>>> Uvejsa ekziston kjo dileme per mua dhe nese keto fakte ekzistojne atehere me ke zgjidhur nje goxha dileme te rendesishme mua dhe te krishtereve te tjere qe hulumtojne pak mbi te Verteten.
> Dilema qe lind me pas eshte po aq intriguese sa edhe e mistershme.
> Perse ishte e nevojshme ardhja e nje profeti tjeter kur fjala e Krishtit ezauroi cdo mesim te mundshem mbi te verteten duke qene pjese e saj.
> Por nuk dua aspak te them qe kjo nuk ka asnje funksion dhe asnje arsye. Madje nja dy i kam gjetur dhe qe qendrojne plotesisht.
> Besoj se aftesia jone e te menduarit dhe e largpamesise eshte shume e vogel per te kuptuar planin e Krijuesit.
La verita' ti rendera' libero!
VOLSIV, ardhja e atij profeti ishte e nevojshme, sepse profetit para tij ju be nje nderhyrje ne Librin e tij. E Zoti nuk i le njerezit pa jau sqaruar te verteten e Tij, nga nderhyrjet e njerezve.
Ja psh si e vlereson ti kete citat:
"Dhe kėtė po jua them me fjalėn e Zotit: ne tė gjallėt, qė do tė mbetemi deri nė ardhjen e Zotit, nuk do tė jemi pėrpara atyre qė kanė fjetur, sepse Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė kryeėngjėlli dhe me borinė e Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė rringjallen tė parėt; pastaj ne tė gjallėt, qė do tė kemi mbetur do tė rrėmbehemi bashkė me ata mbi retė, pėr tė dalė pėrpara zotit nė ajėr."
(1 Thesalonikasve 4:15-17.)
Si thua, eshte e realizuar kjo profeci e Palit?
Per mua jo, sepse ajo Dite akoma nuk ka ardhur, kurse Pali ka vdekur shekuj me pare .
Shih cfare thote Bibla per ata te cileve nuk iu permbushen profecite:
Dhe Zoti mė tha: "Atė qė thanė, ėshtė mirė;
unė do tė nxjerr pėr ta njė profet nga gjiri i vėllezėrve tė tyre dhe do tė vė nė gojėn e tij fjalėt e mia, dhe ai do t`u thotė atyre tė gjitha ato qė unė do t`i urdhėroj.
Dhe do tė ndodhė qė nėse dikush nuk i dėgjon fjalėt e mia qė ai thotė nė emrin tim, unė do t`i kėrkoj llogari.
Por profeti qė pretendon tė thotė nė emrin tim njė gjė pėr tė cilėn unė e kam urdhėruar ta thotė ose qė flet nė emėr tė perėndive tė tjera, ai profet do tė vritet".
Dhe nėse ti thua nė zemrėn tėnde: "Si do tė bėjmė pėr tė dalluar fjalėn qė Zoti nuk ka thėnė?".
Kur profeti flet nė emėr tė Zotit dhe kjo gjė nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi tė bėjmė me njė gjė qė Zoti nuk e ka thėnė; e ka thėnė profeti me mendjemadhėsi; mos ki frikė prej tij". (Ligji i Perterire 18: 12-22).
Edhe une jam plotesisht dakord me keto citate, dhe po gjete ndonje profeci te Kur'anit-Muhammedit a.s. qe i ka kaluar koha dhe eshte e parealizueshme (jo edhe ato qe do te realizohen ne vazhdim, sic jane shenjat e medha te Kijametit qe t'i kam shkruar te sofra), atehere edhe une do te pajtohem me ty dhe me keto citatet biblike.
P.s. ka disa profeci ne Bibel qe per mua jane te papermbushura ne kohen qe jane paralajmeruar, por e solla vetem 1 sa per ilustrim.
Pershendetje!
>>> Uvejsa, duhet te kesh gjithmone parasysh qe ajo qe kuptojme sot nga leximi i Bibles nuk eshte gjithcka.
> Neser mund te kuptojme dicka tjeter qe sot nuk kemi arritur ta kuptojme. Pra nuk duhet te nisesh nga ajo qe kupton ti nga Bibla per te gjykuar nese Zoti ekziston apo a eshte i vertete ky besim.
> Ajo qe te bind nuk eshte ajo qe arrin te kuptosh por ajo qe arrin te ndjesh. Pra vete Zoti eshte tek ti kur ti ke driten qe vjen prej tij.
> Lidhur me te paren ajo akoma nuk ka ndodhur dhe ka te beje jo me te gjallet ne trup por me te gjallet ne shpirt (kete mos e harro kurre, shume gjera per te cilen flitet ne Bibel kane kuptimin spiritual) dhe flitet per ditet e fundit kur ka per te ndodhur rrembimi i besimtareve per te cilet ndoshta te flitet edhe ne Kuran.
> Gjithashtu per kete rrembim flitet edhe tek Apokalipsi. Kjo perputhet plotesisht me profecine e Shen Gjonit.
> Per te dyten nuk kam cfare them ngaqe kjo profeci nuk futet tek ato qe nuk kane ndodhur por qe pritet te ndodhe.
> Uvejsa lidhur me te vdekurit ne shpirt ne Bibel tregohet nje histori ku nje djale i ri i tha Krishtit: "Me prit mesues sa te varros nenen dhe do vi me ty". Ai ju pergjigj: "Leri te vdekurit te varrosin te vdekurit". Fjala ishte per ata qe kishin vdekur brenda dhe qe nuk donin te ndryshonin kendveshtrimin e jetes edhe pse Krishti bente mrekullira para tyre.
> Po sjell nje shprehje shume te bukur postuar nga Erlebnisse tek tema "Lumturia.."
«Beatus nemo dici potest extra veritatem proiectus» “Asnje nuk mund te jete i lumtur larg nga e verteta”
> Nese je e lumtur ke gjetur te verteten, pra kjo eshte si njesi matese per te kuptuar nese je ne rrugen e duhur.
> Pershendetje nga VOLSIV.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 07-05-2010 mė 14:10
La verita' ti rendera' libero!
VOLSIV, nese ne ate citat me "ne te gjallet" aludohet ne ata qe e besuan Jezusin a.s., kurse me "te fjeturit" aludohet ne ata qe e kane mohuar, mua me erdhi ne koke kjo pyetje; per ke mendon citati ne kete pjese " dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė rringjallen tė parėt, pastaj ne te gjallet..."
Mua ketu po me duket sikur po flitet per te gjallet qe do ta perjetojne ate, me te cilet do te jete edhe Pali, per jobesimtaret dhe per besimtaret e vdekur tashme.
Per cilen profeci po thua qe nuk ka ndodhur dhe pritet te ndodhe? Me fal nuk e kuptova kete.
Pershendetje!
>>> Perkthimi i sakte eshte ky ne gjuhen e sotme marre nga nje Bibel Italisht:
1 Thesalonikasve 4:15-17.
15. Sic na ka mesuar Zoti, po ju them kete:
Ne qe jemi gjalle dhe qe jemi akoma ne jete kur te vije Zoti, nuk do te kemi asnje avantazh me shume kundrejt atyre qe tashme kane vdekur.
16. Ne fakt ate dite do te degjojme nje urdher, zerin e krye-engjellit dhe tingullin e trombes se Zotit (Perendise).
Zoti do te zbrese nga qielli, dhe atehere ata qe vdiqen duke besuar tek Ai do ringjallen te paret.
17. Ne qe do te jemi akoma ne jete do te ngjitemi lart midis reve sebashku me ta, per tu takuar me Zotin. Pra ngushullohuni midis jush me keto mesime.
Ka shume rendesi shqiperimi i perkthimit sepse nje fjale jo perkthyer mire e prish llogjiken e diskutimit. Ketu tek te gjallet nuk eshte perfshire me doemos edhe Pali sepse ai ketu flet ne teshat e te gjalleve. Pra duke qene ngjarje qe do ndodhe ne fundin e koherave dhe duke mos ditur kohen kur do ndodhe ai nuk ka sesi ta thote ndryshe gjersa as ai nuk e dinte nese do ishte gjalle deri atehere apo jo.
> Besoj se tani eshte me e qarte apo jo?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 07-05-2010 mė 15:37
La verita' ti rendera' libero!
Volsiv, ne fakt nuk pashe ndonje ndryshim rrenjesor ne kete perkthimin nga italishtja, meqe edhe aty perdoret termi "ne te gjallet".
A nuk ka mjftuar te thote te "gjallet... keshtu", e "te fjeturit (vdekurit)...keshtu", pa e futur veten te asnjeri grup, meqe ai nuk e ka ditur se te cili grup do te jete, kur te vie ai moment?
Mua me duket me e rruges ta kishte thene ne kete menyre, sepse kjo shpreh fshehtesine me te larte te atij Caktimi, sesa ta fuste veten tek te gjallet, sikur e dinte qe ai do te jete gjalle ne ate kohe.
Ja si si shprehet ne Kur'an kjo ndodhi:
Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur ēka ka ne qiej dhe ne toke, perveē atyre qe do Allahu (te mos vdesin), pastaj i fryhet atij heren tjeter, kur qe, te gjithe ata te ngritur e presin (urdherin e Allahut). Toka eshte ndriēuar me driten e Allahut te vet, libri (shenimet mbi veprat) eshte vene prane dhe sillen pejgamberet e deshmitaret, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtesi, e atyre nuk u behet padrejte. (Sure Zumer: 68-69)
Ndersa ja se si ia terheq verejtjen Zoti Muhammedit a.s. ne lidhje me kohen e kesaj ndodhie:
"Te pyesin ty (Muhammed) per ēastin (katastrofen e pergjithshme) se kur do te ndodhe ai. Thuaj: "Ate e di vetem Zoti im, kohen e tij nuk mund ta zbuloje kush pos Tij...[Araf-187]
Pershendetje!
Krijoni Kontakt