Per volsiv,
te kam borxh nje pergjigje nga forumi i shkences,
por besoj se kjo pergjigje do sqaroje nje here e mire shume gjera, perfshire dhe qendrimin tim ne lidhje me kete teme.
Mu drejtove me pyetjen "O ti qe thua se je orthodoks", sepse nuk e kapa qe ajo thenia jote paskesha qene marre nga Bibla.
1) Biblen nuk e di permendesh, dhe as kam ndermend ta mesoj, nuk kam nevoje.
2) Besimi im eshte teper i shenjte dhe i dashur per mua qe ta ndyj duke e ngaterruar ne debate pa kuptim mbi fene apo mbi lidhjet profeci-konspiracion. Une besoj sepse ndihem mire ne shpirt, besoj sepse dua te besoj, e per nje sere arsyesh qe nuk jane shkencore, e per rrjedhoje nuk kam nevoje per ballafaqime te tilla, sepse pak rendesi ka.
Nese profecia ne bibel eshte e vertete apo jo, ēfare do ndryshoje per ty,
do besosh me shume tek Zoti yt Jezu Krisht? A eshte besimi jot kaq i dobet saqe per ta mbajtur te forte kerkon konfrimime ne koinēidenca te tilla?
Nese qellimi jot eshte ti njohesh njerezit me Fjalen e Perendise, a nuk do ishte me mire qe ne vend te provave qe i ngjajne me shume provave shkencore, ti ofroje alternativen e lumturise shpirterore.
A duhet njeriu te besoje sepse ka prova se edhe mund te kete zot,
a duhet njeriu te besoje nga frika apo nga interesi i ferrit e parajses?
A nuk duhet besuar thjesht per hir te Dashurise se Perendise, a nuk do ishte kjo arsye me fisnike?
Prandaj te fola me dashamiresi ne fillim, edhe pse ti nuk e kape, te fola si besimtar drejtuar besimtarit, nese arsyet e tua per hapjen e kesaj teme nuk jane ato qe permenda, perse duhet te harxhojme energjite tona ne debate pa fund, qe e dime shume mire qe nuk do na sjellin asgje te mire.
Kjo per ty si besimtar.
Tani per temen, per te mos i munguar ne respekt anetareve te tjere.
A nuk mendoni se njerezimi dhe ata qe e udheheqin njerezimin paten 2000 vjet kohe qe profecine qe gumezhon ne mendjet e miliarda njerezve ta kthenin ne realitet?
Kush nuk do donte te ishte protagonist i nje profecie,
kush nuk do donte te ishte realizuesi i nje profecie,
me miliarda njerez ne bote presin realizimin e tyre,
dhe kush ka mundesi i realizon.
Kjo eshte ajo qe po ndodh.
atehere lind pyetja,
u realizua profecia, apo vete profecia u be shkak per realizimin e saj?
Nje shembull interesant qe ja vlen per tu studiuar eshte tragjedia shekspiriane MakBeth,
historia fillon me shtrigat qe "profetizuan" fatin e tij.
por gjate tregimit behet e qarte qe ishte pikerisht profecia qe vuri ne levizje mekanizmin e realizimit te tyre. Sikur profecia te mos ishte deklaruar a priori, makbeth nuk do kultivonte deshiren per ta realizuar ate, nuk do ia thoshte gruas qe u be katalizatori kryesor.
Natyra e vertete e Profecive, e thene me pak metafore:
jane Ide qe mbillen ne token pjellore te subkonshit te mbare njerezimit, dhe aty zhvillohen deri sa lulezojne e me ne fund kthehen ne realitet.
Por perseri une kembengul,
mos lejoni qe besimi juaj te varet nga vertetesia ose jo e nje profecie.
Duke shpresuar se nje grimce urtesie hyri ne mendjet dhe zemrat tuaja,
Mirupjekshim ne forum.
Krijoni Kontakt