03-2010 më 11:34

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Po ti Albo ku e di ti që flet me kaq autoritet dhe siguri? Ku e di ti që ne e lëmë mënjanë Kryqin? Apo lexon vetëm ato që do ti të lexosh? Hidhi një sy postimit të fundit tek tema "I Falem Nderës Zotit". Po ta sjell këtu që të mos bësh mundimin fare, sepse ke një kryq të madh për të ngritu, mos të ta shtoj edhe unë.

    Nuk duhet të kërkojmë kurrë fuqinë e Pentekostit pa shijuar më parë vuajtjen e Kryqit. Kryqi është Fuqi i maskuar në Dobësi. Ka një thënje, "Fuqia absolute të shkatërrohet në mënyrë absolute." Kështu, mund të themi se fuqia frymore e marrë pa dobësinë e Kryqit do bjerë gjithshtu. Prandaj edhe Zoti na drejton fillimisht te Kryqi, më pas te Pentikosti. Nuk duhet të guxojmë të kapërcejmë Kryqin në nxitimin tonë për të përjetuar Pentikostin.


    Mos gjyko, që të mos gjykohesh, Albo!
    Te te jap edhe une nje citat? Mos shkruaj per gjera qe nuk i ke perjetuar pasi behesh hipokrit e genjeshtar. E ke perjetuar vuajtjen e Kryqit per te cilen flet? I ke perjetuar ato vendet qiellore ne Krisht per te cilat ke hapur teme? Nese i ke provuar, na i trego edhe ne mekatareve qe te mesojme nga nje shenjtor si ty. Nese nuk i ke provuar, hesht, pasi ben mekat qe rendon mbi shpirtin tend.

    Kisha Orthodhokse ka nxjerre me mijera shenjtore qe me anen e Hirit te Perendise i kane perjetuar keto realitete qiellore te Perendise. Asnje prej tyre nuk ka denjuar te na deshmoje me fjale ate qe nuk e pershkruajne dot fjalet. Te gjithe pa perjashtim ishin shpirtera te perulur, deri ne frymen e fundit te jetes se tyre, i luteshin Perendise per mekatet e tyre.

    Dhe fatkeqesia me ju ungjilloret eshte e dyfishte: ju nuk vuani vetem nga keqinterpretimi i Ungjillit, ju vuani edhe nga mungesa e shembujve te gjalle te Krishtit ne kohet moderne. Ju nuk keni shenjtore, nuk keni njerez te shenjte prej te cileve ju mund te mesoni e merrni si shembull. Nuk keni as traditen e pasur 2000 vjecare te Krishterimit, sektet tuaja jane produkte te "botes moderne".

    Kjo teme me kujton leksionin e Abba Poemenit, nje murg egjiptian ne Sketen e Egjiptit ne shekullin e IV, per theologun poliedrik nga Damasku qe vajti per ta takuar. Theologu vajti ta takonte dhe e pyeti murgun plak:

    - Me trego o Abba per jeten e ameshuar e Mbreterine e Qiellit?
    - Abba Poemeni uli koken e nuk nxorri asnje fjale nga goja.
    - Theologu i ri ne moshe iku ne Damask i zhgenjuar nga takimi.
    - Kur e pyeten Abba Poemenin se perse nuk nxorri asje fjale nga goja, ai u tha:
    - Ai donte te mesonte per Mbreterine e Qiellit per te cilen une nuk di asgje. Une di vetem te flas se si te luftosh demonet e te vesh nen kontroll pasionet e trupit.
    - Kur theologu i Damaskut mesoi per kete pergjigje te Abba Poemenit, u kthye perseri ne Egjipt tek Sketa e murgut dhe kesaj here e pyeti:
    - Me trego o Abba si te luftoj demonet e te ve nen kontroll pasionet e trupit?
    - Abba Poemeni me kenaqesi te madhe i tregoi ate qe kish mesuar ne 40 vjetet e luftes se tij asketike ne shkretetire.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-03-2010 më 00:45

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    [/QUOTE]
    -Pali apostulli i Jezu Krishtit me ane te vullnetit te Perendise,shenjtoreve qe jane ne efes dhe besimtareve ne Jezus Krishtin.....

    -Une u kryqezova bashke me Krishtin dhe nuk rroj me une,po Krishti rron ne mua...

    -Une nuk e hedh poshte hirin e Perendise sepse,nqse drejtesia vjen me ane te ligjit ,atehere me kot ka vdekur Krishti
    !....
    -..ligji ishte mesuesi yne per tek Krishti,qe ne te shfajsohemi me ane te besimit,por mbasi erdhi besimi, ne nuk jemi me nen ndonje mesues.
    Sepse te gjithe qe jane pagezuar ne Krisht ,Krishtin kane veshur!


    [I-]Nuk ka as Jude as grek as skllav as te lire as mashkull as femer,Sepse te gjithe jeni nje ne Jezu Krishtin.[/I]

    Pra s'ka as ortodoks,katolik,protestant,grek,italjan ,shqiptar,apo turk,kinez,amerikan apo afrikan,sepse te gjithe qe besoni Krishtin ,jeni nje ne Krisht!
    Ky, deklarim sot eshte aq i rralle nder kisha(gati duket si pa kuptim),sa qe le pershtypjen sikur nuk ka te beje fare me te krishteret.
    Keshtu edhe kur e degjojne, ndjesia e tyre e brendeshme frymore,pak mund t'i beje te rreagojne !
    Kjo ndodh, nder kishat qe lejojne me qellim ndasite,per t' i trajtuar besimtaret e thjeshte,si dele te frikesuara,te pa ditur,pa njohuri te thella teologjike, dhe per t'ja shpjeguar"sa shume te rrezikuar jane nga mekatet qe mund te bejne cdo moment,dhe nga mos rrespektimi rrigoroz i rregullave qe duhet te zbatojne (pra te thjeshtet ,ata qe mbushin kishen te djelen dhe ditet e vecanta perkujtimore). Ne te vetmen "Kishe"qe ka ekskluzivitetin e "Shptimit"!

    Te tjeret, i genjen mendja qe ,besojne se jane pjese e trupit te Krishtit,as qe behet fjale per shpetim per ta!sepse vec ne nje "cader", Zoti Krisht pret bileta per shenjteri dhe Perjetesi!!
    Pra,vetem aty ku ka eksluzivitet mbi 1000vjecar,me tradita, historira shenjtoresh, e martiresh, ka shanc shpetimi!

    Edhe pse nga Krishti 2000vjet me pare,moren Lajmin e Mire,dhe bekimet qe u dhane per ta,me ane te shpetimit te Tij ,dhe nga kjo trashegimi u bene vellezer ne Krisht,dhe bij ne Atin!
    Pali, mgjthse dha vertet shume per ndertimin e kishes se Krishtit,kurre nuk e genjeu mendja se kthimi i tij u be nga studimet e tij te shkrimit, nder sinagoga te judejve, apo respektimi dhe zbatimit te ligjit,por nga Jezus Krishti.
    Nga zbulesat e dhena Palit,nga vete Krishti per trupin e Kishes, mesojme se te shenjtet nuk prodhohen nga ndonje kishe qe "Fabrifikon shenjtore",dhe qe u vihet etiketa "Shenjtore" prodhim origjinal kisha(emri ) "Hand Made".

    Por besimtaret e fitojne ate nga besimi,dhe ndjekja e Jezus Krishtit bashke si nje trup organik i gjalle,me gjymtyre, ku Kreu eshte vete Krishti jo mendja e njeriut ,qe pa e kuptuar edhe vete ne syte e tij ve nje perde qe e pengon te shohe Krishtin, ashtu sic eshte ne te vertete.
    4.sikurse na zgjodhi perpara se te themelohej bota,qe te jemi te shenjte dhe te pa perlyer perpara tij ne dashuri
    5.duke na paracaktuar qe te biresohemi ne vehten e tij me ane te Jezu Krishtit,si pas pelqimit te vullnetit te vet.
    6.per lavdim te lavdise se hirit te tij,me te cilin na beri te pelqyer ne te dashurin Birin e tij
    7.ne te cilin kemi shpengimin me ane te gjakut te tij,
    faljen e mekateve si pas pasurive te hirit te tij
    8.te cilin e beri te teproje ndaj nesh
    me gjithe urtsine dhe mencurine
    .Efes1/4,5,6,7,8
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luani33 : 08-03-2010 më 10:54

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •